Politikë

Majko: Vrasja e një polici është vrasja e shtetit

  • 02 Mars 2013, 17:05

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka komentuar nga Korça vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, duke u shprehur se vrasja e policëve nuk është një problem që ndahet mes opozitës e mazhorancës. Sipas tij, të vrasësh një polic do të thotë të kesh vrarë shtetin. 


“Sot në Shqipëri ne kemi një problem shumë të madh me çështjen e rendit publik dhe të sigurisë së njerëzve. Është e kotë ta diskutosh këtë si problem politik, është problem për të gjithë shoqërinë, nuk është problem që duhet ndarë mes opozitës dhe mazhorancës, nuk është i pari komisar policie që po vritet. Sot të kesh guximin të vrasësh një polic është më shumë se sa guxim për të marrë armën dhe për të tërhequr gishtin Vrasja e një polici është vrasja e shtetit dhe këto gjëra po ndodhin dalëngadalë duke e rrudhur atë”, tha Majko. 


Ndërkohë në lidhje me referendumin popullor për tre ligjet e integrimit, Majko u shpreh se “Referendumi është një gjest qesharak”.


/Shekulli Online/Përgatiti: B.M./

Shtoni një koment
3 Komente
Saliu
Po me miratimin tim, o Pandi, jane vrare 300 police deri tani. Dhe sipas teje, une paskam vrare 300 shtete ? Nuk di çfare flet edhe ti...
Mark uk
Majko cfar kan kryeminelet qe vrasin polic,kur shofin deputetet e grupit tend parlamentare duke hipur mbi koka te policve te shtetit.Ju si parti ata qe vran policet ne Vlore ju i bete profekt sic ndodhi ne Vlore ne 97.Besoj e dine te gjith kush u be profekt i qarkut mbas fitores te PS.
Mark uk
Ndoshta koncidenc po e vertet eshte Rexhep Mejdani mbas rnjes se bustit te Enverit u be kryetar i mbrojtjes se figures se tij per Peqinin.Mbas masakers qe ndodhi ne ket vend ne 97 partia socialiste e beri president.Kurse ate qe plagosi Azem Hajdarin ne parlament partia mbas burgut e beri kryetar komune.Te gjitha te ndodhin kot se koti nuk me besohet.
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

9 + 2 =