Letra

Shkolla, fëmijët dhe të drejtat

  • 07 Mars 2013, 14:07

Mimoza Sulaj/Mësuese


-Një edukim i mire është investimi më i mirë jo vetëm për individët por për të gjithë shoqërinë në tërësi. Sipas studimeve, vendet me arsim të konsoliduar kanë dhe demokraci të konsoliduar. Një shkollë që zhvillon që të përmbushë më së miri misionin e saj, gjithë  procesi i arsimit duhet të përmirësojë në mënyrë të vazhdueshme politikat. Të zhvillojë më tej profesionalizmin  e mësuesve, kurrikulën, standardet e vlerësimit, përfshirjen e fëmijëve në vendimmarrje,  respektimin e të drejtave të fëmijëve,  etj....Të drejtat fëmijëve promovohen dhe mbrohen nga Konventa e Fëmijëve e cila është ratifikuar dhe nga Shqipëria. Disa nga te drejtat e fëmijëve janë: E drejta  për strehim(neni 27), e drejta për edukim ( neni 28,29),  e drejta për përkujdesje  shëndetësore (neni 24), mbrojta nga diskriminimi (neni2), e drejta për tu përfshire ne vendimmarrje (neni 12) etj... Që fëmijët,  realisht t’i gëzojnë te drejtat e tyre,  ata duhet që  të edukohen dhe me  ndjenjën përgjegjësisë. Ata duhet  të ndërgjegjësohen që çdo e drejtë është  e lidhur me një përgjegjësi. Shembull: E drejtw: Çdo fëmijw ka të drejtë të shprehw opinionin e tij (neni 12)-Përgjegjësi: Tw shprehësh opinionin tënd, por pa prekur të drejtat e të tjerëve. Kur shkolla apo një mësues i respekton të drejtat e fëmijëve?


1.Kur mësuesja dhe shkolla mbështet përfshirjen  e fëmijëve  duke i dëgjuar ata, duke konsideruar mendimin e tyre , duke i përfshirë ata në vendimmarrje për çështje që  kanë lidhje me fëmijët .


2.Kur fëmijët trajtohen njëlloj pa i diskriminuar ata pavarësisht përbërjes sociale, familjare, ekonomike etj.. .  


3.Kur shkolla i mbron fëmijët nga keqtrajtimi dhe violenca. 


4.Kur gjatë gjithë procesit mësimor dhe aktiviteteve jashtë shkollore interesi me i lartë i dhe mirëqenia e fëmijëve është preokupimi i shkollës dhe mësuesve. 


5.Kur fëmijët me aftësi të kufizuar pranohen dhe respektohen si të barabarte në klasë.   Kur këtyre fëmijëve ju ofrohen shanse të barabarta për tu përfshirë në procesin mësimor duke ju ofruar informacion  në përputhje me nivelin e zhvillimit të tyre. 


Fëmijët mësojnë më mirë në një ambient ku ata nuk ndihen  inferior.  Shkolla, mësuesja duhet të promovojë   dialogun dhe diskutimin e hapur duke i parë fëmijët si partner dhe të barabartë.


Fëmijët, gjithashtu  duhet  të ndërgjegjësohen  për vlerën e një sjellje të mire duke krijuar marrëdhënie respekti reciprok. Kjo do i ndihmonte ata qe  të zbulojnë dhe zhvillojnë më mirë identitetin e tyre. Për të  arritur këtë, fëmijët  duhet  të ndihen  të pranuar, të respektuar, të mbrojtur, të lirshëm, të barabartë në ambientet e shkollës dhe klasës pjesë e së cilës ata janë. E drejta e fëmijëve për t’u dëgjuar dhe përfshirja e tyre në vendimmarrje  do të sillte një përmirësim të dukshëm dhe  do të ndihmonte për një edukim gjithëpërfshirës .


Përfshirja në vendimmarrje  nënkupton:


1.Pjesëmarrjen  e fëmijëve në planifikim,


2.Në ndarjen  e përgjegjësive 


3.Në vendimmarrje 


4.Në implementimin e të gjitha çështjeve që janë te lidhura me mësimin dhe aktivitet jashtëshkollore dhe kjo në përputhje me moshën dhe kapacitetin  e fëmijëve.


 Nxitja dhe të investuarit në përfshirjen  e fëmijëve  i ndihmon fëmijët  të edukohen me ndjenjën e barazisë, lirisë së të shprehurit, respektin për te tjerët dhe respektin për mendimin ndryshe. Përfshirja gjithashtu   nënkupton  nxënës aktiv që thith  informacionin, analizon, lidh njohuritë e marra duke i vënë ato në shërbim të njëra tjetrës,  shpreh  ide dhe  mendime duke shmangur pasivitetin dhe të mësuarin përmendësh. Të dëgjuarit e një fëmije nënkupton,  mundësi për  një fëmijë që ai   të shpreh perspektivën, prioritet dhe përvojën e tij. Kur fëmijët kanë mundësinë për tu përfshirë dhe  shprehur, ata ju komunikojnë më të rriturve  si ata e kuptojnë botën dhe çfarë është e rëndësishme për ta. Nëse fëmijët neglizhohen  nuk dëgjohen dhe lihen mënjanë atëherë ata bëhen apatik dhe të tërhequr. Një shkollë e mirë  nxitë dhe gjallëron  zërat.  Ajo krijon hapësirave të shëndetshme duke promovuar  gjithë përfshirjen e fëmijëve,  të dëgjuarit e mendimeve   ndryshme  dhe kërkimit të ideve të reja. Një shkollë që investon  në përfshirjen dhe kultivimin e zërave të nxënësve dhe studentëve te saj,  investon drejtë gjenerimit të demokracisë për të cilën aspirojmë të gjithë! Cilat janë format e të dëgjuarit të fëmijëve?


1.Përfshirja fëmijëve në vendimmarrje në të gjitha çështjet që kanë lidhje me ata dhe marrja e vendimeve  në përputhje me interesat e fëmijëve. 


2.Të nxitësh fëmijët që ata të shprehen lirshëm për gjithçka që ata mendojnë duke argumentuar  idetë e tyre sipas këndvështrimit të tyre.


3.Të konsiderosh t seriozisht  mendimet  dhe  idetë  e fëmijëve 


4.Të edukosh  te fëmijët një pjesëmarrje konstruktive.


 Nëpërmjet përfshirjes shkolla i ndihmon fëmijët të shprehen lirshëm edhe kur  ata mendojnë ndryshe duke argumentuar mendimet e tyre. Për të arritur më mirë  këtë,  një element tjetër i rëndësishme janë edhe marrëdhëniet mësues nxënës si dhe respekti reciprok ndërmjet tyre. Sipas studimeve, ka akoma shkolla që vazhdojnë të limitojnë të mësuarin nëpërmjet përfshirjes dhe dialogut . Ndonjëherë  mësuesit  ashtu si dhe prindërit kanë tendencën të shikojnë dhe trajtojnë fëmijët si pasivë ku  për çdo gjë duhet të vendosin  mësuesit apo prindërit .  Kjo argumentohet nga ata se nëse ata bëjnë ndryshe atëherë fëmijët nuk do ti  dëgjojnë, nuk do ti respektojnë dhe nuk do të vazhdojnë të sillen mirë. Ata mendojnë që duke qenë autoritar me fëmijët do të fitojnë respektin e tyre,  por studimet kanë treguar dhe vërtetuar të kundërtën Praktikat dhe studimet kanë treguar që fëmijët e të gjitha moshave shkollore kanë  aftësi  të kontribuojnë në: Strukturimin e kurrikulave


1.Përmirësimin dhe zhvillimin e metodave të mësimdhënies


2.Në rekrutimin e stafit


3.Në organizimin dhe menaxhimin e aktiviteteve jashtëshkollore


4.Në zhvillimin dhe përmirësimin e politikave arsimore


5.Në sensibilizimin komunitetin mbi të drejtën e fëmijëve për tu arsimuar


6.Në përmirësimin dhe zhvillimin e rregullave për sjelljen në shkollë dhe jashtë saj.


 Si konkluzion, shkolla  mund  dhe duhet të promovojnë përfshirjen  dhe të dëgjojnë zërat e çdo fëmije. Kjo do të bënte që idetë e çdo fëmije  të kontribuonin në formimin  e vizionit kolektiv se si  shkolla duhet të jetë dhe çfarë ne të gjithë se bashku duhet të bëjmë për të arritur atë që duam  dhe që duhet. 


 


 

Shtoni një koment
7 Komente
Pa Emër
Shume ineteresant artikulli, por pa dashur te fyej profesionalizmin e znj. Mesuese, ju lutemi si mesuese qe jeni mos huazoni gjuhen e shenjte shqiptare. Psh., ne piken 3. fjala "violence" mund te zevendesohet shume mire e thene ndryshe ne shqip: DHUNA. Ose ne piken 4. fjala "implementim" mund te thuhet me shqip: Zbatim. Ose aty ku thoni "..te limitojne..", mund te thini shume bukur te reduktojne ose kufizojne...Keto manite per te folur me fjale te medhaja, po ju largojne cdo dite e me shume nga gjuha shqipe. Me respket.
Ada
Artikull i shkelqyer dhe shume e drejet kur thuhet qe femijet duhet te edukoen edhe me pergjegjesite. Nese gjysma e ketyre qe thuen ketu zbatoen ne shkollat tona do ishte ndryshe shkolla sot
Ada
Artikull i shkelqyer dhe shume e drejet kur thuhet qe femijet duhet te edukoen edhe me pergjegjesite. Nese gjysma e ketyre qe thuen ketu zbatoen ne shkollat tona do ishte ndryshe shkolla sot
Alma
Kenaqesh kur lexon artikuj te nje niveli profesional .Por nga ana tjeter te vjen keq qe ne Shqiperi niveli i mesueseve te mir eshte zevendesuar me te dobtit.
Nilda
Me pelqeu vertet shume ky artikull eshte vertet per tu vleresuar dhe cilesuar per nje ecuri me frymen evropiane te edukimit te femijeve tane megjithate duhet pastrim total per te paaftet ne shkollat tone me ata ne krye nuk ka ecuri po shkaterrim dhe ju lutem shume mundohuni dhe shpenzohni kohe duke per dicka per ndryshime jo per kritikime.
Pa Emër
jam dakort me parafolesin.
lili
shume i bukur artikulli
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

7 + 7 =