Advertisement
Sport

Fusha skandaloze ”Qemal Stafa” drejt mbylljes, garat e mendojnë si opsion

Olsi Avdiaj


-Fusha e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” është në degradim të plotë. Këtë e pranojnë edhe drejtuesit e sektorit të garave në institucionin e futbollit. Kështu të pyetur për gjendjen e fushës dhe pamundësisë për të luajtur në këtë stadium edhe pse nën zë është bërë e qartë se pothuajse është e pamundur që të luhet në ato kushte. “Mund të them se gjendja nuk është e mirë. Dihet që në atë stadium nuk ka më investime dhe fusha është në një gjendje katastrofike. Nuk e di, po për momentin luajnë tre ekipe në këtë impiant. Fusha sa vjen edhe dëmtohet dhe nuk e di sesa do të zgjasë më tej. Gjithsesi do të shohim se çfarë do të ndodhë. Për të gjithë do të ishte shumë mirë të mbyllej. Fushës i ka ardhur fundi dhe nuk mund të luhet më futboll”, ka deklaruar një zyrtar i FSHF-së. Faktikisht prej javësh ekipe si Tirana janë ankuar për problemin në fjalë. Sipas tyre është e pa mundur që në një stadium të zhvillojnë aktivitetin tre ekipe. Aktualisht janë Tirana, Partizani dhe Dinamo që luajnë në këtë stadium dhe fusha është degraduar nga shkelja e shumtë e fushës. Thjesht tani FSHF duhet të vendosë për të ardhmen se çfarë do të bëjë me stadiumin dhe skuadrat e kryeqytetit që rrezikojnë të luajnë jashtë Tiranës. Kujtojmë që edhe stadiumi “Selman Stërmasi” është jashtë funksionit dhe mund të ndodhë që Tiranës, Partizanit dhe Dinamos të përdorin fushat e stadiumeve të rretheve. Faktikisht stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” prej muajsh është jashtë funksionit. Gjendja e tij jo e mirë dhe lënia pas dore për shkak të shembjes po bëjnë që javët e tij të fundit të impiantit më të madh në vend të jenë shumë të vështira. Aq sa stadiumi të mos kapë as takimin me Norvegjinë i cili mendohet të jetë i fundit.      


Sukaj tjetër gol iranian 


Xhevahir Sukaj nuk ndalet. Tjetër gol në kampionatin iranian. Këtë herë kundër skuadrës Gahar Zagros FC. Shqiptari ka qenë autori i golit të parë që Sepahani ka fituar 4-1 në transfertë. Ai ka shënuar që në minutën e nëntë të lojës.


Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al
4 Komente
shqiptar
RUAJENI FASADEN SIC THA BASHA DHE THUAJINI TE VERE DYSHEKE E TE BEJNE SEKS RINIA,ESHTE ME MIRE SE NEPER RRUGET E TIRANES!!!!
Tani
Kur shteti s'mendon per sportet eshte budallik, eshte humbja e tyre. Pse? Sepse sporti e mban rinine larg nga rruga dhe gabimet. Sporti e ri-drejton energjine e rinise ne nje fushe te kendshme dhe shendetshme. Romaket dinin mire si ta kryenin kete duke e drejtuar turrmen ne stadiumet me gladiatore, ku njerezit brohorisnin, kishin me ca merreshin nuk rrinin rrugeve gati per sherr. Keshtu drejtohet energjia e turrmes. Sporti eshte edukativ dhe i mire per shendetin.
Pa Emër
Mos u habisni

Fjalia SKANDAL eshte ne rend te dites ne SHQIPERI.

pa emer
sapo e degjova ne tv se dojn te ndertojn stadiume me 5000 -7000 vende, kur e ndegjova ket u qesha dhe u mendojsha se ketu ku jetoj ne gjermani nje ekip krejt i thjesht qka nuk lun ne kurr ne qfar lig eka kapazitetin e vendeve deri ne 3000-4000 vende e ne shqiperi, ne superlig deri ne 7000 vende nje stadion qka nuk i permbush kushtet sduhet as te luhet futboll se kur ski kushte ski as vullnet me llujt futboll dhe per ket arsye shumica e shqiptarve ma mmir rrin rrugve se sa ndjekin naj hoby si p.sh. futboll etj. shteti duhet mi ofru pak kushte

Shtoni një koment

1 + 5 =