Kulturë

Monografia e parë për “Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur”

  • 17 Mars 2013, 14:13

Gëzim Aliu


-Romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” është territor i gjerë stilistik. Ribotimet me ndryshime të romanit shndërrohen në paradigmë autoriale, por edhe kontekstuale dhe kështu edhe ia japin titullin monografisë së Ag Apollonit. Proteusi, kjo qenie mitologjike greke, që ndryshon formë dhe është vështirë i kapshëm, sipas Apollonit, “Paradigmëm e Proteut”, (OM, Prishtinë 2012) e ilustron më së miri procesin e krijimit të “Gjeneralit...”, proces që ende nuk ka përfunduar “. Romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” ka poetikë proteane, prandaj edhe e kemi këtë titull të monografisë. Menelau e zapton qenien mitologjike Proteun, ‘plakun e detit’ që ndërron trajtat (Libri IV i “Odisesë” së Homerit) për t’ia treguar udhën e kthimit në shtëpi, e ne tash të shohim si e “zapton” Apolloni “Gjeneralin” për të na treguar si ka udhëtuar drejt thelbit të romanit përfaqësues të letërsisë shqipe. Duke e vlerësuar si roman pasaportë të letërsisë shqipe, Apolloni i qaset përmes multi-metodave, duke filluar nga paraqitja sintetizuese e zhanrit të romanit botëror, shqiptar dhe të romanit të Kadaresë, për të vazhduar te gjetja e zanafillës së romanit “Gjenerali” dhe krahasimi i versioneve e varianteve të tij, më tutje te poetika (narratologji, deskriptologji, retorikë) për të dalë te intra dhe interteksti, e për të përfunduar te intermedialiteti dhe kritika për romanin. Monografia ndahet në katër njësi të mëdha. Po i quaj njësi, sepse, secila prej tyre, me plotësimet e duhura, do të mund të paraqisnin libra autonomë, por në veprën e Apollonit këto njësi dalin natyrisht të ndërlidhura e që kanë për qendër tekstin e romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Në njësinë e parë


“Regjistri i romanit”, shihet në mënyrë të kondensuar zhvillimi i zhanrit të romanit, që nga kohët e hershme e deri më tani; pak më tutje i bëhet një sintezë romanit shqiptar, duke evidencuar prirjet, temat, stilet, kontekstin historik të zhvillimit dhe duke vlerësuar se sado modeste, kjo paraqet traditën e romanit shqiptar, e cila vazhdon, por me sforcim të theksuar e të thelluar ideologjik pas Luftës së Dytë, kur imponohet doktrina e realizmit socialist. Duke e krahasuar me romancierët bashkëkohës, Apolloni nuk e fut romanin e Kadaresë te asnjëri model apo formacion shkrimi, e quan të afërt me të lashtët e të largët me të afërtit; që i përket periudhës së postmodernizmit, por që është realist i katërfishtë: te vepra e tij gjejmë realizmin, realizmin psikologjik, surrealizmin dhe realizmin magjik. Kadarenë e quan shkrimtar jo të modës, atemporal, që nuk lidhet me asnjë kohë dhe u flet të gjitha kohëve. Duke qenë i tillë, ai së pari largohet nga doktrina e imponimit dhe kështu shkruan një roman që bën kthesë të jashtëzakonshme në letërsinë shqipe. E shkruan një roman të bukur, prandaj, ai shquhet për thelbin estetik, artistik. Kur Apolloni arrin në këtë pikë, do të thotë të vlerësimit se romani “Gjenerali” para së gjithash është prozë e bukur, e krijuar përmes teknikave narrative, retorike e stilistike, atëherë në pjesët pasuese, përmes analizës së thellë në shumë plane, na e argumenton këtë mendim.


Pra, pse ky roman është kështu si është. Në njësinë e dytë përbërëse të kësaj monografie, të titulluar “Gjeneza e “Gjeneralit”, Apolloni merret me versionet e variantet e romanit, duke filluar nga ideja e deri te botimi më i fundit, por i cili, sipas tij, mund të mos jetë i fundit, pasi Kadare ende konsideron se mund të ketë diçka për të shtuar në të. Në këtë pjesë ndryshimet shihen në idetë, temat, ndryshimet gjuhësore, stilistikore, të kompozicionit dhe të zhanrit. E fillon me Gjeneralin e vitit 1962, botuar si tregim, vazhdon te Gjenerali i vitit 1963, tashmë me status zhanror të ndryshuar nga tregim në roman, duke analizuar në detaje transformimin që ndodh; këtë transformim e përcjell, me po këtë sy të kujdesshëm, edhe te versioni i vitit 1967, varianti i vitit 1971 dhe ribotimi i parë i pasdiktaturës, në vitin 1998. Të gjithë këtë Labor Limae të Kadaresë, Ag Apolloni e vështron përmes një thjerrëze të fuqishme analitike, deri në detajet më të vogla, siç janë ndryshimet e disa shkronjave, fjalëve e fjalive nga njëri version në variantin tjetër e madje edhe te evidencimi i shpeshtimit të presjeve apo shenjave të tjera të pikësimit. Do të thotë, studiuesit Apolloni nuk i shpëton asgjë nga vështrimi. Njësia e tretë e monografisë për “Gjeneralin”, paraqet edhe pjesën qendrore të saj.


E titulluar “Poetika e romanit”, ajo ndahet në tri pjesë të mëdha: narratologji, deskriptologji dhe retorikë. Në pjesën e parë i shohim nivelet narrative të romanit, strukturën narrative, narracionin, narratorin, vokalizatorin, fokalizatorin, narraterin, syzheun, kohën, ritmin, paralelizmin, sekuencën logjike, suspensin dhe surprizën. I përmenda me qëllim të gjitha këto elemente narratologjike të romanit të cilat i ka analizuar Apolloni. Duke qenë se në studimet tona ende nuk ka të përkthyer ndonjë libër të narratologjisë, kjo monografi mund të merret si literaturë mjaft e dobishme për të gjithë që mendojnë t’i qasen tekstit përmes analizës narratologjike. Pjesa e dytë e njësisë mbi poetikën e romanit titullohet “Deskriptologji” dhe është disiplinë të cilën, në të vërtetë, e propozon Apolloni. Më tutje e lidh hapësirën me personazhin, hapësirën me kohën dhe hapësirën me ngjarjen. Apolloni konstaton se në planin deskriptiv, Kadare është një piktor me shumë stile. Ndërkaq, pjesa e tretë e njësisë së tretë të monografisë ka të bëjë me retorikën, ku gërshetohet analiza e romanit me teorizimet. Shihen tonet e rrëfimit, tragjik e komik, flitet për makinën retorike dhe protejformen, ndërkaq pikë qendrore e kësaj pjese është analiza e figurave, ku Apolloni bën regjistrin e 33 figurave, duke e ilustruar secilën figurë që identifikon me një copë teksti të romanit.


Njësia e katërt, e titulluar “Transtekstualiteti”, fillon me paratekstualitetin, ku gjejmë informata interesante për botimet dhe numrin e tirazhit të kopjeve të romanit, shtëpitë botuese shqiptare dhe të huaja që e botojnë; Apolloni ua kushton një analizë interesante epigramit të romanit, në ide dhe gramatikë, kapitujve, mendimeve të vetë Kadaresë për romanin, kritikës për të dhe e përfundon me epiteks- tin privat, do të thotë me komunikimin jozyrtar mes studiuesit Apolloni dhe autorit Kadare. Në pjesët pasuese të njësisë së katërt kemi edhe kapitullin mbi “Intratekstualitetin”, ku “Gjenerali” shihet në relacion intratekstual me veprat e tjera të tij, duke filluar nga poemat e deri te romanet dhe esetë. Idenë e “Gjeneralit” e gjen nëpër vargjet e shkruara paraprakisht nga Kadare, si në vëllimet “Shekulli im” dhe “Përse mendohen këto male”, pastaj shihet se si “Gjenerali” hyn në marrëdhënie intratekstuale me romanet e tjerë të Kadaresë, si për shembull me: “Qyteti pa reklama”, “Kronikë në gur”, “Dasma”, “Kështjella”, “Nëntori i një kryeqyteti”, “Dimri i vetmisë së madhe”, “Koncert në fund të dimrit” etj. Ndërkaq, nga esetë, shprehet se “Autobiografia e popullit në vargje” lidhet me “Gjeneralin” përmes interpretimit të disa këngëve popullore në të dyja veprat, por në roman ato zbërthehen në mënyrë tendencioze nga prifti, kurse në ese autori ka diskurs afirmativ ndaj tyre, duke e kundërshtuar kështu personazhin e vet.


Apolloni evidenton dialogun e Kadaresë nga Homeri te Hemingway, duke u shprehur se Eskili, Shekspiri dhe Gogoli janë trinia e shenjtë letrare që e adhuron Kadare. Apolloni shprehet se “Gjenerali” dialogon me dy grupe tekstesh: anonime dhe autoriale dhe e nis udhëtimin krahasimtar që nga miti, bibla e folklori për të gjetur pikëtakime të romanit me veprat e Homerit, Eskilit e të tjerëve shkrimtarë të mëdhenj. Relacioneve me Eskilin Apolloni ua kushton më së shumti faqe në këtë pjesë, pasi edhe vetë Kadare e pëlqen fort tragjedianin antik. “Gjenerali” shihet sidomos në krahasim me tragjedinë “Persët”, pasi e kemi temën e qëndresës, idenë e luftës së të voglit kundër të madhit (Davidi e Goliati), dhe humbjen e turpshme të këtij të fundit. Këtu është për t’u përmendur çështja e katarzës së famshme të Aristotelit, e cila, te tragjedia “Persët” nuk funksionon, pasi nuk zgjon mëshirë e frikë te shikuesit grekë, të cilët natyrisht që nuk ndiejnë mëshirë ndaj disfatës së pushtuesve të dikurshëm. Apolloni thotë që tragjedia “Persët” nuk e përfill katarzën standarde të Aristotelit, por e krijon një katarzë të re, që zgjon ndjenjën e krenarisë kombëtare të popullit të vogël që e fiton luftën kundër pushtuesit të madh.


Në të dyja rastet, edhe te grekët e vjetër, edhe të shqiptarët, këto dy vepra e zgjojnë këtë tip të ri të katarzës së krenarisë kombëtare, të atdhedashurisë dhe të urrejtjes ndaj armikut. Autorë dhe vepra të tjera me të cilët e krahason Apolloni “Gjeneralin” janë edhe Dante Aligieri “Komedia hyjnore” (paradigma e udhëtimit të përbashkët të dy personave, në këtë rast vetëm në ferr). Intermedialiteti, ndërkaq, ka të bëjë me krahasimin e romanit, pra letërsisë, me artet e tjera. Në këtë kapitull, Apolloni e sheh romanin në lidhje intermediale sidomos me filmin, por edhe me inskenimet, pikturën, gravurën, skulpturën, arkitekturën, baletin dhe muzikën. E gjejmë në këtë pjesë edhe një analizë të inskenimeve, si për shembull të Pirro Manit, të cilin e quan të suksesshëm. Por, të tillë, duke e argumentuar, nuk e quan inskenimin e Dino Mustafiqit. Pak radhë ia kushton edhe baletit Gjenerali i ushtrisë së vdekur, i realizuar në vitet 1977 dhe 2009 në Tiranë 


Monografi 


“Paradigma e Proteut” është e para monografi për romanin “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur”. Romani analizohet në shumë plane dhe i detajuar. Këtë vepër e shquan gjuha e qartë dhe koncize. Ndërtohet përgjithësisht sipas procedurës: ngritje e problemit, teorizim, evidencim dhe analizim, shoqëruar me ilustrime. Vlerësimet nuk janë të shpeshta dhe kështu e ruajnë diskursin shkencor deri në fund. Siç e thamë, ilustrime ka mjaft, kështu që shpesh, gjatë leximit të monografisë, të krijohet përshtypja se po e shikon romanin “Gjenerali” përmes thjerrëzës së fuqishme analitike të Apollonit. Edhe elementet më të vogla, deri te presjet, nuk i kanë ikur kësaj thjerrëze. “Paradigma e Proteut” është vepër studimore që rri një shkallë më lart se “Parabola postmoderne”, pra autori e kapërcen veten, gjë kjo e natyrshme dhe e kërkueshme. 


Shtoni një koment
10 Komente
V.Rushiti
zoteria Kadae, shkruaj ore nje here per shqiperine e sotme or derezi,leri historirtat e lashta,shqipove u duhet e sotmja.
Kastriot
I nderuar Gëzim,kam respekt për atë që ke bërë.Vepra sado e keqe që të jetë,brenda mundë,djersë dhe vlera.Kam mendimin se Apolloni nuk është mit Grek siç vazhdoni në ujrat e turbullta ju autorët,kritikët apo romancierët.Apoloni është pelargo-ilir.Pse? Shih në të gjitha veprat e autorve të vjetër dhe antik se çfarë thonë për Apolloninë e Fierit.Në 33 qytete në botë me të njëjtin emër,Apollonia e Fierit është më e lashta,të paktën gjer më sot vjen në shek.VII-VI p.e.re.Vetëm ky fakt të bën të mendosh,që ju autorë,kur merrni rrugën për të shkruar histori.bëni histori shkencore e jo histori oborresh.Të këshilloj të shkosh atje në Apolloni,të shikosh,të mendosh,dhe të ngelesh pa mend se pse Apollonia është para helenëve me helenizmin e tyre...Na lodhët me "kulturën" tuaj të cunguar.
ANTEU
Kastriotit.
A e di ti Kaçi prejardhjen e emrit Apolloni?
Nga dalka ky emër me prejardhje pellazgo-ilire???
Oh, Zot, kur dalin disa që jo vetëm nuk dinë për vete, por mundohen të vënë në dyshim njohuritë e specialistëve!!!
Halit Teneqja
I nderuar Kastriot,
Vetëm desha të të informojë se ky Apolloni, e kishte pasur mbiemrin Teneqeja, pra ky tipi ka bërë një ndryshim ,??cilësor,??, nga një emër i rëndomtë farkëtari është shndërruar në një ,??mbretëror,??.
Teneqja
fatmiri
Ky shkrim me lodhi dhe nuk perfitova asgje. Perralla pa mbret fare. Shkrime te tilla me shume prishin se ndreqin. Dhe prishja ka kohe qe ka filluar me keta interpretues te rinj qe duan te çpikin e jo te zbulojne lashtesine.
Skela
Kadare Ik se na ngaterrove muhabetin. Nuk eshte koha per ty sepse ti ke mbetur pas. Shqiptaret kane halle me te medha se ato qe shkruan ti. I le ne balte ne koherat me te veshtira. Te siguroj qe nuk ka mbetur njeri te emocionohet nga shkrimet e tua.
Skela
Kadare Ik se na ngaterrove muhabetin. Nuk eshte koha per ty sepse ti ke mbetur pas. Shqiptaret kane halle me te medha se ato qe shkruan ti. I le ne balte ne koherat me te veshtira. Te siguroj qe nuk ka mbetur njeri te emocionohet nga shkrimet e tua.
Pa Emër
STAMBOLLI DIGJET,K...A KRIHET...!
demos
Kujt i thua ore te shkruaje per te sotmen ? Ismaili ka frike nga cdo dite e sotme ,mezi pret qe te vdese te preke ditet e shkuara , sigurisht do te takoje Homerin,Virgjilin,Danten.. jo, jo Danten, se Ismaili ka frike nga rrathet e Dantes.
rezart palluqi
Letërsia bardhë e zi e Kadaresë

Shkrimtari i universal derdh 9 pika loti për viktimën dhe 5 pika loti për vrasësin e tij/saj. Ai shkrimtar që nuk e bën këtë, derdh nga sytë e tij lotë të helmuar, te cilët letërsisë i heqin ngjyrat, e bëjnë atë bardhë zi!
Këtë bën Kadareja me Gjeneralin e ushtarëve italianë që u vranë në Shqipëri.

Nuk do hyj në analiza të hollësishme sepse këto janë karamele për kritikët dhe jo për mua, shkrimtar.
Për mendimin tim, tek ky libër ( por edhe shumë libra të tjerë të tij) ai na skicon një figurë bardhë e zi dhe koncepti i tij nuk është origjinal.

Përse?

1) Po filloj me origjinalitetin.
Gjenerali i ushtrisë së vdekur është një riprodhim ordiner i kryeveprës së madhe të Gogolit, Shpirtërat e vdekur. Gjenerali i Kadaresë përngjan nga pamja e jashtme( e brëndshme jo e jo, sepse ai shpreh dhimbje, keqardhje të vërtetë për fshatarët e vdekur rusë ) me personazhin e Gogolit. Që të dy personazhet kërkojnë të vdekurit: ai i Gogolit shpirtërat rusë dhe ai i Kadaresë kockat e ushtarëve të vdekur. Që të dy bredhin me shpresën që të zbulojnë sa më shumë shpirtëra të vdekurish.

2) Përse është romani bardh e zi?

Italianët fashistë dalin të këqinj ndërsa pala tjetër e mirë. Nuk ka nuancim letrar, këndvështrim sado pak me ngjyra. Dikush mund të thotë si arrihet kjo kur bëhet fjalë për luftë?
Po, arrihet. Kemi vërtetë të bëjmë me dy palë kundërshtare, por që janë njerëz, me shpirt, ëndrra, familje, të cilat përpara se filan IDIOT UDHËHEQËS t,??i hidhte në luftë si peshkaqenë të egërsuar, ëndërronin për liri dhe mirëqënie, njëlloj si pala mbrojtëse.
Shkrimtari i madh pra, e shmang këtë kurth gazetaresk, duke i përmendur njerëzimit se ushtarët italianë me xhepa të mbushur me bomba, të cilët Gjenerali u kërkon eshtrat, puthnin 25 vite më parë vajza të bukura, ëndërronin të ndërtonin familje dhe realizonin suksese të mëdha në jetë.
Pra duhej filluar me jetën e ushtarëve përpara se ata u hodhën në luftë, të shpjegoheshin arsyet politike dhe psikologjike që ata i shtynë të pranojnë luftën, dhe pastaj të flitej për kërkimin e eshtrave.
Shkurt: nuk mund të përmendësh vetëm sjelljen e ushtarit të vdekur gjatë luftës, sepse atëherë ai, pra agresori, del dashje pa dashje, supernegativ dhe pala mbrojtëse super-pozitive. Dhe këto janë kontraste bardhë e zi.

Gjenerali ironizohet këmbë e krye në të gjitha veprimet e tij. Ironia është armë e fuqishme letrare, por ajo nuk duhet të kalojë në nivel barbar. Sidomos pjesa ku gjenerali dëshiron të kërcejë në dasmën shqiptare ndërkohë që ai shkoi atje për të zbuluar eshtrat e ushtarëve të tij. Një gjeneral Musolinas mund ta ketë bërë por jo në vende publike.
Pastaj fragmenti i dasmës shqiptare është varrosja më e tmerrshme që mund t,??i bëjë një shkrimtar popullit të tij.

Populli shqiptar dergjej nën darën e diktaturës hoxhiste, ndërsa Kadare përmend aty dasmën shqiptare, me pleq që e kanë çibukun më të trashë se sa cigarja e gjeneralit ( ajo mund të simbolizojë edhe penisin e shqiptarit më të trashë se atij të italianit), thua sikur shqiptarët jetonin të lirë, dhe jo mijëra prej tyre u groposën në netë pa hënë.
Ua, çfarë arrogance ballkanike! Çfarë mburrje burracake por edhe mesazhi te falcifikuar mund të ketë dërguar ky pasazh dasme tek një lexues italian i cili kur e ka lexuar mund të ketë thënë : lum si shqiptarët që dëfrejnë në dasëm dhe mjerë gjenerali ynë që nuk e shijon dot dasmën por i duhet të merret me zbulimin e eshtrave të ushtarëve!
Po, po, shqiptarët defrenin me dasmën vrasëse të diktaturës hoxhiste, dhe gjenerali na shfaqet si dasmor qesharak.
E pabesueshme! Të paktën gjenerali bëri mundimin dhe i zhvarrosi trupat e ushtarëve të tij, ndërsa bashkëqytetasi i Kadaresë, Hoxha, i varrosi ata pa nam e pa nishan, dhe Kadareja i mbylli të dy sytë qëllimisht.

Kadareja përpiqet ta veshë gjeneralin me dhimbje, por ajo është artificiale, dhe kjo ndodh çdo herë kur shkrimtari shtiret, dhe nuk e ndjen dhimbjen personalisht.
Dhe Kadareja e ka plotësisht mendjen tek riprodhimi sa më i bukur i librit të Gogolit, se sa përshkrimi sa më i pa-anshëm i zbulimit të eshtrave të ushtarëve të pafatë italianë.


Kujt i shërbeu ky roman bardhë e zi?

1) Urrejtjes pa datë skadence të bashkëqytetasit të Kadaresë, Enver Hoxhës ndaj fashistëve. Ky i fundit rrihte gjoksin se ishte ai që i dëboi fashistët nga Shqipëria, dhe Kadareja i frynte atij gjoksin me oksigjen të sëmurë letrar.

2) Dramës së tmerrshme të izraelitëve. Deri diku qëndron kjo, por jo plotësisht. Përse ?
Evropa ka qenë shumë më herët se Hitleri, antisemite. Izraelitët nuk mundeshin të shkolloheshin, por vetëm të tregtonin.
Evropianët, me Holandën kryekampione, vendin ku unë banoj, i dorëzuan izraletitët tek Hitleri kundrejt shpërblimit me para. Prandaj dhe kjo e fundit, pra Holanda, e mbron politikën izraelite pa datë skadence vetëm e vetëm për të mos dalë në diell fytyra e saj e vërtetë në periudhën hitleriane dhe para saj.

Pra, nuk është vetëm Kadareja, por edhe dhjetëra shkrimtarë të tjerë evropianë të cilët i mbyllën sytë ndaj anti-semitizmit evropian dhe ia hodhën Hitlerit të gjithë përgjegjësinë e Holokaustit.
Sidoqoftë symbyllja e Kadaresë është barbare sepse nuk mund të tallesh me një gjeneral që kërkon eshtrat e ushtarëve të tij, dhe të anashkalosh me djallëzi primitive groposjen e mijëra shqiptarëve nga Hoxha.
Në atë kohë, evropianët ishin të gjithë të çmendur, antisemitë, vetëm se Hitleri ishte i kryençmenduri.

Dhe dëmi që ka shkaktuar ky roman dhe shumë të tjerë të shkruajtur rreth luftës së dytë botërore është për mendimin tim shumë i madh.
Përse? Evropa nuk bëri një vetëreflektim të plotë rreth shkaqeve të plotë të dramës tragjike të izraelitëve, por edhe më tej, arsyeve të shpërthimit të Luftës së dytë Botërore.
Kjo solli si pasojë që izraelitët të lartësohen dhjetë herë më shumë se çduhej. Ata, pjesërisht të nxitur nga urrejtja dhe frika e egzistencës që i krijoi Evropa me në krye Hitlerin, pjesërisht të përkrahur nga romane bardh e zi si ai i Kadaresë dhe shumë shkrimtarëve të tjerë evropianë, u shndërruan në arrogantë akoma më të mëdhenj se sa Hitleri vetë.
Evropa e pasinqertë pra, i përqafon romane të tillë, edhe pse kanë kaluar 45 vjet nga drama izraelite. Dhe tani për të nuk ka rrugë kthimi sepse ajo nuk dëshiron të pranojë antisemitizmin e saj para-hitlerian dhe pozitat e forta politike dhe ekonomike që arritën të zotërojnë izraelitët mbas dramës hitlerike.

Në mbyllje : për momentin, këtu humbësja më e madhe janë Evropa dhe letërsia e Luftës së dytë Botërore.
Evropa është humbëse sepse e politizoi letërsinë, e përdori atë për të maskuar një pjesë të antisemitizmit të saj para periudhës hitleriane, rrjedhimisht politika e saj e jashtme është bardhë e zi : e zezë ndaj hitlerizmit/palestinës; e bardhë ndaj vetvetes (aleanca kundër hitlerit) dhe izraelitëve.
Prandaj edhe antisemitizmi sot ka fituar një imunitet anti-letrar. Tek gjenerali i Kadaresë letërsia e sheh gjeneralin me sy dhe duar të lidhura.

Ndaj antisemitizmit letërsia evropiane e humbi një sy, sepse Evropa nuk vetreflektoi siç duhet ndaj dramës izraelite dhe këta të fundit i hipën Evropës kalaqafë, çka mund të ketë pasoja fatale për të ardhmen e saj.

Ndërsa letërsia shqiptare i humbi të dy sytë, sepse Kadareja u mor me
çvarrosjen e eshtrave të ushtarëve italianë, dhe anashkaloi me heshtje barbare eshtrat e mijera disidentëve shqiptarë ndaj komunizmit, të cilët ende nuk dihet se ku prehen. Kësaj i thonë të tallesh me eshtrat e fqinjit tënd dhe të harrosh me djallëzi vrasëse eshtrat e vëllezërve të tuaj, akoma më të pafajshme se sa ushtarët italianë, sepse ata tek e fundit luajtën edhe pse pa dashje rolin e pushtuesit, ndërsa shqiptarët u vranë nga Gjenerali Hoxha, eshtrat e të cilit Kadare i groposi me lavde poetike.


Rezart Palluqi
Holandë, 08 maj 2013

Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

1 + 4 =