Ekonomi

Përgjysmimi i taksës së makinave, sot skadon ligji

  • 28 Qershor 2013, 07:45


Ornela Manjani 


Skadon afati për faljen  e kamatëvonesave dhe  përgjysmimin e taksës së  qarkullimit të makinave. Për  rreth 45 ditë personat që kanë në pronësi një makina pa dokumente  të rregullta mund të kryenin pagesat  dhe të përfitonin jo vetëm përgjysmim  e taksës së qarkullimit, por edhe faljen  e kamatëvonesave. Ligji do të jetë në  fuqi deri në 30 qershor, çka do të thotë  se këto pagesa mund të kryhen edhe  sot. Formula e përllogaritjes është e  njëjtë, në bazë të cilindratës, vjetërsisë  së automjetit dhe koeficientit të karburantit. I vetmi që ndryshon është ky i  fundit, i cili për naftën shkon nga 25 në  12.5 dhe për benzinën, nga 20 në 10. 


Vonesat 


Vonesat në pagesën e taksës së qarkullimit të makinave do të shoqërohen me  masa financiare që nisin nga kamata  prej 5 deri në 25 % të vlerës së taksës  për çdo ditë vonesë. Por, përgjysmimi i  taksave për automjetet e përdorura, do  të shoqërohet edhe më masa të ashpra  ndaj abuzuesve. Me skemën e re, taksa  vjetore e automjeteve do të paguhet  në të njëjtën ditë me kolaudimin dhe  ata drejtues automjetesh që e shkelin  afatin e pagesës do të penalizohen me  gjobë 5 % të vlerës deri në 25 për qind  në varësi të kohëzgjatjes. Ndërkohë me  ligjin e vjetër gjoba për shkelësit ishte  vetëm 1000 lekë. 


Taksat  


Sipas ligjit të ri, taksa vjetore e mjeteve  të përdorura të transportit është taksë  vjetore. Kjo taksë caktohet sipas formulës: Cilindrata në cm3 x koeficienti  fiks sipas vjetërsisë x taksa fikse për llojin e karburantit. Taksa fikse për llojin e  karburantit është 12.5 lekë për naftën  dhe 10 lekë për benzinën. Koeficienti  sipas vjetërsisë së mjetit është si në  tabelën e paraqitur anash. Mjetet me  vjetërsi nga 0-3 vjet nuk janë subjekt  i kësaj takse. “Viti i vjetërsisë” është  diferenca ndërmjet vitit, kur mjetit i  lind detyrimi për të kryer pagesën e  taksës me vitin e prodhimit. Detyrimi  për pagimin e taksës i takon pronar-it të mjetit. Vlera e taksës është për  vitin kalendarik në të cilin arkëtohet,  me vlefshmëri 365 ditë, pavarësisht  nga momenti në të cilin ajo paguhet.  Pagesa e taksës bëhet brenda afatit  të vlefshmërisë, por gjithnjë para kryerjes së kontrollit teknik vjetor të detyrueshëm të mjetit. Pronari i mjetit,  i cili nuk kryen pagesën e kësaj takse  brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit  të vlefshmërisë së parashikuar, detyrohet të paguajë një gjobë prej 5% të  shumës së detyrimit të papaguar për  çdo muaj vonesë, por jo më shumë se  25% për çdo vit. 


Shembull 


Ja si llogaritet gjoba për mospagesë të  taksës brenda afatit të vlefshmërisë së  parashikuar: Mjeti me cilindratë 1900  cm3, me naftë dhe vit prodhimi 2001,  për vitin 2013 ka paguar taksën vjetore të mjeteve të përdorura në datën  15.2.2013, për vlerën 15.200 lekë.  Në datën 20.4.2014 pronari i mjetit  paraqitet për të paguar taksën e vitit  2014, pra është me 3 muaj vonesë për  pagesën e TVMP-së dhe për këtë arsye duhet të paguajë 15% gjobë, mbi  shumën e taksës që duhet të paguajë për vitin 2014 në vlerën 8.550 le-kë. Pra, vlera e gjobës është në vlerën  1283 lekë. 


Neni 1 


Në nenin 4, pika 3 ndryshohet si më  poshtë: “3. Taksa vjetore e mjeteve të  përdorura është e vlefshme për 365  ditë dhe caktohet sipas formulës: Cilindrata në cm 3x koeficienti fiks sipas  vjetërsisë për taksa fikse për llojin e  karburantit. Taksa fikse për llojin e karburantit është 12,5 lekë për naftën dhe  10 lekë për benzinën. Koeficienti sipas  vjetërsisë së mjetit është si në shtojcën  1 bashkëlidhur këtij ligji dhe është pjesë  përbërëse e tij. Mjetet me vjetërsi nga  0-3 vjet nuk janë subjekt i kësaj takse.  Detyrimi për pagimin e taksës i takon  pronarit të mjetit. E ardhura nga taksa,  për çdo rast, mblidhet nga strukturat e  Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, drejtoritë  rajonale, para kryerjes së kontrollit  teknik vjetor të detyrueshëm të mjetit. 


Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

5 + 5 =