Thellë

Lista e kandidatëve për deputetë të PD-së në 12 qarqe

Plarent Shehu


-Zbardhet listat e kandidatëve për deputetë që janë në zonën e sigurisë së lartë për fitimin e një mandati në Partinë Demokratike. Selia ‘blu’ tashmë ka kristalizuar emrat me të cilët do të kandidojë dhe sipas tyre do të fitojë në 12 qarqet e Shqipërisë. Sipas demokratëve risitë e emrave kandidatë janë ministri i Drejtësisë Eduard Halimi i cili do të kryesojë në Durrës listën e kandidatëve demokratë si dhe emri i Drejtorit të Postës Shqiptare, Arqile Goreja, i cili sipas selisë ‘blu’ është tashmë e sigurt që do të jetë numri dy i listës së deputetëve edhe pse vet z. Goreja nuk e pohon një gjë të tille në publik, persona shumë të afërt me Drejtorin e Postës e konsiderojnë tashmë 100 për qind të sigurt kandidimin e tij me PD-në. Në qarkun e Shkodrës nuk do të ketë asnjë ndryshim nga lista e 2009-ës, kjo as në renditje dhe as në përbërje, ku këtë listë do ta kryesojë Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Në qarkun e Lezhës PD-ja vjen me një ndryshim të vetëm ku, Prefekti aktual Pal Dajçi do të jetë personi që do të kryesojë si fushatën e demokratëve në këtë qark por edhe listën pse u përfol se deputeti Edi Paloka nuk do të ishte më pjesë e listës së demokratëve në qarkun e Lezhës por atë të Tiranës, drejtuesit e lartë të PD-së kanë vendosur që të lenë Edi Palokën në këtë qark përsëri por kësaj radhe jo më në vend të parë por të dytin. Një tjetër ndryshim që ka ndodhur në listën e këtij qarku është lënia jashtë kandidimit të deputetit aktual Mark Marku, i cili nuk do të rikandidojë më për deputet dhe do ti kthehet botës së medias dhe asaj akademike. 


Vlen të theksohet se PD-ja dhe lideri i saj Sali Berisha nuk janë shumë optimistë sa i përket qarkut të Lezhës duke përmendur këtu dhe problemet që kanë tashmë me aleatët apo partitë e individët që janë kandidatura potenciale për deputet në këtë qark. Qarku i Kukësit është një nga qarqet më të qarta për PD-në duke vendosur në krye të listës përsëri emrin e ministrit Flamur Noka i cili do të pasohet nga Kryetari i Këshillit të qarkut Ibsen Elezi dhe me radhë deputetët aktualë të këtij qarku. Kjo për vet faktin se demokratët janë të sigurt se do të marrin jo tre por të katër mandatet në këtë qark. Qarqet si Tirana dhe Fieri nuk do të kenë ndryshime pothuajse fare, përveç Tiranës ku dy emra ishësh, si Eduart Selami dhe Dashamir Shehi do të përbëjnë këtë listë dhe në vende pothuajse të sigurta. Berati një nga qarqet me probleme të mëdha për demokratët, ku sipas ministrit Genc Pollo, PD-ja nuk do të arrijë të marrë më shumë se tre deputetë në rezultatin më të mirë të demokratëve në këtë qark, ka një risi të veçantë, biznesmeni Astrit Veliaj do të jetë numri dy në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Beratit. Kujtojmë se në zgjedhjet e 2009- ës Astrit Veliaj ka kandiduar me logon e Partisë Republikane dhe menjëherë pas zgjedhjeve ka akuzuar PD-në e qytetit të Beratit se nuk ja ka numërua4r votën siç duhet dhe ja ka shpërdoruar. Sa i përket qarqeve të Dibrës dhe Korçës nuk do të ketë ndryshime nga listat e 2009-ës.


 


Vlora qarku i humbur i demokratëve


Në qarkun e Vlorës ku Partia demokratike aktualisht ka katër deputetë, pas ngjarjeve të fundit në degën e PD-së në Vlorë dhe Sarandë ku anëtarësia dhe drejtuesit e degëve nuk kanë qenë të kënaqur me punën e drejtorit të grupit të punës nënkryetarit të partisë Astrit Patozi, selia ‘blu’ nuk shpreson në një rezultat si ai i 2009-ës dhe ka kandiduar përsëri në vend të parë nënkryetarin Patozi, në vend të dytë kreun e legalizimeve Kollozi, në vend të tretë shefin e kabinetit të ministrit Imami, Ervin Kulluri dhe në vend të katërt kreun e legalizimeve të Tiranës Kreshnik Bozho. Gjirokastra do të vijoj të ketë në krye të listës dy ministrat e saj, atë të Bujqësisë Genc Ruli dhe atë të Punës dhe Çështjeve Sociale Spiro Ksera, të cilët sipas demokratëve do të jenë të sigurt dy deputetët e vetëm që PD-ja do të marrë në këtë qark.


 


 


 


Shtoni një koment
6 Komente
erind
po listen e plote te ELBASANIT mund ta publikoni
Lab Vlore
Nese PD kerkon te fitoje gjithcka ne Vlore, me pare duhet qe te ndryshoj pisat e grupit te punes!!! jane njerez pa etike qytetare, nuk e njohin nderin dhe as familjen!!! kjo eshte nje gje qe ne vloren e bukur te qeverisur nga njerez te liq, e dine dhe qente e lidhur, o sale hiqi nga qarkullimi keta tipa qe qytetaret e vlores te te nderojne, ndryshe ... kuptohe vet!!!
fatmiri
Mos u shqetesoni se persa ka vene kandidate Fahri Balliun, pd-ja do fitoje koqet e fishkura te saliut.Merre me mend se ku eshte katandis.
Labi Vlore
Vlora nuk e voton Kriminelin.As sot,as mot e as kurre.Por ti sje Lab Vlore.Do jesh ndonje spiun i PD-se.
zeri i qytetarit
Mendoj se PD-ja e ka humbur forcen per te sjell risi ne perberjen e listave per kandidat per deputet.
vazhdon te jet e varur nga nje staf qe i ka ikur indyra qe me kohe.
Pa Emër
ne.vlore.sala/e.di.qe.do.mari.nje.ose.dy.deputet.se.ata.nuk.jane.bijte.e.vlores.trime.qe.dhe.kesaj.radhe.do.ti.japi.pergjigjien.e.merituar.saliut.e.patosit.14
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

1 + 4 =