Kronikë

Tiranë, policia rrugore, në 24 orë 227 gjoba

Policia e Tiranës vetëm në 24 orë ka vendosur 227 masa administrative, për moszbatim të sinjalistikës dhe ecje tej normave të lejuara.


Në një njoftim për shtyp të Drejtorisë së Policisë Tiranë, thuhet se, “shërbimet e policisë do të ndëshkojnë pa hezitim të gjithë ata drejtues të mjeteve, të cilët shkelin dispozitat e qarkullimit rrugor, si: parkime të gabuara, parkime dyshe, moszbatim të sinjalistikës, parakalimet e gabuara, qarkullim pa leje drejtimi, për ecje tej normave të lejuara, për përdorim alkooli etj”.


Duke vlerësuar situatën e trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për t`u ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës, për një lëvizje sa më normale në rrugë.


 Policia e Tiranës në vijim të punës së saj, kërkon edhe bashkëpunimin e përdoruesve të rrugës, si të këmbësorëve ashtu edhe të drejtuesve të mjeteve, për respektimin e dispozitave në fushën e qarkullimit rrugor.


/Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/


Shtoni një koment
3 Komente
duam (S) Ali-babane
Dun pare qyl hajnat e Saliut ne kryqezimet rrugore
Pa Emër
makinave lluksose i kane vene gjoba?
Pa Emër
policia duhet t'u vej gjoba edhe makinave lluksoze (te forteve).
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

6 + 6 =