Sport

Taulant Xhaka: Zgjodha Shqipërinë, Zvicra s’më donte

  • 25 Qershor 2013, 18:06


Taulant Xhaka e ka pranuar se zgjedhje e tij e parë ishte Zvicra,. Por, pasi ekipi helvetik nuk e deshi, ai vendosi për opsionin e dytë, që ishin Kuqezinjtë.


Futbollisti kosovar ka kaluar nëpër grupmoshat e ndryshme të Zvicrës, por kur erdhi momenti të kalojë në përfaqësuesen A,  Ottmar Hitzfeld nuk e mori asnjëherë në konsideratë.


Sigurisht, 22-vjeçari ka mbetur i zhgënjyer për këtë fakt. “Një telefonatë do të ishte e mjaftueshme për të më bërë të mendoj. Nuk do ta zgjidhja Shqipërinë, por isha i zhgënjyer nga Zvicra”, deklaroi Xhaka për “Blick”.


“Pastaj, Shqipëria e ka  treguar se me të vërtetë më do, kështu që vendosa ta pranoj këtë ftesë. E kam marrë pasaportën shqiptare tri javë më parë. Pasi u mendova mirë, vendosa ta pranoj këtë ftesë”, shtoi mbrojtësi prishtinas.


Xhaka beson se tek Shqipëria do të mund ta tregojë veten dhe se do të jetë i dobishëm për Kuqezinjtë. Natyrisht, ai mund të luajë kundër vëllait të tij, Granitit, më 11 tetor në ndeshjen Shqipëri – Zvicër, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2014.


“Gjithçka është e mundshme. Do të jetë si një ferr. Kam biseduar me Granitin. Ai dhe familja e kanë respektuar vendimin tim. Edhe pse është e qartë se ne do të dëshironim të luanim së bashku”, përfundoi Xhaka.


/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/

Shtoni një koment
9 Komente
genti

po prandaj erdhe ti se nuk te pranuan

Prizrenasi
Sipas kesaj, ai nuk e ka zgjedhur Shqiperine, por ka shkruar ne Shqiperi pasi ate nuk e ka marre Zvicra, adhe ai nuk paska pasur mundesi tjeter! Ky eshte rast tipik se si shqiptari behet 'patriot' vetem atehere kur nuk ka zgjidhje tjeter!
zvicer
Genti je shume gabim.
Fakt eshte qe Zvicra nuk e ka thirrur,cfare nuk do te thote qe nuk e duan!
Une u gezova shume kur e lexova qe vellai i madh luan per Ne dhe nuk jane te paret vellezer qe luajne si kundershtare.
Urime nga vajza tifoze Zvicer.
Tirons
E mo mire, normalisht qe ai do preferonte te luante me nje skuader me vellain. Hajt, mire se erdhe ne atdhe! :)
PUPE
EMO MIRE KA BERE DJALI ME RENDESI ESHTE TE TREGOJE ZVICRES SE KAN BERE GABIM QE NUK E PRANUAN(DMTH)TE LOZE FORT PER SHQYPEN....HAJT PRA ME FAT XHAKA
atdhetar
Urime Taulantit dhe mirese te vije.
eagle 4 ever
Tregoi vellait se nuk ka asgje si atdheu yt ne bote. Kur te vjeri ne Tirane bjeri nje cike nga kembet , jo per t' ia thyer......hahahaha
Pa Emër
Mire e ka bo, ishte qe ishte tepric atje ai, hajde ta provoje ketej se mos del ndonje gje e mire.
turpi
Njeri pa karakter , te pakten te thoshte e dua shqiperine se sa te thote se pasi zvicrra sme mori po vi ke ju , keto jashteqitje nuk na duhen, me miree rri aty ku je se ketu nuk ka vend per ty dhe mostrat si ti
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

7 + 6 =