Trup&Shpirt

Paratë i shpenzoj për libra, edhe pse shumë të shtrenjtë

Luela Myftari


-Në një kohë kur të gjithë pedagogët e Letërsisë ankohen për nivelin e leximit të studentëve të tyre dhe për faktin që ata nuk lexojnë, ne pyesin në Fakultetin e Filologjisë nëse gjendet dikush për të cilën mund të shkruajmë. Në stendat e vendosura në hollin e madh të Filologjikut të Tiranës, librashitësit na tregojnë me gisht të njëjtën vajzë. “Shekulli” kërkon vajzën që ka blerë më shumë libra sot.


Ajo është Ganimete Muça. Është në vitin e tretë të sistemit Bachelor dhe ka në dorë rreth 7 tituj. Të gjitha i ka blerë sot. pretendon që të blejë edhe disa të tjerë. Në bisedën që bëjmë me të, Ganimetja rrëfen se i pëlqen shumë të lexojë dhe se më së shumti ka preferuar t’i ndjekë studimet në degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe vetëm për Letërsinë. Ne pyesim edhe pedagogët për Ganimeten. Të gjithë thonë fjalë të mira. 


Edhe studentët e tjerë e shpallin në unanimitet vajzën që lexon më shumë nga të gjithë në atë departament.


Ganimetja na thotë se nuk ka dalë shumë këtë muaj, në mënyrë që shpenzimet e saj t’i reduktojë aq shumë sa të mund të blejë dhjetë librat që ndodhen në listën e saj të të preferuarave.


Çfarë titujsh blini në përgjithësi?


 Në përgjithësi blej titujt që më prezantojnë pedagogët e mi, revistat letrare dhe librat që na japin për të lexuar gjatë një viti akademik. Përpiqem që t’i lexoj të gjithë. Dhe nëse nuk mundem për shkak të kohës së reduktuar, atëherë i blej ato për t’i pasur në bibliotekën time e për t’i lexuar më vonë.


Po sot çfarë keni blerë?


Do të doja të kisha blerë edhe shumë më shumë, por çmimet janë disi të kripura. Dhe kjo jo për faj të botuesve, sepse edhe ata kanë shpenzuar, madje kopertinat e librave janë aq të bukura sa kushdo mund ta kuptojë se ato kushtojnë. Sot, kam blerë një libër që vjen nga studimet albanologjike. Flet mbi erotizmin në letërsinë shqiptare, një temë për të cilën ka filluar të diskutohet shumë. Ky është një botim i vjetshëm, por që unë nuk kam pasur mundësi ta blej. Sot, e kam ndër duar. Një libër tjetër që kam blerë sot është edhe ai i Vjola Isufajt: “Kthimi i mitit në veprën e Kadaresë”. Mora gjithashtu punimin e diplomës së Lasgush Poradecit për Emineskun, Franc Kafkën, një shkrimtar i cili nuk mund t’i mungojë bibliotekës sime modeste dhe “Bisedë për brilantet në pasditen e dhjetorit, tregime dhe novela që vijnë nga autori shqiptar Ismail Kadare. Dita ende nuk ka mbaruar dhe nuk e di nëse do t’i shpenzoj edhe këto para që më kanë mbetur për të blerë ndonjë libër tjetër. Kur dal përpara stendave i harroj ditët që nuk kam dalë për kafe vetëm e vetëm për të blerë libra. Më shuhen ato ditë të mërzitshme. Madje, as nuk e ndjej lodhjen që mund të shkaktojë rëndesa e gjithë këtyre librave teksa i çoj në dhomën time.


Sa të kripura ju duken çmimet e librave?


Çmimet janë të kripura, por në përgjithësi unë shfrytëzoj panairet për të blerë me çmime më të lira. Shënoj titujt që më duhen dhe më të shtrenjtët i blej në panairin e ardhshëm. Shfrytëzoj panairin e përvitshëm në nëntor dhe në prill, në ditën ndërkombëtare të librit. Sot, për shembull kishte rreth 20 për qind ulje në çmim ndaj edhe shfrytëzova rastin për të blerë disa libra. Kjo metodë është në fakt një metodë shumë e mirë, pasi kam mundësi të mbledh ca para duke kursyer në dy tre muaj për panairin e radhës. Sigurisht, që nuk pi aq kafe sa studentet e tjera. Por, ky është çmimi i një studenteje që nuk ka të ardhura të tjera përveç atyre që i jep familja. Unë nuk punoj, ndaj të ardhurat e pakta më bëjnë të kursej pak më shumë.


Bio:


Emri: Ganimete


Mbiemri: Muça


Vendlindja: Hasi


Vendbanimi: Tiranë


Arsimi: Universiteti i Tiranës, Dega: Letërsi-Gjuhë Shqipe


Profesioni: Studente


Box:


Ajo është vetëm një studente. Nuk ka të ardhura, por të gjitha paratë që i japin familjarët i shpenzon për të blerë libra, qofshin këto libra universitarë apo ato artistikë. Ajo ka ardhur nga Hasi dhe përpiqet me çdo kusht që edhe në vitin e tretë të studimeve Bachelor të lexojë të gjithë titujt që renditen në  planet universitare. Për të ka qenë shumë e vështirë përshtatja me kryeqytetin. Sipas saj, këtu gjithçka është e shtrenjtë, për më tepër librat. E megjithatë, ajo përpiqet që të mos shpenzojë shumë nëpër kafene, njëlloj si shoqet e saj. 


Shtoni një koment
19 Komente
Te bashkuar
Urime, krenaria rinore. Kujdesu per token dhe gjuhen e shenjte te lena nga "te diplomuarit". Vullnet, durim, zgjuarsi, fat, jete te gjate rinia shqiptare.
Një gjuhëtar vrojtues
Përshëndetje nga Gjermania dhe shumë, shumë suksese në të ardhmen! b.
rrushe_123@hotmail.com
Bravo sister shum urime xx
tila
bravo gona we are proud of you <3
Aida Dauti
Congratulations gona urime dhe meso shume
I am very happy for you and never give up
From your little kids in London
djana
Ti je nje shembull per rinin shqiptare urime dhe bravo :):):)
djana
TI JE NJE SHEMBULL PER TE GJITH RININ SHQIPTARE URIME DHE BRAVO. :):):):)
Pa Emër
smund ti lexoje ne internet ?
Student i rrugeve

Personalisht me behet qefi qe dikush qe vazhdon nje dege te tille, te lexoj pertej asaj cka i kerkohet ne oret e mesimit. Por ajo qe me zhgenjen eshte se si gazetaria por edhe shoqeria jone, vazhdon ende te ndjeke apo dhe promovoje stereoitipin e studentit/nxenesit shembullor shqiptar.

Po cili eshte ky shembull? Shembulli vazhdon te jete ai qe une mbaj mend nga femijeria ime(flasim ketu per periudhen post-komuniste qe edukimi ishte ende modeli komunist, vetem se ishin hequr veprat e xhaxhit dhe adhurimi ndaj tij) ku nje nxenes sa mbaronte shkolla 5-6 oreshe duhet te shkonte ne shtepi, te bente detyrat per nja 5-6 ore te tjera. E nqs ishte duke luajtur me shoket e lagjes rrugeve, dhe e shihte mesuesja, vraponte te fshihej, se me siguri do mirrte disa qortime pse nuk ishte ne shtepi duke bere detyrat. Me kalimin e viteve shkollor, krahas mesimeve shkollore shtoheshin dhe leximet ndaj klase. Ku nxenesi/ia i/e zellshem/e per mesime, nuk "mjaftohej" me ato cka i jepte shkolla po shkonte ne librari merrte nja 5 libra e lexonte gjate gjithe muajit. Si gjithmone i/ngujuar ne shtepi me mesimet e veta.

Stil komplet i gabuar i te studiuarit dhe persosjes akademike. Vazhdon ende arsimimi dhe edukimi i stili komunist me mesime permendesh te teksteve, ne nje kohe qe sot, me ruajten dhe aksesin masiv te informacionit dixhital, mbajtja mend e dijes nuk eshte me kyce, por aksesi i te dhenave kur te nevojiten eshte.
Ajo qe duhet te promovohet ne edukim eshte mendimi kritil dhe analiza e ceshtjeve te ndryshme.

Edukimi vazhdon me mesimin permendesh i vjershave dhe recitimit te tyre para klases/turmes. Jo se ka ndonje gje te keqe, eshte dicka e mire qe individi te performoje para masave te gjera duke ia hequr emocionin e perballjes me individe te tjere, por ajo e bere kjo me mesime mekanike permendesh nuk te ndihmon shume. Sepse ne momentin qe ti fillon te recitosh ate qe ke mesuar permendesh, ty te erren syte, dhe e vetmja gje qe shef jane rrjeshtat qe duhet te thuash.

Duke u kthyer te dy pika e meparshme, atij te edukimit sipas stilit komunist dhe stereotipit te studentit shembullor. Ne fillim duhet te kuptojme se cili eshte qellimi i institucioneve arsimore ne edukimin e brezave te rinj. Ai mund te ndahet ne dy grupe: 1. Eshte pergatitja per tregun e punes, trajnimi i studenteve ne menyre qe kur te dalin nga bangat e shkolles te jene elemente produktive te bizneseve dhe sistemit ekonomik.
2. Eshte edukimi i studentit ne kuptimin dhe pershtatjen e shoqerise civile, permes lendeve si Edukate Qytetare, apo lende te tjera.

Sot nje nxenes/student ende trajnohet/edukohet sipas modelit komunist, sic e shpjegova me siper ne menyre shume por shume mekanike, por ajo qe eshte me kryesorja ata pergatiten per nje treg pune komunist(nqs mund te flasim per treg pune gjate komunizmit) ku ti pasi dipllomoheshe te gjendeshe puna per ti sherbyer sistemit te atehershem. Pra nuk kishte nevoje per ndonje elasticitet ne personalitet dhe edukim, per aq kohe sa permbushje kriteret qe vendoste sistemi, nje sistem qe ishte statik.

Kjo gje nuk ndodh me sot, ne momentin qe dipllomohesh duhet te studiosh dhe pershtatesh tregut te punes qe eshte dite nate ne ndryshim. Kerkohet nje elasticitet i jashte-zakonshem per te qene i suksesshem. Gje qe nuk arrihet permes izolimit apo kufizimit vetem tek librat, qofshin keto jashte shkollore, te cilat pasi ti kesh izoluar, te bejne "specialist" ne temen e trajtuar, por nuk te bejne specialist ne jete, sepse jeta eshte nje konglomerat njerezish dhe stile jetesh.

Lexuesi shqiptar vazhdon ende te lexoje, libra te romantizmit te shkuar, kur realiteti jone vetem romantik qe s'eshte. Kjo sjell nje zhgenjim te qytetari ne momentin qe mbyll librin dhe hedh hapin e pare jashte deres se shtepise.

Personalisht, mund te them se gishtat e duarve do me tepronin ne numerimin e librave jashte shkollor qe kam lexuar keto 10 vitet e fundit te jetes sime. A mund te quhem une nje injorant sipas standarteve te tilla qe shoqeria, perfshi gazetaria po promovon? A mund te quhem une nje student i deshtuar, meqe jam nje lexues i "dobet" kur te gjithe permendin Makiavelin, Nitchen, dhe shoket e tyre qe kane jetuar shekuj me pare, e sia kane patur haberin internetit, mas medias, blogjeve, Wikie, postcads,konferenca dhe video/audio konferenca, revista, dokumentare etj etj...

Diskutoj shpesh si te kjo faqe dhe ne shume vende te tjera, me individe qe mbrojne me fanatizem idealizmat e tyre, dhe nuk shohin realitetin, nuk dijne se ku iu mbeshteten kembet, e si perfundim "deshtojne" te bejne realitet idealet e tyre, sepse nuk e shohin realitetin per ate qe eshte. Dhe gjithe kjo vjen si pasoj e sistemit tone arsimor.
djana
me vjen mire ganimete ti je nje shembull per rinin shqiptare suksese edhe me tej !!!:):):)
jonida
urime goce!!!suksese per te ardhmen
Tini
Je e papare nice!!!
Tini
Je e papare nice!!!
USA
@ student i rrugeve Couldnt agree more with you po kujt i thua shqiptareve qe akoma lexojne poezi te shekullit te kaluar dhe mburren me kete fakt, ndersa bota investon ne research e shkence , mjekesi, technologji. Kurse gazeta shqipetare shkruan per nje studente "shembullore" qe kursen leke te blere libra jashteshkollore :-(
Cdo liber e ka nje vlere
Per Studentin e rrugeve!

E mesuara ne rruge ndryshon prej asaj ne shkolle. Informacioni akademik ne shkolle eshte i percaktuar, dhe nqse nje individ kerkon te zgjeroje njohurite e veta vepron ne te njejten menyre ashtu sic ka vepruar vajza na artikull. Pra kursen leket dhe blen libra shtese jashte shkollore. Nuk duhet te lexosh Makiavelin doemos qe te konsiderohesh njeri i formuar.
Ke shkruar gjithe keto rreshta dhe te pakten nje pergezim te vogel nuk ja bere vajzes. Tregoje ate edukaten e "rruges". Hajt me te mira.
Kola
Studenti mos fol kot. Shkolla e xhaxhit eshte Harvardi me dormitore te bukura, 60000 dollare viti dhe duke taku njerez te rendesishem. Nuk ka asnje ndryshim. Me nje ndryshim qe Harvardi eshte vec per nje superelite te pasur, ndersa shkollen e haxhit kush kishte kapacitet e bente. Amerika ka sistem bloze akademik ne nivel te pergjithshem, por thith kapital njerezor, dhe ja hudh me kete menyre. Ajo qu thua ti, akses ne informacion eshte nje cliche e nje brezi qe argumentim quan 140 karakteret e twitterit. Kjo vajza mun te jete "old school" por jam i sigurte qe i shpartallon mengjes drek darke keta tipat me akses tek "informacioni".
luli
Bravo te qofte Gona me te vertet na nderove
Vazhdo keshtu dhe je shembull per te gjithe shqiptaret
Pa Emër
Studenti ka te drejte... Ju qe nuk e kuptoni shkrimin e tij jeni ca d. te zgjebosura (sorry per fjalorin por e meritoni) qe jo vetem nuk keni futur majen e hundes ne akademine e botes por dhe keni mendjengushtesine dhe mediokritetin te kundershtoni ata qe hedhin mendime perparimtare qe juve kuptohet nuk ju vijne per shtat. Shkolla shqiptare ka shume magnesi . Te pranosh kete fakt dhe te kerkosh te permiresosh arsimin eshte hapi I pare drejt ndryshimit. Nje komb kurre nuk mund te perparoje nese arsimi I tij eshte I demtuar.
eri durres
Me behet qejfi qe edhe sot vashdon te kete studente qe lexojne dhe studiojne sepse kjo i afteson me shume ne punen e tyre ,sidomos kur behet fjale per Letrsine , per te cilen nuk mund te flasesh asgje nqs nuk ke lexuar libra.Pergezime!!!!
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

1 + 8 =