Kronikë

Durrës, aksident me motor, humb jetën 26-vjeçari

Një 26-vjeçar ka humbur jetën në një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur sot në mbrëmje në hyrje të Durrësit, pranë Urës së Dajlanit. 


Erblin Jashari, 26 vjeç ka qenë duke drejtuar një motor me shpejtësi të madhe dhe është përplasur në rrethana ende të paqarta nga një automjet tip Ford Fokus, me targa AA 089AH, i cili drejtohej nga Arbër Dogani, 25 vjeç. Nga përplasja që ka qenë tepër e fuqishme motori është ndarë më dysh, ndërsa automjeti ka përfunduar në anë të rrugës. Si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme Erblin Jashari. 


Policia që mbërriti në vendngjarje bëri me dije se viktima ka vdekur në vend, ndërsa trupi i tij është dërguar në morgun e qytetit, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit. Ky është aksidenti i dytë i rëndë në Durrës pas vdekjes së dy të rinjve dhe plagosjes së një tjetri në rrugën nacionale Durrës Shijak, dy ditë më parë.


/Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/


 
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

3 + 4 =
Pesë lajmet më të populluara për sot