Politikë

Xhufi: Çështja çame është e shenjtë

  • 15 Qershor 2013, 21:15

SARANDË- Aleanca Popullore, pjesë e koalicionit ‘Aleanca për Shqipërinë Europiane’ shpalosi projektin për zgjidhjen e çështjes çame në Sarandë në një organizim elektoral.


Kreu i Aleancës Popullore, Artur Dojaka tha, AP-ja do të jetë në Kuvend.


“Pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet. Kauza çame, dhe gjithçka tjetër përmban projekti ynë politik, kërkon domosdoshmërish prani në vendimmarrje, prani në qeverisje. Ne do jemi pjesë e koalicionit fitues të 23 qershorit. Aleanca Popullore do ketë grupin e saj parlamentar në Kuvendin e ri”, tha Dojka. 


I pranishëm ishte edhe Prof.Dr.Pëllumb Xhufi, i cili tha se në këto 23 vite nuk është bërë asgjë për çështjen çame. 


Çështja çame është e shenjtë. Ajo nuk duron që të trajtohet me marifete, me makiavelizma. Është ideologji për çdo shqiptar, por sidomos për çdo çam. Më vjen keq ta them që në këto 23 vjet jo gjithmonë individë, shoqata apo parti të cilat kanë ardhur me flamurin e mbrojtjes së çështjes çame, në të vërtetë e kanë injoruar, ndonjëherë edhe e kanë diskredituar çështjen çame. Premtuan shumë gjëra.


Premtuan një rezolutë që e frynë sikur ishte mishërimi i problemit çam dhe e gjithë kjo rezultoi në një lojë të pështirë. Atëherë çfarë duhet bërë? Duhet ndërruar kursi, demokracia prandaj është. Në këto 23 vjet ne kemi parë shumë figura që kanë qenë në krye të komunitetit çam. Ua dimë për nder të gjithë atyre që kanë kontribuar. Por vjen një kohë natyrisht dhe dalin grupe të reja. Ne sot kemi këtë grup të shkëlqyer të Aleancës Popullore, të cilët kanë pasionin, angazhimin, vullnetin dhe vendosmërinë për të çuar përpara çështjen çame”, u shpreh Xhufi.


/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/


 

Shtoni një koment
2 Komente
Pa Emër
...ceshtja came eshte e shenjte ,por mungojne "shenjtoret" !
Tani Sarande
Respekte per profesor Xhufin, nje burre i mencur dhe patriot.
Besoj qe ai nuk mbeshtet njerez e parti pa baza reale morale.
Faktikisht Aleanca Popullore eshte shume prezent ne Sarande dhe ka gjasa te medha ta nxjerri nje deputet.
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

7 + 3 =