Thellë

PD shpall 33 kandidatët për deputet në Tiranë

  • 22 Mars 2013, 07:00
  • Përditësuar 14:11

Plarent Shehu 


-Partia Demokratike do të prezantojë sot, gjatë mitingut me rastin e 21 vjetorit të fitores së parë dhe hapjes së fushatës elektorale, grupin e kandidatëve të qarkut të Tiranës. Ndryshime radikale ka pësuar lista e kandidatëve për deputetë në radhitje për qarkun e Tiranës. Burime pranë Partisë Demokratike, bëjnë me dije për gazetën ‘Shekulli’ se, tashmë kreu i demokratëve dhe kryeministri Sali Berisha ka gati listën me 32 kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës, ku në këtë listë kanë hyrë disa emra të rinj. Lista e siguruar nga selia ‘blu’ është pothuajse e përfunduar, sa i përket radhitjes së kandidatëve nga 1 deri tek 32, me përjashtim të ndonjë lëvizjeje të fundit të cilën Kryeministri mund ta bëjë për efekt elektoral apo kërkesë nga baza demokrate. Kështu, deputetja Lajla Përnaska nuk do të jetë më në zonën e sigurt të përfitimit të mandatit të deputetit dhe radhitet e 20-a si kandidate në listë, në krahasim me vitin 2009 kur ajo gjendej në vendin e 15. Vendin e deputetes aktuale të PD-së Përnaska do ta zërë emri i ish zëvendësministres së Integrimit Grida Duma, e cila është një nga risitë e listës dhe hyn për herë të parë në listën e kandidatëve të PD-së. Një tjetër femër e cila do të ketë fatin e deputetes Përnaska është dhe aktorja e deputetja, Rajmonda Bulku, e cila do të jetë në listën e kandidatëve, por emri i saj s’postohet në vendin e 25 nga vendi i 3-të që ishte në zgjedhjet e 2009-ës. Vendin e zonjës Bulku në listën e kandidatëve do ta zërë këshilltarja për çështjet ekonomike e Kryeministrit Berisha, Zana Guxholli. Një nga ndryshime radikale të listës së kandidatëve për qarkun e Tiranës është hyrja në vendet e sigurisë së lartë për deputetë të kreut të LZHK-së, Dashamir Shehit dhe ish-kryetarit të PD-së, Eduard Selami. Dy kandidatura të cilat renditen përkatësisht; i pari në vendin e 14-t dhe i dyti në atë të 16-t. Jo më kot Dashamir Shehi është renditur në vendin e 16-t, vend i zonës gri ku mandati i deputetit nuk është i sigurisë së plotë siç është vendi i Eduart Selamit, pasi kreu i LZHK-së duhet të punojë fort sipas selisë ‘blu’ me qëllim që 6-7 mijë vota të cilat ajo pretendon se ka 10 vjet që i merr në Tiranë e rrethina t’i mundësojnë marrjen e mandatit të 16 PD-së dhe vet Shehit. Një tjetër risi në këtë listë të kandidatëve për deputetë është dhe hyrja e një tjetër eksponenti të PD-së dhe një nga beniaminët e kryeministrit Sali Berisha, z. Bardh Spahia, i cili vlen të theksohet se ditë më parë ka dhënë dorëheqjen nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës. Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Jorida Tabaku si dhe Prefekti i qarkut të Tiranës Keltis Kruja do të jenë përsëri në listën shumëemërore të PD-së të kandidatëve për deputetë për qarkun e Tiranës, por kësaj radhe më një ndryshim shumë të madh, do të jenë në zonën e sigurisë së lartë për sigurimin e mandatit të deputetit në Kuvendin e Shqipërisë. Tabaku e Kruja do të renditen respektivisht në vendin e 11-t dhe të 4-t. Risitë e listës së kandidatëve për deputetët në qarkun e Tiranës mbyllen me kandidaturën e kreut aktual të hipotekave Arben Qirjako, i cili edhe pse ka qenë edhe në listën e zgjedhjeve të vitit 2009-s në Tiranë kësaj radhe ngjitet ndjeshëm në vend të 17-t dhe ka më shumë shpresa sesa katër vite më parë ku renditej në vendin e 26-t. Dy janë ikjet ose heqjet nga lista e qarkut Tiranë ku emri më i bujshëm është ai i ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, i cili do të kandidojë në qarkun e Elbasanit dhe do të jetë i pari në listën e këtij qarku. Një tjetër emër që nuk është me kjo për arsye se është zgjedhur President i Republikës është emri i z. Bujar Nishani i cili është zgjedhur në 2009-n deputet me listën e kandidatëve të qarkut të Tiranës. Dy emrat e fundit janë zëvendësuar respektivisht nga z. Dashamir Shehi dhe i kthyeri nga SHBA-të Eduart selami, por me një renditje të ndryshme nga ajo e zgjedhjeve të 2009-s. Ky ekip dhe kjo listë sipas PD-së do të jetë për kryeministrin Sali Berisha, i cili do të prezantojë disa prej tyre sot në mitingun e hapjes së fushatës, do të jetë ekipi fitues i PD-së në zgjedhjet e 23 qershorit për qarkun e Tiranës.


Ish Sekretari i Nishanit


Bardh Spahia ish Sekretari i Përgjithshëm i Presidentit të Republikës, ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante prej shtatë muajsh në Presidencë. Ishzëvendësministri i Shëndetësisë, i cili la postin në Ekzekutiv për të qenë pjesë e stafit të ngushtë të Presidentit Bujar Nishani, ka firmosur shkresën e dorëheqjes nga posti i sekretarit të Përgjithshëm. Dorëheqja e sekretarit të Përgjithshëm është konfirmuar nga zyra e shtypit pranë kreut të shtetit. Emri i Bardh Spahisë në postin e sekretarit të Përgjithshëm në Presidencë u përfol se u propozua nga Kryeministri Sali Berisha. Ish-zëvendësministri i Shëndetësisë prej shtatë muajsh ka qenë në detyrë dhe ka marrë pjesë në procese të rëndësishme të përzgjedhjes së emrave të figurave më të rëndësishme të institucioneve të Drejtësisë dhe Inteligjencës. Ish-sekretari i Përgjithshëm, Spahia, ishte në detyrë kur u shkarkua kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqiri dhe zëvendësimi i tij me Visho Ajazi Likën. Po ashtu, ish sekretari i Përgjithshëm i Presidentit ka asistuar në vendimmarrjen për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri Adriatik Llalla dhe ndërprerjen e mandatit të Ina Ramës.


Përjashtimi


Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi do të jetë një nga përjashtimet e rralla që Partia Demokratike dhe kreu i saj Sali Berisha do të bëjë në këto zgjedhje parlamentare. Burime brenda selisë ‘blu’ bëjnë me dije se tashmë është vendosur nga kryeministri Berisha që Shehi do të jetë në listën e kandidatëve për deputetë të qarkut të Tiranës për PD-së, pasi kreu i LZHK-së, sipas demokratëve, ka një elektorat stabël dhe të përhershëm në qarkun e Tiranës dhe do të arrijë ti sjellë PD-së 6-7 mijë vota.


“Jo koalicion me PS-në me kushtet e Ramës”


Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të pranojë një koalicion me Partinë Socialiste me kushtet që kryesocialisti Edi Rama u ka vendosur aleatëve. Deklarata është bërë nga deputeti i LSI-së Nasip Naço një ditë pas takimit të Ramës me aleatët. Deputeti i qarkut të Beratit deklaroi se koalicionet nuk bëhen me shkëmbim votash apo me vende pune , teksa shton se për shkak të këtyre “lojërave”, PS ka humbur dy herë zgjedhjet. Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim thekson se LSI do të bëjë koalicion me çdo parti që pranon idetë dhe platformën e saj. Partia Socialiste ka për caktuar dje, mënyrën e bashkëpunimit dhe bashkëqeverisjes me aleatët e saj. Në një takim të zgjeruar, ku morën pjesë edhe 8 aleatë të rinj të koalicionit opozitar, kreu socialist Edi Rama u bëri të qartë aleatëve cakun e votave që ata duhet të sigurojnë për të qenë pjesë e qeverisë. Në projekt-platformën e paraqitur nga Rama, thuhet se, nëse një parti e vogël merr nga 100 deri në 500 vota në një qark, ajo ndan pushtetin në rang lokal, pra merr poste brenda atij qarku. Nëse një parti siguron nga 1 mijë deri në 5 mijë vota në rang kombëtar, ndahen poste edhe në nivel qendror, veç atij lokal. Por duhen mbi 10 mijë vota në rang qarku, që sigurojnë një deputet, që një parti e vogël të jetë pjesë e bashkëqeverisjes në nivel qendror, pra që kjo parti të ketë mundësinë e marrjes së një posti ministror apo zv/ministri. Në këtë pikë ka pasur sugjerime dhe vërejtje. 


2009 


1.Sali Berisha 


2. Aldo Bumçi 


3.Rajmonda Bulku 


4.Bujar Nishani 


5.Majlinda Bregu 


6.Gerti Bogdani 


7.Genti Strazimiri 


8. Florian Mima 


9. Ilir Rusmajli 


10. Myqerem Tafaj 


11. Luan Skuqi 


12. Tritan Shehu 


13. Viktor Gumi 


14. Arben Imami 


15. Lajla Përnaska 


16. Vath Tabaku 


17. Jonida Tabaku 


18. Edit Harxhi 


19. Altin Ndroqi 


20. Kastriot Sulko 


21. Galip Ramadhi 


22. Taulant Bino 


23. Ermal Topi 


24. Gjergji Bojaxhi 


25. Indrit Tortuzi 


26. Arben Qirjako 


27. Ferdinand Shehu 


28. Jera Kruja 


29. Arta Stakja 


30. Migena Reçi 


31. Gerti Skruja


32. Ylber Vata 


2013 


1. Sali Berisha 


2. Aldo Bumçi 


3. Suzana Guxholli 


4. Keltis Kruja 


5. Majlinda Bregu 


6. Gerti Bogdani 


7. Genti Strazimiri 


8. Florian Mima 


9. Ilir Rusmajli 


10. Myqerem Tafaj 


11. Jorida Tabaku 


12. Tritan Shehu 


13. Viktor Gumi 


14. Eduart Selami 


15. Grida Duma 


16. Dashamir Shehi 


17. Arben Qirjako 


18. Ferdinand Shehu 


19. Bardhyl Spahia 


20. Lajla Përnaska 


21. Altin Ndroqi 


22. Kastriot Sulko 


23. Galip Ramadhi 


24. Taulant Bino 


25. Rajmonda Bulku 


26. Indrit Tortuzi 


27. Luan Skuqi 


28. Jera Kruja 


29. Arta Stakja 


30. Migena Reçi 


31. Gerti Skruja 


32. Ylber Vata


 


 


Shtoni një koment
4 Komente
alush
Po ky Dash Shehi nuk di se ku ti heqe pantallonat me pare.Eka nxjere b..... ne pazar
Pa Emër
Alush merru me bu ... tende
poseidoni
Ore askushi pa emer. U ofendove ne emer te buzepremit? Nuk e dija qe dash shehi qeka edhe dyrdyl qe ti i ruan b... nga ofendimet.
Pa Emër
PO ARBEN IMAMIN KU E KE O SALE? DO TA C OSH GJETKE, APO DO TA BESH KURBAN?
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

9 + 4 =