Advertisement
Extra

"Shekulli Online", gazeta shqiptare më e klikuar

  • 06 Prill 2013, 13:54
  • Përditësuar 13:58

"Shekulli Online”, ose versioni elektronik i gazetës së përditshme “Shekulli”, pjesë e grupit “Unipress Sh.P.K”, është tashmë gazeta shqiptare më e klikuar në botë, sipas “Google”. Për vite më radhë gazeta "Shekulli" një prej dy gazetave kryesore të shtypit shqiptar, ka qenë dhe mbetet një media që përqafon risinë dhe progresin. Por edhe versioni më i ri, "Shekulli Online", ka qenë një nga faqet e para të lajmeve në Shqipëri. Dhe falë përdorimit të inovacioneve teknologjike dhe mbi të gjitha falë punës së personelit teknik dhe gazetarëve, shqiptarët në mbarë botën e kanë zgjedhur "Shekullin Online", si faqen më të preferuar për t’u informuar me lajmet e fundit. Çdo ditë "Shekulli Online" ka 95-100 mijë vizitorë unikë. Për më tepër, në këtë website shfletohen 350 mijë faqe në ditë. Ndër të tjera, 75% e vizitorëve të "Shekulli Online" u rikthehen faqeve të kësaj gazete çdo ditë duke e eksploruar nga e gjithë bota. Koha minimale që kalojnë vizitorët në "Shekulli Online" është 15 deri në 30 minuta. Mbi 90% e vizitorëve të "Shekulli-t Online" vijnë drejtpërdrejt në ëebsite. Kjo do të thotë se, ata nuk përdorin motorët e kërkimit për të vizituar "Shekullin Online". Vlerësimi që "Shekulli Online" ka marrë nga motori i kërkimit “Google” është 6 nga 10 të mundshmet, pra vlerësimi më i lartë që një ëebsite shqiptar ka marrë. "Shekulli Online" ka lexues në shumë vende të botës si: SHBA, Angli, Kanada, Francë, Holandë, Belgjikë, Zvicër, Itali, Greqi, Maqedoni, Serbi, Gjermani etj. Sipas websitit prestigjioz “Alexa” për renditjen e ëebsite-ve në mbarë botën, "Shekulli Online" është në pozicionin e 14130 në rang botëror. Po sipas “Alexa”-s, “Shekulli Online” është faqja e parë elektronike nga gazetat, në rang vendi. Ngritja e kësaj faqeve ka ardhur falë punës së një stafi të përkushtuar dhe profesionist gazetarësh, redaktorësh dhe inxhinierësh, si dhe fal mbështetjes së madhe që ky websit merr nga redaksia e Gazetës “Shekulli” print. Kjo e fundit përbën dhe një prej dy shtyllave kryesore që kanë ngritur dhe fuqizuar këtë websit, pasi në kohë reale gazetarët dhe reporterët Sipas “Google”, Shekullin Online" renditet si faqja më e preferuar për t’u informuar me lajmet e fundit. Çdo ditë "Shekulli Online" ka 95-100 mijë vizitorë unikë. e gazetës e furnizojnë me raportime dhe lajme ekskluzive redaksinë “Shekulli Online”-n. Duke ecur hap pas hapi në sintoni, dy redaksitë ajo print dhe ajo online kanë arritur që brenda një viti suksesi dhe fama e gazetës “Shekulli Online” të ndjehet në mbarë botën dhe të bëhet e prekshme nga miliona shqiptarë që navigojnë në internet. Në rubrikat e “Shekulli Online” janë të pasqyruara lajme nga e gjithë bota, si dhe gjithë aktualiteti i zhvillimeve në Shqipëri. Politika, ekonomia, kronika, socialja, bota, rajoni dhe Kosova janë disa prej rubrikave më të klikuara nga vizitorët, si dhe që marrin numrin më të madh të komenteve dhe opinioneve. Po ashtu risi në këtë websit kanë sjellë edhe rubrikat më te reja si sporti, teknologjia, soft, gosip dhe deri tek video-lajmet, të cilat kanë qenë nga më të shikuarat. Rritja e kësaj faqeje ka dhënë impaktin e duhur edhe te kompanitë e ndryshme të biznesit të cilat kanë nisur ofrimin e reklamave të tyre në “Shekulli Online”, duke rritur në këtë mënyrë të ardhurat për kompaninë “Unipress Sh.P.K.”. Ky ëebsit çdo ditë vazhdon të jetë në ngjitje…


Websiti, si nisi suksesi në internet


E ideuar fillimisht si një ueb-faqe e thjeshtë gazete në të cilën do të bëhej pasqyrimi i lajmeve të gazetës “Shekulli”, diku rreth vitit 2006, sot e kthyer në “Shekulli Online”, ajo është një nga agjencitë më prestigjioze të lajmeve në Shqipëri. Eksperienca e funksionimit të një agjencie lajmesh të minutit të fundit nisi rreth dy vjet më parë, kur në këtë websit filluan të publikoheshin jo vetëm lajmet e gazetës print, por edhe lajmet më të fundit që ndodhnin në vend dhe në mbarë botën. Nga rreth 20 mijë vizitor në ditë që kjo faqe numëronte në fillimit e saj ajo tani ka dhjetëfishuar kapacitetin, duke u bërë një model suksesi në tregun e medieve elektronike në vend. Falë iniciativës dhe insistimit të botuesit të gazetës “Shekulli”, z. Koço Kokëdhima dhe përkushtimit të një stafi të tërë gazetarësh kjo faqe ka krijuar tashmë një profil origjinal dhe ka hedhur themelet për të ardhmen në rrugën e medieve elektronike shqiptare. Tani ky websit konkurron denjësisht në tregun jo vetëm shqiptar por edhe atë botëror të medieve elektronike.


Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al
2 Komente
P.D
Ju pershendes per suksesin por eshte e veshtire per tu lidhur me ju si REDAKSI-nuk ka asnje nr-telefoni ose adrese E-maili-falem...
TORI
jam dakort qe shekulli eshte nje faqe shume e mire informacioni,
por ne shqiperi ka ardhur koha te gjithe duhet te marrin anen
per clirimin e shqiperis dhe shqiptareve

Shtoni një koment

9 + 2 =