Advertisement
Thellë

Kreditë e këqija, drejt faljes 300 milionë euro

  • 15 Prill 2013, 06:23
  • Përditësuar 21:36

Ornela Manjani


Banka e Shqipërisë ka  propozuar ristrukturimin e portofolit  të kredive. Në kohën  që kreditë e këqija  kanë prekur rekordin 24 % të totalit të portofolit të kredisë, Banka  propozon fshirjen e një pjese të  konsiderueshme të tyre. Bëhet  fjalë për rreth 300 milionë euro të  klasifikuara nga bankat e nivelit  të dytë si kredi të këqija të cilat  pritet të falen dhe të fshihen nga  regjistri i kredive të pakthyera.  Kushti i vetëm që kanë vendo-sur bankat e nivelit të dytë është  çlirimi i këtyre fondeve nga tatimi, por organet tatimore duhet se  nuk e pranojnë këtë fakt. Në paketën propozuar nga Banka e Shqipërisë për ristrukturimin e kredive janë parashikuar disa masa  për të “shpërblyer” bankat treg-tare në rast se arrihet marrëveshja. Për të ristrukturuar portofolin e kredisë Banka qendore ka  propozuar ndryshimin e Kodit Civil  që nis me përmirësimet ligjore,  sipas të cilave bankat e nivelit të  dytë do të mund të administrojnë  kolateralin. Banka e Shqipërisë vlerëson se miratimi i këtyre ndryshimeve në një kohë të shkurtër  në Kuvendin e Shqipërisë, do të  përfaqësonte një kontribut të  rëndësishëm për trajtimin dhe  lehtësimin e gjendjes së kredive  me probleme të sektorit bankar  duke mbështetur rimëkëmbjen e  kreditimit. 


Kreditë e këqija  


Sipas të dhënave të Bankës së  Shqipërisë raporti i kredive me  probleme ndaj totalit të kredisë  rezultoi 22.5 për qind në fund të  vitit 2012, nga 18.8 për qind që  qëndronte në fund të një viti më  parë. Në muajt e parë të 2013-s, kredia me probleme është  rreth 24 për qind, me tendencë  drejt përkeqësimit. Në vlerë, ja-në rreth 1 miliard euro kredi të  standardizuara me probleme,  ku nga këto, afro 300 milionë  konsiderohen të humbura, pa  shpresë që bankat t’i vjelin.  Ndërkohë Banka e Shqipërisë  miratoi në muajin mars të këtij  viti një paketë masash makroprudenciale të orientuara drejt  nxitjes së kredisë dhe uljes së  rrezikut në sistemin bankar. Masat konsistojnë në lehtësimin e kërkesave për kapital për rritjen e kredisë, në lehtësimin e  kërkesave për likuiditet, në uljen  e provigjionimit për kredinë e  ristrukturuar, si dhe në rritjen  e kërkesave për kapital për aktivet jashtë vendit mbi normat  e kërkuara nga Banka e Shqipërisë. Një ndër masat është  edhe ekzekutimi i kolateraleve  nga përmbaruesit privatë, duke  ulur vlerën e shitjes së tyre në  ankand, deri në 50 për qind. 


Ndryshimet  


Banka e Shqipërisë ka propozuar disa ndryshime rregullative të cilat parashikojnë se  bankat, sipas profilit të rrezikut të përfitojnë edhe një ulje  të përgjithshme me 5 pikë përqindje të kërkesës rregullative  për nivelin e raportit minimal  të likuiditetit në total, për lekun  dhe për valutën, në krahasim me  nivelin ekzistues. Për bankat që  kanë një nivel relativisht më të  ulët të normës së mjaftueshmërisë së kapitalit, këto ndryshime pritet t’i nxisin ato të zhvendosin mjetet e tyre financiare  drejt kredidhënies për ekonominë, duke qenë se kjo mund të  shoqërohet edhe me një ulje të  kostos së veprimtarisë banka-re dhe përmirësim të rezultatit financiar. Për të adresuar  dukurinë e rritjes së kredive me  probleme, ndryshimet rregullative mundësojnë ristrukturimin  e kredisë që në fazën kur ajo  kategorizohet si kredi e rregullt, por kredimarrësi ka nisur  të shfaq problemet e para në  pagesën e kredisë. Qëllimi është  që, me kushtet e reja të kredisë  pas ristrukturimit, të ruhet aftësia paguese e kredimarrësit  dhe cilësia e kredisë. Kjo kredi do  të vijojë të klasifikohet si kredi  e rregullt (në dy klasat e para të  kategorizimit), por do të kërkojë një normë provigjionimi më të  lartë, prej 10 për qind. Për të verifikuar vlefshmërinë e ristrukturim-it, kuadri rregullativ parashikonte  qëndrimin e kredisë së ristrukturuar në të njëjtën kategori për të  paktën 9 muaj ose derisa kredi-marrësi të ketë paguar tre këste  të kredisë. Për t’i bërë bankat më  të interesuara drejt procesit të  ristrukturimit, ndryshimet rregullative parashikojnë uljen e këtij  afati në nivelin 6 muaj. 


Falja e kredive, tatimet kundër 


Bankat e nivelit të dytë  për të fshirë nga regjistri kreditë e këqija  që janë mbuluar nga provigjonet kërkojnë nga organet  tatimore njohjen e kësaj  shume si shpenzim të zbritshëm. Organet tatimore refuzojnë të njohin si shpenzime  të zbritshm fiskale kreditë  e humbura. Mosmarrëveshja  mes palëve ka lindur nga një  interpretim i ndryshëm i ligjit  për tatimin mbi të ardhurat.  Ligji, në nenin 24, përcakton  se një nga kushtet që borxhet e këqija të njihen si shpenzime të zdritshme, është që  të “jenë ndërmarrë të gjitha  veprimet e mundshme ligjore  për arkëtimin e tij”. Ky përkufizim krijon hapësira për interpretime të ndryshme nga  palët. Ndërkohë kreditë e pa-kthyera janë kredi që bankat i kanë çuar në gjykatë për  nxjerrjen e urdhrit të ekzekutimit, që është edhe rruga  ligjore e mbledhjes së detyrimeve për rastin konkret. Por,  në shumicën e rasteve nëpunësit tatimorë e gjykojnë të  pamjaftueshme nisjen e procedurave të ekzekutimit të  detyrueshëm dhe vlerësojnë  se nuk janë shteruar të gjitha rrugët e mundshme ligjore. Kështu, kur bankat duan t’i fshijnë kreditë e humbura nga bilanci, ato nuk ju  njihen si shpenzime të zbritshme dhe tatohen. Kjo bën që  bankat të vazhdojnë të mbajnë në bilance shumë kredi  të humbura, që në rrethana  normale do të ishin fshirë.  Një nga shkaqet që shkalla e  kredive me probleme ngelet e  lartë është pikërisht kjo. Shoqata e Bankave i ka kërkuar  zyrtarisht qeverisë ndryshimin  e ligjit për tatimin mbi të ardhurat ose të akteve nënligjore  për zbatimin e tij, duke vendo-sur një përkufizim më të qartë.  Në rastin e kredive bankare,  shoqata kërkon që nxjerrja e  urdhrit të ekzekutimit dhe nisja e procedurave të veprimit  përmbarimor të vlerësohen si  masa të mjaftueshme ligjore  për njohjen e kredive të fshira  si shpenzime të zdritshme për  efekt të llogaritjes së tatimit  mbi të ardhurat. 


Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën Shekulli


 


Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al
2 Komente
illi
Nuk e marr vesh kete pune: banka qe eshte edhe vete e implikuar me kredite e keqija (duke filluar nga dhenia e tyre shpesh me praktika korruptive, tolerimi i moskthimit) na pergatit nje paket ligjore per te falur nje pjese te tyre?! A eshte parapare ne kete pakete ndonje pike, qe nje pjese e ketyre kredive pa shprese kthimi te shlyhet duke ju mbajtur nje perqindje te caktuar edhe drejtuesve te bankave dhe bordeve perkatese qe i kane miratuar?! Partite politike duhet te shprehen edhe per kete problem para se te kerkojne votat.
Pa Emër
...VENDI DREJT FALIMENTIMIT...!

Shtoni një koment

1 + 4 =