Soft

Pse femrat janë të lumtura me meshkuj më pak të bukur?

Studimet më të reja tregojnë se femrat që janë në lidhje me meshkuj më pak atraktivë janë më të lumtura dhe se lidhjet e tyre janë më të kënaqshme edhe në aspektin emocional.


Kërkuesit shkencorë nga “UCLA” dhe Universiteti në Tennessee kanë analizuar 82 çifte që ishin në martesë për një vit dhe të cilët njiheshin midis veti për të paktën tri vjet, për t'i incizuar me rastin e zgjedhjes së problemeve të ngjashme. Në ndërkohë, një grup njerëzish vlerësonte shkallën e atraktivitetit të të dy partnerëve, me qëllim që në mënyrë objektive të përcaktohej se kush ishte më i bukur në lidhje. Pas shikimit të video incizimeve, janë vërejtur mënyra të caktuara të sjelljes.


Meshkujt më të pashëm me rastin e zgjidhjes së problemeve, ndaj femrave kishin një qëndrim që thoshte "ky është problemi yt, bëj çka të duash me të", derisa ata më pak atraktivë ishin munduar që ta bënin me dije se ishin në dispozicion për gruan dhe ishin gjithmonë me të, në rast se ato do të kishin nevojë.


Ekziston mundësia që meshkujt më pak atraktivë mundohen më shumë që të kënaqin gratë, duke qenë se në atë mënyrë kompensojnë mungesën e kualiteteve fizike. Në anën tjetër, meshkujt e pashëm janë të vetëdijshëm për pamjen e tyre dhe e dinë se edhe femrat e tjera i pëlqejnë ata.


“Në çiftet ku mashkulli ishte më i bukur, të dy partnerët i ofronin më pak mbështetje njëri-tjetrit krahasuar me çiftet e tjera. Kjo çonte deri te rrethi magjik, ku askush nuk është i lumtur”, thotë Benxhamin R. Karni - profesor i psikologjisë sociale në "UCLA". 


/Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/
Shtoni një koment
5 Komente
eleftheroskopeftis n°1 (one shot one kill)
Sepse jane te sigurta qe nuk i tradhtojne me ndonji femer tjeter, kurse ata po te dojn mund ta bejn.
Pa Emër
DO TE DUKET PAK E TRASHE POR ESHTE E VERTETE!MJAFTON QE TJU HIQNI PANTALLONAT ATYRE QE S JANE TE BUKUR DHE DO TA KUPTONI SE PSE I DUAN GRATE DHE SHTOJ NJEKOHESISHT SE ATA S JANE AS INTELIGJENTE...
rrugaci
sepse te shemtuarit e kane per gje te madhe qe kane partnere te bukur (mezi e gjejne) dhe nuk e sakrifikojne kollaj, nuk duan ta humbasin
rrugaci
sepse te shemtuarit e kane per gje te madhe qe kane partnere te bukur (mezi e gjejne) dhe nuk e sakrifikojne kollaj, nuk duan ta humbasin
Pa Emër
Rrroft haleti e kan armen e fort femrat dojin me ja rref vendin
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

7 + 7 =