Advertisement
Sociale

Matura, plotësimi i formularit A2, fundi i javës që vjen

  • 26 Korrik 2013, 14:38

Plotësimi i formularit A2 nga maturantët do të bëhet nga fundi i kësaj jave ose fillimi i javës tjetër. Kështu njofton Agjencia Kombëtare  e Provimeve, që njofton se deri në fund të javës do të jetë gati sistemi dhe udhëzuesi përkatës për maturantët, i cili do të publikohet në faqen elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. 


Maturantët paraprakisht duhet të bëjnë pagesën pranë shkollave që të mund të futen në sistem për të plotësuar formularin. Në rast se ata nuk e shlyejnë detyrimin financiar prej 2000 lekësh, nuk do të jenë pjesë e maturës, pasi mesatarja e tyre nuk shihet online në sistem për t’u përllogaritur. 


Afati për plotësimin e formularit A2 do të zgjasë 3-4 ditë, periudhë që specialistë të AKP-së, e konsiderojnë të mjaftueshme për të bërë aplikimin. Në udhëzimin që do të publikojë MASH-i brenda disa ditësh, do të përcaktohen edhe hapat se si do të bëhet plotësimi. 


Formulari mund të plotësohet nga çdo kompjuter që ka lidhje me internet. 


/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/

Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al
0 Komente

Shtoni një koment

9 + 4 =