Thellë

Çmimet e trojeve sipas zonave, publikohet tabela

  • 07 Mars 2013, 06:19
  • Përditësuar 13:29

Ornela Manjani- Miratohet harta e re e çmimit të trojeve sipas zonave. Propozimi i hartës së re të pronave është kthyer “në mollë sherri” në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Në fund të mbledhjes kreu u qeverisë pohoi miratimin e hartës së vlerës së pronave, mbi të cilën do të kryhet kompensimi për ish-pronarët, por menjëherë pas kësaj deklarate, nisën reagimet në lidhje me çmimet e referencës për zona të ndryshme të kryeqytetit. Ministrave nuk u ka pëlqyer çmimi i lartë e tokës në disa lagje të Tiranës, madje janë shprehur, se ato nuk reflektojnë logjikën e tregut. Kryeministri, i gjendur para kësaj situate të paparashikuar, është detyruar ta kthej mbrapsht pranë zyrës juridike për t’u riparë harta e vlerave të trojeve, e dërguar në qeveri për miratim. Paraprakisht është diskutuar në qeveri tabela e hartuar nga Ministria e Drejtësisë. Çmimet e hartës së vlerave të trojeve janë bazuar në vlerat e tregut të kapitaleve të patundshme. Burime nga Ministria e Drejtësisë bëjnë të ditur se harta e vlerës së tokës është bazuar edhe në hartën ekzistuese, por në zona të ndryshme të kryeqytetit çmimi i referencës ka pësuar rritje të ndjeshme.


 


 Harta 


 


Sipas hartës, zonat më të shtrenjta janë Zona 2/1, që përfshin Piramidën dhe Stadiumin "Qemal Stafa", ku çmimi i referencës për këto zona është parashikuar 170 000 lekë për m2, në hartën e re të vlerave pritet të arrijë nga 180 000 deri në 190 000 lekë për m2, Zona 5/1, që përfshin zonën e Ish blloku dhe Libri Universitar, vlera në këtë zonë ishte 175 000 dhe pritet të shkojë nga 185 000 lekë për m2 deri në 195 000 lekë për m2. Referuar hartës së vlerave mësohet se çmimi për m2 i sipërfaqeve të ndërtimit për dyqane mallrash apo për dyqane shërbimesh do të jetë 2 herë me i lartë se çmimi i sipërfaqes së banimit sipas zonave. Ndërkohë çmimi i sipërfaqes për m2 të garazheve të mbuluara do të jetë 70 % e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve në zonës. Çmimi i sipërfaqeve të ndërtimit të garazheve të hapura do të jetë 40 % e çmimit të sipërfaqeve të banimit 


 


Harta për tokat bujqësore 


 


Toka më e mirë bujqësore do të kompensohet me vetëm 416 lekë për metër katror, toka më e mirë urbane me 550 mijë lekë për metër katror. Këto tarifa janë caktuar si çmime reference për tokat që përfshihen në qarkun e Tiranës. Në zonat turistike, çmimi minimal i tokës bujqësore do të jetë 200 lekë për metër katror dhe ai maksimal 550 lekë për metër katror. Në tokën truall në bregdet çmimi do të variojnë nga 3.000 në 7.000 lekë për metër katror. Harta e tokës bujqësore është miratuar në gusht të vitit të shkuar nga qeveria, ndërkohë që po mbahet pezull miratimi i hartës së vlerës së tokës troje. Ministri i Drejtësisë Eduart Halimi në nisje të punës për hartën e re të vlerës, pohoi se ajo do të jetë në përputhje të plotë me çmimet e tregut. Sipas ministrit, miratimi i kësaj harte do të bëhet për 10 qarqet e para, për të vazhduar më pas edhe me qarqet e tjera duke përfshirë edhe kategori të ndryshme të sipërfaqeve të pronave duke plotësuar të gjithë kuadrin ligjor për t’i hapur rrugë fillimit të kompensimit fizik për pronarët. 


 


Kompensimi i ish-pronarëve 


 


Ish-pronarët, pronat e të cilëve janë zënë me ndërtime do të kompensohen me çmimin e tregut, mbi bazën të cilit është hartuar edhe harta e vlerave të tokës për gjithë Shqipërinë. Gazeta ka mundur të sigurojë çmimet e referencës të propozuara për kryeqytetin, mbi bazën e të cilave pritet të kompensohen ish-pronarët. Kjo hartë vlerash do të shpërbejë edhe si harta e referencës për shit-blerjen e shtëpive. Ligji për vlerësimin e pronave të paluajtshme Objekt i metodologjisë është përcaktimi i metodave dhe i rregullave për përllogaritjen e vlerës së pasurive të paluajtshme. Qëllimi i kësaj metodologjie është garantimi dhe zgjidhja e drejtë e vlerësimit të pasurive të paluajtshme për efekt të kompensimit të pronave ose gjatë proceseve të vlerësimit të pasurive të paluajtshme në tërësi, duke siguruar respektimin e së drejtës së pronës. Në bazë të ligjit në fuqi Institucionet përgjegjëse, që trajtojnë çështjet e vlerësimit të pasurive të paluajtshme, sipas kësaj metodologjie udhëhiqen nga parimi i mbrojtjes dhe i garantimit të të drejtave kushtetuese të pronësisë, i ushtrimit të së drejtës së shpronësimit të pronës kundrejt një shpërblimi të drejtë dhe i ligjshmërisë. Në ligj është parashikuar respektimit të standardeve ndërkombëtare të vlerësimit të pasurive të paluajtshme duke u bazuar në çmimin e tregut, llojin e pasurisë dhe qëllimin e përdorimit të saj, i drejtësisë dhe i paanësisë, i bashkëpunimit me persona juridikë dhe privatë dhe i barazisë e proporcionalitetit.  


 


Vlera e pronës 


 


1. Me vlerë të pronës do të kuptojmë përllogaritjen e vlerës së pasurisë së paluajtshme, bazuar në qarkullimin civil të sendeve, sipas çmimit të tregut, llojit të pasurisë dhe qëllimit të përdorimit të saj. 


 


2. Përllogaritja e vlerës së pronës bëhet sipas standardeve ndërkombëtare të vlerësimit të pasurive të paluajtshme, ku: vlera e pronës (VP) = çmimi i kontratës së shitjes. 


 


3. Çmimi i kontratave të shitjes nënkupton çmimin e tregut, sipas llojit të pasurisë dhe qëllimit të përdorimit të saj. Çmimi i tregut nxirret nga të dhënat zyrtare të kontratave të shitjes të regjistruara në Zyrën e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme. 


 


 


 


Berisha e miraton, harta “ngec” në qeveri 


 


Këshilli i Ministrave miratoi dje vendimin hartën e vlerës së pronës. Kryeministri Berisha informoi se vendimi është hartuar me angazhimin e ekspertëve më të mirë evropiane dhe mbi parimet e Komisionit Evropian. Harta e re e vlerës së pronës bën transparencën e plotë të çmimeve të tregut, i hap rrugën kompensimit fizik përfundimtar të ish pronarëve. “Është punuar më shumë se gjashtë muaj me ekspertët më të mirë europianë e të vendit për hartën e vlerës së tokës, e cila, për fat të keq, në të gjitha variantet ka qenë jo në vlerat reale. Ajo njohu luhatje ekstreme. Pak vite më parë, para përcaktimit të saj, çmimet e deklaruara të tokës ishin qesharake. Mund të gjeje kontrata me çmim trembëdhjetë euro në qendër të Tiranës. Këto ishin të gjitha deklarime abuzive për të shmangur detyrimin tatimor, siç është edhe çmimi dy dollarë në shpat të Dajtit. Çmimet e mëparshme ishin qesharake. Harta që u bë, caktoi çmime që, për fat të keq, shkonin në ekstremin tjetër. Një studim i hollësishëm gjeti se çmimet ishin në raste të caktuara edhe dhjetë herë më të ulëta, sesa çmimi që caktonte harta në zona dhe se blerja reale. Atëherë, qeveria vendosi të bëjë një studim e angazhoi specialistët më të mirë të Europës, ata që kanë bërë harta jo në një, por në disa vende dhe mbi parimet e Komisionit Europian për vlerat e hartat. Kështu me vendimin që marrim sot, i cili e bën transparent tregun e tokës, dua t’i them të gjithë ish pronarëve se hapet rruga në mënyrë përfundimtare për kompensimin fizik të tyre. Natyrisht, në vlerësimet e reja janë marrë parasysh të gjithë faktorët dhe është hequr dorë nga marrëzia që supozonte se në “x” parcelë të një “x” rajoni, toka vlerësohej sikur aty do të ndërtohej një hotel me pesë yje. Ajo ishte një ëndërr nate, jo dite. Harta e re bën transparencën e plotë të çmimeve të tregut.”  


 


 


Shtoni një koment
10 Komente
Pa Emër
Berisha e ka kthyer projektin mbasi keshilltarja e pangopur Argita Malltezi nuk ka qene dakort.
Kur kjo e pangopur do bie dakort,padyshim dhe Berisha do e firmosin.
Pa Emër
Berisha e ka kthyer projektin mbasi keshilltarja e pangopur Argita Malltezi,me gjini nga Berishajt e Vicidolit,nuk ka qene dakort.
Kur kjo e pangopur do bie dakort,padyshim dhe Berisha do e firmosin.
Pallati
shume pak, shtoji shtoji, m2 eshte i madh nuk eshte ft2
beth
Po flisni per cmimin e tokes ne leke te vjetra apo te reja?qe te jeni te qarte flisni ne euro ose dollare.Ne shtypin shqiptar gjithnje jemi konfuz nga perdorimi edhe i lekeve te vjetra edhe te reja.Ju lutemi na sqaroni (ai ose ajo qe e di te sigurte)
pilo lala
Mirato ndonje ligj per Beogradin, se te ka mbaruar mandati ne Shqiperi.
Gjej ndonje vend te mire prane Enver Hoxhes, kjo te ka ngelur.
Pa Emër
Keto edhe kur te hyjne ne BE perseri ngatrrushem do e ken perllogaritjen.Ka gadi 30-40 vjet qe asht ndrue leku nga i vjeter me te ri.Perseri vashdohet ti thuhet te riut lek 100 shit,njimije.
populli
Saliu thot se kthejm pronat sipas cmimeve qe ka toka ne vendet perkatese, po perse nuk e thot publikisht se sa kthen, perse nuk thot se kthen 150-6oo meter katror edhe kur ke 100 dylym toke. Kjo eshte shlyerja e drejt sipas Saliut ?
Pa Emër
a jane miratuar tarifat e vjetra apo te rejat? a e dini qe me tarifat e reja nj m2 kushton me shume ne milot se ne dhermi???/!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Pa Emër
a jane miratuar tarifat e vjetra apo te rejat? a e dini qe me tarifat e reja nj m2 kushton me shume ne milot se ne dhermi???/!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Shtyllasi
Fshati Shtyllas ne rrethin e Fierit ku kalon gjurma e rruges Levan Fier e kane vlersua 299,0 m lek te rinj.Ndersa Levani ngjitur me token e Shtyllasi me 1670 m lek të rinj,gjithashtu dhe fshatin Pojan,me 869 lek te rinj.
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

9 + 3 =