Rajon

Suedi, familjes shqiptare i refuzohet azili, edhe pse në gjakmarrje

  • 07 Prill 2013, 13:34


Familja Ramaj nga Shqipëria, e cila ishte arratisur nga vendlindja për në Suedi, nuk do të përfitojë të drejtën e azilit në këtë vend.  Organet e Migracionit kanë refuzuar kërkesën e tyre, pasi një nga asociacionet në Shqipëri që merret me statistikën e gjakmarrjeve shqiptare nuk ka vërtetuar se kjo familje është në “gjak” dhe hasmëri.


Familja Ramaj para organeve shpjegoi se si familje janë në gjakmarrje që nga viti 1945 dhe deri në vitin 2009, kjo familje kishte kaluar jetën duke u fshehur. Në vitin 2009, një familjar i Ramajve është goditur për shkak të hakmarrjes dhe se  siç thuhet sipas  kanunit pritet të vriten edhe tre të tjerë, shkruan “INA”.


Gjykata kërkoj që familjes Ramaj ti jepet një leje qëndrimi të përhershme në formë të “mbrojtjes subsidore” ( mbrojtje subsidore është atëherë kur personi që kërkon azil nuk është i përndjekur politikisht por për çështje tjera të cilat do rrezikonin jetën e tij nuk mundësohet kthimi i tij në vendlindje).


Prokurori Radmannen refuzoi kërkesën e gjykatës, duke shpjeguar se në Shqipëri familja Ramaj mund të kërkoj mbrojtje nga policia shqiptare në bashkëpunim me gjykatat në Shqipëri. Gazetarë nga Suedia e quajnë këtë formë të refuzimit “Migileaks” pasi prokuroria nuk merr parasysh interesin mbi mbrojtjen  e jetës së një personi. 


/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/


 

Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

9 + 6 =