Politikë

Westerwelle letër falënderimi ish-ministrit Edmond Panaritit

  • 02 Maj 2013, 17:53


Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westewelle, i ka dërguar një ish-homologut të tij shqiptar, Edmond Panaritit, ku i shpreh falënderimet e tij për bashkëpunimin që kanë patur. 


“Shumë i nderuar koleg, i dashur Edmond. Me rastin e largimit tuaj nga posti i Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë dua t’ju falënderoj për bashkëpunimin plot besim dhe gjithmonë konstruktiv.


Mandati juaj u karakterizua nga zhvillime me efekt të thellë, të cilat kanë rëndësi të madhe për të ardhmen e Shqipërisë. Bashkëpunimin tonë e kam çmuar lart.


Veçanërisht konstruktiv ka qenë shkëmbimi i mendimeve rreth perspektivës europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilin e zhvilluam vitin e kaluar në kuadër të konferencës së pestë të Ministrave të Punëve të Jashtme të Evropës Juglindore në Berlin.


Ruaj kujtime të këndshme edhe nga takimi ynë shumë miqësor gjatë vizitës time në Shqipëri para disa javësh. Ju uroj gjithë të mirat për të ardhmen tuaj profesionale si dhe  për mirëqenien tuaj personale,” shkruhet në letër.


/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/


 

Shtoni një koment
3 Komente
sokol
Ky Panariti u duk si kot ne fillim po jam I bindur se la gjurmen e tij ne diplomacine shqiptare
nje emigrant
Kjo leter tregon me te vertete sa pozitiv qenka ish ministri Panariti. Besoj se asnje minister ka marre leter falenderimi, aq me teper nga nje Minister Gjerman.
Eshte me te vertete nje figure pozitive per Shiperine.
Ju pershendes
Aleks
Letra te tilla jane rutine diplomatike, cdo ministri te jashtem ne largim i vijne letra nga koleget
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

5 + 2 =