Sociale

Bashkia: 50 mijë qytetarë me hipoteka, 30% më pak taksat e biznesit të vogël

  • 23 Shkurt 2013, 12:36
  • Përditësuar 12:37

TIRANË - Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha i ka propozuar Këshillit Bashkiak, që mblidhet më 28 shkurt, miratimin e listës prej 260 objektesh, që do të pajisen me leje përdorimi. Zv/kryetarja e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku tha se kjo listë është një hap më tej drejt hipotekimit të objekteve, të mbetura peng prej vitesh në Tiranë.   “Më 28 shkurt, Bashkia e Tiranës do i propozojë Këshillit Bashkiak miratimin e listës së strukturave, që pajisen me leje përdorimi, sipas aktit normativ të miratuar nga Këshilli i Ministrave, më datë 6 shkurt. Miratimi i kësaj liste nga Këshilli Bashkiak i hap rrugën hipotekimit të 260 objekteve mbi 3 kate, me një sipërfaqe totale rreth 930 000 m2 dhe rreth 11 000 apartamente”, – u shpreh Tabaku.


Miratimi i kësaj liste me rreth 11 mijë apartamente i shtohet 5893 apartamenteve, që Bashkia e Tiranës ka dërguar për hipotekim gjatë vitit të shkuar, në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive. Ashtu siç ka premtuar kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha gjatë fushatës elektorale, Bashkia po vazhdon me intensitet plotësimin e detyrimeve të saj, për hipotekimin e objekteve, të cilat po mbahen peng prej vitesh.Në muajin janar i janë dërguar Zyrës së Regjistrimit të Pasurive edhe 12 objekte, me 520 apartamente banimi. Dua dhe një herë t’u bëj thirrje 13 subjekteve në listën e zezë të Bashkisë së Tiranës, të plotësojnë detyrimet e tyre përballë qytetarëve të Tiranës, në mënyrë që t’i hapin rrugë hipotekimit të apartamenteve të tyre”. Ulje 30% e taksës së biznesit të vogël “Më 28 shkurt, Bashkia e Tiranës do t'i propozojë Këshillit Bashkiak uljen në masën 30% të taksës së biznesit të vogël, për 523 subjekte të biznesit të vogël që kryejnë aktivitetet e prodhimit apo shitjes me pakicë në fushën e punimeve të artizanatit në qytetin e Tiranës.  Këtu përfshihen biznese në fushën e punimit të drurit, argjendarisë, artizanatit, punimeve të hekurit, rrobaqepësisë, qëndistarisë etj", u shpreh Tabaku.Ky vendim pason uljen dhe reduktimin e 60 taksave dhe tarifave vendore, uljen me 30% të taksave për luleshitësit dhe librashitësit, heqjen për një vit të taksave, për 30 tregtarë të Tregut Ushqimor në Kombinat, që u dogj pak më shumë se një vit më parë, heqjen e taksave vendore për një periudhë kohore 5-vjeçare, për të gjithë ndërmarrjet që punësojnë rishtazi mbi 50 punonjës, në zyrat e regjistrimit të Bashkisë së Tiranës.Administrata e re e Bashkisë ka dëshmuar në këto 18 muaj se ka në dorë të ulë taksat dhe mund të bëjë shumëçka, kur ka vullnet për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës”  - theksoi zv/kryetarja Tabaku.Inventari i pronave të paluajtshme Një tjetër projekt-vendim i rëndësishëm që i propozohet për miratim Këshillit Bashkiak të Tiranës është dhe lista e inventarit të pronave të paluajtshme, të cilat janë nën juridiksionin e Bashkisë së Tiranës. Kjo listë, rezultat i një pune 18 mujore përmban 6999 prona të paluajtshme të regjistruara për herë të parë, ndërkohë që nga viti 2002 e deri më sot, Bashkia e Tiranës ka të regjistruara në inventarin e saj vetëm 6725. Lista që pritet të miratohet në Këshillin Bashkiak e më pas në Këshillin e Ministrave e çon në 13 724 numrin total të pronave në inventarin e Bashkisë së Tiranës.


/Shekulli Online/Përgatiti:M.Alla/

Shtoni një koment
1 Komente
Thoma Meksi
Te dashur miq,Ne jemi banore te pallatit 44 ne RRugen Siri Kodra.Banojme te lumtur qysh prej vitit 1996,por pa hipoteke dhe me gjithe te metat qe ka pallati nga mos perfundimi, kemi kerkuar disa here edhe me letra qe kane mbetur pa pergjigje qe te marrim hipoteken e prones tone sepse i kemi paguar qe ate kohe te gjithe detyrimet.Askush spo interesohet te vije prane nesh apo te detyroje sipermaresin Dode Doci te firmes Lura te plotesoje dokumentat apo te shlyej detyrimet financiare karshi shtetit.Thone qe eshte futur ne listen e zeze por ai nderkaq vashdon te ndertoje me sukses sidomos shtepi dhe vila e resorte kryesisht per politikanet me te cilet mbane maredhenie te ngushta dhe te ngrohta.

Do na zgjidhet ky problem apo duhet te presim kushedi se cfare?
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

5 + 5 =