Advertisement
Kulturë

10 filmat e shekullit


Për të gjithë të apasionuarit pas filmave, revista "Time" sjell dhjetë filmat më të mirë që janë prodhuar që nga viti 2000 deri më sot. Kjo renditje nis me filmin "The Artist". Një film pa zë, por që mori një lumë me çmime ndërkombëtare, përfshirë edhe çmimin Oskar. E duke qëndruar tek çmimet Oskar, në këtë listë është dhe filmi "The Hurt Locker", një film që rrëmbeu çmimet e mundshëm. Për të vazhduar më tej tek filmi fitimprurës i të gjitha kohërave, "Avatar". 


10. “The artist” me regji të Michel Hazanavicius, 2011 


Një film i realizuar për kohën, "pa zë" për në Hollivud: Një histori e sajuar? Jo: Duke iu përmbajtur standardeve kinematografike ka merituar të gjitha çmimet e fituara. Një komedi tërheqëse dhe kreative. Ngjarjet zhvillohen rreth një personazhi të njohur (sharmanti francez Jean Dujardin) dhe një varfanjakeje energjike (Berenice Bejo) të cilën ai vendos ta ndihmojë. Pasqyron historitë e vërteta të Hollivudit rreth viteve 1920-1930. Një mënyrë për ta konkretizuar: filmi Singin'in the Rain, që paraqet të njëjtën mprehtësi dhe gjallëri, por pa zë dhe bardhë e zi. Aktorët arritën të siguronin balancën e pamundur të parodisë antike dhe dhënies së emocioneve. Në retrospektivë, triumfi në marrjen e çmimit Oskar dukej i pashmangshëm: një histori reale hollivudiane me të qeshura, lot dhe brohoritje. 


9. “Moulin Rouge!”, me regji të Baz Luhrmann, 2001


 Nëse një ndjenjë është shumë e vështirë të shprehet me fjalë, atëherë përdorni këngën! Kjo është një mënyrë artistike e përdorur në këtë mijëvjeçar për të gjitha format e dramave (tragjedia greke, opera italiane, filmat hollivudianë), edhe pse audienca e konsideroi një film të çuditshëm. Është një histori intensive e romantike, që lindi papritur dhe vrullshëm, me protagoniste Nikol Kidman me me ashkullin magjepsës Evan MekGregor, në të gjitha format saj. Bazuar në "çështjet e zemrës" Moulin Rouge!”, solli sërish në modë filmat romantikë, shënoi ringjalljen e filmave muzikal dhe shfaqjeve televizive (Hairspray, Glee). 


8. “Devdas” me regji të Sanjay Leela Bhansali, 2002 


Një vit pas shfaqjes së Moulin Rouge!, një tjetër muzikal u prezantua në kulturën ndërkombëtare: Drama hollivudiane, novela e Sarat Candras (1901), u bë inspiruese e shumë filmave të tjerë para shfaqjes së “Devdas”. Është filmi më i shitur në Indi. Skenari është propagandë për vlerat familjare, duke përmbytur mazokizmin e atëhershëm. Djali i pasur, Devdas, largohet nga shtëpia, braktis të dashurën dhe përjeton një histori romantike me një prostitutë. Pjesa është luajtur me aq shumë angazhim aq sa i gjithë filmi duket real. Pavarësisht pjesëve të shumta muzikale që paraqiten, janë dhe emocionet drithëruese që përçon, ato që e bëjnë filmin "të kërcejë". 


7. “Synecdoche, Nju Jork” me regji të Charlie Kaufman, 2008 


Drama të vogla njerëzore që mund të prekin zemrën e shikuesve, por që shpesh nuk i kalojnë kufijtë e kinemasë. Ambicia është ajo që u mungon në përgjithësi filmave indianë, por dhe ajo çfarë regjisori Carli Kaufman e ka, ambicie e pakufizuar, që e drejton drejt suksesit. Në këtë komedi tragjike, Kaden Kotard, drejtor teatri, shpërngulet në Manhatan me ëndrrën e madhe për të vënë në skenë një dramë realiste. Kontrollues i mirë i vetes, Kaden arrin të shmangë gratë tërheqëse që shfaqen në rrugën e tij. Projekti vazhdon. Është puna e jetës së tij dhe mund të duhet shumë kohë që të përfundojë, por imagjinata e tij nuk mbaron asnjëherë. 


6. “The Hurt Locker” me regji të Kathryn Bigelow, 2009 


Filmat e shfaqur pas luftës, në Irak, kishin tendencën për të reflektuar masakra rreth pushtimit që kishin ndodhur asokohe. Kështu, qytetari jopartizan Uilliam Xhejms, kishte një vizon të ri, ishte revizionist. Personazhi ushtarak, Uilliam Xhejms, e donte luftën. Ai angazhohet më shumë ndaj detyrave që e afrojnë me vdekjen se sa me familjen, prandaj vazhdon të qëndrojë pjesë e forcave ushtarake. Por në vend që njerëzit t’i vriste, përpiqej t'i mbante gjallë për të hequr bombat e gjetura në rrugë dhe në makina. Xhejms është një hero hollivudian, ai rrezikon jetën sepse në momentin që merr përsipër një detyrë duhet dhe ta përmbush atë.  


5. “The White Ribbon” me regji të Michael Haneke, 2009 


Periudha epike dhe politike e Majkëll Hanek, që fitoi Palmën e Artë në Festivalin e Kanës, tregon historinë e brutalitetit dhe fajit kolektiv në fshatrat e Gjermanisë dy dekada para se Hitleri të vinte në pushtet. Vendi është në kaos për shkak të akteve të dhunshme të kryera mbi kafshët, pronat dhe fëmijët. Çfarë po ndodhte? Kush duhej fajësuar? Ndoshta duhet fajësuar të gjithë, nga ajo që zbulohet pas ndjekjes së jetës së pesë familjeve vendase. Filmi është prekës dhe mallëngjyes, në minimum i ashpër dhe i filmuar në mënyrë mahnitëse, bardh e zi. Hanek përshkruan një qytet ku pasionet e të rriturve janë mbytur nga paragjykimet, fëmijët janë të dëshpëruar për të plotësuar kërkesat e prindërve, saqë shpesh shpërthejnë në lot. 


4. “Crouching Tiger, Hidden Dragon” me regji të Ang Lee, 2000


 I lindur dhe rritur në Tajvan, i arsimuar në ShBA, Ang Lee krijoi emër nëpërmjet dramave për të rritur. Por brenda tij ishte një fëmijë, një fans i novelave të arteve marciale dhe filmave që pasqyronin këto ide. Dy personazhe takohen dhe njihen në një kombinim të hijeshisë së Lindjes dhe performancës intensive Perëndimore, drejtorit të Kung Fu në Hong Kong dhe drejtuesit britanik përsa i përket zhvillimit të ngjarjeve. Drejtori artistik i filmit mori yjet e tre filmave që i përkisnin periudhave të ndryshme dhe i vuri të luftonin në një betejë me shpata. Por aktorët nuk shfaqen duke fluturuar mbi çati apo duke ruajtur ekuilibrin në majë të pemëve, ata në skenat e luftimit ndeshen me anët e errëta të përgjegjësisë personale dhe dashurisë së pashprehur.


 3. “Avatar” me regji të James Cameron, 2009


 Filmi më fitimprurës i të gjitha kohërave. Për Xhejms Kameron, filmi bën atë që supozohet se duhet të bëjë fantazia, krijon një eksperiencë të plotë mjedisore. Shikuesit nuk shkojnë thjesht që të vizitojnë pyllin e shirave. Pandora, ashtu si heroi paraplegjik i filmit, Xhejk, gjejnë këmbët e tyre dhe ndihen si në shtëpi atje... Më pas nëpër një peizazh mahnitës fluturojnë të udhëhequr nga princesha e Pandoras. (Disa e shohin Avatarin si një imitim të filmit Pokahontas.) Konservatorët mund të kenë përçmuar ndjenjat në një film lufte ku ushtarët amerikanë janë armiqtë. 


2. “The Lord of Rings” me regji të Peter Jackson, 2001 


Pa dyshim që filmat mbi luftën e yjeve nxitën prodhimin e filmave epikë të këtij mijëvjeçari. Por cikli me tetë seri i “Harry Potterit” dhe triologjia e “The Lord of Rings” janë të bazuar në trillime të shkruara për fëmijë, kërkonin të kishin vizion dhe guxim jo vetëm nga krijuesit e tij, por dhe nga sponsorat. Uarner Bros (Potter) dhe Nju Line (Rings) vendosën të merreshim me realizimin e filmave, ku çdo episod kushtonte mbi 100 milionë dollar, para se ta dinin nëse do të ishin filma të shitur. Një sfidë që karakterizonte të dy filmat, të dy ishin filma që zgjasnin më shumë se tre orë. Duke marrë në konsideratë kohën e limituar që kanë fëmijët për të ndjekur TV, ata i reduktuan në ‘90 minuta, ose më pak. 


1.“Wall?E” me regji të Andrew Stanton, 2008 


Regjisori i filmit vendosi të krijonte një karakter që fliste rrallë dhe më pas kryesisht me bip?e. I lënë në tokë për shekuj me radhë, duke pastruar mbetjet e racës së zhdukur njerëzore. Djali robot, WALL?E, mund të jetë Karli i vjetër, optimist dhe i pazëvendësueshëm. Kur Adam, personazhi i filmit, takon EVE-n, ata përjetojnë një romancë. Një histori narrative dhe guximtare. Filmi paraqet një ambient muzikal me bisedat "metalike" të WALL?E (Ben Burt) dhe EVE (Elissa Knight), me makinat dhe armët e tjera. Filmi do të mbahet mend dhe në vitet në vazhdim për magjinë teknike dhe shkëlqimin dixhital që ka përçuar. WALL?E i ka të gjitha këto veçori, për më tepër është historia e një romance të lindur ndërmjet dy lodrave metalike, aq e pastër sa nuk është paraqitur ndonjëherë në filmat kinematografikë të 100 viteve të fundit.


Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al
1 Komente
dardani
Sic shprehet edhe artisti Alain Delon sot ne jetojme ne kohen e kompjuterit ku edhe trajtimi i filmave behet me anen e nderhyrjes te shkences si edhe te drites ,kamuflimit riprodhimit me ane te kompjuterit etj, gje e cila nuk prek me ndjenjen e spekatorit te kultivuar ! Po te shikojme afer historine e kinematografise ka edhe zhdukje nga skenat si filma te yjeve te botes nje nga ata eshte edhe Gerard Philipe i pa krahasueshem edhe me Humphrey Bogard i cili eshte simbas Amerikan institut film aktori numer nje i botes i zgjedhur! Po te flasim per temen e mesiperme filmat e sotshem nuk kane me vlera si p.sh Regjizori skenari ,muzika,aktori dhe subjekti,une mendoj qe filmi i fundit dhe me i bukuri eshte, ai i 1972 The Godfather i F.F.Coppola dhe Raging Bull i Martin Scorcese i 1980 te cilet kane hyre ne 100 filmat me te bukur te zgjedhur te caktuar nga Amerikan film Institut! Me tej eshte neveri te thuash filma apo sensacione te kohes sepse vete koha ka degjeneruar cdo gje ! Sot 80% e aktorve jane te droguar dhe me shume mediatizem si mbi-vlere se sa vlera te verteta nga produksioni i nje kompanie ! Rasti konkret filmi Troja nje turp ku i pari film Helen of Troy i luajtur nga Rossana Podesta ne rolin e Helenes apo Jack Sernas si Parisi eshte nje monument! Personalisht nuk me pelqen te lavderohem por nga 100 filmat me te bukura te shekullit ne shtepi une disponoj 39- dhe me tej sot botes i mungojne Regjizoret pa folur per aktore! Sot imitohet akoma HITCHCOCK per efefektet fantastike, ate e ka pranuar ne intervistat edhe regjizori me i madh i kohes Martin Scorsese! Nuk ka me Regjizore si BILLY WILDER apo Victor Fleming si edhe aktoret legjendare HUMPHREY BOGARD ,GARY GRANT apo e madhja Katherine Hepburn apo Bette Davis por aktor qesharake te kohes pa vlera morale si Sharon Stone apo M.Douglas qe pelqehen kurre tregojne fundin e drames cveshjen lakuriq ku bukurija trupore e Sh.Stones mahnit syrin epshor te cdo njeriut dhe bastardet e mediave e quajne kete nje film te perkryer, mjaft kinematografia ka vdekur sepse ka vdekur perpara morali!

Shtoni një koment

2 + 2 =