Soft

Serbët e Hoçës së Madhe martohen me vajza nga Shqipëria

  • 07 Qershor 2013, 20:04
  • Përditësuar 20:09

Të rinjtë nga komuna e Rahovecit kanë pasur probleme me martesa, në veçanti pas vitit 1999. Vajzat kanë ikur në Serbi, ndërsa meshkujt nuk janë martuar madje deri në moshën 50 vjeç. Duket se është gjetur një zgjidhje, shkruan DeutscheWelle. 


“Quhem Trëndafile Kishi, nga rrethi i Krujës, në Shqipërinë qendrore. Në Hoçë të Madhe jam martuar me Sllavisha Pavlloviçin dhe para gjashtë muajsh na ka lindur djali Nebojsha.


Jam shumë e kënaqur me jetën time këtu. Vjehrra më ka pritur shumë mirë, ndërsa me burrin kuptohem mirë edhe pse ai nuk di shumë shqip e unë di pak serbisht." 


Kështu flet kjo grua e re, e cila ka ardhur nga Shqipëria në Kosovë dhe është martuar me një serb. Martesat me femra nga Shqipëria nuk janë të rralla, sepse ajo është vetëm një nga 10 shqiptaret e Shqipërisë, të cilat së fundi janë martuar këtu me serbë të komunës së Rahovecit. Djalin e saj të vogël në krah, përpiqet ta qetësojë duke i folur në gjuhën serbe. 


Vjehrra e saj, Zhivana nuk e fsheh kënaqësinë me martesën e djalit të saj, sepse ai këto ditë i ka mbushur 40 vjet. Për të renë 26 vjeçare thotë: “Zoti më ka uruar me këtë të re (nuse).


Ajo më respekton, më pyet nëse jam mirë dhe nëse më duhet diçka. Vajzat tona me siguri që nuk do t'më pyesnin.


Një herë kam qenë edhe në Shqipëri dhe ata njerëz më kanë lënë përshtypjen e njerëzve shumë të mirë. Nuk mund ta marrësh me mend sa të mirë janë. Jam shumë e kënaqur.


Më ka lindur edhe një nip, të cilit ia kam vënë emrin e djalit, Nebojsha, të vrarë në vitin 1999. Këtu ka mjaft gra shqiptare të ardhura nga Shqipëria, por kjo e jona është më e mira“, thotë Zhivana. 


Të gjitha gratë nga Hoqa e Madhe, pra edhe ato që kanë ardhur këtu nga Shqipëria, shkojnë për ti lindur fëmijët në Serbi.


Por Trëndafilja ma lindi këtu në spitalin e Rahovecit. “Më kanë pritur shumë mirë. Ne nuk i paguajmë kontrollet për fëmijë dhe shpresojmë se do të jetojnë mirë”. 


Sllavisha Pavlloviç shpjegon se si e ka njohur gruan e tij në Shqipëri: “Sa i përket njohjes, mua më ka njoftuar me të ndrikulla jonë, po ashtu nga Shqipëria.


E kemi pëlqyer njëri-tjetrin dhe kemi rënë dakord. Kam pritur një javë dhe më pas i kam blerë një unazë, një orë... por nuk kam paguar asgjë për martesë, si disa të tjerë të cilët përmes agjencive kanë paguar nga 500 apo 1 000 euro. Unë s'kam dhënë asnjë cent”. 


Sllavisha thotë se është tepër i lumtur. Ka pritur gjatë për martesë por tani është shumë i lumtur. “Tani për tani gjendja është super. Sinqerisht, këto gra janë shumë të vyeshme dhe të ndershme.


Ato t'i respektojnë edhe prindërit, fëmijët, janë të pastra. S'ka shanse që ajo të shkojë diku pa të pyetur. Janë shumë të ndershme”, pohon Sllavisha për “DW”. 


Burrat e martuar me shqiptare nga Shqipëria në këtë fshat janë shumë të kënaqur. Hoça ka 500 banorë, shumë prej tyre të pamartuar.


Vajzat zakonisht martohen me ndonjë jashtë Rahovecit, ndërsa burrat gjenden para një problemi të pazgjidhshëm. Ndaj Sllavisha sugjeron:


“Ata duhet të martohen me femra nga Shqipëria. Çka na mungon neve? Djali po më rritet. Ndryshe me siguri që ende do të isha i pamartuar”.  


/Shekulli Online/DW/E.D/


 


 


 

Shtoni një koment
21 Komente
Gjilani
Kët pe kërkojn vajzat shqiptare, si p.sh ministrja Vlora Citaku që kritokoj Hoxhën,por fjalët e Hoxhës Irfan Salihu sun ja luan prej vendit as topi i Enver Hoxhes se për të mirë të popullit fliske shiqoni pra femrat si martohen me armikun tash le të protestoj Vlora Citaku në kuvend me disa burra e gra e jo për Hoxhën që flet realitet...
kodrasadikit
Prindet e ksaj vajze dhe vet kjo vajze jan te pacipe ose jan dalfarqa qe se vlen barra qiran me fole per ta dhe sigurisht jan llomi i rrethit te krujes qe as duhet komentuar fatkeqsishte.
Roberti

Shume e vertete \"Gjilani\", Hoxha Irfan Salihu eshte hero. Hero per nder. Ja k\'to jan femrat lavire, qe shesin trupin te Serbi. Nuk e di se si mund te dalin ne k\'te bote me k\'te turp k\'to qelbesira.

 

Pa Emër
E çfar rendesie ka ???
Se serb apo ,shqiptar rendesi eshte te kene nje jete sa me te lumtur
Pasi ajo que duket ne fotografi eshte nje gje shume e bukur .
QOFSHIN MIRE TE GJITHE NJERZIT E PERENDISE !!!
Gjilani
RE: Pa Emër; Thot një fjalë popullore, spo te pret sakica meni vend (Sopota),edhe ty pa emër spo te pret sopata meni vend, her fol ashëtu her kështu!!!!!!!!
une
gjilani edhe ti parafolsi martohen sepse me mire me nje serb se sa me nje kosovar qe i turturoni edh ei vrisni grate edhe i beni te vuajne e dini shume mire se si jeni i mbyllni brenda edhe i beni viktima te jetes kshu qe hapni syte se si i trajtoni ju edhe si jetojne te lumtur me serbet :) realiteti te vret nga nje here,,,,(njohe shume kosovar qe jan martuar me femra edh ei kan torturuar edhe rrahur deri ne maximim mire burri ta rrafe po edh ekunetrit e kan rrahur kunaten sikur t eishte e tyre kjo ehste nje turp i madh sidomos per kosovaret qe jan shume mbas bote turp)..
Pa Emër

 selam nga kosova!!!

pa te fare
Nuk e di. Jeta keshtu e ka. Uroj qe femija te rritet I ndergjegjshem per trashegimine e tij te dyfishte.
Shqiptari
Kjo eshte nje gje e mire kur martohen krijojne familje lindin femije. Sepse femijet qe lindin sido qe te jene nga nena qe I lindi ju dha gji dhe I rrit do ngjajne. Por me keto lidhje ndryshon dhe mentaliteti tek njerezit per Shqiptaret. E shihni sa mire dhe me kenaqesi flet ky Serb per Shqiptaret dhe familjet shqiptare.
Keshtu qe Hoxha duhet te jete I kenaqur qe shqiptaret martohen dhe krijojne familje me komshite. Hoxha duhet te merzitet kur martohen me bythe zinjte me zezaker qe Jane shume Kosovare e shqiptare qe jane martuar me kete rrace, duhet te merzitet nga prstutimi qe bejne grate shqiptare dhe kosovare kundrejt pagesave e shume gjera negative per moralin por jo nga krijimi I familjeve te rregullta pamvarsisht besim eve fetare. Sepse kjo ben afrimin dhe lidhjen mindis njerezve kjo eshte e keshillushme dhe nga feja. Ka shume te krishtere qe Jane martuar me muslimane dhe keta duke pare rregullsine dhe ndershmerine e grave muslimane jane kethyer nga te krishter ne musliman
Pa Emër
Kjo eshte e drejt individuale e qdo individi, nese ata mendojn se eshte mire te veprojn ne kete menyre te lindin femije qe nje dit do te jen armiq te popullit te tyre le te veprojn siq deshirojn, per mua ajo edhe e gjith familja e saj konsiderohen serb edhe do te trajtohet si e tille, secili individ i bart te mirat edhe pasojat e veprimeve te tyre individuale.

Pershendetje
Jetoni
rroni
Nuk eshte kjo e vetmja shqiptare qe martohet me serb,per fat te keq ka aq shume qe jane martuar ne Serbi sa eshte per te ardhur keq,shume prej tyre edhe darsmat i bejne ne Shqiperi qe sipas meje eshte edhe me e rend,me ka rastisur te takoj kolone makinash me dasmor te stolisur me flamuj serb ne mes te Tiranes,dhe se askujt nuk i bente pershtypje.Qudi pse.
Pa Emër
Respektoni çdo njeri dhe perdoreni internetin per tu kulturuar . Komentet per artikullin jane te turpshem .
bledi

Pastrojm shqiprin

BARG

Urime ciftit,me shum gezime dhe femij.
Dhe ju o plehra nacionaliste hani  bar si ne koh te luftes o lepura.

Kushtrimi
Para vitit 1990, pra ne kohen e ish RSFJ-se, ne Kosove dhe gjithandej ish Jugosllavise ka pasur shume martesa mes burrave dhe grave me etnitete te ndryshme, dhe kjo eshte konsideruar si "vlere e Vellazrim-Bashkimit", slloagn ky i sistemit sllavokomunist per krijimin e "kombit jugosllav"!
Mirepo, nese shikohen statistikat e kohes, dhe nese merren si shembuj vetem martesat e shqiptareve me pjetar/e te nacionaliteteve sllave, shihet se ne masen me te madhe martesat e perziera etnike kane ndodhur mes burrave shqiptar dhe grave sllave (serbe, boshnjake, malazeze, sllavomaqedone, sllovene ose kroate), dhe shume-shume rralle ka ndodhur qe grate shqiptare te martohen me nje burre te nacionaliteve sllave.
Vlene te permendet se martesat e burrave shqiptar me gra sllave kryesishte kane ndodhur me ata njerz qe kane pasur pushtet politik ne ish RSFJ, kuptohet me qellim te caktuar antishqipt, sepse dihet se nese nje shqiptar eshte i martuar me nje sllave, atehere deshira e tij do te ishte qe kurr mos te prishej "vellazrim-bashkimi", pra ata dhendurr sllavesh nuk kane dashur qe Kosova dhe viset tjera shqiptare te shkeputeshin nga ish Jugosllavia.
E njejta gje mund te thuhet edhe me shume ish oficer shqiptar te ish Armates Jugosllave, te cilet pasi martoheshin me gra sllave as qe mendonin se duhet qe ndonjehere Kosova te fitonte pavaresine nga ish Jugosllavia, edhe per faktin se femijet e tyre kishin gjak te perzier, pastaj rriteshin, edukoheshin dhe kryenin shkollat ne gjuhen serbe, ...me nje fjale ata ndiheshin si "jugosllav" te vertete!

Ndersa fenomeni i martesave te perziera mes burrave sllav (serb, sllavomaqedonas ose malazez) me vajza te reja shqiptare (e kam fjalen vazave shqiptare nga Shqiperia, sepse vajzat shqiptare te Kosoves dhe viseve tjera shqiptare nen pushtim nuk pranojne te martohen me burra sllav) ndodh per faktin se shumica e djemve shqiptar kane emigruar jashte Shqiperise, shume nga ata jane martuar me vajza e gra, e madje edhe plaka te huaja, kryesisht me qellim te marrjes se lejeqendrimit te perhershem ne shtetet e zhvilluara te BE-se, ndaj dhe vajzat shqiptare kane ngelur te pamartuara.

Ja pra arsyeja kryesore pse sot me dhimbje te madhe degjojme, lexojme apo shohim se si nje vajze e re nga Kruja, nga Malesia e Shkodres, nga Mati, nga Puka, nga Korça apo nga Dibra eshte e detyruar te martohet me nje te moshuar serb, sllavomaqedonas apo malazez.

Prandaj, askush nuk ka te drejte ti gjykoj e denoj keto vajza te mjera shqiptare per shkak se ato detyrohen te martohen me njerz te huaj, me te cilet nuk i lidh as gjaku, as gjuha dhe as kultura, madje nuk i lidh as feja, sepse shumica e vajzave shqiptare qe martohen me sllav jane te fese katolike ose muslimane, e shume rralle ortodokse, kurse burrat sllav kryesisht i perkasin fese dhe kishes sllavo/ortodokse.
Pa Emër
neser kur shqiptaret quhen dragolub,millosheviq,daqiq,etj kaja bylbyl nanen
tefiku
ky quni ne foto eshte myrteza qaushi.
Tirona
E di nga shqiptaret e Malit te Zi se Krajli kishte ra ne hall te madh me shqiptaret se vazhdimisht ngriheshin ne lufte.Nje dite njoftoi qe te mblidheshin 300 vasha t me te bukura Malazeze sepse do te dergoheshin nuse tek shqiptaret.Shtetasit malazeze menjehere zgjodhen nje komision per ta derguar tek krajli per te pare nese ishte i cmendur dhe ne se jo ti kerkonin shpjegime per vendimin e marre.Kur e takuan dhe e pane qe ishte ne rregull,atehere e pyeten se perse do ta besh kete veprim.Pergjegja e Krajlit ishte:a e shikoni sa vjet kemi ne lufte me shqiptaret dhe nuk po fitojme?Keto vasha do te shkojne nuse tek shqiptaret ,do te lindin djem ,djemte do te rriten dhe ne e dime se nipi nuk qet pushke kundra dajes.Vetem keshtu mund te shpetojme.Besoj se nuk eshte ide e keqe te perdoret nga shqiptaret sot kundrejt serbeve te Kosoves.
Pa Emër
Shendet & Lumturi!
Iliri i rremë
Edhe unë i uroj lumturi dhe shuuuumë fëmijë çifteve, cilido qoftë kombinacioni i tyre.
Janë njerëz. Meritojnë dhe kanë të drejtë të jenë të lumtur.
albano
urime vajzes ;po qe se e don eshte e lumtur nuk ka asgje te keqe d m thene cuditem akoma qe ka njerez me mendime te shekullit 13 une shikoj zezake dge arabe me vajza te bukura franceze dhe nuk i ben pershtypje asnjeriut familjet franceze i kane pranuar ne shtepi arabet ndersa ju diskutoni gjera qe nuk jane per tu diskutuar ,jete te gjate familjes
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

3 + 8 =