Advertisement
Extra

Floririn e gjetur nëntokë ia dhamë Enverit

  • 29 Maj 2013, 16:39

Leonard Veizi


-Ata kërkonin ditë e natë. Nëse do të gjendej ajo që mendoje se ishte aty poshtë, jeta do të ishte më e lehtë padyshim. Por në fakt më e vështirë bëhej ajo... ...Shqipëria mendohet si një vend i begatë me thesare e minerale ari. Kështu thotë inxhinieri gjeolog Agim Çadri, i cili gjithë jetën e tij e ka vënë në kërkim të floririt. Por deri tani ai dhe ekspeditat, ku ka bërë pjesë kanë gjetur vetëm një pjesë të vogël të këtij metali të çmuar. Ai prej vitesh ka dalë në pension dhe jeton vetëm. Thotë se nuk ka më ambicie personale për t'u bërë i pasur, por porsa jeton dhe është i aftë për punë vetëm do që të gjej disa nga vatrat e floririt në Shqipëri. Për më tej, ai tregon gjithçka që ka të bëjë me këtë problem, që nga thesaret dalë nga furrat e shkrirjes së romakëve e deri te gërmimet në zonat kryesore të rrethinave të Tiranës...


Kur e keni mbaruar shkollën gjeologjike?


Teknikumin e minierave e mbarova në vitin 1962. Por unë për shkak të pasionit tim të fëmijërisë, vendosa të vazhdoj për gjeologji. Por kisha frikë se nuk do të regjistrohesha dot në këtë degë, ndaj babai im foli me një mik të drejtorit të Politeknikumit "7 Nëntori", e që quhej, Gjergj Canco. Nëpërmjet tij morëm një rekomandim që unë të regjistrohesha në degën e gjeologjisë që në fakt ishte dega minerare. Kjo ndodhi në vitin 1958. Në inxhinieri, kishte njerëz që prisnin radhën për t'u regjistruar në degën elektrike dhe mekanike. Ndërsa unë sa shkova atje i dhashë sekretares rekomandimin. Por ajo më tha: "Po pse për këtë degë qenke munduar të kërkosh ndonjë mik. Të gjithë fusin miq, që t'i shmangen kësaj dege, ndërsa ti fut mik për të shkuar aty”.


Ndërkohë ju i filluat studimet?


I fillova dhe përfundova studimet dhe kam punuar vazhdimisht me një dëshirë shumë të madhe, gjë që më është vlerësuar aty ku kam punuar. Mirëpo ndodhi diçka. Unë mora diplomë të shkëlqyeshme dhe fillova punë në Ndërmarrjen Gjeologjike. Gjatë kësaj kohe unë u informova për faktin se nën tokë kishte flori. Të gjithë studentët që studiojnë për gjeologji i mësojnë përmendësh parimet e mineralit të arit, pra të floririt. Po kështu edhe unë. Çdo pedagog dhe çdo nxënës i kujdesshëm e kupton vetë se në cilat treva duhet kërkuar ari pra cilat treva janë të pasura me flori.


Është kërkuar zyrtarisht floriri në nën tokë, Shqiptare?


Padyshim që po. Unë kam qenë pjesëmarrës, thuajse në të gjitha përpjekjet shtetërore dhe private për të gjetur flori. Madje, në një rast, kur gjetëm flori nga sitja e rërës së plazhit në Liqenin e Pogradecit, ne nga ai flori i dërguam një sasi Enver Hoxhës. Unë vetë për pjesën kryesore të jetës sime kam qenë pjesëmarrës në ekspeditat e mineraleve të çmuara. Pra, thuajse në të gjitha këto lloj ekspeditash.


Çfarë menduat pasi u njohët me problematikën e arit shqiptar?


Mendova se kishte diçka të vërtetë dhe iu futa me mish e me shpirt kërkimit të arit në Shqipëri. Aty kam bërë shumë kërkime në të gjitha drejtimet. Dhe kam gjetur disa të tillë, por jo me ndonjë vlerë shumë të madhe. Përveç kësaj të gjithë arin e kam dorëzuar me procesverbal. Për fat të keq edhe furrën romake të shkrirjes së arit nuk e gjeta. Megjithatë, disa fshatarë më thanë se ajo ndodhej në një grykë përroi pranë Qarrishtës. Aty te rrëpira ishte një shpellë. Dhe ata më thanë se, këtu nuk ka ndonjë "kullë të kulunxhiut", por ekziston një shpellë e kulunxhiut". Ata na i treguan shpellën dhe ne shkuam atje. Unë u futa brenda, por nuk gjeta ndonjë gjë. Mirëpo mbi këtë shpellë fillonte një lëndinë. Dhe aty në lëndinë, gjeta disa skorrje, të cilat në fakt ishin pikërisht ato që përmend austriaku. Aty padyshim ishte furra e shkrirjes së arit. Megjithatë mjetet tona të atëhershme nuk mjaftonin për të zbuluar sasinë e arit në atë zonë, tani, po besoj se thesari apo minerali i arit mund të gjendet më kollaj. Mjaftojnë disa pajisje moderne të kërkimit të arit. Në këtë libër pas Qarrishtës vjen fshati Stërblevë, i cili për mua është i mbushur me formacione dhe shtresa mineralesh të arit. Nga ky gjeolog austriak në këtë libër thuhej: i gjithë kurrizi i malit përbëhet nga antimonite. Antimonitet përbëhen nga një lloj minerali plumbi, bakri, zinku dhe argjendi. Ai thoshte se, atje banorët e përdorin këtë lloj minerali për ndërtimin e shtëpive të tyre. Pra, kjo ishte një gjë mjaft konkrete. Mjaftonte që të shkonim atje të hapnim gurët e shtëpive e ta gjenim. Në shkuam për të kërkuar, me një makinë, ku bashkë me një gjeolog tjetër, Thanas Plaka kërkuam këtë lloj antimoniti në Stëblevë, po nuk gjetëm asgjëkund.


Kishit marrë me vete kampionin e këtij minerali?


Padyshim kishim marrë një kampion nga Rumania, por nuk e gjetëm asgjëkund. Dhe kohën e kërkimit e kishim të limituar nga ministria. Prandaj, para se të iknim nga fshati Borovë, ua lamë mineralin, mësuesve të shkollës, duke i porositur se, nëse gjendej ky mineral duhet të na njoftonin. Ua dhamë edhe adresën e ndërmarrjes sonë, por nuk na erdhi asnjë njoftim. Prandaj ky është një nga objektivat e mia për këtë vit, të gjej patjetër floririn që fshihet në zonën e Librazhdit. Për këtë zonë kemi edhe një të dhënë nga një gjeolog sovjetik, i cili e ka hedhur në hartë saktësisht zonën, ku ndodhet floriri. Dhe nuk ka dyshim se pjesa e Librazhdit është e kamur me mineralin e floririt.


Po në rërën e lumenjve a gjendet ar?


Po për shumë kohë unë kam punuar edhe në shkrifërimet armbajtëse. Sepse në Shqipëri, përveçse gjendet në shkëmbinj në formë minerali ai gjendet edhe në formë thërrmijash në brigjet e lumenjve.


Për këtë duhen situr rëra e brigjeve të lumenjve. Në cilat zona është ndeshur ari në Shqipëri?


Ne atëherë kishim një impiant primitiv. Po në atë kohë flitej se ishte në zonën e Mirditës, apo Burrel, në Urakë. Aty ka punuar një inxhinier, po për fat të keq ai vdiq në mes të studimeve. Ai e pati merak atë zonë, madje e la edhe në formë amaneti. Por mineral i çmuar është gjendur sidomos në zonën e Pogradecit e Korçës dhe Librazhdit. Dhe ne kemi punuar për këtë qëllim në zonën e Çërravës, ku janë disa fshatra midis Korçës dhe Pogradecit dhe në zonën e Librazhdit. Aty e lanim zhavorrin e përroit apo lumit dhe në fund mbeteshin kokrrizat e arit në formën e rërës. Atje kur ishim në Çërravë ngritëm një impiant, ku punonin disa gra nga Pogradeci, që nxirrnin ar. Madje, këtë ar ne ia çuam Enver Hoxhës, një epruvetë të mbushur me kokrriza ari. Kjo ka ndodhur rreth viteve '74, mirëpo pastaj këto ndërmarrje u mbyllën për shkaqe të ndryshme..., por për përmbajtjen e arit në atë kohë përmendej pika e grykës së derdhjes së lumit të Çërravës në Liqenin e Ohrit. Dhe ne na thoshin sikur në Maqedoni kishin një impiant gjigant që i kthente kokrrizat në ar.


Kërkimi i mineraleve të çmuara


Agim Çadri thotë se kërkonin ar dhe platin, dhe pikërisht në ato vite zbuluan shumë vendburime. “Kemi punuar në Librazhd, ku u zbuluan 2 mijë kilogram ar. Ky mineral është ende në sipërfaqe të tokës. Sigurisht, shpesh ai zhytet poshtë. Por ne kemi bërë llogari se atje ka 1 mijë kilogram për zonën e Spatharit, në anën e majtë të Shkumbinit dhe në anën e Qafë -Shulit, apo të Librazhd -Katundit, pa shkuar në Qarrishtë. Mirëpo për zonën e Qafë -Shulit ka një të dhëna nga gjeologët austriakë, për ekzistencën e një furre të shkrirjes së arit në kohën e romakëve. Kjo furrë njihet me emrin "furra e kulunxhiut", që në turqisht, fjala kulunxhi do të thotë argjendar. Ne ndërtuam një ekspeditë për të gjetur këtë furrë. Kryetar i ekspeditës ishte Zihni Sinoymeri. Ai kishte mbaruar në Leningrad, por ishte një gjeolog me pasion, i kompletuar në kuptimin e vërtetë jo vetëm nga arsimi, por edhe nga shpirti. Ai një ditë më tha: Atje në Qarrishtë kanë ekzistuar në kohën e romakëve furrat e shkrirjes së arit. Këto janë gjetur nga austriakët në periudhën e Luftës së Parë Botërore. Prandaj më tha ai shko dhe bëj ca vrojtime atje. Për hir të së vërtetës këtë informacion unë e dija prej kohësh dhe kisha shkuar atje para shumë kohësh, por nuk kisha gjetur gjë. Prandaj i thashë Zihniut se: unë kam vajtur atje, por tani do të shkoj të shoh prapë me këtë pikësynim. Shkuam atje me një ekip me studentë që bënte praktikën. Kërkuam për këtë vend duke pyetur: ku është furra e kulunxhiut. E kishim këtë të dhënë sipas studiuesit austriak. Ai libër thoshte: Në fshatin Smolnik, (Qarrishtë), 2 kilometra në lindje, gjeta rrënojat e një furre të shkrirjes së arit të kohës së romakëve. Në kohën që e gjeta unë ajo përmbante edhe nja dy metra kub skorrje. Pasi e pastrova furrën gjeta një copë metal ari me peshë 240 gram. Mirëpo këtë copë ari ma mori majori i ushtrisë serbe Luba Ilniç. Se në fakt austriakët u mundën prej serbëve. Ky ishte një oficer austriak që ishte edhe gjeolog”, thotë inxhinieri gjeolog Agim Çadri


kërkimet gjeologjike


Shqipëria mjaft e pasur me minerale të çmuara


Po a ka vërtet minerale ari në Shqipëri? Inxhinier Agim Çadri thotë: “Padyshim që Shqipëria është mjaft e pasur me minerale të çmuara. Kemi formacione nëntokësore të mbushura me ar, ndërkohë, mjafton të studiohet historia dhe mineralogjia. Në këtë rast do thosha se, strukturat nëntokësore që shoqërojnë arin, janë mineralizimet e bakrit. Dhe ne, të tilla kemi plot në Shqipëri. Kështu, ne sigurojmë sasi të mëdha ari edhe nga mineralet e bakrit që kemi me shumicë në vendin tonë. Por një tip tjetër i ri që ka qenë i panjohur për ne është ky tip, që lidhet me shkëmbinjtë magmatikë, pra, ata shkëmbinj që janë formuar nga vullkanet. Gjithashtu, ka disa lloj mineralizimesh të arit që është më interesanti në Shqipëri. Ka gjithashtu dhe disa lloj magmash vullkanikë që janë ftohur nën tokë, por pastaj erozioni dhe lëvizjet i kanë nxjerrë në sipërfaqe. Ari gjendet gjithashtu në disa lloje shkëmbinjsh me të cilët lidhet edhe kromi. Këta quheshin kolektorë dhe që janë vendburime të platinit e të arit. Pikërisht me këto lloj shkëmbinjsh është e pasur Shqipëria”.


Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al
6 Komente
Pa Emër
duhet shkruajtur ku mund te germojme per te gjetur ndonje bingo nen toke se kjo qe thote studiuesi eshte per njerez qe duan te punojne. duhet gjetur menyra loje jo studime.
fatmiri
Teknikumin e paska mbaruar ne 1962 dhe shkollen e larte e paska filluar ne 1958! Me mire mos i nxirrni fare keto shkrime se u ben si fjalet e Saliut. Semundje e rende kjo qe ka pushtuar shqiptaret dhe gazetaret e median deri te ata qe nuk e dine perse i ngren gishtat perpjete. Te pakten tu ngelen kembet ne toke se mendja i ka lene. U ka ikur per vete dhe kujtojne se gjithe njerzeve ne bote u ka ikur. Bile edhe titulli shkrimit eshte abuziv. Duket se gjithe floririn e paska marre Enver Hoxha! Te pakten titulli keshtu thote, ndersa me poshte del se i çuan nje epruvete simbolike. Me serioze se veten tregon.
cimka
daiko jenveri e kish shume xhan floririn,pasi ja grabiti shqiptareve te ndershem bashke me florine e minjerave e coi jashte qe e kane sot pjellat e tij dhe shelleren neper bote deri ne 8 breza.
Ndaj inatoset saliu,meta,qe tja kalojne xha jenverit.
gramshioti
ne malin e kabashit thuhet qe ka ar.
vladimir
kam punuar pak me z agim ne shkriferimet e bregdetit,ishte kryetar i ekipit 4,ishte shum fjal pak,e i zoti ne degen e vete.ndaheshim ne 2 skuadra ne kohen e pushimit ne dreke dhe luanim futboll me topat qe na dhuronte deti.datat e shkolles e te unversitetit munde te jen ngaterruar pa ndonje qellim te keq.kan qen vite qe me kan len mbresa shum te mira.
vladimir
Z. Fatmir! lexoje mire shkrimin!

Shtoni një koment

6 + 1 =