Berisha: Do ta bëjmë Shqipërinë Amerikë

Kryeministri Sali Berisha ka çelur sot fushatën e elektorale në qytetin e Librazhdit duke prezantuar kandidatin për deputet në këtë rreth Partia Eduard Selamin.


Ish-themeluesi i PD-së Eduard Selami i rikthehet PD-së, duke u përfshirë në listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 23 qershorit. Z.Selami ka mbi 15 vjet që është shkëputur nga pjesëmarrja në politikë në Shqipëri dhe pritet të ballafaqohet me një mjedis të ri e shumë të ndryshëm politik nga ai që ka lënë në mes të viteve ‘90, kur ishte ende aktiv me politikën shqiptare.


Berisha në fjalën e tij akuzoi kreun e PS-së, se po ja mohon meritat qeverisë, sipas tij, në këto katër vjet investimet në infrastrukturë kanë qenë të domosdoshme në zhvillimin e ekonomisë dhe biznesit të vogël. 


“E dëgjuat vetë mbrëmë, zoti Rama në një bisedë me qytetarët e Tiranës u tha atyre se çfarëdo t’i kërkosh kryeministrit, të thotë rrugë. I nderuar zotëri, i ke nervat e lodhur dhe i ke të lodhur shumë nga rrugët. Jo zotëri, puna dhe punësimi janë qëndrimet e mia më madhore, fakti që në këtë rreth bizneset janë dyfishuar dëshmon se kemi nxitur dhe inkurajuar biznesin dhe zhvillimin e tij. Para se të flasësh të ftoj të ngjitesh me autobusin mavi deri në Çermenikë, sipër do gjesh një lokal të madh ku festojnë dhe bëjnë dasmat si vend panoramik. Pronari do të thotë se e bëra investimin se më erdhi rruga. Tani që deklaruam se do marrim vizat për SHBA dje deklaroi se të gjithë do shkojnë në Amerikë. Jo zotëri do shkojmë për vizitë, do ta bëjmë Shqipërinë Amerikë. Të bashkohemi për punësim, mirëqenie dhe integrim. Alternativa tjetër e shpalli Shqipërinë karrocë për invalidin, Shqipëria është anëtare e NATO-s, meritoi statusin dhe do ta marrë, ti rri në autobus me xhamat e zi.  Të bashkohemi të gjithë pavarësisht nga bindjet”, tha Berisha.


 Shefi i qeverisë më tej bëri një bilanc të punës dhe investimeve të qeverisë në këtë rreth në infrastrukturë dhe shërbime.


“Vijmë në Librazhd me vendosmërinë më të madhe për të ecur përpara në rrugën e zhvillimit të Librazhdit. Në këto pak vite në këtë rreth kemi investuar shumë e shumë km rrugë në katër anët e rrethit. Jemi të vendosur të ndërtojmë katër vitet që vinë çdo km rrugë në çdo fshat të këtij rrethi. Gjatë këtyre viteve kemi investuar në një seri shkollash, ndërtuar dhe rindërtuar mbi 20 shkolla, do ndërtojmë dhe rindërtojmë çdo shkollë të re, kemi ndërtuar dhe rindërtuar, qendra shëndetësore, ujësjellsa e kanalizime, numri i bizneseve është dyfishuar, nga 400 biznese që kishte  Librazhdi sot ka 1400 biznese. Katër vitet që vinë janë vitet  e infrastrukturës më moderne, e ujësjellësit të ri të Librazhdit dhe zonave përreth. Së shpejti inaugurohen punimet në gjithë gjatësinë Kukës-Qafë-Plloç. Rruga që të çon drejt parkut kombëtar është në ndërtim e sipër, do bëjmë gjithçka që pasuritë natyrore ti kthejmë në mirëqenie për qytetarët”, theksoi ai.


Ndërsa Selami në fjalën e tij ka thënë se Berisha arriti të krijonte shtetin më të fortë ligjor, sipas Selamit, qeveria arriti të liberalizonte vizat. Ai ka vijuar më tej fjalën e tij duke thënë se Berisha ka shtruar mjaft rrugë, ndërtoi shkolla dhe qendra shëndetësore. 


“Ne së bashku me PD i realizuam këto mundësi, sot udhëtojmë si qytetarë të denjë në BE, pa viza, dhe pa radha të gjata në ambasada. Sot jemi anëtarë të NATO. Në këto dy dekada te demokracisë, PD ka nënshkruar çdo marrëveshje për integrimin e Shqipërisë. PD sot është shpresa më e mirë e qytetarëve për tu bërë anëtarë të Evropës së bashkuar. Fatkeqësisht nga ana tjetër nuk është e njëjta mundësi dhe është për të ardhur keq që Rama me bllokoi ne 3 ligjeve nuk lejoi për të marrë statusin e vendit kandidat. Nëse do kishte dëgjuar këshillat e partnerëve tanë dhe zërat e moderuar brenda PS sot Shqipëria do ishte vend kandidat ne BE. Të gjithë ne këtu do ishim shumë mirë, ndaj një vijim i mbështetje për PD dhe zotin Berisha, do thotë shtet ligjor më i fortë, më shumë investime të huaja, më shumë rrugë të shtruara, më shumë qendra shëndetësore dhe shkolla për fëmijët tanë dhe mbështetje për fermerët. Së bashku do integrojmë Shqipërinë ne BE dhe më 23 qershor do i japim fund politikës së bllokimit. Programi i PD është mi i mirë për të ardhmen e shqiptarëve, jam si në marsin e 9192 për t’iu hënë se mbështetja që do i jepni PD do jetë garancia më e madhe për një Shqipëri evropiane”, tha Selami.


/Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/


 
Shtoni një koment
20 Komente
Dikush
Ahahaah sa i madh qe esht per zot! Neser do thote qe Amerikanet mezi po presin te vijne te jetojne ne Shqiperi sepse Shqiperia do behet superfuqi boterore dhe shume here me e mire se Amerika!
Pa Emër
e din ky se cfar do te thote fjala tyrp apo sja ka idene fare,ishte ne lezhe dhe thot qe lezhjanet kane drita 24 ore
edhe zoti kadeli ngeli i habitur per genjeshtren e rradhes.
FRED
NA U KA BO SALA SI PINOKU, DO E MBAJ UNDEN NE BALLKON NDO 1 DITE, SA REN BO BO BO NA MYTI FARE.
Nikua
Shqiperia, nga natyra eshte vendi me i bekuar i Europes. Nji vend kaq i vogel dhe ka: nafte, sere, hekur, nikel, bakerr, crom, flori, pasuri te mdha ujore, pasuri arkeologjike; -ne Kosove ka: plumb, uranium, flori. Pasuri qe nuk i ka asnji vend i math i Europes.
Por ka ne drejtim serb dhe ''greke'' qe i cojn kto pasuri per vete dhe per te tjeret jasht Shqiperise, e duke e len kte popull te vuaj. Prandaj ngul kemb qe drejtimi i Shqiperise duhet te meret ne dore nga vet shqiptaret e te mos liet ne dore te agjentures ''greke'' e serbe.
nje emigrant
Ky eshte k*qe!
Po e votuan prap njerezit edhe te fitoje prap hallal e paste!
Kta njerez kte drejtues shteti meritojne!
F.Rushi
sali boll me pordhe.
sale kaq mud te beje koka tuaj,Shqiperia ka edhe shqiptare me te afte se nje spiuno-komunist qe eshte pyke nga politologjia.Boll shite pordhe sali, je bere nxites stresi per shqiptaret.Shqiperine Amerike s'e bejne kure alla-komunistet, s'kane aq tru.
Arber
E ben zotria yte po te mos e kishe pjelln sllavo-komuniste brenda. Socialistet, dmth kasta e tyre drejtuese, qe prej se jane shfaqur ne kete dhe shqipoonjash nje detyre e kane zbatuar me perpikeri. Shkaterrimin e cdo interesi pozitiv te ketj vendi. A e pate Ed psikopatin dhe shpuren e tij , me vite po angazhohet kunder interesit shqiptar. Kete detyre e kane qe prej se u shfaqen ne skene dhe lkete do ta vazhdojne me perkushtim derisa shqiptaret nuk mbushen mend i t'i shporrin nga toka e tyre si nje pisllik te peshtire.
Anne Frojd
4 pyetje Sales para se te mare rrugen per Janine:
--------------------------------------------------
1-Koridori i tete qe u harxhuan miliarda per te lidhur perendimin me lindjen ç'fat pati?po miliardat e investimeve te ketij populli me vepra arti ne hekurudhe ,tunele,ura etj ç'fat paten?Shinat e hekurudhes qe jane vjedhur jane ne shtepine e ilirit qe pive vere te mire apo ne ate te Arxhides?
2-Ish drejtori me periudhe me te gjate te bankes boterore Blank ka thene se 'udheheqesit' e lindjes investimet i perdorin per asfalt e buste per ish udheheqes e jo per zhvillim .ti ku je me kete thenje me asfaltet e trurit asfalt te 'ballinjve te kombit'?
3-Fjala 'nato' ofar perfaqeson per shqipetaret qe zotrote e quan si arritje,popujt e tjere qe nuk bejne pjese ne nje aleance ushtarake si vendet e uleta jane demokratike apo 'protektorate' me qeverri kujslinge'?4-sa shqipetare ke ne kufijte e 1913,sa elektorat,sa eshte perqindja sipas grupmoshave 1-18 vjeo,18- 35 vjeo e 35 vjeç deri 65 Vjeç?sa te punesuar e sa ne te 'zeze',sa te pa pune e sa te vdekur qe figurojne te gjalle?
5-Kur femijet e tu dalin si ne asnje vend te Botes E BEJNE DEKLARATA SI FEMIJE TE 'KRYEMINISTRIT' NE NJE VEND PA POPULL,PA PARLAMENT,E SKA SI TE KETE QEVERRI I KANE BERE ANALIZAT PSIKO-PATOLOGJIKE?
pilo lala
E ke marre tatepjeten me gjithe qerren qe po i ngordhin buajt, o Sali!
Te shikojme sa zarar do besh akoma, por Amerika ti ka dhene duart. Edhe Gjermania po ashtu. Ty te mbajne vetem Serbi dhe Greku (Vjehrra dhe daja).
Pa Emër
Ndoshta te gjithe e hajne kallep.Per cfare deklaron Berisha.Pervec Eduart Selamit:I cili seriozisht qeshen ne qef te budallalleqeve te Berishes.Kete e din shkelqyeshem Eduardi,se cfare don me than Amerike dhe Albanistan.Mbasi ne jemi larg Amerikes me shekuj.E si mund ta beje Shqiperine Amerike.Duhen breza trashigimtaresh aq shume sa qe deri ne arritjen e Shqiperise ne nivel Amerikes sot, harrojne vitin 2013 qe na ishte apo s'na ishte nji far komunisti i konvertuar ne demokrat qe brenda ores te bente superfuqi e te nesermen do rrije ne rradhe per te shenuar emrin ne listen e dyqanit per te qetesuar korin e zorrve qe donin ushqim.
Nese vertet Berisha ndersen popullin te votoj Eduardin.Me iden qe ky do e beje Shqiperine Amerike.
I bie qe Eduardi,te parit njeri do ti veje hekurat Berishes per:
1.Shkelje te kushtetutes mbi 7-8 here.
2.Krimet e njipasnjishme ne mbare vendin.
3.Shpifje,korrupsion,Kercnime me vrasje.
4.Tradheti kombetare.
5.Vjedhje zyrtarisht te votimeve.
Dhe sikur te mos jene fare keto me siper.Berishen vetem per genjeshtra do e hiqte automatikisht nga puna.Vetem me kete te fundit ne Amerike asnji njeri nuk e qas ne pune sepse asht genjeshtar.
Genjeshtren Amerika e konsideron njisoj te barazvlefshme me armikun,bile dhe me te rrezikshem.
Dhash vetem kaq sepse populli din me shume se kaq.E te ju them te verteten lodhemi te shkruaj gjithe negativitetet e keti soj burri te pa perqendruar ne mendime te veta.
PSh.C'fare i duhet viza Amerikane popullit kur ky e ben Shqiperin Amerike per 4 vjet e ka 23 vjet qe asht vendi me i korruptuar dhe fukara i ballkanit.Ku te gjithe mendojne te ikin.Mendojne te behen anetar te BE.Te marrin viza Amerikane.Allahu apo Zoti na rujet derisa ti dalin fryma nga shtati keti soj robit.
Ardian
Paska gjetur kokrren e legenit qe vdes per karrige,nje legen si vedin.
nga larg
Sala e ka kthyer gjithcka ne gallate. E tall b... apo nuk e tall
Gramozi
Po e tha e ben ky. Shif Tiranen, e beri si shtetet e bashkuara te malsis.
zyko
Po c'i duhet ketij Eduardi te behet deputet. si do ta beje ai kete detyre me nje kembe ne Amerike e tjetren ne shqiperi? Apo jeto ne Amerike e paguaju nga shqiptaret.
Hajde shqiptare hajde. Skeni per t'u bere kurre.
Gege Kosova
Mos he mashkull. Se po i merr ne qafe shqiptaret. te mos kerkojne azil ekonomik ne evrope e Amerike. Po nese Shqiperia behet Amerike, ku do mbetet Amerika e amerikanet. MInshalla nuk ia mesyejne Shiperise
Nikolaj
Kjo deklarat e Sali Trapit me kujton nje barsolet shkodrane.
Enver Hoxha bene nje vizite ne shtepin e nen Ajshes me rastin e 5 Majit,dite e deshmorve,se ishin vrar ne lufte dy djem dhe burri i saje.
Ajsheja i drejtohet udheheqsit:"Mir se erdhe o Enver por e bere MUT shqiperin.Ashtu eshte nen Ajshe, por do e ham se bashku".Edhe deklarata e Saliut jan njelloisi te atij qe nuk vjen me.
amerikani i venit.
Ore cfare ka qe rri shtrembet e shtrengohet ashtu Eduart Selami ne foto me Berishen???Mos po i shpeton nga frika e Saliut??
Pa Emër
@NIKUA
Shume naiv dukesh ne ato qe shkruan, mor burre! Per te mos thene: shume k'qe.
Shqiperia paska kaq shume minerale te cilat nuk i ka as nje vend shume i madh!!!
A thua e ka mbajtur me hater Zoti Shqiperine o Nikoqe?
Pa Emër
po llotarin shqiptare per karte jeshile do e bosh or k.r
spartaku
NIKOLAJ! Nuk eshte aspak e vertet se ajo heroine Aishja i ka thene ENVERIT ashtu siç thua ti.Nuk bene vaki kurre qe nje udheheqes shteti si ENVER HOXHA te shprehet ne ate menyre.Ishte nder i madhe per ate familje ku shkonte ENVER HOXHA dhe pritej me nderime se ai ishte nje udheheqes i popullit dhe per popullin.Por propaganda e soteme hedhe balte te pamerituar mbi ate njeri qe nuk vjen me.
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

2 + 7 =
Pesë lajmet më të populluara për sot