Opinion

Për Vlorën sot dhe përgjithmonë

  • 18 Maj 2013, 11:32


Edi Rama/kryetar i PS-së 


-Si asnjëherë në rrugën e jetës sime politike, ndjehem i emocionuar si të isha përpara provimit më të vështirë të maturës. Kam shumë gjëra për të thënë për Vlorën dhe më duket sikur nuk do di t’i them. Këto ditë më kujtohen shpesh rrugëtimet e fëmijërisë drejt Vlorës, në ditët më të bukura të vitit gjatë pushimeve verore që nisnin me tren deri në Fier pastaj me autobus për në Vlorë. Më kujtohet se si më rrihte zemra fort nga padurimi i gëzuar për të mbërritur, kur shfaqeshin në ekranin e dritares së autobusit të vjetër malet e bardha të kripores. Të cilët ishin edhe shenja që lajmëronte fundin e udhëtimit të gjatë. Pastaj se si më shkonte buza vesh më vesh dhe shtrëngoja dorën e dajës që zakonisht vinte më merrte në Tiranë, kur shfaqej poshtë, tek kthesa e fundit majë kodrave me ullinj, vetë kurrizi joshës i Vlorës së shtrirë buzë detit. Dhe në fund se si merrja vrapin, kur hynim në rrugicën gjithë diell, gjelbërim e lule të varura mureve të kopshteve me hardhi e kumbulla vlonjate, për të mbërritur tek dera e oborrit të shtëpisë më të bukur në botë. Dera me hekur të punuar kishte një muzikë të vetën kur hapej, duke ndjellë vrik qenin besnik të shtëpisë dhe lajmëruar gjyshen time që dilte gjithnjë në krye të oborrit për të pritur vizitorët. Përqafimi me të ishte fundi i rrugëtimit dhe fillimi i një qejfi të papërshkrueshëm që e prisja gjithë vitin. Kanë kaluar dhjetëra vite që atëherë. Gjyshja ime ka kohë që ka ikur nga kjo botë. As shtëpia nuk është më. Plazhi ynë i Skelës ngjan si vendxhirimi i braktisur i një filmi. Vlora sot ngjan me Vlorën dje, sa ç’ngjaj unë me atë fëmijën që përqafonte gjyshen si për t’u siguruar se nuk ishte në ëndërr. E pamundur ta mohoj se mes kësaj dhe asaj Vlore, unë do zgjidhja pa asnjë ngurrim atë. Por e pamundur po ashtu të thuash se Vlora duhet të mbetej ashtu. Sot Vlora është një sfidë e madhe. Një projekt i mbetur në mes që mund të përfundojë mirë, për Vlorën dhe gjithë Shqipërinë. Po mund të përfundojë edhe keq, në dëm të Vlorës e të gjithë Shqipërisë. Mvaret nga drejtimi që do të marrë Vlora dhe vetë Shqipëria në 23 qershor.

Shtoni një koment
4 Komente
fatmiri
Mos kujto se edhe kush ta lexoje kete meditim tendin, do te gjeje plot shprehje qe do ti transformoje, se nje pjese e shqiptareve , ka dhe vlonjate, nuk dine te meditojne, se nuk dine dhe te jetojne, u duket se vetem kane te hane!, kane te pine! kane te shajne! ashtu si ben idhulli tyre, me te vertete idhull, se nuk do te kete me Shqiperia njeri te tille si Sali Berisha, produkti me fatkeq i shqiptareve nga koha ne te cilen jetoi dhe mori anet me te poshtra e me te keqia te asaj kohe, duke i share publikisht, por me nje kokefortesi duke i vene ne veprim dhe keta pasues medioker nuk rreshtin duke i krehur bishtin helmues ketij akrepi shqipfoles. E hengri dhe nje brez shqiptaresh Sali Berisha, por nuk e di se si do leh me vone. Hiqeni kancerin se metastazat e tij jane shperndare mes njerzeve, hiqeni sa me shpejt qe edhe shqiptaret te enderrojne e meditojne edhe per sot e te mos merren me me karriken e nje ozurpatori, ashtu si ndodh dhe ne boten perendimore. Besoj se vlonjatet do te dine dhe kesaj radhe te zgjedhin ne thesin e mbushur me dreqer (politikane). Jeta eshte e bukur kur jetohet ne te gjitha parametrat e saj, jo vetem te hashe e te pishe. Kete te fundit e ben çdo qenie e gjalle qe eshte mbi toke dhe ata qe ndryshojne nga keto do te jene ata qe sjellin dhe ndryshimin e jetes. Kush ka mend i ve ne pune, kush ka tru te ha mune, thote populli.
SH.K
'Arti matet me pak'.Drejt,urime!
vlonjati
Faleminderit,Edi,edhe per keto emocione.Eshte ora qe populli i ndershem te ndahet me te keqen me te madhe,me komunistin me te lig,neonazistin Berisha dhe hajnat e kriminelat qe i ka majmur dhe veshur me pushtete
Pa Emër
sa me ka marre malli per ate shtepi.. ku mund te them me plot gojen qe eshte gjithashtu dhe per mua nje nga kujtimet me te bukura te femijerise.o zot sa historira kujtime te pavdekshme. juve ju mbaj mend si ai cuni aq i madh saqe me nje te zgjatur dore me kepuste verigen e rushit... fundvitet 80.
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

7 + 8 =