Advertisement
Soft

Femrat në krye të ndërmarrjeve, më të suksesshme se meshkujt

  • 06 Prill 2013, 13:03
  • Përditësuar 13:55
Kompanitë që dëshirojnë të kenë një performancë më të mirë dhe të reduktojnë riskun e falementimit duhet të vendosin më shumë femra në nivele drejtuese.Aftësitë e femrave për të marrë vendime të drejta, sipas studimeve, i bëjnë ato më të prirura të menaxhojnë situatat më të mira në krye të korporatave. Studimi me më shumë se 600 borde drejtorësh tregon se, femrat janë në gjendje të logjikojnë më shpejt të drejtën dhe të marrin vendime. Studimi u publikua këtë javë në “International Journal of Business Governance and Ethics”, bën të ditur Info Albania. Sipas këtyre të dhënave, drejtorët meshkuj preferojne të marrin vendime, duke përdorur rregullat dhe traditën e të bërit biznes. Ndryshe ndodh me femrat, të cilat nuk janë kaq konservatore, ndërsa i japin më shumë hapësirë kreativitetit dhe iniciativës së tyre.

/Shekulli Online/Përgatiti:M.A./


 
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al
0 Komente

Shtoni një koment

7 + 3 =