Ilir Kupa, boksieri që u dënuame nipin pas arratisjes

  • Eliona Lata
  • 27 Korrik 2013, 05:46
  • Përditësuar 21:29


Nga Fushë- Kruja/ Nikoleta Kovaçi


 Fushë-Krujë!Në kërkim të familjes së Ilir Kupës. Eshtë fjala për 27-vjeçarin e arratisur nga Burgu i Trikallas, që shpëtoi nga plumbat e policisë greke gjatë përpjekjes ku u vra Marian Kola. Por, nëse për 38-vjeçarin nga Vig-Mnelë e Shkodrës dihet tashmë se u vra, për Ilir Kupën, babain e dy fëmijëve, askush nuk ka informacion. Ilir Kupa, sipas drejtësisë greke, qenka nga më të rrezikshmit në planet, pasi që nga momenti i arratisjes nga burgu i Trikallas, i është ngritur masa e dënimit në 64 vite burg. Sikur të mos mjaftonte kjo, menjëherë pas arratisjes së tij, në familjen Kupa në Pagrati, lagje e Athinës, është arrestuar edhe djali tjetër, Zyberi. Ai vijon të jetë në burgun e Koridhalos. Ndonëse i papërfshirë në asnjë ngjarje, vëllai, 2 vite më i vogël se Iliri, vijon të torturohet barbarisht në qeli për të treguar të dhëna në lidhje me të vëllanë. Gjithçka në lidhje me familjen e Ilir Kupëse mësojmë në shtëpinë e tyre të braktisur, portën e së cilës e mban ende hapur gjyshja 90-vjeçare. Ngjitur me shtëpinë e saj gjendet nipi i tyre. Ai është vetëm 25 vjeç. Sapo dëgjon krismën e portës së xhaxha Fatmirit, ai ngrihet e del përpara. Thotë se ka vetëm një motiv tashmë: “Të dëgjoj një fjalë të vërtet dhe të mirë për Lirin”. Quhet Maxola. Në bisedën me të mësojmë, jo vetëm çdo gjë mbi jetën e Ilirit dhe të familjes së Fatmir Kupës, por edhe ankthin që e ka mbërthyer të riun: “Ngrihem nga gjumi, që kur u vra Mariani. S`di nga më vjen, por dëgjoj sikur më thërret Iliri pas portës. Gjithandej më fanitet zëri i tij. Kam frikë...!” 


Në shtëpinë e Ilir Kupës 


Maxola nuk do ta pranojë, por e tremb fakti që policia greke pasi dha lajmin e vrasjes së Marian Kolës tha se dyshohet se është plagosur edhe Ilir Kupa. Kushëriri i parë i tij, e ka bërë njëherë rrugën në këmbë nëpër male dhe i jep të drejtë vetes të mendojë edhe keq..! Më pas ndalet e lutet, lutet që Iliri vetëm të jetë i gjallë. Lutjes së tij, i bashkohet edhe gjyshja, gruaja e kërrusur që duket se mban të paprekur themelet e shtëpisë së të birit. Të moshuarën Zele Kupa, që ka një kujtese të mahnitshme, e ka marrë malli për Ilirin, djalin që e ka bërë vetë 9 vjeç; I kam rritur në këto duar, atë dhe Berin (Zyberin). Kur u martua gëzuam. Më pas u bë me djalë. Djali i tij është pesë vjeç. Unë s`kam ku ta shikoj. Jo vetëm atë, por as Ilirin, as Berin, kam dy muaj që s`kam parë as dëgjuar tim bir, Fatmirin. S`di më çka ndodhur as me atë. Policia greke ia ka grisur dokumentet, ndërsa Ilirin e pashë pak minuta. Zot, sa më kishte marrë malli”. Gruaja 90-vjeçare nuk mban dot lotët, ndërsa është vështirë të vijohet biseda me të. Tregon: “Kishte shkuar diku dhe ishte strehuar për pak orë. Më thirrën, se nuk dija gjë dhe shkova. E pashë aty. Qëndruam pak bashkë. Më pas doli. Kishte frikë edhe nga policia shqiptare. E habitshme, por iku”. Iliri, tregojnë se ka qenë vetëm para 8 vitesh në shtëpinë e tij, ndërsa përgjatë gjithë kohës së qëndrimit të tij në Shqipëri, pas arratisjes së bujshme nga Trikalla, ai nuk ka shkuar në shtëpinë e tij. Djali i xhaxhait të tij tregon se e ka parë në Fushë-Krujë, ka dashur ta takojë, por Iliri ia ka bërë me shenjë të mos afrohet. Maxola tregon: Jam i sig-Kishte frikë se njerëzit spiunojnë. Di që ka qëndruar disa javë këtej dhe më pas janë larguar të gjithë bashkë në drejtim të Greqisë. Mirë ai, por shumë problem është edhe Beri. Ai po vuan tortura çnjerëzore nga policia dhe hetuesia greke që kur është arratisur Iliri. Flas shpesh me të. Ndërsa terrori psikologjik ushtrohet edhe tek familja e tyre. Në shtëpi tashmë janë vetëm dy gra dhe dy fëmijët e Ilirit. Xhaxhi është pa letra dhe tashmë e ka të pamundur të veprojë në kërkim të mbrojtjes së të birit”. Këtë rol mbrojtjeje duket se ka marrë përsipër 25-vjeçari Maxola Kupa, i cili apelon hapur dhe prerë: “Ministria e Jashtme të ngrejë zërin! Të hyjë në negociata me shtetin grek dhe t`i shpëtohet jeta Ilirit. Ai nuk është vrasës. Kurrë nuk ka vrarë njeri. Do trokas në dyert e shtetit tim. Është përgjegjës për këtë heshtje!” 


Familja e Fatmir Kupës


 Nga të dhënat në familjen Kupa, që gjenden në qytezën e Fushë-Krujës, mësojmë se Fatmir Kupa bashkë me gruan dhe dy djemtë, pasi emigruan në Greqi që në vitin 1997. Atje janë rritur edhe dy djemtë e çiftit, ndërsa mësohet se Iliri që i vogël nisi të aktivizohet me boksin. Nis stërvitjen në Athinë, pikërisht në vendin ku ishte vendosur familja dhe më pas falë aftësive të tij shpërngulet në Selanik. Konsiderohet një prej talenteve të boksit, por shumë shpejt të qënurit shqiptar e penalizon. Ai nuk shpërblehet asnjëherë, ndërsa pas katër vitesh shprese dhe pritjeje e lë sportin e boksit. Kthehet në Athinë dhe dashurohet me vajzën me të cilën sot ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Arrestohet sapo i kishte lindur djali dhe akuzohet për grabitje. Dënohet me 8 vite burg. Në qelitë ku qëndronte shqiptari realizohet një arratisje. Ikin katër shokët e dhomës, ndërsa Iliri refuzon të arratiset, pasi donte të përfundonte dënimin që të kthehej tek i biri. Mësojmë se aso kohe, ndërhyn avokati dhe drejtësia greke e shpërblen të riun duke i ulur dënimin dhe ai arrin të lërë qelinë pas rreth 3 vitesh. Iliri arrestohet rreth një vit më parë. Akuzohet për grabitje banke, por implikohet në atë ngjarje me prova të paqarta. Familjarët tregojnë se për atë ngjarje iu ngritën një mori akuzash, grabitje me pasoja të rënda, pjesëtar organizatash kriminale, posedues armësh dhe municionesh. Iliri dënohet me mbi 30 vite burg. Transferohet në Trikallas, ndërsa pak ditë më pas policia greke në një kontroll banese për armë dhe sende të tjera të paligjshme, i shoqëron edhe vëllanë.  


Apeli Maxola Kupa: “Shteti shqiptar të ndërhyjë!”


Iliri nuk e meriton barbarinë vrastare të grekëve. Nuk e meritonin as Flamuri dhe Edisoni. Marianin nuk e kam njohur, por dy viktimat e Kurbinit janë njerëzit e mi. Tashmë edhe humbja Marianit më ka tronditur dyfish. E para, se nuk di se ç`ka ndodhur me Ilirin dhe së dyti, se u vra një shqiptar. Viktimat e plumbave të policisë greke kanë shkuar në tre dhe thuajse po kaq vrasëse është edhe heshtja e shtetit tonë. Atje është një ambasadë, ndonëse nuk ka qenë kurrë në mbrojtje të të drejtave të shtetasve të vet, kësaj here besova se duhej të ngrinte zërin. Qoftë formalisht. Ndoshta unë kam nevojë; kam nevojë të besoj se kushëriri im nëse dorëzohet ka kujt t`i bjerë në dorë. Që më vrasjen e Marianit jam i trembur. Frikësohem çdo moment se do marr lajmin e hidhur. Sa herë dëgjoj se bie porta dal përjashta. Që kur u vra Mariani qëndroi në shtëpi dhe lutem që Iliri të vijë e të trokasë. Mbase s`mund të bëj asgjë për të, por nuk e di, dëshira për ta parë njëherë këtu më mbush me një forcë të habitshme. Ndoshta mund të bëj shumëçka. Jam i sigurt se Iliri, tashmë nuk ka asnjë person që mund ta mbrojë. Por, besoj se ka Zotin me vete. Vijoj t’i ngul sytë televizorit si i marrë gjithë ditën pa dalë nga shtëpia vetëm e vetëm të dëgjoj zërin e një pushtetari shqiptar të flasë një fjalë në emër të jetës së këtyre njerëzve, në emër të atyre që u vranë, në emër të masakrimit të dy kushërinjve të mi, trupat e të cilëve u bluan nga plumbat e policisë greke. Policia greke dhe shteti grek gënjejnë kur thonë se Flamuri dhe Edisoni janë vrarë me nga 20 plumba. E kemi hapur arkëmortin e Flamurit dhe e dimë mirë çfarë shtazërie është përdorur në trupin e tij. Kur kujtoj si është masakruar ai, më dridhet shpirti, mos edhe Iliri pëson të njëjtin fat. Ndaj, thirrja ime shkon për ministrin e Jashtëm dhe atë të Brendshëm shqiptar. I pari ka detyrën e negocimit diplomatik, i dyti, në planin policor. Unë do të trokas në dyert e tyre. Do të trokas të më mbrohet djali i xhaxhait tim. Le të gjykohet për veprat që ka bërë, por jetën nuk kanë drejtë t;ia marrin. Ai nuk është dënuar me vdekje, paçka se i kanë dhënë thuajse burg të përjetshëm.  


Mohimi i Policisë greke 2 


Pas deklaratave të ministrit të brendshëm grek, i cili për asnjë moment nuk fshehu entuziazmin për ekzekutimin e Marian Kolës nga policia greke, mbrëmjen e djeshme vjen një tjetër deklaratë. Zëdhënësi i policisë greke, Christos Parthenis, ka hedhur dritë mbi operacionet për vrasjet e tre shqiptarëve të arratisur nga Trikallas, ndërsa ka treguar edhe bashkëpunimin e frytshëm në këtë rast me policinë e shtetit shqiptar. Në një intervistë për Top-Channel, Parthenis ka theksuar se shqiptarët u vranë pasi thirrjes për tu dorëzuar të policisë greke iu përgjigjen me armë. Ai pretendon të sqarojë se gjithçka që është folur pas vrasjes së shqiptarëve, paçka se nuk etiketon emër, janë zëra dashakeqas që duan të minojnë bashkëpunimin policor mes dy vendeve. Zëdhënësi i policisë greke mohon në mënyrë kategorike që shqiptarët e arratisur nga Trikallas të kenë hyrë në Shqipëri. Ky fakt mbase ndërlikon vrasjen e vajzës së re, Katerina Zogali, ose policia greke dhe ajo shqiptare bashkë, nuk mund të pranojnë se kufiri është shkelur nga të shumëkërkuarit, jo vetëm njëherë. Parthenis tregoi se:“Në këto momente po zhvillohet në Greqi një operacion policor, në rajonet afër kufirit me Shqipërinë, për të identifikuar dhe arrestuar një të arratisur të burgut të Trikallës. Me këtë rast, më lejoni që të theksoj se Policia Greke funksionon gjithmonë në bazë të parimit të ligjshmërisë dhe sipas kuadrit institucional në fuqi, ashtu siç përcaktohet nga Kushtetuta dhe ligjet e Greqisë. E theksova këtë, për të përgënjeshtruar në mënyrë kategorike skenarë dhe fjalë keqdashëse që qarkullojnë apo dhe që nxiten prej dikujt, qëllimi i të cilave është të minojnë marrëdhëniet e bashkëpunimit policor midis dy vendeve".  


Arratisja


 Me 22 mars nga burgu i Trikallas, arratisen 11 të burgosur, të gjithë me dënime në mbi 30 vite burg. Të burgosurit ishin të pajisur me armë nga brenda, ndërsa nga jashtë një autokolonë me makina dhe motorë sulmuan burgun. Personeli i sigurisë së burgut kishte lënë vetëm dy roje në detyrë dhe u tha se kishin shkuar diku të shikonin një ndeshje futbolli. Dy rojet u plagosën dhe 9 shqiptarët dhe dy grekët u larguan. 


2 korrik 


Vrasja e një vajze dhe e një polici grek bëri që grupi i të arratisurve të akuzohej për të dy vrasjet. Në pah del sërish emri i Marian Kolës si personi që kreu të dy vrasjet. E ndërsa arrestohet Ermal Lita, në lagjen Peristeri, policia greke nis mësymjen për arrestimin me çdo kusht të të tjerëve. Më 2 korrik ekzekutohen barbarisht Flamur dhe Edison Lika. Flamuri ishte arratisur që në 2006-n nga burgu i Larisës, ndërsa u tha se ishte në krye të asaj autokolone për nxjerrjen e shqiptarëve nga Trikallas. Edisoni ishte pjesë e grupit. Pas vrasjes së tyre policia greke intensifikon kërkimet për Marian Kolën.


 E dielë, 21 korrik 


Të shtunën pasdite, tre helikopterë nisin kontrollin nga ajri në zonat e Lezhës dhe mbi Vig- Mnelë, vendlindja e Marian Kolës. Kontrolli nga ajri mbështetet me forca tokësore, ndërsa pjesa e Blinishtit, Fishtës, Kallmetit përjetojnë orë terrori e ankthi. Rreth mesnatës, diku nga ora 24.20 minuta dëgjohen krisma armësh. Banorët thonë se u dëgjuan në Kreshtë, vend mes Kallmetit dhe Vigut. Në atë orë policia hyn në shtëpinë e Pashk Kolës. Shoqërohen të gjithë për në policinë e Shkodrës, ndërsa rreth orës 04.00 të mëngjesit merret lajmi për vrasjen e Marianit në Greqi. Policia andej kufirit thotë se Mariani refuzoi të dorëzohet dhe qëlloi me armë. Në atë rrethim ka shpëtuar Ilir Kupa. Shokët e tyre që kanë mbetur gjallë, kanë humbur adresën. 


Avokati i Popullit 


Kur ka kaluar rreth një muaj nga vrasja e dy shqiptarëve Flamur dhe Edison Lika, një javë nga vrasja e mistershme e Marian Kolës, si dhe kërcënimi që shteti grek kryen ndaj jetës së Ilir Kupës, më në fund reagon Avokati i Popullit. Edhe pse që nga arratia e tyre, prej 4 muajsh, shqiptarët, jo vetëm të arratisurit, por edhe ata që gjenden nëpër burgjet greke kanë pësuar një mësymje barbare nga organet kompetente greke, Igli Totozani, ka dalë vetëm dje. Iu ka bërë thirrje shqiptarëve të dorëzohen, por pa theksuar se ku mund të dorëzohen, pasi policia greke është e pabesueshme dhe e nxitur nga mllefi etnik për shqiptarët.  


Shtoni një koment
6 Komente
Pa Emër
greku ashtu i denon shqiptaret pa prova ngrene cdo lloj akuze e zgjasin gjyqin jo me shume se 5 minuta dhe japin mbi 30 vjet burg a thua kane bere genocid kundra njerzimit.kam qene vete prezent ne gjyqe te tilla.mbase te pafajshem nuk jane po edhe 30 40 vjet jane shume.bashkimi europian e di shume mire gjendjen e shtetit grek po toleron keta kurvat evgjietrit e ballkanit.do tu vije dita se kane nisur nje gjueti kundra shqiptareve dhe na flasin per marrdhenje te mira.mardhenijet i keni me spiunat tane qe keni ne qeveri jo m epopullin se populli shqiptar ju urren.familjaret e ketyre te vrarve ta marrin hakun te greket e shqiperise.ta nisin me bollanon edhe janullatosin ne fund.keshtu vendoste drejtesia.
Pa Emër
cfare shkruan o tyte....dhe genjen njerezit me budalleqe...kupa akuzohet per 28 grabitie me arme...dhe lereni dezinformime se nuk eshte mire per 1000000 shqiptare qe jetojne ne greqi................
Pa Emër

ik o pi...u ti pa emer spiun shumica do ikin nga greqia skane ca bejne ne ate vend leshi.edhe ata qe kane qendruar e kane marre pas koke.femijet su japin letra pensione jo se kane punuar ne te zeze. e shume gjera te tejra.
mos na trego akuzat se akuza ngre shteti sa te doje.po trego provat materiale.edhe shqiptaret akuzohen ne perendim po nuk kane prova si vret njeri dhe ti fusin kot ne burg.akuza me provat jane larg njera tjetres.
ti pershembull po jep nje prove qe je spiun se po mbron grekun duke bere shantzh gjoja jane 1 million shqiptare ne greqi harrove qe kane ikur 200000 mije.
haku duhet marre ne shqiperi ta thashe edhe nje here te dule bollano janullatos edhe tipa si te qe fshiheni mbas kompjuetrit dhe beni propagande greke.te isha familjar e tyre tek ata do e kerkoja gjakun.

Pa Emër
...NUK BESOJ TE KETE NE BOTE EMIGRANTE QE TE KENE TE DREJTA!NJE NGA ATA JAM DHE UNE,QE NESE NUK DO TE ME PELQENTE AI VEND ,DO TE LARGOHESHA,NE SE DO TE ISHA I BURGOSUR DHE DO TE MUNDESHA TE ARATISESHA ME VENDOSMERINE QE JAM I DENUAR ME KOT,DO TE DOREZOHESHA NE SHTETIN TIM PER TE FAKTUAR PAFAJESINE.POR QE TE ARATISESHA DHE TE RIKETHEHESHA ME KALLASH NE DORE NE VENDIT QE ME DENOJ, NUK MUNDEM TA KONCEPTOJ DOT!QEVERI SHQIPTARE MBLIDH MENDJEN,KE RRETH 5000 TE RINJ TE BURGOSUR, PLOT APO KOT ESHTE PUNE E TE DY VENDEVE,ATA VUAJNE DENIMIN NE GREQI,DILU ZOT GJITHASHTU DHE MIJERA TE TJEREVE QE PAPUNESIA , SIGURISHT, I BEN KANDIDATE PER NE BIRUCE.!
shqiptari
kam qene ne Greqi nja 3 muaj kam punuar si rob edhe kam pas shum probleme derisa i mora leket,greket jan shum te poshter ika dhe mos dhent zoti kurr me.
per kete rast fajin e ka shteti shqiptar qe nuk i mbron fare shtetasit e vet,ku nga frika ku nga mospjekuria,shiqoni cfar bene amerika per dy vellezrit e vrare shqiptar me shtetsi amerikane,bene presion te madh per gjetjen e vraseseve ne serbi,flm.
shqiptari
kam qene ne Greqi nja 3 muaj kam punuar si rob edhe kam pas shum probleme derisa i mora leket,greket jan shum te poshter ika dhe mos dhent zoti kurr me.
per kete rast fajin e ka shteti shqiptar qe nuk i mbron fare shtetasit e vet,ku nga frika ku nga mospjekuria,shiqoni cfar bene amerika per dy vellezrit e vrare shqiptar me shtetsi amerikane,bene presion te madh per gjetjen e vraseseve ne serbi,flm.
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

5 + 3 =