Botë

Sekuestrohen 1.3 tonë ar në aeroportin e Stambollit

Një sasi prej 1.3 tonë shufra ari është bllokuar në aeroportin e Stambollit, ndërsa po tentohej të mbingarkohej në një avion të kompanisë "Turkmenistan Airlines". Sipas mediave turke, kompania që po transportonte sasinë mjaft të madhe të floririt kishte deklaruar në dokumente se po transportonte pajisje hidraulike. 


Sasia e floririt po transportohej për në Ashgabat, Turkmenistan, vend ku kompania turke e ndërtimit "Polimeks", është e angazhuar në disa projektet ndërtimi. 


Pas incidentit "Polimeks" lëshoi një deklaratë për shtyp, ku deklaronte se mallrat po transportoheshin ligjërisht. Kompania tha se arin kishte ndërmend ta përdorte për blerjen e materialeve të ndërtimit "në vendet ku është e pamundur të bëhen transferime bankare për shkak të embargos ndërkombëtare". 


/Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/

Shtoni një koment
3 Komente
mohikani
U XHET ARI I ZOGUT
limA
Pajisje hidr(ar)ulike.
per mohikanin
xhet?
meso te shkruash para se te besh komente ,
kjo nuk ka lidhje fare me Zogun,
mire qe nuk vure k para arit o mohikan(r) analfabet.
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

2 + 7 =