Opinion

Një ministri "e armatosur" me grada

  • 22 Korrik 2013, 14:06

Hajro Limaj


-Shqipëria është një vend shumë i vogël dhe shumë i varfër në krahasim me të gjitha vendet e Bashkimit Europian. Ajo mund të krahasohet me një bashki të qyteteve mesatare të këtyre vendeve. Edhe pse është kështu, politikanët dhe qeveritarët shqiptarë vuajnë nga deliri i madhështisë. Ata në vend të ndërtojnë një administratë publike me struktura në raport të drejtë me hapësirat që mbulojnë, bëjnë krejtësisht të kundërtën. Një vend me tre milionë banorë mban një administratë publike me mbi 84 mijë vetë. Mjafton të shikojmë Ministrinë e Mbrojtjes dhe kuptojmë situatën që është në të gjitha ministritë e tjera. Është ministria ku në vazhdimësi debatohet për gjeneralët e shkarkuar dhe gjeneralët e dekretuar nga presidenti, kur numri i tyre duhet të jetë shumë më i vogël se sa është. Ministria e Mbrojtjes sot është një ministri gjigante, e cila piramidën e ndërtimit të saj e ka kthyer me kokë poshtë. Prandaj me të drejtë ajo mund të emërtohet Ministria e Mbrojtjes e gjeneralëve pa ushtarë. Konkretisht, ministri ka në vartësi tre zëvendësministra, një sekretar të Përgjithshëm, gjashtë drejtorë të Përgjithshëm, 16 drejtorë dhe 6 drejtorë të agjencive, qendrave dhe shërbimeve të strukturës vartëse. Kur ka 6 drejtorë të Përgjithshëm, për çfarë i duhen tre zëvendësministrat? Bllokut civil t’i shtojmë tani bllokun ushtarak që ka në krye një shef Shtabi të Përgjithshëm, dy zëvendësshefa shtabi, një drejtor të Shtabit të Përgjithshëm dhe 9 drejtorë drejtorish. Me këtë strukturë, ajo ka 400 veta, 250 persona në bllokun civil dhe 150 në Shtabin e Përgjithshëm. Aq shumë dhe aq e madhe sa nuk mund ta gjesh në asnjë ministri tjetër të NATOs në raport me Forcat e Armatosura që kemi. Thuhet se së bashku me personelin që ka në varësi në të gjithë vendin arrin në 9 mijë veta, nga të cilët 3000 janë ushtarakë të frontit luftarak, ndërsa 6000 janë mbështetësit e tyre, kryesisht civilë. Pra një ushtarak me 2 civilë. Le të vijmë tek sasia e gjeneralëve që janë sot: Shefi i shtabit të Përgjithshëm, dy zëvendës të tij, komandantët e Forcave Tokësore, Detare, Ajrore, komandanti i Brigadës Logjistike, komandanti i Mbështetjes Rajonale, këshilltari i Presidentit, përfaqësuesi ushtarak në NATO, Drejtori i Agjencisë Informative të Mbrojtjes. Me këtë sasi gjeneralësh Shqipëria duhej të kishte 24 mijë trupa, duke llogaritur vetëm gjeneralët që janë direkt në drejtimin e tyre. Atëherë ç’janë këta gjeneralë pa ushtarë, kur një gjeneral brigade duhet të ketë në vartësi 4000 trupa me personelin mbështetës? Llogaria e sasisë dhe vendeve që duhet të jenë gjeneralë bëhet në mënyrë shkencore dhe aritmetike. Këtë ka zbatuar dhe po zbaton NATO-ja, ndërsa tek ne është ngritur në sistem: gjenerali pa ushtarë. Me forcat e armatosura që ne kemi aktualisht, duhet t’i bihet alarmit. Gjeneralë pa ushtarë nuk mund të ketë. Prandaj, në Shqipëri, gjeneral brigade mund të jetë vetëm komandanti i Forcave Tokësore, ndërsa komandantët e Forcave Detare dhe Ajrore, komandanti i Brigadës së Logjistikës, komandanti i Brigadës së Mbështetjes, komandanti i Doktrinës dhe Stërvitjes nuk mund të jenë kurrë më shumë se grada e kolonelit. Zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm nuk mund të jetë më shumë se gjeneral brigade, ashtu si edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm nuk mund të jetë më shumë se gjeneral me dy yje, gjeneral major. Ashtu si nuk mund të ketë kaq shumë gjeneralë, ashtu duhet të shkurtohen edhe dy zëvendës ministrat dhe të gjithë drejtorët e Përgjithshëm që ka krijuar në strukturë z. Imami. Kjo është një nga ministritë më të diskutueshme dhe më të debatueshme për zbatimin e ligjshmërisë, e cila nuk i është nënshtruar edhe kontrollit të domosdoshëm parlamentar. Prandaj ka ardhur koha që Kuvendi i ri Shqipërisë dhe qeveria e re që do të vijnë në pushtet në shtator të angazhohen menjëherë me këtë situatë alarmante që është krijuar në këtë ministri dhe të reformohet e të ristrukturohet sipas standardeve të NATO-s duke shkurtuar gjeneralët civilë dhe ushtarakë që mbajnë këto grada kur në vartësi nuk kanë ushtarë.


Shtoni një koment
6 Komente
Alban
Nje shkrim profesionisti.Por "gjenerali i jugut" i vitit 1997,Arben Imami nuk pyet as per ligj,as per NATO, as per kuvend.Te shikojme se cfare do te beje Edi Rama kur te vije ne krye te qeverise .
Albani
Mark Gjonaj
Mendoj se eshte shkrim i sakte dhe ne kohe! Kujt t'ja thuash zoteri, ushtri pa komandant te Pergjithshem, ndonse ka qene ushtarak!Komente me permbajtjen e ketij shkrimi konstative kemi shkruar gjithmone, sepse na ka terhequr vemendjen, ose eshte jashte standartit, ose kjo rganike hierarkie, qendron ne detyren e perhershme te pergaditjeve te rezervisteve, os duhet te reduktohet!
Sqiptari ne Montreal
I Nderuar Z. Limaj. Duke qene se shoqeriva nje delegacion te huaj ne nje vizite ne Ministrine Mbrojtjes para ca muajsh, po u them se kam idene se nuk e njihni mire sturkturen dhe nuk e kuptoni funksionimin, pasi disa struktura jane te imponuara per shkak te angazgime te Shqiperise. Duke qene se me lidhi puna, Drejtoria per Integrimit ne BE kane te gjitha ministrite dhe do kene deri sa te antarsohemi. Po ashtu ajo e NATO-s dhe ca te tjera jane perseri te imponuara nga angzhimet ku jemi antaresuar. Nuk eshte thene po ashtu qe numri personelit ushtarak te jete nje koficent pjestimi dhe shumezimi me numrin e gjeneraleve.
Pa Emër
Ka rreth 50 vjet qe forcat e armatosura te Shqiperise, veçanerisht ushtria eshte e "mbytur" me shtabe e komanda, dhe ushtare me pikatore - mjafton te sillni ne mend pikat e hapjes, e sot me strukturat shembellese te aleateve, perseri pa ushtare.

Kolonel (ne rezerve) Limaj, çfare na sjell nga pervoja juar (aq sa keni nxene) gjat punes si atashe ne fund-vitet '90? Keto normativa jane sa shabllone, aq edhe te ngutshme, e te pavend. Mos valle po i beni hysmet ndonje pozicioni ne ndonje komision parllamentar, apo gjetke.
Bedriu
Ministria e Mbrojtjes,Shtabi i Pergjithshem dhe tw gjitha komandat duhet ti nwnshtrohen njw reforme tw thelw konceptulae dhe strukturore.Me tw drejtw kwtw ka programuar edhe kryeministri ne pritje,Z.Rama.Ushtaraket ne rezerve dhe ne pension gjate pereiudhes se ministrit Imami janw keqtrajtuar ne menyrem me te keqe.Me aktin normativ te vitit 2009 u shkaterroi statusin e ushtaraku,u hoq te drejten e kurimit jashtw shtetit dfhw nw spitalet e tjera nw shqiperi,sikur tw mos ishin ushtarakwt e ketij vwndi,por tw serbit.Boll me pallavrat.Ti jepet fund kesaj megallomanie.
Bedriu
Bedriu
Ministria e Mbrojtjes,Shtabi i Pergjithshem dhe tw gjitha komandat duhet ti nwnshtrohen njw reforme tw thelw konceptulae dhe strukturore.Me tw drejtw kwtw ka programuar edhe kryeministri ne pritje,Z.Rama.Ushtaraket ne rezerve dhe ne pension gjate pereiudhes se ministrit Imami janw keqtrajtuar ne menyrem me te keqe.Me aktin normativ te vitit 2009 u shkaterroi statusin e ushtaraku,u hoq te drejten e kurimit jashtw shtetit dfhw nw spitalet e tjera nw shqiperi,sikur tw mos ishin ushtarakwt e ketij vwndi,por tw serbit.Boll me pallavrat.Ti jepet fund kesaj megallomanie.
Bedriu
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

4 + 3 =