Sociale

Dhuna ndaj grave, Gjosha: Shkaqet janë, ekonomike edhe xhelozia

Klajda Gjosha, nënkryetarja e LSI-së në një intervistë për Zërin e Amerikës ajo ka folur për dhunën ndaj grave në të gjithë vendin.


Znj. Gjosha, tema e sivjetshme e sesionit të OKB-së është shmangia dhe parandalimi i çfarëdolloj dhune ndaj grave. Si paraqet gjendja në vendin tuaj? Si do ta cilësonit ju pozitën e gruas sot në Shqipëri?


Unë do të thosha se çështja e dhunës është një çështje e cila nuk ka filluar vetëm ditën e sotme por është një çështje e cila ka ekzistuar edhe më parë. Megjithatë mua më vjen mirë që ka një ndërgjegjësim tepër të madh në qeveritë shqiptare dhe të gjithë shoqërinë shqiptare për çështjen e dhunës. Ky ndërgjegjësim shikohet edhe me pjesëmarrjen tonë shumë të gjerë edhe në këtë sesion të 57, i cili zhvillohet në Nju Jork, të Kombeve të Bashkuara, dhe që Shqipëria është shumë krenare që sot merr pjesë duke marrë përsipër edhe iniciativa tepër të rëndësishme siç është edhe iniciativa COMMIT”, e firmosu nga qeveria shqiptare në datën 15 shkurt. Ne kemi marrë përsipër tri pika tepër të rëndësishme. E para është zbatimin e Kodit Penal, si dhe miratimin e ndryshimeve të tjera të nevojshme, shoqëruar me ndërgjegjësimin dhe trajnimin e aktorëve të sistemit të drejtësisë, iniciativa e dytë do të jetë pikërisht për të dhënë ndihmë ligjore falas për të gjitha ato gra dhe vajza që do të jenë të dhunuara dhe iniciativa e tretë dhe tepër e rëndësishme është që Shqipëria do të jetë pjesë e gjithë fushatave ndërgjegjësuese për çështjen e dhunës në familje, ku më kryesorja është çështja e dhunës ndaj grave. 


Numri i rasteve të dhunës në familje në Shqipëri është në rritje. Sipas policisë janë shënuar 2526 raste, një shtim prej 345 rastesh më shumë se një vit më parë. Çfarë mendoni se ndikon në këtë përkeqësim?


Në fakt çështja e të gjithë këtyre shifrave që ne kemi sot, pra ky shtim është si rrjedhojë edhe e faktit shumë të rëndësishëm që sot shoqëria shqiptare nuk e pranon dhunën. Ky fakt është shumë i mirë që ne kemi pasi gratë e dhunuara arrijnë të marrin telefonin dhe t’i tregojnë këto raste pranë policisë dhe më pas gjenden të gjitha instancat e tjera për t’i ndihmuar ato. Të gjitha këto raste janë tepër të çuditshme në fakt që kanë ndodhur pasi siç e kemi thënë edhe më parë ato nuk kanë ndodhur më në zona të thella rurale, siç e kemi menduar gjithmonë që ndodh dhuna, ku ka dhe probleme ekonomike apo edhe xhelozia, që është një çështje tradicionale ndër vite. Megjithatë ne e shohim këtë sot edhe në qytetet më kryesore siç janë Korça, Vlora, Fieri etj. Pra unë do të thosha që përbën më shumë një çështje xhelozie, personale, brenda për brenda familjes, se sa të lidhura ngushtë me anën ekonomike. Kjo është pasqyra pak a shumë që ne shohim sot në Shqipëri në të gjitha rastet të denoncuara në polici. Po të shohim janë edhe shumë e shumë raste të një shtatzënie të padëshiruar brenda një familje ku çështja e xhelozisë kthehet edhe në dhunë.


A ka një strategji të qartë kundër dhunës ndaj gruas? A bashkëpunon qeveria juaj me organizatat civile, joqeveritare, për të rritur ndërgjegjësimin për të drejtat që kanë gratë?


Strategjia është tepër e qartë dhe është punuar mjaft mirë së bashku me Organizatën e Kombeve të Bashkuara pasi është një financim i drejtpërdrejtë i tyre për këtë strategji dhe për një plan veprimi përgjatë gjithë vitit 2012 që kemi kaluar por edhe në vazhdimësi. Strategjia ende po punohet për vitin 2015, 2020, që do të jetë edhe strategjia afatgjatë, ku të gjithë komponentët dhe të gjithë aktorët kryesorë do të punojnë së bashku për këtë plan veprimi tepër të rëndësishëm, të bashkëpunohet ngushtë me OSBE-në për çështjen e dhunës ndaj gruas, por edhe për pjesëmarrjen e saj në politikë, gjë e cila është tepër e rëndësishme, aq më tepër që ne po i afrohemi edhe zgjedhjeve të vitit 2013. Por, punohet ngushtë gjithashtu dhe me shoqërinë civile, pasi janë ata që punojnë shumë afër komunitetit, shumë afër njerëzve dhe individëve dhe njohin akoma dhe më mirë nevojat e tyre. Është një çështje tepër e rëndësishme, por të mos harrojmë këtu që strategjia ka diçka shumë të rëndësishme sepse është tepër gjithëpërfshirëse. Ajo përfshin të gjitha institucionet  qeveritare. 


Veç dhunës në familje, një prej treguesve të tjerë  për gjendjen e gruas është pozita e saj në shoqëri. Në tregun e punës vihet re një numër i ulët i grave të punësuara në krahasim me burrat. Si mendoni se mund të mbyllet ky hendek?


Kjo është diçka që ndodh shpesh megjithatë mund të themi se ka një ndryshim të rëndësishëm, pasi në të gjitha institucionet apo ministritë do të shohim që numri i grave të punësuara është shumë herë më i lartë sesa burrat. Apo po të shohim edhe nëpër shkolla për shembull, ku numri i mësuesve janë më shumë gra sesa burra. Pra, në disa profesione gratë janë më të favorizuara, por po ta kalojmë tek biznesi është pikërisht ky hendek, ku gratë janë më pak të preferuara në këto punë dhe shpeshherë është një çështje e traditës apo një çështje paragjykimi që i bëhet gruas për tu punësuar, duke pasur frikën e një shtatzënie, duke marrë lejen e lindjes. Pra, personi që të punëson shpeshherë është më i favorizuar drejt burrave në këto çështje sesa drejt grave. Ajo që do të thosha unë dhe që është tepër e rëndësishme është që të favorizohen të gjitha ato biznese që punësojnë gratë dhe këtu do të flisja edhe për fasonët që janë biznese që punësojmë shumë gra, për tu krijuar atyre lehtësira fiskale ashtu sikurse kemi vepruar deri më tani me heqjen e taksës së makinerive etj, do dëshiroja shumë që të vazhdonim me të tilla lehtësira, sepse është e vetmja mënyrë për të rritur numrin e punësimit të gruas në Shqipëri.


Ju deklaruar se është kërkuar ndryshimi i Kodit Penal për të ndëshkuar dhunën në familje. A mendoni se ka qenë i mjaftueshëm angazhimi i Gjykatave për ta ulur dhunën ndaj grave me ligjet ekzistuese?


Në fakt këtu ka qenë pikërisht hendeku dhe pengesa më e madhe sepse ne në të gjitha rastet, në 24 rastet e humbjes tragjikisht të jetës së grave gjatë vitit 2012 si pasojë e dhunës, problemi më i madh ka qenë pikërisht tek Gjykatat dhe tek vitet e dënimit që ato kanë dhënë. Do të dëshironim që të kishim një ndryshim më të thellë për të shtuar këtë dënim dhe me të vërtetë për të pasur dhe për të parë disa shembuj në shoqërinë shqiptare ku tregohet se kushdo që shkel ligjin dhe kushdo që dhunon një grua, dënohet maksimalisht.

Shtoni një koment
4 Komente
showpolitik
Pak interesante eshte paraqitja e zedhenesve te partive politike shqiptare. Duket si nje parade mode kur i sheh ne tv, flasim nga ana e jashtme (mos i shih gunen por punen). Duket sikur kemi nje konkurrence mes misave e jo partive, te lyera zhgerryera e te perlyera, po cfare din keto barbi nga dhuna e femrave, per nga xhelozia mmm nuk besoj se te gjitha femrat shqiptare jane e kurojn kaq shume imazhin e jashtem por edhe qendron, mmm ana ekonomike domosdo per te varfrit po por jo per ju qe harxhoni nje rroge ose mos themi edhe 2 rroga per look-un domethene kjo eshte si te peshtysh mbi pjaten e te varferve. prandaj une mendoj qe nuk eshte e udhes qe te flisni ju te partive per nje problem qe duhet te ishte zgjidhur 20 vjet me pare e jo kur eshte momenti i zgjedhjeve. Ne komunizem mir apo keq gruaja kishte rrolin e saj kurse sot dihet se ku ka perfunduar, kete ceshtje duhet ta trajtojne OJF, shoqeria civile dhe jo ju ordinere te politikes te cilet mendojn se imazhi i jashtem tregon persosmerine dhe seriozitetin e asaj qe thoni.
albatros
Pse vetem meshkujt qe dhunojne grate te denohen maksimalisht? po ato rrugace qe vrasin burrat dhe vjehrrat pse nuk denohen maksimalisht? Pse u jepet prioritet femrave ne punet qeveritare dhe jo meshkujve dhe a nuk eshte ky nje diskriminim dhe si mund te quash barazi kur ti flet me gjuhen e nje diskriminimi? JA PRA FYTYRA E VERTETE E SHEMTUAR E FEMRES QE NUK DUAN BARAZI POIR NE EMER TE BARAZIZE TE NMARRIN FRENAT NE DORE, PSE NUKE PERMEND FAKTIN KJO QE PER AMNISTINE E 28 NENTORIT ME SHUME PERFITUAN FEMRAT DHE POTHUAJSE ASNJE MASHKULL.NUK ESHTE XHELOZIA SHKAKU POR SE FEMRAT SHQIPTARE KANE DALE JASHTE SHINAVE DHE KANE HARRUAR RESPEKTIN DHE PERGJEGJESITE FAMILJARE DHE VISHEN SI KLLOUNA ME TUALET APO TERE DITEN PUBEVE DHE DUAN TE BEJNE JETE EVROPIANE NE KURRIZ TE BURRIT QE E DUAN TI MBESHTESE ME LEKE NDERSA KETO TE RRIJNE
balzac
Albatros ke shume te drejte,une do te shtoja vetem;femra shqipetare kurre ne nivel me te ulet nuk ka qendruar se sot pikerisht per lirine e cthurur qe gezon e cila megjithate nuk e ben te lumtur.
vlonjati
Po ILIR META qe dhunohet sistematikisht nga MONIKA me grupin e gjakut zero negativ teper te "ralle" perse nuk mbrohet dhe pese nuk denohet translesb kryemadhi?
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

3 + 3 =