Kavajë, ekzekutim pranë Malit të Robit


Një 33-vjeçar është ekzekutuar me kallashnikov pasditen e sotme teksa udhëtonte me makinën e tij tip “Audi” në aksin DurrësKavajë, në zonën e Malit të Robit. Nga hetimet paraprake mësohet se viktima është Ervis Tafaruçi banues pranë Shkëmbit të Kavajës, në Golem.


Dyshohet se kanë qenë 4 plumba vdekjeprurës ndaj të riut, ndërsa sipas hetimeve paraprake mendohet se autorët të cilët dyshohet se janë më shumë se 2 persona, ta kenë ndjekur gjithë itinerarin e viktimës. Atentati ndaj Tafaruçit është kryer nga një tjetër makinë, e cila në momentin që është pozicionuar paralel me makinën e viktimës në ecje, një person nga sedilja e pasme ka qëlluar me breshëri ndaj tij.


Policia ngre pistën e larjes së hesapeve për shkak të shkuarës me precendentë të 33-vjeçarit, pasi Tafaruçi është akuzuar për djegien e një automjeti në kryeqytet në vitin 2011, ndërsa ka qenë i shpallur në kërkim për tentativën e vrasjes ndaj një shtetasi maqedonas në vitin 2009. Ndërsa “backgraundi” i tij është i tillë, ende nuk dihet se si ka mundur t’i shpëtojë drejtësisë duke qenë se aktualisht ishte i lirë. Në pyetje janë marrë një sërë dëshmitarësh që kanë fiksuar ngjarjen, ndërsa policia po punon për prova materiale, për të shkuar drejt autorëve dhe motivit të këtij atentati, raporton "Shqiptarja.com".


Në korrik të vitit 2009 Ervis Tafaruçi akuzohet se së bashku me Indrit Shtrazën dhe Ervis Kasën tentuan të vrisnin shtetasin maqedonas, Besnik Kulla. Më 28 mars 2011, Ervisi atëherë 31 vjeç u arrestua nën akuzën se i vuri flakën makinës së një studenteje, banuese në zonën e “21 dhjetorit” në Tiranë. Ngjarja ndodhi në orët e mëngjesit të 28 marsit kur automjeti tip “Renault Clio” mori flakë fare pranë komisariatit nr.2 në kryeqytet. Ai atëherë u arrestuar. Por mesa duket sot gëzonte lirinë, kur u bë pre e një atentati.

Shtoni një koment
6 Komente
Pa Emër
nje kriminel me pak!!
Pa Emër
shko haka te i zoti
Pa Emër
Te keni turp .kur se njifni nos folni kot
Pa Emër
Seleksionim kriminelesh.Sa mire do ishte te selksiononin dhe kriminelet qeveritar.
une
vrasja me vrasje lahet as gje me shume ka marre ate qe ja ka bere dikujt tjetri kshu qe mos nje dote nje dite si shpeton kesaj:( nje gje nuk kuptoj te gjithe keto qe bejne vrasje jan neper rruge edhe si fusin ne burg edh ete pafajshmit futen ne burg hajde drejtesi hajde mjere populli i shkret se ca qeverie ka ne krye... kjo o qeveria e saliut qe 20 vjet ne demokraci vetem budalliqe e vrasje e droge e prostituta rrugeve turp turp:(
Pa Emër
Askush nuk ka te drejte te gjykoje nje person pa e njohur se si ishte..Tju vije Turp...Ngushellime Familjes per humbjen e djalit te tyre te vetem dhe uroj qe autoret e krimit te kapen sa me shpejte dhe te vuajne denimin maximal per kte krim te tmerrshem ndaj nje djali aq te ri 33 vjecar...U prehsh ne paqe Visi !!! :( :(
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

7 + 7 =