Sindikatat, Berisha: Pas 23 qershorit do të bëjmë gjithçka për punonjësit e Shqipërisë


 


Kryeministri Sali Berisha sot ka marrë pjesë në aktivitetin që u zhvillua me rastin e 22 vjetorit të Grevës së Përgjithshme të Bashkimit  të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë.


Ai u shpreh se asgjë nuk do ta pengonte që merrte pjesë në këtë aktivitet për t’u përulur me nderimin më të madh përpara atyre që bënë historinë dhe shënuan një kthesë të madhe në rrjedhën dhe zhvillimet në Shqipëri. 


“Kur PPSH grabiti me dhunë zgjedhjet e 31 marsit dhe po bënte gjithçka për të konsoliduar pushtetin e saj të paligjshëm, ndeshi me rezistencën e BSPSH-së, të cilat organizuan grevën e urisë që rrëzoi në mënyrë përfundimtare rrëgjimin diktatorial, rrëgjimin hoxhist të përfaqësuar nga Ramiz Alia”, u shpreh Berisha.


Kryeministri në fjalën e tij tha se heronjtë kryesorë dhe më të mëdhenj janë tek masat dhe tek njerëzit e thjeshtë, prandaj e dhe mirënjohja ndaj tyre do të jetë e pakufishme.


“Përballja e madhe epike që u bë në maj të vitit 1991 ndaj rregjimit, kishte një objektiv, një qëndrim madhor, që të ecnim drejt Europës dhe ju këtë përballje nuk e bëtë as për rroga dhe as për strehim, edhe pse këto nuk i kishit. Këto 20 vite kemi bërë përpjekje të mëdha dhe e kemi patur të vështirë, por mundi dhe djersa e shqiptarëve ka bërë që ky vend të ndryshojë. Shqipëria që morëm në vitin 1990 me Shqipërinë e sotme, i ndan shekuj nga njëra – tjetra”, theksoi kryeministri.


Kryeministri në fjalën e tij nuk kurseu as akuzat ndaj kundërshtarit të tij në politikë, z Edi Rama. Berisha bëri një përshkrim të përpjekjeve që sipas tij bëri Edi Rama me Partinë Socialiste që vendi të mos fitojë integrimin e plotë. 


Por sipas kryeministrit, Rama do shënojë humbjen e ‘Vaterlosë’ (beteja e famshme e rusëve dhe francezëve në kohën e Napoleonit), së ardhshme më 23 Qershor. 


“Forca tjetër në krye të të cilëve janë bijë e atyre që përmbysët me grevë urie ne 91, jo vetëm nuk firmosin dot asnjë akt, por iu kundërvunë në mënyrën më të egër çdo përpjekje të shqiptarëve për integrim. Në pranverë të 2006, kur nuk firmosën MSA me BE-në, Rama urdhëroi deputetet më bori në parlament, për tu thënë evropiane se ky vend nuk ka parlament. Bëri gjithçka për bllokimin. Dhe sot pas 22 vjetësh hakmerret për Vaterlonë e humbur botërisht. Kurse ne jemi të bindur dhe ecim të sigurt për fitoren e një Vaterloje tjetër. Për bijtë e etërve që bllokuan integrimin, 23 qershorit është dita e gjykimit dhe projekti i madh evropian për çdo shqiptar”. 


Kryeministri garantoi se do të bëjë gjithçka për sindikatat, duke theksuar se fitorja do jetë e PD dhe pas 23 qershorit. 


“23 qershori po vjen dhe ju jap fjalën se qeveria do bëjë gjithçka, për rroga dhe kushte më të mira për të gjithë punonjësit e Shqipërisë. Dhe unë besoj se e dëshmuam këtë gjatë viteve dhe do e dëshmojmë sërish.  Kam shpallur jo pa qëllim 700 dollarë rrogën e mësuesit dhe dua t’u them zyrtarëve të tjerë se ju jeni shumë të rëndësishëm por misionarë më të rëndësishëm të këtij kombi janë mësuesit” 


Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë – BSPSH është një organizatë vullnetare ,e pavarur, në mbrojtje te interesave social- ekonomike të punonjësve të Shqipërisë dhe sindikata më e madhe në vend. Ajo u themelua në 20 mars 1991. Në 22 vitet e funksionimit të saj, ka përkrahur dhe mbështetur si aleate Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe ka në anëtarësi 120 mijë punonjës të Shqipërisë. Për kontribut  të shquar në rrëzimin e simboleve komuniste dhe luftën për demokraci BSPSH është dekoruar me “Medaljen e Artë të Shqiponjës” . 


/Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/

 

Shtoni një koment
3 Komente
Pa Emër
Po pse mor veremli pas 23 qershorit. Nuk te dolen 8 vjet ty qe te beje gjithcka per kete popull te raskapitur nga fjalet boshe te tuat. Waste disposal .. qe po helmon gjithe kombin dhe po i ndërsen njerezit kunder njeri tjetrit.
C.Sulo
sala i ka fjalet me helm.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
So bejme gjithecka d.m.th s'do bejme azgje te percaktuar.
olti
GO HOME , YOU ARE DRUNK
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

2 + 4 =