Kulturë

“Piktura abstrakte, muri i pakapaërcyeshëm për publikun”

  • 22 Shkurt 2013, 13:51

Valeria Dedaj 


-Ekspozita “Struktura kalimtare, abstrakt” është ekspozita e parë për Genti Korinin dhe është çelur në Galerinë Kombëtare të Arteve. Janë gjithsej 37 piktura abstrakte. Kuratori i ekspozitës është Alban Hajdinaj. Sipas Hajdinaj në punët e Korinit ndeshesh me dy tipare. Tipari i parë është ai i një pikture që flet për vetveten, për mënyrën si është bërë, për penelatat që e kanë ndërtuar, për ngjyrën e hedhur, që siç thoshte Greenberg-u që nuk e fsheh aspak faktin që është shtrydhur prej tubetit dhe është hedhur me furçë mbi beze. Një pikturë ku procesi është transparent, çka është tipike për pikturën abstraksioniste, apo përgjithësisht për atë moderniste. Tipari i dytë i pikturës është një lloj imazherie, apo më mirë të themi një ‘pothuajse imazh’. Penelat janë hedhur në mënyrë të tillë që duket sikur janë përpjekur të vizatojnë diçka brenda kuadrit. Kjo bashkëjetesë duket e çuditshme, apo e sforcuar, por ajo krijon një tension të fortë në kuadër. “Duket sikur autori është nisur me një mendim të caktuar për të ndërtuar diçka, një strukturë, një motiv apo një objekt, por rrugës ka ndryshuar mendje dhe e ka lënë atë përgjysmë.” Hajdinaj thotë se elementet përbërëse që shquhen në pikturën e Korinit në vetvete përfaqësojnë nënshtresa historike të ndryshme nga njëra-tjetra. Kështu mund të thoshim se (a) përfaqëson brenda tablosë abstraksionizmin e autorëve si Kandinsky, Klee, Kupka apo ekspresionistëve abstraktë si De Kooning, Rothko etj.


Ndërkohë që (b) përfaqëson aty abstraksionizmin gjeometrik të Mondrian, Deloney, Newman apo (c) shfaqet si përfaqësuese e konstruktivizmit të Malevich, Rodchenko, Stella etj. Kjo përzierje elementesh, apo ky lloj shartimi, e bën pikturën e Korinit një lëndë mjaft të ngjeshur. Tendenca gjeometrike, e cila lindi në fillim të shek. XX në pikturën abstrakte, si një kërkesë për të eliminuar brenda saj çfarëdolloj prezantimi të iluzionit objektiv, përplaset me iluzionin, të cilin e prodhon tendenca jogjeometrike e kësaj pikture. Të dyja këto së bashku përplasen edhe një herë me vizatimin konstruktivist që lë gjurmën e vet në tablo dhe të gjitha bashkë na japin një rezultante të veprës: një lëndë e përbërë prej elementesh puriste, por ndërkohë të ndryshme që bëjnë kontrast me njëra-tjetrën. “Piktura e Korinit vjen në një terren tjetër (joperëndimor), në një terren ku individualizmi nuk e ka, të paktën ende, një histori të vetën, dhe kjo tingëllon si një fatkeqësi për kulturën tonë. Abstraksionizmi i Korinit këtu vjen sa si një ritakim, po aq edhe si një prezantim me një të panjohur.”


Një nga dilemat e artistit ngelet sesa do të kuptohet puna e tij nga publiku. Për këtë përveç tekstit kuratoial që i vjen në ndihmë ai Alban Hajdinaj, ai gjendet krejt i painformuar përball tablove. Genti Korini mendon se “Në rastin e pikturës abstrakte për të komunikuar me publikun është e vështirë sepse ekziston një lloj barriere, një lloj muri i pakapërcyeshëm. Publiku mund të thotë çfarë është kjo, çfarë domethënie kanë? Pse dy viza apo tre viza etj”. Sipas tij është një lloj sikur ai të komunikojë në një gjuhë të huaj me dikë që nuk ka njohuri mbi atë gjuhë. Gjithsesi pavarësisht pengesave ai thotë se nuk heziton që ta vazhdojë procesin e të pikturuarit. Por si lindin pikturat abstrakte të Korinit është një nga pyetjet më elementare që ai i përgjigjet duke thënë se: “


Është një imazh që t’i e krijon në mënyrë të pavetëdijshme, plus që është dhe procesi i kërkimit, i skicave, i punës paraprake, dhe nga ato ti përzgjedh se kush do të shkojë në pikturë të madhe, dhe kush në piktura të vogël”. Pikturat abstrakte me dimensionin e mëdha dhe të vogla të Korinit dhe pse me titullin e përbashkët “Abstrakte” zbulojnë një botë jofigurative të karakterizuar nga rregulli. Shumëllojshmëritë e ngjyrave tregojnë një botë alternative, të cilën mund ta interpretosh në mënyra të ndryshme. Genti Korini (1979) ka përfunduar studimet për pikturë. Në vitin 2007 ka marrë pjesë në ekspozitën “There Is No Place Like Home”, të edicionit të 52-të të Bienales së Venecias, më pas në ekspozitën “Portreti në artin shqiptar” në Pekin. Në vitin 2006 në galerinë “Palma” në Neë Orleans në SHBA për ekspozitën personale “Realitete paralele” etj. Para një muaji ka qenë pjesëmarrës në Edicionin XIX “Onufri”.  


Shtoni një koment
4 Komente
qukapiku
SALIU NE EKSPOZITE

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Sala sot inaguroi

Nje abstrakte ekspozite

As vete s?e di pse shkoi

Sikur do kulloste dhite

Shoh piktura zhgaravina

Vija ngjyra pa kuptim

I thosh Sala vete Saliut

Heshtur qete pa nxitim

Mor Sali a di ti

C?eshte o c?thote kjo pikture

Gjithe jeten as e studiove

Kete ryme ti or burre

Cau Sala drejt perpara

Neper salle tek pikturat

Sikur ecte neper ara

Qe pulave u hithte fara

Vete autori e shoqeronte

Fytren Sales ja studionte

Ruthte ballin mbyllte syte

Per pikturat ishte pyke

Pa e c?pa shpejtoi hapin

Beri sikur i kish pare

Se fundi e ndali capin

Per te thene dy tri fjale:

?Kaq madheshtore ekspozite

S?e kam pare asnje dite

Pikturat rezatojne drite

Gjitheseicila nje enciklopedi

Ne permbajtje ka shume fuqi

Vec s?kam kohe ti komentoj

Jane kryevepra si e kuptoj?

I dha doren autorit

Me shpejt hiku se qendroi

Me tre fjale thatanike

Hodhi ?lumen? qe shpetoi.



22/02/2013-te SHBA

Qukapiku
Amelia
@Qukapiku na kenaqe shpirtin me kete krijim real. Duhet te na vij keq qe ne GKA celen ekspozita te atij niveli sa ti komentoj Sala. Duket se sa i arrire eshte arti ne shqiperi....
ciceroni
arti modern i fut nje tralala aty
ai tipi
keni harruar te hidhni komentin tim apo ishte ofendues, besoj jo me shume se ky qe kam siper dhe madje pa lidhje me temen.per korrektesi
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

9 + 6 =