Opinion

Instituti “Konfuci”, në Shqipëri dhe në botë

  • 01 Qershor 2013, 12:49

Dong Hongjie/Pedagog i gjuhës kineze në Tiranë


-Më 22 maj, zv. ministri i Jashtëm Kreshnik Çollaku, zv. ministri i Arsimit dhe Shkencës, Halit Shamata, rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule dhe ambasadori i Kinës në Shqipëri, Ye Hao, vërtetuan në Tiranë ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes dypalëshe për ngritjen e Institutit “Konfuci”, e nxitur nga selia e përgjithshme e Instituteve “Konfuci” dhe Universiteti i Tiranës. Instituti “Konfuci,”, i cili ofron mësimdhënie dhe shërbime për gjuhën e kulturën kineze, do të ketë më në fund degë në tokën e lashtë të shqiptarëve.


Në vitin 511 para erës sonë, në Kinë lindi një foshnjë, që u quajt “Kong Çiu”, i cili u bë më vonë mësuesi i parë në botë, bazuar në historinë e shkruar. Këtë mësues të ditur njerëzit e quajnë me respekt, “Konfuci”. Gjatë jetës së tij 73-vjeçare, Konfuci u dha mësime private afro 3 mijë nxënësve, gjë e cila theu monopolizimin e arsimit nga aristokracia, duke përhapur njohurinë tek njerëzit e thjeshtë. Konfuci propozoi mirësjellje dhe i edukoi nxënësit e tij me konceptet “fisnikëri”, “harmoni”, “rend” dhe “dashamirësi”.


Teoria e Konfucit, që titullohet Konfucizëm, ka qenë pjesë përbërëse themelore e konceptit të vlerave kineze për më shumë se 2 mijë vjet dhe ka patur një ndikim të thellë në qytetërimet lindore. Sot, Kina e zgjedh sërish Konfucin si “misionar” të lidhjes midis Kinës dhe botës. Institucioni i kulturës kineze, “Konfuci” krijoi degën e parë në Seul të Koresë së Jugut në vitin 2004. Sot ky institut numëron mbi 350 degë në 106 vende të botës dhe mbi 500 klasa “Konfuci”, në shkolla të mesme dhe fillore. Deri në vitin 2012, vetëm në Europë u hapën gjithsej 132 Institute “Konfuci” si dhe 106 klasa “Konfuci” në 34 vende të ndryshme. Krijimi i Institutit “Konfuci” në Universitetin e Tiranës shënon faqen e re të shkëmbimeve kulturore midis Shqipërisë dhe Kinës.


Vitet e fundit, Shqipëria dhe Kina, me histori të gjatë miqësore, kanë pasur më shumë shkëmbime ekonomike e kulturore. Në vitin 2012, Kina u bë partneri i tretë tregtar i Shqipërisë. Në Panairin e Teknologjisë dhe Investimeve Kineze, të zhvilluar në maj të vitit 2012 në Tiranë, të dyja vendet arritën investimet e parashikuara me vlerën prej 50 milionë dollarësh. Gjithnjë e më shumë tregtarët shqiptarë bëjnë biznes në Kinë dhe shumë studentë shqiptarë preferojnë studimet në Kinë. Gjithashtu mjaft investitorë kinezë po kthejnë vështrimin nga tregu shqiptar dhe bukuritë natyrore shqiptare po tërheqin mjaft turistë kinezë. Shkëmbimet e ngushta ekonomike rritën kërkesën për shërbimet gjuhësore. Që prej vitit 2009, Universiteti i Tiranës filloi kursin e gjuhës kineze.


Numri i studentëve që ndoqën këtë kurs në një vit shkollor u shtua nga 10 veta në fillim, në rreth 100 veta për vitin 2012-2013. Instituti “Konfuci” në Universitetin e Tiranës, është një nyjë kryesore e cila lidh Shqipërinë me Kinën, dhe në të njëjtën kohë, bën të mundur edhe lidhjen me pjesët e tjera të botës, duke qenë pjesë e një rrjeti mjaft të përhapur në botë. Mbi dymijë vjet më parë, Konfuci bëri të mundur përhapjen e njohurisë tek njerëzit e thjeshtë, duke u specifikuar te veçoritë individuale të njerëzve. Sot, “Konfuci” e çon gjuhën dhe kulturën kineze në tokën e bukur të shqiponjave, duke i shërbyer miqësisë shqiptaro-kineze.


Përktheu: Wang Lei, përkthyese dhe gazetare në Redaksinë e Radio “China International”


Shtoni një koment
3 Komente
DUN BI U
kong(zi),0se Cung Fuzi 551-478 eshte paraardhes e ideollogu i Mao Ce Dun-it dhe stergjyshi i Sali BERISHES.
Ne themel te teorise kish qe shtetaret duhet ta kene origjinen ga fshati e vetem atyre u jepet e drejta e emigrimit jo ata qe vine nga 'biznesi' i sales e tregetare apo artizane.Kjo teori u perqafua nga Mao Ce Dun (fshati te rrethoje qytetin) e me pas nga konfuçi(shqipetar smund ti thuash)Sali qe e pasuroi teorine e shokut Mao jo me fshati te rrethoje qytetin por ta pushtoje ate e qytetaret te ikin me dixhital jashte kufijve e te vertiten neper bote si izraelitet ne shkretetire..DUHET çLIRUAR tIRANA NGA SATANISTE E LOBISTE E AQE ME TEPER TU BEHET REKLAME.
Dun Bi U
TA LEME KONFUÇIN -KINEZ E TE MEREMI ME KONFUÇ SALI -qE 22 VJET ZBATON TEORINE QE SHTETARE MUND TE JENE VETEM ATA ME ORIGJINE FSHATARE APO 'FSHATI TE RRETHOJE QYTETIN' E sALA E KA AVANCUAR 'FSHATI TA PUSHTOJE QYTETIN TA BOSHATISIM FSHATIN E QYTETARET TE MBUSHIN eUROPEN E KASTA TE VJEDHE VENDIN'
Ligor Luarasi
KONFUCIZMI JU FSHIHET SHQIPTAREVE.
Konfuci eshte nje nga fenomenet e njerzimit ne fushen e filozofise.Aq te forta jane idete e tij sa qeverite antidemokrate i fshehin nuk ja tregojne popullit te tyre.Kjo ka ndodhur me Shqiptaret ne diktature dhe per inerci vazhdon edhe sot.Enveri tmerohej nga librat e rinj te kohes se tij,nga filozofet si Nicja apo Konfuci ndaj brezi yne datelindjes 41 nuk i njohu keta filozofe ishin te NDALUAR.Femijet e Enverit le ti studionin,populli JO.
Konfuci qe reth vitit 500 para Krishtit zbuloi se: C'DO GJE, E KA NE VETVETE TE PANDARA TE BARDHEN DHE TE ZEZEN. Do te thote qe edhe c'do njeri i ka te dy keto veti,thene ndryshe c'do njeri eshte dhe i mire dhe i keq.Pikerisht ky ligj nuk ju pelqen politikaneve sepse edhe ata kushdoqofte e kane me vete te keqen dhe te miren te pandara nga njera tjetra.Kjo eshte teoria Jing-Jang e Konfucit. Kur vjen puna per trasparencen nuk kam degjuar ndonje nga politikanet tane te pranojne konkretisht c'te mire kane dhe c'te lige kane.Ndaj Konfuci eshte filozof realist i math qe duhet njohur ne detaje.Ai e ka edhe teorine vrasjes se tjetrit pa arme,etj,etj,etj.Konfucin duhet ta studiojne gjithe shqiptaret pa perjashtim.
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

3 + 5 =