Soft

Cannes 2013: Palma e Artë për “La vie d'Adele”

  • 27 Maj 2013, 20:36


Me dorëzimin e “Palmës së Artë“ dhe me çmime të tjera përfundoi në Kanë Festivali i 66-të i Filmit. Si filmi më i mirë u zgjodh një film me temë dashurie, si vitin e kaluar.


Palmën e Artë, çmimin kryesor i Festivalit të Filmit të Kanë e merr këtë vit filmi francez  “La vie d'Adele“, i Abdellatif Kechiche. Këtë e bëri të ditur juria në përfundim të Festivalit të 66-të të Filmit në qytetin e Francës së Jugut. Filmi përshkruan dashurinë midis dy grave lesbike.


Si aktorja më e mirë u zgjodh aktorja franceze, Bérénice Bejo. 36 vjeçaren e vlerësuan për rolin e saj si nënë e familjes në dramën “Le Passé”, të regjizorit iranian, Asghar Farhadi.


Me çmimin e madh të jurisë u nderua "Inside Llewyn Davis", i vëllezërve Ethan Coen dhe Joel Coen. Çmimin i jurisë e mori "Like Father, Like Son", një film i regjisorit Kore-Eda Hirokazu (Japoni).


Çmimin për skenarin më të mirë e mori Jia Zhangke për "A Touch Of Sin", atë për regjinë më të mirë, Amat Escalante (Meksikë) për filmin "Heli". Palma e Artë për filmin më të mirë të shkurtër u dha për filmin „Safe“ nga Koreja e Jugut.


/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/

Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

3 + 8 =