Sociale

Testi i matematikës, përgjigjet e sakta

Besarta Basha


- Dështojnë për të dytën herë të gjitha masat e supozuara se janë marrë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për ndalimin e kopjimit. Ashtu si në provimin e parë të Gjuhë-Letërsisë, edhe në provimin e ditës së djeshme janë vënë në punë zhurmuesit, por pa efekt. Mediat kanë publikuar tezën e matematikës, ndërkohë që nxënësit nuk kishin dalë ende nga provimi. Ky dokument pretendohet të jetë kopjuar përmes një aparati celular dhe është nxjerrë jashtë ambienteve të mjedisit ku kryhej provimi. Maturantët që kanë qenë brenda në provim kanë dërguar tezën në rrjetin social facebook dhe me e-mail, duke kërkuar ndihmë nga miq, familjarë apo profesorë për përgjigje të pyetjeve të tezës. Edhe pse nuk dihet me saktësi nga cila shkollë ka dalë teza e provimit, një gjë dihet me siguri. Fotot e sakta të tezës vërtetojnë manipulimet që i janë bërë edhe kësaj radhe testit të dytë të Maturës Shtetërore. Ashtu siç pritej, provimi ka nisur në orën 10:00 të paradites së djeshme dhe ka zgjatur plot 2 orë e gjysmë. Gjatë këtij intervali kohor të gjitha shkollat kanë qenë të kyçura me çelës. Në oborrin e shkollave nuk kanë munguar përveç rojës, edhe policë të cilët kanë siguruar rendin dhe qetësinë jashtë ambienteve të shkollës. Ndërkohë që brenda këtyre ambienteve pakkush e di si kanë funksionuar gjërat. Teza e publikuar ka patur një reagim të menjëhershëm të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencave, e cila e ka hedhur poshtë kategorikisht mundësinë e daljes së tezës përpara përfundimit të provimit. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës pretendoi se provimi u mbyll me sukses të plotë dhe nuk pranoi të flasë për përgjigjet e qarkulluara në internet. Sa i takon nivelit të testit, edhe pse specialistët e MASH pohojnë se teza është e një niveli mesatar, vetë maturantët shprehen se pyetjet kanë qenë shumë të vështira, sidomos të ato të fundit, të cilat pakkush i kishte kryer. Nga informacionet e marra, teza e dalë përpara përfundimit të provimit ka dalë në një nga gjimnazet e rretheve. Kjo ka përkeqësuar më tej situatën, pasi maturantë të kryeqytetit ankohen për moskorrektësi nga Ministria në mbarëvajtjen e rregullave të njëjta. “Në shkollën tonë ka qenë nëpër klasa inspektorja e arsimit, e cila nuk na ka lënë as të kthenim kokën, jo më të bënim manovra të tilla. Në rrethe nuk e kam parë ç’bëhet. Unë di vetëm që nxënësit që vijnë nga rrethet vijnë këtu dhe po na konkurrojnë me notat që as vetë ata nuk e dinë se si i kanë marrë”, pohon Indriti, maturant i shkollës “Petro Nini Luarasi”. Të tjerë nuk përjashtojnë mundësinë e komunikimit me shokët e tyre të klasës, por edhe kjo varej nga mësuesja që administronte provimin. Ndërsa disa nxënës nuk janë lejuar të kthenin kokën, të tjerë kanë kopjuar nëpërmjet komunikimit me shokët dhe shoqet në klasë. “Në klasën time nuk na kanë lënë të flisnim fare, në disa të tjera mora vesh që edhe kanë folur. Çdo gjë është çështje fati. Nuk mjafton vetëm të kesh mësuar”, pohon një maturant i “Petro Nini Luarasit”. Më tepër të shqetësuar shprehen prindërit, të cilët kishin shoqëruar fëmijët e tyre që në orën tetë të mëngjesit. “Unë kam patur në këtë shkollë edhe gocën e madhe përpara dy vitesh dhe nuk bëhet fjalë për të kopjuar. Rregullat janë mjaft të rrepta, vetëm duhet respektim i tyre nga të gjithë njëlloj. Provimi i Matematikës pati pak shkarje. Nuk e di se si mund të kenë arritur, por brenda në katin e dytë të shkollës e kemi parë të gjithë një maturante me celular në dorë. Imagjino ç’bëhet nëpër shkollat e rretheve.” Kështu e shpreh hallin e saj e ëma e një vajze e cila ka frikë se mundi i së bijës mund të shkojë dëm. Përgjigjet pritet të dalin brenda dy javësh, ndërkohë që tezat do të vlerësohen në gjashtë qendra vlerësimi dhe nga dy duar korrigjuesish.


Masat Ndërkaq edhe Drejtoria e Policisë së Tiranës, bazuar në Urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit “Mbi marrjen e masave për mbarëvajtjen e procesit të Provimeve të Maturës Shtetërore 2012 – 2013”, si dhe në kërkesat e Drejtorive Arsimore Rajonale të Qarkut të Tiranës, Zyrës Arsimore në Kavajë, ka marrë masat për ruajtjen, sigurimin e mjediseve ku do të zhvillohen Provimet e Maturës si dhe gjatë transportimit të materialeve të tyre. Masa të veçanta janë marrë në 4 Drejtoritë Arsimore, duke marrë masa për 40 shkollat ku do të zhvillohet provimi. Policia ndoqi zhvillimin normal të Provimeve të Maturës Shtetërore 2012-2013, që do të zhvillohen në muajin Qershor e Korrik 2013, duke përmbushur të gjitha detyrimet e përcaktuara në lidhje me marrjen e masave për organizimin e shërbimeve, për sigurimin e rendit e të qetësisë publike. Siç e kemi parë dhe nëpër media, forcat policore nuk kanë munguar gjatë procesit të zhvillimit të provimit të djeshëm.


MASH mbron maturën


Specialistët e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës janë të parët që nuk pranojnë që teza e provimit të djeshëm të ketë dalë nga ambientet ku zhvillohet provimi. Megjithatë, ka pasur një reagim të menjëhershëm nga ata, duke mohuar në mënyrë kategorike që një gjë e tillë të ketë ndodhur. Sipas zëdhënësit të MASH, Fitim Zekthi, asnjë parregullsi nuk është vënë re gjatë procesit. “Ne shprehim besimin se standarde të tilla rrisin cilësinë e arsimit tonë të mesëm dhe janë dëshmi e përafrimit me atë të vendeve të tjera evropiane.” Në fund të konferencës për shtyp, MASH falënderon të gjithë ata që kanë kontribuar në mbarëvajtjen e provimit dhe në mënyrë të veçantë policinë e shtetit. “Ne ftojmë maturantët, prindërit dhe mediat për një bashkëpunim konstruktiv për realizimin me sukses të një procesi kaq kompleks dhe masiv siç është ai i Maturës Shtetërore”, përfundon MASH.


Veçohen testet me kopje


Pavarësisht mënyrës, duhet thënë se në të dyja provimet me detyrim të Maturës Shtetërore është kopjuar. Këtë e vërtetojnë më së miri tezat e dala pa përfunduar ende procesi. Kjo ka treguar qartë se në mjediset ku ndalohej rreptësisht mbajtja e celularëve kanë qarkulluar të tillë që kanë bërë që teza të dalë nga mjediset ku kryhej provimi. Megjithëse MASH nuk e ka pohuar akoma një gjë të tillë, ka ngritur një komision të posaçëm për të vërtetuar nëse nxënësit kanë kopjuar apo jo. Burime brenda kësaj ministrie bëjnë me dije se deri tani janë veçuar disa teste të dyshuara për kopje në provimin e parë, atë të Gjuhë-Letërsisë. Për këtë, këtij komisioni do t’i duhen edhe disa ditë kohë që të vërtetojë nëse ka patur realisht mundësi kopjimi apo edhe qoftë çfarëdolloj parregullsie në mjediset ku është kryer testimi i maturantëve. Ende nuk bëhet e ditur nëse verifikimi do të shoqërohet me penalizime të maturantit.


 


Klikoni mbi titull për të parë rezultatet përkatëse


 


 


Përgjigjet e sakta pë r gjimnazet e pë rgjithshme 


Gazeta “Shekulli” publikon përgjigjet e sakta që mund të kishin dhënë nxënësit për të marrë rezultatin maksimal prej 50 pikësh në provim. Vlerësimi i çdo përgjije të dhënë nga maturanti për kërkesën përkatëse do të mbështetet në skemën e vlerësimit e cila është përgatitur nga hartuesit e testeve. Skema e vlerësimit është një standard vlerësues i njëjtë për çdo maturant. Vetëm pas dy javësh, pasi korrigjuesit e testit të kenë përfunduar vlerësimin, do të bëhet e ditur lista e plotë me rezultatet e secilit maturant. Paraprakisht, secili prej tyre mund të vetë vlerësohet nëpërmjet skemës së paraqitur. Ashtu si në provimin e parë , ky test ë shtë i ndarë në 13 pyetje më alternativa të cilat vlerësohen me një pikë dhe 12 të tjera me zhvillim. Totali i pikë ve maksimale që mund të arrijë maturanti në se i ka kryer saktë të gjitha ushtrimet, ë shtë 50 pikë . Testi i matematikës është provimi i dytë me detyrim, test i cili do të ndiqet nga provimi i dy lëndëve me zgjedhje në datën 30 qershor.


                                                                                                        


Përgjigjet për gjimnazet gjuhësore


Publikohen përgjigjet e provimit të Matematikës sipas profileve që kanë zgjedhur maturantët. Kështu, gjimnazi i përgjithshëm, ai më dy gjuhë dhe gjimnazi profesional kanë pasur teza të ndryshme, në bazë të temave dhe kapitujve që kanë studiuar në vitet e gjimnazit. Për secilin lloj testi, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka përgatitur një model zgjidhjeje. Në lidhje me këtë, çdo maturant mund të shikojë vetë nëse pyetjet që ka zhvilluar në provim kanë qenë të sakta apo jo. Të gjitha tezat kanë 13 pyetje me alternativa dhe 12 të tjera me zhvillim, totali i pikëve të të cilave shkon në 50. Vlen të theksohet se nxënësi do të vlerësohet me pikët e plota nëse ai ka zgjidhur saktë ushtrimin, pavarësisht modelit të paraqitur. Por, edhe nëse nuk arrihet zgjidhja e plotë, maturanti do të vlerësohet për pjesën e provimit që ka zgjidhur. Testi është për të tria nivelet e vështirësisë dhe vlerësohet në bazë të saj çfarë ka mësuar maturanti në vitet e gjimnazit, bazuar në profilin përkatës.


 


 


Përgjigjet, matematikë profesionale


Këtij provimi i janë nënshtruar të gjithë maturantët që kanë përfunduar shkollën e mesme profesionale, artistike, sportive, pedagogjike dhe ato me kohë të shkurtuar. Provimi i matematikës është konsideruar i një niveli mesatar. Pyetjet si në dy testet e tjera kanë qenë 13 me alternativa dhe 12 me zhvillim. Duke iu referuar profilit që kanë zgjedhur vetë maturantët është përcaktuar rëndësia që do të ketë secila nga 7 linjat bazë të temave që maturantët duhet të përvetësojnë për këtë testim. Ashtu siç ishte thënë dhe më përpara, testi përmban pyetje për të tre nivelet e vështirësisë në raportet 40 për qind të pyetjeve në nivelin nën mesatar, 40 për qind për nivelin mestar dhe 20 për qind për nxënësit me rezultatet të larta. Më poshtë do të gjeni përgjigjet e sakta të pyetjeve me alternativa dhe modelin e zgjidhjes për ushtrimet me zhvillim. Është theksuar disa herë nga ekspertë të arsimit që zgjidhja e saktë, jo domosdoshmërish sipas modelit të dhënë në tekst, nuk humbet pikët e ushtrimit. Po ashtu, edhe një zgjidhje e pjesshme vlerësohet për nivelin në të cilin i është përafruar zgjidhjes së plotë të ushtrimit.


Shtoni një koment
5 Komente
valmir
valmir rexhepi
IRMIZE
mua kojo shum me plqen qe e keni shkruar
Pa Emër
nuk eshte e vertete ne nuk po i gjejme dot as tani pergjigjet
Pa Emër
nuk eshte e vertete ne nuk po i gjejme dot as tani pergjigjet megjithate nuk u kopjua ju nlutem jini te pergjegjshem per ato qe thoni

Anonim
Shikoni daten,,, ketu behet fjale per provimin e matures 2 vite me pare, ne vitin 2013,,, pastaj flisni
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

8 + 6 =