Thellë

Sondazhi italian: Koalicioni i majtë fitues i zgjedhjeve të 23 qershorit

  • 09 Maj 2013, 06:17
  • Përditësuar 19:20

Luis Tanushi


-Edhe sondazhi i dytë i zhvilluar në prag të çeljes zyrtare të fushatës elektorale, nxjerr fitues koalicionin e majtë me një diferencë të thellë votash. Nëse votimi do të bëhej sot, të majtët do të dilnin fitues me 49 % të votave në të gjithë vendin, ndërsa koalicioni i djathtë, nëse do të votohej sot do të fitonte vetëm 40 % të votave. Edhe si subjekt politik, Partia Socialiste rezulton në avantazh të thellë përballë PDsë, me një diferencë prej 5 për qindësh. Sondazhi u organizua nga Instituti Italian Piepoli dhe u publikua në Vizion Plus. Në të u përfshinë 1651 të intervistuar në të gjithë vendin. Nga përpunimi i të dhënave del fituese Partia Socialiste me 40% të votave kundrejt 35% të Partisë Demokratike. Lëvizja Socialiste për Integrim duket se e ruan përsëri pozicionim e saj si forca e tretë politike në vend duke marrë një shifër të kënaqshme në prag të zgjedhjeve, rreth 6 për qind të elektoratit. Sondazhi vijon më tej me Aleancën Kuq e Zi me 5.5, FRD me 5.5 për qind, ndërsa Partia Republikane, në koalicionin e djathtë fiton 2 për qind të votave. Tek të dy koalicionet, aleatët e vegjël do t'u sigurojnë dy partive të mëdha nga 3 për qind të votave. Të pyetur se si vlerësohet puna e qeverisë aktuale, pjesa dërrmuese e të intervistuarve ndjehet e zhgënjyer . Shumica janë të pakënaqur me punën e qeverisë së djathtë të drejtuar prej kryeministrit Berisha. Janë jo pak, por 60 % e të anketuarve të cilët mendojnë se vendi nuk po shkon në drejtimin e duhur, ndërsa të pasigurt nëse po bëhen hapa pozitive janë 17 për qind e të intervistuarve. Të kënaqurit janë vetëm 7 për qind nga 1651 të pyetur. 16 për qind e tyre nuk kanë një opinion. Të pyetur mbi ekonominë e këtij viti krahasuar me një vit më parë, 53 për qind e qytetarëve shqiptarë mendojnë se 2012-ta ka qenë një vit më i keq krahasuar me 2011-n. Për 16 për qind ka qenë njësoj, për 19 për qind më i mirë, ndërsa 22 për qind nuk kanë një opinio.


Shkrimin e plotë e gjeni sot në gazetën Shekulli


Shtoni një koment
7 Komente
Pa Emër
Instituti italian Piepoli , eshte nje nder sondaxhistet me te besueshem e korrekte ne Evrope .
Pa Emër
Cjane keto genjeshtra, te presim Qershorin e ta shikojme. Statistikat tregojne qe keto 23 vjet vota ka qene me teper per PD.
olti
@pa emer ,, cilat statistika tregojne rritje per PDn ?? ato te Gani Bobit ??
Zef Kallami
Falenderojm sondazhistin italian..
Po duhet separi te njohin mire natyren e shqiptarit,Mbasi ketu lind dhe mushka,qe nuk lind,jo ne itali,po ne asnji vend te botes.
Ekziston dhe nji sintome e mshefte peniciline.
Duhet te kishte parashikuar vjedhjet.Nga efekti i penicilines ban te ndryshoj rezultati.
Pa Emër
aleanca+frd bashke ne kete sondazh bejne 11% + 40% te pd bejne 51%. e djathta fiton o olti
Nik,
Piepoli?Tre zgjedhjet e fundit ne itali as piepoli dhe qendrat e tjera statikore nuk justifikuan rezultatet konkrete.dhe atehere ç'ben?Filluan te qaheshin dhe argumentonin se fajin e ka publiku se nuk esht i sinqert kur i intervistojn.

Sondazhi me i mir mbetet gju me gju me popullin,duke degjuar problemet dhe shkuar anekend shqiperis e gjithashtu televizione dhe rrjetet sociale ,kompjuter etj etj.
olti
@pa emer ,,, pse spahiu i djathte eshte ??
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

2 + 5 =