Politikë

Aleancat, PD fton gjithë partitë e djathta. Lesi: Aleancë me PD-në, më e mundshme

  • 22 Prill 2013, 14:25
  • Përditësuar 15:30

Partia Demokratike do të vijojë sot pasdite dhe nesër takimet me përfaqësues të partive të vogla, në kuadër të formalizimit të aleancave parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm, Ridvan Bode, takimet me partitë e qendrës dhe qendrës së djathtë do vazhdojnë edhe pasdite, edhe gjatë paradites së nesërme para se të mbyllet afati i regjistrimit në KQZ.  Grupi negociator  i mandatuar për këtë qëllim nga kryesia e Partisë Demokratike të shtunën e 20 prillit , i përbërë nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Ridvan Bode dhe nga juristi, Oerd Bylykbashi janë takuar në selinë e PD-së me kryetarin e partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia, me kryetarin e Partisë Agrare Ambjentaliste, Lufter Xhuveli, me kreun e Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi.   Ndërsa aleatët tradicionalë PR, PLL, PBK, PBKD, PBLD nuk do të  lëvizin nga koalicioni me Berishën. Kreu i mazhorancës ka mundur të tërheqë në aleancë dhe PDK-në e Ndokës, por dhe LZHK-në e Shehit.


Lesi, do të jemi me PD-në


Kryetari i LDK-së Nikoll Lesi është parë të dalë nga selia e PD-së rreth orës 15:00. Lesi tha se ka dëgjuar dy ofertat, si të PD-së e PS-së dhe do ia prezantojë kryesisë. Megjithatë ai vlerësoi se koalicioni më i mirë është ai i PD-së.


“Në cilësinë e kryetarit të LDK-së erdha në selinë e PD. Dëgjova ofertën për forcën që kryesoj. Në 18:00 është mbledhja e kryesisë. Është ofertë e shkëlqyer, bashkëpunuese. Demokristianët do të jenë përfaqësues me disa deputetë këtë herë. Kam qenë me Ramën, oferta e PS-së u shqyrtua nga LDK-ja, morëm dhe të PD-së, do i kaloj të dyja ofertat por për mua duhet të ngelemi në koalicion me PD-në. Unë do jem kritik nga qeveria, nesër do jem deputet, nëse nuk do jem do bëhem gazetar”, tha Lesi.


/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/

Shtoni një koment
2 Komente
beni
keta jane shqiptar te vertet
Pa Emër

Koalicioni i te djathtes me motivin:Rikoshetat ajrore.Ose,ose Koalicioni i Rikoshetave demokratike.
Jo vetem qe nuk e meriton nji bashkim me te djathten,cfaredo partie qe te ekzistoi.Sepse PD-ke ka bere aq zullume qe vetem kur te thyej qafen Berisha do lindin pinjoll qe do reformojne kete parti te shkret,duke ia numeruar ingje per ingje \"Heroizmat\" liderite theqafjes.
Por sikur te mos jen asfare bemat negative te kesaj partie me ne krye Berishen.Une pervete nuk do pajtohesha me PD vetem e vetem te pakten se duke u pajtue do ia imponojshem vetvetes idiotesin,sa do i shkolluem te isha,me pranimin e Rikoshetes ajrore.C\'ka nuk ka shkence qe mund ta pranoj.E kete e pranojne te gjithe ato qe sot lidhin koalicion me Berishen.Dhe me e keqja Lesi qe nese nuk fiton deputetllekun iu kthyeka gazetarise per te na shkruar brockulla si rikoshetat ajrore.
Koalicioni gjithperfshires i te djathtes,perfaqesohet me te gjitha ato parti qe e hajne kete sllogan si qafe pate ne prapanice.

Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

6 + 7 =