Sociale

Provimi i Shtetit, përcaktohen datat përfundimtare për Mjekësinë

  • 24 Mars 2013, 14:00

Emanuela Sako


-Mbi 1300 kandidatë të Mjekësisë do t’i nënshtrohen Provimit të Shtetit për të mundësuar punësimin e tyre. Aktualisht janë përcaktuar datat përfundimtare të specialiteteve të ndryshme të Mjekësisë, të cilët do të zhvillojnë testimin. Drejtori i Provimeve të Shtetit, Niko Terezi shprehet se po presin dorëzimin e listave përfundimtare të kandidatëve pjesëmarrës, në mënyrë që të gjithë ata që konkurrojnë për herë të parë ose ata që kanë rezultuar mbetës në testimet e mëparshme të mund të futen në provim. Kjo, duke pasur parasysh problemet e vazhdueshme që kanë pasur me listat emërore, ose mospjesëmarrjen e tyre pavarësisht se mund të reg- jistrohen paraprakisht në urdhrat përkatëse. Provimit do t’i nënshtrohen të gjithë ata kandidatë që kanë përfunduar periudhën e kryerjes së stazhit të punës, apo ata që nuk e kanë përfunduar ende. Drejtori i Provimit të Shtetit, shpjegon se kandidatët janë njohur me Programet Orientuese, nëpërmjet të cilave do të orientohen për dhënien e përgjigjeve të sakta në testim. Provimi do të fillojë në datën 2 prill dhe do të vazhdojnë deri më datën 22 prill. “Emrat na janë paraqitur nga Urdhrat përkatëse, si Urdhri i Mjekut apo Urdhri i Infermierit etj, ndërsa tani mbetet që kandidatët të paraqiten në këto data dhe të japin testimin. Ata që nuk kanë kryer regjistrimin deri më tani do të vijnë në provimet e radhës”, shprehet Niko Terezi. 


Testimi për Mjekësinë 


1 mijë kandidatë të Infermierisë, Fizioterapisë dhe të profilizimit Mami do të zhvillojnë testimin në datat 9 dhe 10 prill. Por, testimi do të nisë me degët Imazheri, Logopedi, Teknik Laboratori, të cilat janë në datat 2 dhe 3 prill. 


150 Mjekë të Përgjithshëm do t’i nënshtrohen Provimit të Shtetit. Këto janë shifrat paraprake të kandidatëve të regjistruar. Ky është testimi i katërt që bëhet për këtë kategori. 


100 kandidatë për farmacistë kanë aplikuar për kryerjen e testimit. Tashmë farmacistët kanë kryer një vit stazh pune dhe janë në pritje të marrjes së licencës, që më pas të mund të hapin një farmaci në pronësi të tyre.


642 mësues kanë aplikuar aktualisht pranë Urdhrit të Mësuesit për të zhvilluar testimin. Për këtë kategori nuk janë përcaktuar ende datat përfundimtare. Por, do të jetë periudha e fundit të gushtit dhe fillimit të muajit shtator, ku edhe mësuesit do t’i nënshtrohen Provimit të Shtetit. 


Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

3 + 1 =