Jetë

A ishte Nënë Tereza vërtet shenjtore?

Erald Deliu


-Disa kërkues po vënë në dyshim shenjtërinë e Nënë Terezës pasi kanë bërë kërkime te gjata në jetën e saj. Në një artikull të publikuar në britaniken “Daily Mail” shkruhet se dy kërkues kanë studiuar rreth 300 dokumente për Nënë Terezën, ku sipas tyre vihet në dyshim përkujdesja e saj për të sëmurët si dhe një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me fondet, qëndrimet ndaj abortit, divorcit dhe kontraceptivëve, të cilat nuk kanë qenë në koherence me Vatikanin.


Nënë Tete


Duke shkruar për revistën “Studies in Relegion/Sciencies” (Studime mbi fenë dhe shkencën), Serge Larivie dhe Genevieve Chenard, thonë se lumturimi i saj mund vihet në dyshim pas kërkimeve të hollësishme që ata kanë kryer.


Profesori Larivie tha: “Teksa po kërkoja në disa dokumente për fenomenin e altruizmit më ra në sy një përshkrim i Nënë Terezës për qëndrimet e saj në një seminar lidhur me etikën dhe kështu u bëra më kurioz për të kërkuar më tej. Përshkrimi ishte aq mahnitës sa më shtyu të kërkoja akoma më tej lidhur me jetën e saj.”


Pasi studiuan rreth 300 dokumente për jetën e Nënë Terezës, kërkuesit arritën në përfundimin se një numër çështjesh që lidheshin me aktivitetin e saj, nuk kishin qenë aspak në axhendën e Vatikanit.


Ndër to përfshihet ‘mënyra e saj e dyshimtë për t’u përkujdesur për të sëmurët, kontaktet e saj me politikanë, menaxhimi i paqartë i shumave të mëdha të parave që ajo merrte, si dhe pikëpamjet e saj lidhur me abortin, kontraceptivët dhe divorcin.


Deri në momentin që u nda nga jeta, Nënë Tereza pati hapur 517 misione që ndihmonin të varfrit dhe të sëmurën në më shumë se 100 shtete të globit. Por këto misione janë cilësuar si ‘shtëpitë e të vdekurve’ nga doktorët të cilët i kanë vizituar ato më parë, veçanërisht në Kalkuta të Indisë.


Disa mjekë kanë përshkruar se në këto ambiente kishte një mungesë të theksuar të higjenës, madje ato nuk plotësonin as kërkesat më minimale. Në to mungonin gjithashtu qetësuesit e dhimbjeve si dhe ushqimi i shëndetshëm. Këto nuk vinin për shkak të mungesës së fondeve, pasi fondacioni i krijuar nga Nënë Tereza, pati grumbulluar me miliona paund. Pavarësisht kësaj, në një numër të madh katastrofash që kanë ndodhur në Indi, thuhet se Nënë Tereza u ka dërguar të prekurve nga fatkeqësitë natyrore vetëm lutje dhe medaljone të Shën Marisë, në vend të ndihmave financiare.


Larivee thotë se, Nënë Tereza ka pranuar titullin Legjion i Nderit dhe një grant të majmë nga diktatura e Haitit. Gjithashtu, miliona dollarë, sipas profesor Larivee, janë transferuar në shumë llogari bankare, pjesa më e madhe e tyre janë mbajtur sekret.


“Duke parë përkushtimin që Nënë Tereza kishte për misionet e saj, lind një pyetje shumë e thjeshtë. Ku kanë shkuar miliona dollarë që ishin destinuar për të varfrit?”, shkruan profesor Larivee. Ai shton gjithashtu se imazhi i saj u ndërtua nga një takim në vitin 1968 nga një intervistë me gazetarin e BBC-së Malcom Muggeride, i cili është njohur si një katolik i devotshëm dhe antiabort.


Sipas Larivee, ishte promocioni që ai i bëri Nënë Terezës ai që i dha shtysë famës së saj.


Por gjithsesi, pavarësisht këtyre fakteve kontradiktore, autorët pranojnë edhe shumë anë pozitive të Nënë Terezës dhe reputacionit të saj.


“Imazhi i mrekullueshëm i Nënë Terezës ka zhvilluar dhe nxitur shumë iniciativa humanitare, të cilat janë të angazhuara për t’i dhënë ndihmën e tyre shtresave në nevojë. Këtë ne nuk kemi si ta mohojmë kurrsesi”, shprehet Larivee.


“Ajo me figurën e saj ka frymëzuar shumë vullnetarë, puna e të cilëve i është përkushtuar vetëm shtresave në nevojë me vetëmohim, edhe pse pjesa më e madhe të këtyre misionarëve nuk kanë dalë kurrë përpara kamerave. Gjithsesi, mbulimi që media i ka bërë Nënë Terezës, duhet të ishte më rigoroz”, shton ai.


Shtoni një koment
20 Komente
Baci
Po pse nuk e ene te qete ne jeten e amshueshme?
Pa Emër
MORE NGA I GJENTE PARATE KJO SE NA C MENDET
Pa Emër
517 misione nga 100 veta te semure(p.sh.)=51700 veta .Nga (vetem) 2 usd ne dite per secilin 103400 usd.
us@nyc
SA I TRASH JE MORE PA EMER PO TI DUKESH QE KE ARDHUR NGA PYLLI APO NGA MALI ,,,,KA NJEREZ SA TE DUASH QE JAPIN NDIMA ,,,NENE TEREZJA NUK KA PASUR FABRIKE QE TE PRODHOJE PARE,,ME PARET QE JA KANE FALUR I KA PERDORUR PER VENDET E TRETA TE BOTES,,QE JETOJNE NE SKETERRE,,,, ,,,,,
us@nyc
SA I TRASH JE MORE PA EMER PO TI DUKESH QE KE ARDHUR NGA PYLLI APO NGA MALI ,,,,KA NJEREZ SA TE DUASH QE JAPIN NDIMA ,,,NENE TEREZJA NUK KA PASUR FABRIKE QE TE PRODHOJE PARE,,ME PARET QE JA KANE FALUR I KA PERDORUR PER VENDET E TRETA TE BOTES,,QE JETOJNE NE SKETERRE,,,, ,,,,,
paradoxal
Me ne fund, si padashje, u kujtuan te merren edhe me figuren e Nene Terezes. Per te hedh balte mbi te sigurisht. Se tjeter gje s'mund te besh. Arsyeja? E ka thene Nene Tereza kur mori cmimin Nobel:
"By blood, I am Albanian. By citizenship, an Indian. By faith, I am a Catholic nun. As to my calling, I belong to the world. As to my heart, I belong entirely to the Heart of Jesus."

-Ka dy probleme me Nene Terezen. E para eshte shqiptare; e dyta eshte shqiptare katolike, apo shqiptare kristiane.

Pas Skenderbeut qe na del nje here serb e nje here grek (vetem shqiptar jo), pas sulmeve mbi gjuhen shqipe qe na qenka e shpikur etj etj, pas sulmeve mbi historine tone, mbi origjinen tone ilire-pellazge, mbi heronjte tone, i erdhi radha Nene Terezes.

Shqiptaret s'mund te kene nje idhull si ajo. Meqenese eshte e pamundur te mohoet origjina e saj, atehere te hedhim poshte ate. Apo jo?!

Problemi me te eshte se pervec qe eshte shqiptare, ajo eshte shqiptare katolike, pra kristjane. Gje qe shkon ndesh me "identifikim musliman" te shumices se popullsise shqiptare. A nuk duan serbet dhe greket te na demaskojne si terroriste islamike para Europes dhe botes? Epo Nene Tereza u prush pune. Se nje popull terrorist (sipas tyre) s'mund te kete idhull e te nderoje nje shenjt si Nene Tereza.

Pastaj, a nuk jane shqiptaret hajduter, kriminele, trafikante organesh? Epo ja pra qe edhe simboli i tyre keshtu na dilka. Nje hajdute e rendomte fondesh per te varferit....S'ka si te jete ndryshe...

Komentet e tjera bejini vete te dashur lexues.
Pa Emër
O ju shqiptare qe sjeni te tille, kushedi cfare origjine super perverse, keni qe edhe Zoti nuk ju a di.
Po sikur nene Teraze ta supozojme nje nga ato qe thone keta plera gazetare pa origjine familje, ta kishte bere nje gje te tille.Nuk ja vlen per te bere buje me nje artikull te tille.Jeni shume te varfer shpirterisht dhe menderisht or pushta.Qe me nje artikull te shisni NeNe tone te madhe Tereza per 100?.Ju qe keni studiuar ne Universitetin privat me nje origjine emer pervers si ju UFO.
Po te ishin Serbet ose greket, qe nuk kane nje shenjtore te tille, kurre nuk do ta benin nje gje te tille per pes leke si ju.Do ta mbronin ''nenen'' e tyre sic mbrojne nje kriminel me fanatizem si Sllobodani, dhe jo me nene Terezen.Dhe kure nuk do te jepnin kommente te tilla si keta komentuas ketu tek shekulli. Ju q...... robt te gjithve or servila te antishqiptareve.
Lereni te qete ne varr nene Terezen or pushta.
TOM
O ju shqiptare qe sjeni te tille, kushedi cfare origjine super perverse, keni qe edhe Zoti nuk ju a di.
Po sikur nene Teraze ta supozojme nje nga ato qe thone keta plera gazetare pa origjine familje, ta kishte bere nje gje te tille.Nuk ja vlen per te bere buje me nje artikull te tille.Jeni shume te varfer shpirterisht dhe menderisht or pushta.Qe me nje artikull te shisni NeNe tone te madhe Tereza per 100?.Ju qe keni studiuar ne Universitetin privat me nje origjine emer pervers si ju UFO.
Po te ishin Serbet ose greket, qe nuk kane nje shenjtore te tille, kurre nuk do ta benin nje gje te tille per pes leke si ju.Do ta mbronin ''nenen'' e tyre sic mbrojne nje kriminel me fanatizem si Sllobodani, dhe jo me nene Terezen.Dhe kure nuk do te jepnin kommente te tilla si keta komentuas ketu tek shekulli. Ju q...... robt te gjithve or servila te antishqiptareve.
Lereni te qete nene Terezen ne varr.
Nik,
E Shenjta Nen Tereza esht objekt sulmi prej vitesh nga agjentura e udb es se serbve.
Jane te dokumentuara faktet e propagandes serbe kunder Nen Terezes sidomos vitet kur luftohej kunder serbve 99 en.Ne Paris dhe Rome keto vite serbet botonin gazeta dy gjuheshe dhe pershkruajn Nen Terezen ne menyra nga me te zymtat.

Shpresoj qe dhe keta studiues mos jane te paguar nga serbet siç veproj dhe europarlamentari belg per traspaltimin e serbve ne shqiperi.

Duhet te mbrojm me çdo kusht figurat dhe heronjt shqiptar,sepse aty fillon dhe mbrojtja patriotizmi shqiptar.

Nen Tereza mbetet idhulli per gjith shqiptaret.
Iliri i rremë
Profesori Larivee pyet:

Ku kanë shkuar miliona dollarë që ishin destinuar për të varfrit?

Edhe unë e pyes këtë "profesor":

Çfarë i ka bërë këto miliona dollarë Nënë Tereza???

Besoj se nuk do më përgjigjet: i ka harxhuar në disko!!!

Dhe as për ndërtimin e vilave për veten e saj!

Të bën të buzëqeshësh edhe pohimi i tij kur thotë:

"...imazhi i saj u ndërtua nga një takim në vitin 1968 nga një intervistë me gazetarin e BBC-së Malcom Muggeride...".

Në një lartësi të tillë siç u ngrit Nënë Tereza, nuk mund të ngrejë dot jo një Malcolm Muggeride, por as artikujt e njëqind nobelistëve!

Emrin e Nënë Terezës e ngriti në atë lartësi përkushtimi i saj gjatë tërë jetës ndaj çështjes dhe përkudesjes së të varfërve.

Nënë Tereza nuk mund të vihet në dyshim dhe as të shëmtohet.

Ajo vetëm mund të ADMIROHET!



Mirë e ka vënë në dukje një replikues më poshtë:

Nënë Tereza ka dy probleme:

1 - që është SHQIPTARE

2 - që është E KRISHTERË - si të tillë, turko-anadollakët shqiptarë nuk e kanë të lehtë ta akceptojnë.
Lek dukagjini
Nje shkrimtar apo gazetar kerkon ti rris famen

Vetes duke hedhur balt mbi figuren e Nenes me te

Nderuar ne bot! Po mos u habisni se lajmi dhe fama e tyre

Eshte si flusk sapuni!
Pa Emër
Nane Tereza te gjithe e mendojne se asht ne varr.Keshtu e di dhe une.Por kur shkruajne publicistet ne forme dhe permbajtje te autorve te shkrimit ma siper te te ndjerve me tituj profesor Serge Larivie dhe Genevieve Chenard.Keto padashje,jasht vullnetit te tyre e bejne te pavdekshme Nane Terezen e cila mbijeton edhe tani me shkrimet dhe kendveshtrimet nga gjithsecili nga neve.
Dhe ma shume se inategjinjet dhe te deshperuarit ta paafte dhe hakmarres qe nuk arrinin ta mposhtin sa ishte gjalle kerkojne ta mposhtin tani,i shtruar ne tabanin e vdekjes se perjetshme.
SHQIPTARI_STUDIUES
SHPORRENI NGA MEDIA SHQIPTARE KETE PLAKUSHE SHENTARAQE QE VODHI DYNJANE DHE FSHEHEJ PAS ROBES SE KISHES!!! ZOTI IA DHENTE HAKUN SIPAS VEPRAVE KESAJ TE MJERE!
arbeni
Shqiptarit_studiues: Pse ti, "shqiptar_studiues", nuk ben vepra bamiresie, si Nene Tereza, sa te marresh si ajo Cmimin Nobel?!
Mendo ti se ata qe i dhane Cmimin Nobel ishin budallenj?!
Qytetar i thjeshte...
SHQIPTARI_STUDIUES,
ne rradhe te pare ti nuk je shqiptar,por ndonje felliqesire greke,ne rradhe te dyte sado te perpiqeni ti ndani shqiptaret ,nje dite e gjithe kjo ne koken tuaj do bjere,se KURRE sdo t'ja dilni mbane !
Te te vije turp qe ofendon nje njeri qe e nderon e gjithe bota,nje njeri qe jeten ja kushtoi njerezve ne nevoje,nje njeri qe eshte tashme ne historine e botes,jo si shenjtore por si shembull sic duhet te jete cdo njeri i zakonshem i ketij planeti,PTUUUU FELLIQESIRE.
liri popullit
Or ti shqiptari-studjues e thon mir i shprehje shkodront ; tshisha dekmit.

po ja qe mban kjo toke edhe jashtqitje serbi e greku qe flasin shqip si puna jote...

harram tqofte qumshti i nenes ti qe shan nenen e botes
Pa Emër
Te dy keta profesore jane profesore psikopedagogjie ne Universitetin e Montrealit. Ketu i kane kritikuar shume per studimin qe kane bere per Nene Terezen per faktin se nuk jane historiane por kane kopjuar citatet e atyre qe perpiqen te njollosin vepren e pacmuar te nene Terezes dhe kane harzhuar shume pare te kontribuesve montrealeze per kete studim ne vend qe te merren me kerkime psikopedagogjie ashtu sic kane edhe fushen e tyre. I vetmi qellim eshte qe te vene emer ne kurriz te nje te Paarritshmeje.
ALTIN
Nene Tereza po sulmohet thjesht per faktin qe eshte shqiptare.

Ashtu sikurse shume balte eshte hedhur nga "miqte dhe dashamirasit"e popullit shqiptar tek Skenderbeu,apo tek dyshimi se shqiptaret nuk jane pasardhes te Ilireve etj etj

Sgqiptare duhet te bashkohemi rreth vehtes se po na shbejne kanibalet e pederastet , te pamoralshmit qe na shtiren me te ndershem edhe nga papa .
Xeni
Turkoshakët shqiptarë (eh, të shumtë janë, të shumtë) kurrë nuk do ta pranojnë figurën e saj, mu për shkak se ishte katolike. Nuk vlen asgjë, cmimi Nobel, adhurimi nga të gjitha anët e botës (egziston një lloj humori në krejt botën kur dikush i kërkon dikujt një të mirë e tjetri ia kthen me cinizëm "Të dukem Nënë terezë unë?) Pra asgjë nuk vlen, turkoshakët do të gjejnë arsye për ta sharë. Në Kosovë e shajnë gati të gjithë: gazetarë, politikanë e mos të flasim për hoxhallarët anadollakë e arabo-beudinë, që vetëm urrejtje mbjellin në xhamitë e tyre.
LAKJA
AKOMA ME KTE DEBILEN MERREN NJEREZIT?

KUSH ESHTE AI KLLUF QE I THOTE KESAJ SHENJTORE MER AMON?

SHEJTONE PO.
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

1 + 9 =