Opinion

Kryeministri i ardhshëm

  • 22 Mars 2013, 14:34

Dhimitër Muslia/ Kryetar i PKD-së


-Edi Rama duhet patjetër të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë. Këtë nuk e them nisur nga simpatia personale apo si kryetar i një partie në aleancë me të, por nisur nga arsye krejt më parimore, më të shëndosha dhe thelbësore. Mjafton të themi se Edi Rama ka treguar se është një menaxher i suksesshëm, se kjo Tiranë e sotme me pamje Europiane, ka vulën e punës dhe drejtimit të tij gjatë viteve kur shërbeu si kryetar bashkie. Suksesi i Ramës bëhet më domethënës po të shohim vakuumin e krijuar, ritmet në vend numëro të pasardhësit të tij, i cili jo vetëm nuk solli tramin e premtuar, por i ka “shqepur” rrugët në atë farë feje saqë të duket sikur po udhëton në Kandaharin e goditur nga lufta. Edi Rama ndoshta ende nuk e ka krijuar staturën, përvojën e një politikani perfekt, por gjatë këtyre pak viteve hopi i tij ka qenë cilësor, si në reformimin që po i bën PS-së, ashtu edhe në programin, vizionin që manifeston për një Shqipëri Europiane tërësisht e ndryshme nga kjo e sotmja. Thirrja e Edi Ramës për një bashkim në front të gjerë të të gjithë individëve, grupeve, subjekteve politike për një “Rilindje”, do të thotë se gjërat kanë shkuar në limitet e tyre dhe nuk ka më kohë për të humbur. Të thuash se të gjithë politikanët janë njësoj dhe të mos bësh ndryshimin, i shërben konsolidimit të së keqes, shtimit të dozës së vrerit, i cili po helmon jetët tona ditë pas dite, pamundësisë për kurimin me antibiotikë dhe aktivizimit të trupave mbrojtës.  Në këtë kontekst, duke qenë se ndryshimi bëhet me votë, lipset që ajo pjesë që ka kohë që e ka braktisur votimin (thuhet 40-50%) për arsye të mosbesimit në vite, të rikthehet në kryerjen e këtij misioni kombëtar, të një rëndësie jetike. N.q.s në vitet 90 – të, besimi, shpresa që kishim tek demokracia dhe ekonomia e tregut të lirë e sfidonin varfërinë që trashëguam, sot në 2013-ën, mungesa e lirisë, e kohezionit, mungesa e funksionimit të shtetit dhe institucioneve, skepticizmi i skajshëm, janë varrmihësit, gropa e hapur nën këmbët tona, ku shuhet çdo ëndërr, çdo perspektivë. Sali Berisha në çdo kuptim e ka mbyllur ciklin e tij dhe duhet të ishte tërhequr me kohë nga skena, t’u linte rrugë të lirë të rinjve. Këmbëngulja, stoicizmi i tij tregon gjendje patologjie, deliri, i cili brenda hapësirës politike zgjidhet me “injektim” të ilaçit votë. Ose përndryshe na duhet ta durojmë edhe katër vite të tjera, pa të drejtën për tu ankuar. Por edhe sikur PD-ja dhe mazhoranca e sotme, të mos kishin këto anomali dhe dështime gjatë dy mandateve qeverisjeje, qoftë edhe për efekt kohor, për pamundësi të efiçencës optimale, konsumit të energjive, duhet ta dorëzonte pushtetin. Kjo është një normë, një hallkë e funksionimit normal të demokracisë. Përtej gjithçkaje tjetër dëmi moral i shkaktuar nga kjo mazhorancë, aplikimi i modelit të mosndëshkimit, për disa ngjarje të rënda është shkaku më madhor i ndëshkimit me votë më 23 Qershor dhe nxjerrjen në opozitë. Mjafton të kujtojmë Gërdecin, 21 janarin, pa hyrë në detaje dhe hollësi të tjera. Dy nga personat përgjegjës për vrasjet e njerëzve të pafajshëm,  jo vetëm nuk janë dënuar nga drejtësia, por vazhdojnë të jenë ministra edhe sot e kësaj dite. Në këmbim të mbështetjes pa kushte, të rolit prej kamikazi në dobi të liderit, ata kanë përfituar “de fakto” pafajësinë edhe kur janë akuzuar për shpërdorim të detyrës dhe vjedhjes së pasurisë publike. Madje gjykoi se mbyllja apriori e dosjes për rrugën Durrës – Kukës ka qenë vendimtare për vendosjen e Lul Bashës si Ministër i Rendit dhe në ato që e pasuan në rolin e komandantit të togës së pushkatimit. Berisha (sipas fjalëve që qarkullojnë) i ka për zemër që vartësve t’ua bëj ndonjë dosje gati, me shkeljet dhe korrupsionin, që t’ua përdorë sa herë që tentojnë të dalin nga rreshti dhe të mos i binden. Pra Luli si Ministër i Rendit, ka qenë shah- mat, i përcaktuar për të bërë gjithçka që t’i kërkohej, përndryshe...(!!) Pushteti i sotëm funksionon si dinasti, ku sallonet e princërve dhe princeshave me gjithë shërbëtorët e tyre, janë pjesë e oborrit të monarkut, të familjes dhe klanit Berisha, të cilët kontrollojnë çdo gjë me dorë të hekurt. Ata do tentojnë, sipas gjasave që të përdorin gjithçka për të mos e dorëzuar fronin, që nga presionet, kërcënimet me vendin e punës, joshjet për pasurim, qerasjet me raki dhe qofte në kioskat e tymit, dhorot me thasë mielli ditën e votimit, shlyerjen e detyrimeve në listat e borxhlinjve nëpër supermarkete, paratë kesh për manipulatorët e opinionit dhe të qendrave të votimit. Por këto para, këto thasë mielli që do shuajnë urinë e pak ditëve apo muajve do peshojnë mjaft rëndë mbi shpinën e shqiptarëve të thjeshtë, do shkaktojnë mjaft strese, pakënaqësi, divorce, viktima nga depresioni, do shtojnë agoninë tonë. Gjithë sa renditëm i bëjnë krejt të ndryshëm dhe të dallueshëm Berishën dhe Ramën; i pari përfaqëson të shkuarën, i dyti përfaqëson të ardhmen. Votimi për koalicionin e majtë dhe për Ramën kryeministër më 23 qershor, është e vetmja mundësi dhe alternativë që kemi për të dalë nga kolapsi.


 


 

Shtoni një koment
15 Komente
s ahmeti
Ore shoku Mitrua, nese ju beni emerimin e kryeministrit te Shqiperise do besoja se do emeroni Edin per kryeminister. Besoj se ne shqiperi do kete zgjedhje dhe populli do vendose per kthimin e monizmit pas 2o vjete apo jo.Edi Kristaqi duhet te shkruaj nje biografi per Kristaqin i cili ishte edhe egzekutori i fundit gjat viteve te diktatures nese ju i nderuar shoku mirua.
Pa te fare
Mbase e meriton vertete te jete kryeminister por duhet te fitoje ZGJEDHJET.
Mark.uk
Kryeminister ne letra te PS ishte edhe para 4 vitesh.Deshirat e mllaja dhe mundesit kan detin ne mes.
s ahmeti
Ore shoku Mitrua, nese ju beni emerimin e kryeministrit te Shqiperise do besoja se do emeroni Edin per kryeminister. Besoj se ne shqiperi do kete zgjedhje dhe populli do vendose per kthimin e monizmit pas 2o vjete apo jo.Edi Kristaqi duhet te shkruaj nje biografi per Kristaqin i cili ishte edhe egzekutori i fundit gjat viteve te diktatures nese ju i nderuar shoku mirua.
Labi Vlore
Edi Rama e meriton nje shans.Sali Berisha eshte shume plak.Eshte 70 vjec.Per me teper,ja kemi pare edhe tymin edhe flaken.Nuk ka se c'fare jep me per kete vend.Koha e tij perfundoi.Edi Rama nuk qene asnjehere Kryeminister.Meriton ta veme ne prove.Nese nuk eshte i afte,mbas 4 vjetesh e heqim edhe Ramen.Por jo ta paragjykojme qe ne nisje.
Pa Emër
po ti je zeri i shqiptareve...ka ardhur koha per nje rinisje...
Bashkim
A duhet te ike Berisha?Ketu ka nje nevoje dhe me fitoren e zgjedhjeve ndofta mund te lejoje nje tjeter ne detryren e kryeministrit,por te dalesh mendsh e te shesesh sapunin per djathe si ne rastin e artikull shkaravitesit kjo mund te ndodhe nga sherbetore e sahanlepires te rendomte.Ne se fatkeqesisht Rama do te jete kryeqejfitar atehere me siguri Shqiperia do te kthehet ne germadhe ashtu si u kthyen per 10 vjet sheshet ne Tirane te lidhura me dy njerezit me te shquar te kombit tone Sheshi "SKENDERBEJ" dhe Sheshi "NENE TEREZA".Ate qe beri Rama mund ta beje vetem nje mendje e semure e pse jo mendje antishqiptare.Botoheni komentin dhe nese s'ndodh keshtu sic parashikoj une do te kem kurajon qytetare t'i kerkoj te falur Rames pas 4 vjetesh.
atdhetari USA.
Faleminderit zoti DHimiter per mendimet tuaja racjonale,/ Esht e vertet se PD dhe Sali Berisha jane plakur , jane konsumuar dhe vec vrasjeve ne Gerdec dhe ne 21 Janar qe jane plage qe rjedhin gjak, sundimi 8 vjecar i Berishes shkateroj demokracine dhe e zevendesoj me diktaturen. Ky diktator po e con vendin nga dita ne dite drejt gremines. Mjerimi e varferia, pasiguria per jeten, korupsjoni, vjedhja e mashtrimi jane bashkeudhetar dhe pasqyr e jetes te perditeshme qe e kane bere ate popull te flas me vehte. Kete e pame kur ishim per festimet e 100 vjetorit te pamvaresis, prandaj ne ate vend duhet medoemos te ehet ndryshim politik, ekonomik, socjal, kulturor gje qe pasqyrohet ne programin e rilindjes kombetare te hartuar nga PS, me kryetar Edi Ramen. Esht ne nderin dhe dom osdoshmerin e ndryshimit dhe kete ndryshim dota PS me aleatet e saj. Edi rama esht intelektual vizjona, qe ecqelbi Tiranen nga ndyresirat qe lane paraardhesit e PD. Prandaj me 23 qershor te gjith ne votime dhe votat tja japim opozites te sotme, per te hequr qafe nje diktator, mashtues, vjedhes e vrases, qe e ka lene shqiperine jo ne vend te pare sic genjen e mashtron diktatori Sali Berisha, por ne vend te fundit ne ballkan dhe evrop.
Dod Qafshtama
Oh cna kenaqe more Dhimo, na na e gjete kete Parti ti more, ta dhuroj Rama qe te dalesh tani te na tregosh se ai duhet te jete minister. Epo gjersa thua ti dhe ato 30 partickat e sajuara qe kishte mbledhur ai ne takim do jete se sben ai. Une si shum te tjere mendoj se mire do ishte qe Sali Berisha te zevendesohej me nje brez tjeter politikanesh , por me njeres si Edi Rama dhe kliken e tij pasardhesve te punisteve (te Xhelil Gjonit me shoke) eshe shume me mire te rrije Sala perseri.
ArSiRa
E. Rama nuk mund dhe nuk ka per te fituar zgjedhje sepse eshte nje humbes i lindur! Te shpersojme qe zgjedhjet ti humbase Berisha ky do ishte edhe shpetimi i Shqiperise!
shameti nr 2
ik o shamet se u bo qamet,EDI ESHTE SHPRESA DHE RILINDIA SHQIPTARE SA TE TRASHE JENI JU MILITANTET E PD ;SHQIPERIA MBAN HERA PLERA DHE KETE E KA BERE SALA JUAJ;EDI TI DO FITOSH;ME MIRE PAK LLAFE E SHUM PUNE;PUNA E NRICO VENDIN;VOTONI RILINDIEN E PS ME EDIN KRYEMINISTER
Oky
Si do te vije Edi Rama ne pushtet?
Kush e ka ne dore Edi Ramen qe te marrij pushtetin?
Me votat e ketyre kryetarer rrucerve te partckave do vije patjeter ne pushtet Edvin Rame?!
Apo me votata e popullit qe do shkojne per te Votuar?
Kur thua qe duhet te vije patjeter ne pushtet atehere rruga e veteme per te marre pushtetin Saliut esht Revolucioni,Grushti i shtetit,Lufta brenda Shqiperise sepse fjala me "Patjeter" kete kuptim ka,Nuk i perket demokracise.
Demokracise i perkasin Zgjedhjet ku cdo njeri shkon e voton dhe e hedh voten e tij per ate qe beson per ate qe deshiron.
Pastaj kur del rezultati shpallet e fitusi.
Sepse duke then me "Patjeter" i hiqni fitoren Edvin Rames,edhe ata votus qe kane patur ndermend ti jepnin voten nuk do ja japin ose nuk do shkojne te votojne fare ose per inat do ja japin Saliut.
Oky
Si do te vije Edi Rama ne pushtet?
Kush e ka ne dore Edi Ramen qe te marrij pushtetin?
Me votat e ketyre kryetarer rrucerve te partckave do vije patjeter ne pushtet Edvin Rame?!
Apo me votata e popullit qe do shkojne per te Votuar?
Kur thua qe duhet te vije patjeter ne pushtet atehere rruga e veteme per te marre pushtetin Saliut esht Revolucioni,Grushti i shtetit,Lufta brenda Shqiperise sepse fjala me "Patjeter" kete kuptim ka,Nuk i perket demokracise.
Demokracise i perkasin Zgjedhjet ku cdo njeri shkon e voton dhe e hedh voten e tij per ate qe beson per ate qe deshiron.
Pastaj kur del rezultati shpallet e fitusi.
Sepse duke then me "Patjeter" i hiqni fitoren Edvin Rames,edhe ata votus qe kane patur ndermend ti jepnin voten nuk do ja japin ose nuk do shkojne te votojne fare ose per inat do ja japin Saliut.
te na e rruaj PRTIA e PPSH
PARTI EEEEE PUNEEESSS

PARTI EEEEE PUNEEEES

PARTI EEEEE PUNEEEES

PARTI EEEEE SUMEEESSSS

TE NA RROJE SHOKU EDVIN RAMA

TE NA RROJE PARTIA UUURRAAAAAA

Hajde hajde ca bohet......

Akoma i keni keto thirrje mo PETRIOTET E PROLETARIATIT.

ha ha ha ha ha ha ha ha......

sa budallenj qe jeni mo PS,sista.

ha ha ha ha ha ha ha ..............

se u shkula duke qesh.....
Gege Kosova
Po ti qeshte fati Shqiperise dhe shqiptareve, do te vije Edi Kryeminister. Qe te perfundon hallakama ketij Rrumpalles nga Tropoja, te ndalet primitivizmi naiv anadollak dhe sulmi i neokomunisteve me petkun e demokratit.Shqiperise do i hapen dyert kah civilizimi e qytetaria do shpetonte nga shemtia tradicionale e urrejtes dri ne pa permbajtje edhe ngaj rivalit politik edhe ndaj popullit dhe atdheut. Do te ndalen vrasjet mizore dhe krimet e organizuara, Populli do shpetoje nga frika ndaj qeveritareve dhe qeveritaret do frikohen nga arbitri, sic eshte rregull themelor ne demokraci.
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

2 + 7 =