Teknologji

Zbulohen fakte të reja për materien e errët

  • 05 Prill 2013, 16:14

Kur astronautët vëzhgojnë hapësirën qiellore plot yje dhe galaktikat, materia e errët është ajo që ata nuk e shikojnë, pavarësisht se sa të fortë janë teleskopët.


Shkencëtarët kanë teorizuar ekzistencën e materies së errët për 20 vjet, duke besuar se ajo është një ngjitës i padukshëm që e mban universin të bashkuar.


Tani një instrument në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës ka konstatuar pjesëza me energji të lartë që mund të jenë gjurmët e para të materies misterioze kozmike. 


Ka planetë, yje dhe galaktika, si dhe materie të errët. Ajo nuk bashkëvepron me dritën në të njëjtën mënyrë se objektet e dukshme, por megjithatë mendohet se përbën 25 % të universit të njohur.


Shkencëtarët thonë se të mara së bashku me energjinë e errët të padukshme, ajo përbën 96 % të gjithësisë. Energjia e errët  është forca që mendohet se kontribuon në zgjerimin e universit.


Një instrument prej 1.6 miliardë dollarësh në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, i quajtur Spektometri Magnetik Alfa, ka diktuar materie të ngurtë që mund të ketë rezultuar nga përplasja e pjesëzave të energjisë së lartë, të quajtur pozitrone, një gjurmë e mundshme e materies së errët.


Justin Vandenbroucke, profesor në Universitetin e Uiskonsinit në Medison, e shpjegon materien e errët në këtë mënyrë:


“Imagjinoni sikur të mos e shikonit diellin drejtpërdrejt, por mund të vërenit se planetët rrotullohen në qarqe, atëherë mund të konkludosh se në mes të sistemin diellor është një objekt masiv.


Kjo është një ekuivalencë që ne bëjmë në galaktikat e universit dhe ne mund të shikojmë shumë më tepër masë se ajo që shikojmë drejtpërdrejt.


Por Vandenbroucke paralajmëron se 400 mijë pozitronet që ka kapur spektrometri mund të jenë gjithashtu nga rrezet energjetike gama që kanë shpërthyer nëpër gjithësi nga pulsorët, yje shumë të vegjës, me dendësi dhe energji të lartë kur shpërbëhen.  


Vandenbroucke paralajmëron se nuk ka ende të dhëna për ekzistencën materies së errët. Por ai thotë se materia e diktuar nga spektomerti tregon se ne mund të jemi afër një zbulimi të madh.


“Dhe në qoftë se ne shikojmë eventualisht një shenjë të materies së errët në këto rreze gama, ajo do të na lejojë të konfirmojmë se materia e errët ka pjesëza, ashtu siç mendojmë ne. Por ne nuk kemi ende asnjë të dhënë të drejtpërdrejtë”.


Astrofizikanët shpresojnë që Spektometri Magnetik Alfa, tashmë në vitin e dytë të misionit të tij 20 vjeçar në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës do të jetë eventualisht në gjendje t’u përgjigjet pyetjeve themelore për materien e errët.


Një artikull për mundësinë e të dhënave të materies së errët është botuar në Physical Review Letters.


/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/


Shtoni një koment
5 Komente
Ligor Luarasi
Zbulimet ne kazmos jane te pa fundme si vete kozmosi i pa fund.
Pa Emër
...NUK E DI NE SE LIGOR LUARASI [GIGUA]ESHTE I VERTETI... NE RININE E TIJ PEDAGOG NE REMBEC DHE NE "FUND TE KARIERES" TEK GJIMNAZI "RAQI QIRINXHI" KORCE... PO TE JETE AI,ESHTE AJKE E INTELIGJENCES KORCARE...!
stefan
Nuk perdoret termi pulsor, ata quhen pulsare. Tekstet shkencore duhet te redaktohen nga specialistet perkates.
Mark Gjonaj
Kur neve japim aspekte te tilla, nga vrojtimet e teknologjise se kozmosit dhe udhetime e mendime imagjinare se si mund te jete universi(ose universet), harrojme se si ka filluar njeriu tash 200 vjet dhe deri ku kemi shkuar deritani. Kuptohet se pa studjuar periferine nuk mund te thellohemi as ne qendren e galektikes sone, njohurite e se ciles jane mjaft te varfera. Sic jane rrymat e qendrimit fillozofik ashtu jane te ndare dhe shkencetaret dhe mendoj se mjaft prej tyre krahasimet i bejne nga njohja e ekzistences se profanes dhe krahasimi me largesite qe as qe imagjinohet te shkohet me mjetet e sotme nga toka. Mendoj se i duhet kushtuar vemendje konstatimit te astrofizikantit Stiven Haken, i cili paralajmeron se duhet gjetur rruge e mundesi per tu "arratis" nga Toka sepse ajo me burimet e jetes mund te jete ndoshta dhe 1000 vjet. Toka mund te demtohet nga shume faktor fiziko astronomik, por ajo qe do ti binte vdekjen te tera gjallesave ne menyre graduale do te ishte shuarja e Diellit nga ku cdo gje mbi planet merr energji! Sot vrojtohen yje ne shuarje, ose mendohet se kane eksploduar! Neve jemi arritje e kushteve qe ka sjellur evolucioni, por s'mund ta dime se cfare mund te ndodhe ne te ardhmen, prandaj eshte rastesi. Ekspedita "Korioziti" ne Mars mund te shpjegoje shume gjera per ekzistencen e energjise se Diellit ne Mars, dhe ne cfare gjendje mund te jete sot dhe ne vartesi te kesaje a duhet te kete pase jete dhe ne cfare shkalle mund te kene qene te organizuar gjallesat. Kjo ka rendesi te madhe per te kuptuar se mos ka filluar cikli i humbjeve te elementeve dinamik te jetes mbi Toke! Ndoshta mund te mos kene elementet e jetes planet gjigand te galektikes sone, por mardhenjet dhe puthjet me rrezet e Diellit para miliarda vjetesh mund t'i kene pase me te medha dhe kuptohet nga periferia ne qender, ndoshta duke rene ergjia e Diellit dhe ikur jeta ne planete. Por edhe Toka jone, energjine e ka pasur shume me te madhe se sot, fakti se para 140-50 milion vjet me pare jetuan kafshe gjigande me mushkeri te medha qe u eshte dashur shume oksigjen Por duke krahasuar me jetgjatsine e njeriut keto ndyshime nuk mund te vrojtohen, sepse kerkojne miliarda vjet.Edhe njeriu po te shfaqeshe ne kete kohe do te ishte gjigand, me mushkeri te medha dhe do te zhdukeshe nga asteroidet godites se Tokes ku jetonin! Njeriu mendohet te kete ardhur rreth njemilion vjet me pare ne formen primitive mbi Toke(shkalla e ulte mbretria e kafsherise)! Edhe evidenca eshte e vogel mper kete njemilion vjet dhe e pa rendesishme!
Pa Emër
Me këto njoftime shkencore (për saktësi duhet thënë parashkencore, meqë nuk janë të vërtetuara, sepse edhe vetë shkencëtarët i paraqesin si të mundshme) do bëhemi edhe ne lexuesit shkencëtarë me pahir. Kjo, sepse në këtë realitet të zymtë na mbetet të shohim vetëm ëndrra për të ardhmen e largët, të cilën nuk do ta jetojmë dot, jo vetëm për shkak të mizerjes që po na mbyt, por edhe për shkak të kopracisë së natyrës lidhur me jetëgjatësinë.
Sidoqoftë kureshtja e njeriut është një tipar nxitës drejt të panjohurave dhe shuarja e pjesëpjesëshme e saj përjetohet si kënaqësi, aq më tepër intelektuale. Por me sa shoh, me lajmet shkencore apo parashkencore që jepen, tezat dhe hipotezat që hidhen në qarkullim po na serviret një katrahurë kontraditash. Ndërsa "vrimat e zeza" na paraqiten si epiqendra me fuqi të tmerrshme përthithëse, të atilla që do të gllabërojnë dikur tërë lëndën kozmike brenda rrezes së fuqisë së tyre tërheqëse, e cila rritet sa më shumë lëndë përthith... Nga ana tjetër lënda e errët qenka përgjegjëse për zgjerimin e universit. Cili është rreziku që i paraqitet universit në të ardhmen për shkak të këtyre dy faktorëve lëndorë me veprime të kundërta? Cili e mposht tjetrin dhe në ç'rrethana? Dhe, nëse është marrë si kategorikisht e mirëqenë shkencërisht teoria e krijimit të universit për shkak të Big-bengut (shpërthimi i një pike), atëherë kjo do të thotë se dikur do të ndodhë sërish procesi i kundërt (shenjë domethënëse: vrimat e zeza, nëse edhe ato janë të vërteta). Ky rikthim në gjendjen fillestare (besoj i mundshëm të përsëritet e ripërsëritet pafundësisht)do të thotë se roli i lëndës së errët në fund të fundit është më i dobët se roli i vrimave të zeza.
Sa i përket të ardhmes së njerëzimit besoj se do jetë e sigurtë nëse kërkimet e hapësirës do të vijojnë të mbështeten pandërprerje, ashtu si edhe përparimi i teknologjisë. Zgjidhje do jetë dalja nga ky sistem diellor për në një sistem diellor me moshë më të re; kështu deri në çastin kur "vrima e zezë" dominante do përthithë gjithçka e do të krijojë pikën; pastaj do duhet që jeta ta nisë nga e para deri në riardhjen e njeriut.
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

7 + 5 =