Thellë

PD me himn, Elita 5 sjell këngën “Ne jemi ndryshimi”

  • 04 Qershor 2013, 06:42
  • Përditësuar 21:20

Luis Tanushi


-Grupi i famshëm nga Tetova “Elita 5” ka sjellë himnin e ri për fushatën elektorale të PD-së për garën e 23 qershorit. Demokratët kanë zgjedhur Paskuqanin për të prezantuar himnin e fushatës, ndërsa në mitingjet e mëparshme janë përdorur këngë të ndryshme. Në krah të kryeministrit Berisha është parë Greta Koçi si dhe doktor Flori, i cili në zgjedhjet e mëparshme ka kënduar me liderin e opozitës, Edi Rama.


Replika me Ramën


Në mitingun e zhvilluar në zonën ku kandidon Asllan Dogjani, kreu i qeverisë ka zgjedhur t’i përgjigjet direkt etiketimeve në adresë të tij për moshën. “Alternativa tjetër alternativa e mashtrimit. E jona bazohet tek besimi tek personi, liria e individit, vlera dhe solidariteti i familjes, puna dhe dashuria për familjen. Alternativa e shokut mavi bazohet tek mallkimi, sharja dhe kërcënimi. Me lejoni t’i them dy fjale. Rama, jeta jote personale nuk do jetë axhendë e imja, axhendë e imja do jenë qytetarët shqiptarë, punësimi, rrogat dhe pensionet e tyre, shërbimi shëndetësor i tyre, infrastruktura, etj..Ti që ke bërë vitet e mia axhendë elektorale, do t’i them dy fjalë. Vitet e mija janë krenaria ime, janë bekimi i Zotit për çdo njeri. Çdo vit jete e ka bekim nga Zoti. Nipërit dhe mbesat janë urat e frymëzimit tim të jashtëzakonshëm, kur unë i shoh ata frymëzohem dy herë më shumë për të punuar për të gjithë fëmijët e Shqipërisë”, tha Berisha.


Programi i PD-së


Më herët, kreu i qeverisë mori pjesë në mitingun elektoral të mbajtur në qendër të Vorës ku kërkoi votën e banorëve për projektin e PD-së për punësimin.“Më 23 qershor së bashku le të votojmë për projektin tonë të punësimit, i cili bazohet në taksat të ulëta, në liri ekonomike më të madhe, i cili bazohet në rritjen e investimeve të huaja nga 4 miliardë që morëm në këto 4 vite, në 6 miliardë në 4 vitet që vijnë, i cili bazohet në trefishim e granteve, vendosjen e sistemit modern të vaditjes dhe rritjen e punësimit në këtë sektor, sëbashku me rritjen në sektorin privat me 130 mijë punonjës, bazohet në rritjen e turizmit, nga 4,7 në 7 milionë në 4 vite që vijnë, bazohet në ndërtimin gjatë 4 viteve që vijnë të gjigantëve të energjetikës, kaskadës së Devollit dhe më pas Kaskadës së Vjosës dhe qindra hec-ve të tjera me të cilat janë firmosur kontrata koncesionare dhe kanë filluar ose do të fillojnë ndërtimin e tyre, bazohen në dyfishimin e punësimit në teknologjinë e lartë të informacionit, nga 13 mijë që janë sot në 26 mijë gjatë viteve që vijnë, bazohet pra, në projekte konkrete, me të cilat vetëm parqet industriale që po ndërtohen në Tiranë, dy prej tyre janë me 30 mijë vende pune”, tha Berisha. Kreu i qeverisë deklaroi se në rast të fitimit të një mandati të tretë, prioritet do të jetë ndërtimi i rrugës dytësore me rrugën e Maminasit, ndërtimi i shkollës në Picar, ndërtimi i stadiumit në qytetin e Vorës, trefishimi i subvencioneve për fermerët dhe finalizimi brenda vitit i dhënies së të gjitha tapive,në Vorë dhe në të gjithë Shqipërinë. Teksti i Himnit të PD-së, "Ne jemi ndryshimi"


Strofa 1


Në çdo moment,


ky vend ndryshon,


të ardhmen shoh në horizont,


në horizont.


E sotmja na përket,


e ardhmja ne na pret dhe krenari na zgjon,


ne jemi ndryshimi.


Refreni


Jemi ndryshimi, jemi ndryshimi, të gjithë duart t’i bashkojmë.


Jemi ndryshimi, jemi ndryshimi mbi çdo sfidë ne do fitojmë.


Strofa 2


Nën qiellin blu dhe pa re,


na pret të gjithë një ditë e renjë shpresë e re.


Motivi ynë je ti, e jona Shqipëri, prandaj çdo ditë ndryshon.


Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al
1 Komente
Kengetari

Shikoni edhe kete kengen tjeter qe i kane bere Saliut..
e mbushen me kenge....
 

Shtoni një koment

9 + 8 =