Soft

Kur seksi bëhet i rrezikshëm?

Sëmundjet që barten seksualisht


Sëmundjet më të shpeshta seksualisht bartëse janë herpesi gjenital, hepatitis B, klamidia dhe sëmundjet që barten për shkak të mos mbrojtjes gjatë marrëdhënieve seksuale.


Më e rrezikshmja dhe më vdekjeprurëse është gjithsesi SIDA, ndërsa shumë i rrezikshëm është edhe VHP (Virusi Human Papiloma), i cili mund të shkaktojë kancerin e qafës së mitrës.


Duhet patur parasysh që  shumë sëmundje që barten mes gjinive nuk dallohen kurrfarë simptomë, dhe në momentin kur ato paraqiten, sëmundja  ka përparuar shumë. Për këtë është e rëndësishme të përdorni mbrojtje dhe të testoheni rregullisht për sëmundjet e bartura seksualisht.


Gjendja e rëndë shëndetësore


Sigurisht keni dëgjuar për rastet kur dikush ka vdekur gjatë seksit, dhe mund t`ju jetë dukur e pamundshme! Këto raste janë shumë të rralla dhe zakonisht arsyeja është gjendja e rëndë shëndetësore, më së shpeshti në lidhje me sëmundjet e zemrës.


Shmangni aktivitetet e shpeshta seksuale nëse keni anginë, aritmi, hipertension të pakontrolluar, kardiomiopati. Në rastet serioze, le të themi p.sh. në rastet kur keni patur infarkt paraprakisht, mjeku do  ju këshillojë se sa kohë do  ju duhet të mos kryeni marrëdhënie seksuale.


Disa afrodiziakë mund të jenë të rrezikshëm


Me shekuj, njerëzit kanë përdorur simulantë për të përmirësuar jetën seksuale. Megjithatë, afrodiziakët ndonjëherë mund të jenë shumë të rrezikshëm.


Pas disa rasteve të sulmeve të zemrës por edhe të vdekjes, Organizata Botërore e Shëndetësisë, e ka ndaluar distribuimin e simulantëve të caktuar seksualë, megjithëse mund të gjenden ende në tregje.


Para përdorimit të çfarëdo afrodiziaku, sigurohuni që nuk i takoni grupeve të rrezikuara (zakonisht janë personat që kanë problem me zemër dhe me tension të lartë të gjakut).


Kondomët nga lateksi mund të jenë vdekjeprurës


Kondomët nga lateksi janë shumë të popullarizuar, por disa njerëz janë alergjik në këtë material. Reaksionet më të shpeshta janë urtikaria gjenitale ndërsa në disa raste mund të vije tek reaksionet e rënda, ku ndihma e parë është e nevojshme.


Si zëvendësim adekuat mund të ju shërbejnë kondomët nga poliuretani apo nga materialet tjera mbrojtëse.


Seksi në shtatzëni është i sigurt, me disa përjashtime


Frika gjatë seksit se mos lëndohet shtatzëna apo foshnja në të shumtën e rasteve është pa bazë. Nëse shtatzënia është e shëndetshme, nuk ka arsye që të përmbaheni nga seksi.


Megjithatë, nëse shtatzënia është me rrezik të lartë, nëse keni vërejtur gjak apo rrjedhje të lëngut amniotik nga vagina, shmangni marrëdhëniet seksuale. Gjithashtu, përdorimi i ndihmësve seksualë mund të shkaktojë infeksione dhe lëndime, këto përjashtime mund të jenë të rrezikshme për nënën dhe foshnjën.


/Shekulli Online/ E.L/

Shtoni një koment
1 Komente
Te bashkuar
PO JU VOTONI PER QEVERI QE JU VRET. PAS ARSIMIT, MBROJTJES, SHENDETI ESHTE DOSJA E TRETE E NJE SHTETI. U SHKOQET ME FILMA SEKSI. KU NDODHE KJO NE EUROPE SI NE SHQIPERI.
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

9 + 9 =