Kulturë

Një foto e rrallë e heroit


Gjon Neçaj


-TROPOJË- Para disa kohësh,gazeta “Shekulli” publikoi për herë të parë pasaportën origjinale  të Heroit të Popullit Bajram Curri. Një e dhënë historike që duhej studiuar nga historianët dhe që kërkohej përgjigje nga lexuesit, ishte data e lindjes. Në të gjitha dokumentet historike për jetën e Bajram Currit, lindja e tij daton viti 1862,kurse në pasaportën e zbuluar ai është lindur në vitin 1866.


Në fakt asnjë nga studiuesit apo Akademia e Shkencave nuk u mor me studimin e këtyre fakteve që dilnin në dritë për Plakun e Maleve, Heroin e Popullit, Bajram Curri.


Shumë e shumë këngë popullore,shumë e shumë data e ngjarje historike duhet të ndryshojnë,duke iu qasur realitetit historik e për t’u shkruar ashtu siç duhet historia e kombit tonë.


Këtë  radhë për lexuesit e “Shekullit” po sjellim një tjetër fakt interesant të Bajram Currit: një foto i shtrirë vetëm pak çaste pasi kishte vdekur. Akoma nuk është studiuar ( për sa jemi në dijeni ),se  kush është autori i fotografisë, e kush kishte  aparat me vete në shpellën e Dragobisë në momentet kur Bajram Curri ia shkrepi vetes, por kjo foto vlen sa njëmijë fjalë dhe duhet vlerësuar si material historik dhe me vlera.


Në një intervistë para disa vitesh,  Nehat Zherka nga Gjakova, flet për gjyshin e tij fotograf dhe negativat e filmave të ruajtur, e ku Ahmet Zherka ka fiksuar në celuloid këto pamje të Bajram Currit vetëm pak çaste pas vetëvrasjes. Por ky fakt mbetet i pazbuluar.


Gjyshi i Nehatit, Ahmet Zherka, konsiderohet si një nga fotografët e parë të Kosovës që me aparatin e tij ka bërë të përjetshëm shumë personalitete, por edhe ngjarje të rëndësishme.


Në një nga negativet e pazhvilluar ndonjëherë tregon për një njeri të shtrirë që sipas Nehatit, është Bajram Curri i vrarë.


Sidoqoftë u mbetet historianëve të eksplorojnë më shumë në gjenezën e Bajram Currit, “Heroit të Vegjëlisë”siç e ka cilësuar populli.


Familja Curri etnogjenezën e ka nga malësitë e veriut të Shqipërisë e që lidhet me pinjollin e saj Hysen Kurt Currin,i cili ka vepruar në Nikaj me fisin e Krasniqes që ishte veprimtar dhe njeri me ndikim te madh në krahinë. Për këtë arsye edhe sot në fshatin Curraj gjenden toponimet që nxjerrin në dritë prejardhjen e tij,si “Ara e Hysen Kurtit,”Shkalla e Currit”,etj. Mosbindja e familjes Curri ndaj pushtetit osman ,e detyroj Hysenin të marrë rrugën e kurbetit. Ai,pas shumë peripecish,largohet nga malësia e Nikajve dhe vendoset në Gjakovë,ku gjeti dhe përkrahjen e gjakovareve. Kështu,me ndihmën e tyre e ngritën kullën rrëzë Çabratit që u bë kala , duke mos u përkulur para armiqve që në atë kohë ishin të shumtë, si Perandoria Osmane,Serbia dhe Mali i zi.


Si familje Currajt nuk kanë pasur pasuri e pushtet,nuk ishin as bajraktar,por ishin të vlerësuar nga populli për shkak të vlerave të larta patriotike dhe luftarake në mbrojtjen e çështjes kombëtare.


Shtoni një koment
21 Komente
spartaku
Sote po marre vesh qe Bajram Curri paska vrar vehten.Une e di qe ai i rethuar nga bashibozuket e Ahmet Zogut ne Valbon,u vra hroikisht duke luftuar kunder ketyre mercenarve te Zogut.Ai eshte tribun i lirise dhe i till do te ngelet ne shekuj.Ndersa Ahmet Zogu, me gjithe perpjekjet qe bene sherbetori i serbeve,Sali Berisha,do te ngelet tradhetare ne shekuj.Dielli me shoshe nuk mbulohet.
spartaku
Kjo foto eshte me vlera te medha,dhe duhet te studjohet mire nga njerez eksperte te fushes shkencore,historike.
fatmiri
Ajo gjetja e pasaportes te Bajram Currit eshte gje e mire si dokument, por kjo nuk verteton datelindjen apo vitlindjen e tij. Rralle here jane te sakta data apo dhe vitet ne ato kohra, pra per mua nuk eshte dokument me rendesi per vitin e lindje, se ky mund te jete regjistruar pas tre apo kater vjeteve dhe per kohen kjo ishte "normale". Jane me te sakta krahasimet apo gojdhenat per vitin e lindjes. Ndodh qe edhe te lindur pas viteve 1920 apo edhe pas 1945 te ndryshojne me dy apo tre vite nga e verteta se ashtu eshte bere regjistrimi dhe njerezit nuk tregoninme t e verteten se gjoboheshin, prandaj theme qe vitin e lindjes ne pasaporte mos e merrni per te sakte dhe nuk perben ndonje rendesi per moshen.
NIKO
FALENDERIME GAZETES SHEKULLI DHE ATYRE QE BENE KETE SHKRIM E TE SHOQRUAR ME KETE FOTO. BAJRAM CURRI NUK E KA VRA VEHTEN .........? ATE E KA VRA .... ....... SI QITES I MIRE NE SHENJE PER ATE KOHE. KA SHUME TE DREJTE BERISHA .....KU KERKON QE HISTORIA TE RISHKRUHET ASHTU SIC ESHTE E VERTETA.....PER KETE HERO LEGJENDAR,TROPOJANET E MECEM DUHET TE THONE E TE SHKRUAJN TE VERTETEN E ASAJ TREVE ASHTU SIC KA NDODHUR ME TE MIRAT E TE KEQIAT E TE KALUARES. RESPEKTE JU, NIKO.
Pa Emër
Falenderojme z.Gjon Neçaj.Per perkushtimin qe punon ore e qas pa u lodhun duke nxjerre ne drite vlerat e krahines se Tije.Krahin mevyrtyte dhe tradita te jashtzakonshme atdhetare e patriotike.Por dhe arsimdashese dhe me njerez te niveleve me kulture te gjere qe i kane dhane,kendej dhe andej kufinit, kombit,Shqiperise.
E jo si Berisha qe nuk ndryshon askund me parardhesin Zog. Ndaj propozoi qe me kete qeshtje te merret Berisha si verior.Se,si veriore i hyni dhe karrieres politike me fryteperdredhje edhe te pushtetit.Ndoshta dallashon mendje tashti qe i kane rene patkojt dhe rivlerson te pa vdekshmin Bajram Curri mbi ate te Zogollit te Matit.Te cilet jane krejtesisht te kundert ne botkuptimin e termit "patriot".Njeri vdes si hero per qeshtjen e atdheut.Tjetri iken ne drejtimte paditun si shurra e pules e nuk i gjindet sheji e nishani.
Pa Emër
ju falenderojm per tegjitha dekumentat e historin e bajram currit por me nje pre tyre nuk jam ndakort asht nje budallek i madh i cdo historjani te thon qe bajram curri asht prej curraje te lekbibajve kjo asht nje histori e von qe babat tan dhe gjyshrit tan e din shum mir qe bajram curri asht nga kocanajt komuna margegaj fshati kocanaj ndodhen komshi me fshatin margegaj dhe trolli i bajram currit asht pikrisht te gurra e gels asht nje krue qe kshu i thon banort e ksaj ane ka shkrujt nje shkrimtar qe mduket e ka pas emrin drini po ja ka fut krejt kot njerzit e majn mend shum mir baben dhe qyshin e bajram currit te moshuarit neper mjet bisedave qe kan ba ne sobat e burrave jau tregojn me perpikmerin ma te madhe orgjinen vendil dhe familjen e bajram currit shkoni ne margegaj e ne kocanaj takonu me pleqt e ketyre dy fshatrave dhe do kenaqi me te vertetat e bajram currit asht nga kocanajt e komuns margegaj pasarsit e ti ose ma mir me than kusherit e tij e mbaj sot mbiemrin vukaj
shqipja
Bajram Curri ishte e do te mbetet nje hero qe luftoi per Shqiperine e vertete , reale .ska diskutim vlerat e tij . meruni me nipin e zogut tradhetarit me te madh te kombit qe mori edhe prona qe si takojne , por qe ka rene nga puplat se i ra ati i tij shpirteror saliu. a ju kujtohet deklarata e ketij pinjolli handikapat qe beri ku falenderoi ruset e bardhe per ndihmen qe i dhane zogut per ardhjen ne pushtet nga serbet . shikojeni me vemendje emisionin e blendi fevziut per familjen zogu e do ta kuptoni sa vlejne .njerez qe nuk u hapi asnje shtet dyert e perfunduan ne pyjet e afrikes , as ne qytet, ne nje kohe qe bota mbante cdo lloj emigranti te aratisur edhe pas lufte.
Bajram Curri ka zene vend ne zemrat e njerezve te ndershem e patriote .kush meret me heronjte do te thote te largosh vemendjen e te shketerosh vendin , te punosh per dike tjeter.
fabio
O taku po ku merr vesh ti o injorant
Abi
O Gjon a je ne gjum apo cue...cfar Nikaje more B Curri ai eshte I Mustaf VATAJE TE KOCANAJE...PSE DIZINFORMON ME KSI GJANASH,perse nuk flet te verteten apo Nikaj Merturi skan histori e perpiqesh me rren ktu ara e Currit e ara e Leshit.Mullinjt e Currit jan breg Valbones ne Kocanaj dhe Mbiemrin e ka Begu kurse Curri a emir I Gjyshit tij Curri...do te padis tek redaksia e SHEKULLIT,po si e tregon veten se je I pa emancipueshem.
Dardan
Fotoja e Bajram Currit te vrare ka qene e botuar dhe e studiuar edhe nga nxenesit e shkollave ne kohen e Enver Hoxhes. Dhe cfare tani... mos doni te thoni se edhe Hidrocentralet jane zbuluar dhe ndertuar keto vitet e demokraqise?
Dardan
Se per pak harrova. Ne ato qindra monografira per jetet e heronjve te Shqiperise (une disponoj rreth 35 sosh)ka shume edhe per B. Currin. Tani sapo shkova tek biblioteka ime dhe nxorra "Bajram Curri" me qeleshe, foto portret etj , me kapake ngjyr ari etj, Ju lutem mos shkruani pallavra pa e njohur komplet historine e Socialismit ne Shqiperi si dhe personalitetin e jashtzakonshem te Enver Hoxhes.
7
mergimtari fv
Populli te verteten e vrasjes zagolliane te Plakut te maleve B.Curri e ka shprehur ne kenge ; o Kadri ! Kadri Mehmeti ! i pa bese , dole tradhetar..... , vellezerit tone veriore kane degjuar ngjarjen nga te moçmit se kush eshte e verteta .....
Pa Emër
o Dardan,me mir me te thirr Dull se ti thush vetes Dardan nuk fol per personalitet te Enver monsters,qe bashk me dr. e vet i dhan shkelmin e fundit Shqipnis
legionair
Bajram CURRI nuk ka vrare veten o artikullshkrues, ate e vrane sherbetoret tropojane te Zogut!Kete e di e gjithe Shqiperia!Tropojanet vrane njeriun e tyre dhe as per ta varrosur nuk shkuan.Bacen Bajram e kane varrosur hasjanet!
erisi
me ne fund po del e verteta qe qe trimat e malsis jan burra,ne rast qe e shofin qe nuk kan me shpetim, vrasin veten si burra te vertet e nuk bien ne doren e hasmit.por historia u shtremberua nga komunistet e poshter.lavdi heroit kombetar BAJRAM CURRI
ERION76
zoti GAZETAR AJO SHPREHJA''IA SHKREPI VEHTES'' DUKET SIKUR FLET PER NDONJE PSIKOPAT E JO PER NJE HERO.BESOJ QE GJUHA SHQIPE KA FJALE ME TE PERSHTATSHME PER TE PERSHKRUAR [VETVRASJEN].SE KESHTU SI E SHKRUANI JU NESER NUK DO THONI"VDIQ" PO DO THONI "VAJTI PER LESH"
Dragoljub
Po cna plas se kuse e vrau e ku u vra,ja futi vetes apo a futen,B.Curi nuk ka ndonje meite kushedi se cfare per tu lavderuar,ishte nje ropojan cetnik dhe asgje me teper,ai ishte nje rebel,qe dol under ligjit,ju sqaroj se per vrasjen e Bamkes,ka votar komplet parlamenti si poziata dhe opozita(per kete ekziston protokolli i mbajtur ne seance,ka patur kundeshtime, bile nje pjese e deputeve te asajkohe ishin per t bere thirje te dorezohej).pra te nderuar komentus,pak rendesi ka se si va,ai sheli ligjetdhe pike,a ndryshonte puna po te ishte vrare n lufte me pushtesit,gje qe nk ka dohur,aiishte nje rebel malok dhe mori denimin,aj naqeta bre bura te malsise
e mi beni prej meje te fala Salise.......hahahahah,
arbeni nga tepelena
shqiptaret respektin per heronjte e e kane ne zemer,pavarsisht disa pinjolleve te tradhtarve qe kot mundohen,legalistat ne mos gaboj i moren nja 2-3 mij vota.do te vije koha qe vendet e "shenjta" ku jane vrare ose prehet krenaria jone kombetare do respektohet si i takon.
Bujar Hoti
Figure e madhe popullore ashtu si Cerciz topulli etj..............qe nuk ka dragoljub a Spordhjak ta veje ne dyshim.....LAVDI HERONJVE TANE TE CDO KOHE!!!!!!!!!!!!
ERION76
DRU ME PRE O dragoljub o klysh SERBI
sazani
Vetem Legionar e dika te verteten. Dhe ky fakt eshte Turpi i tropojes, vete e vrame dhe e lame pa varr kete trim. Kadri Mehmeti tha se cilido qe do ta varrosi B. Currin do te Vritet me gjithe Gje e Familje. Po Hasi kish burra e hypen ne kali dhe e varrosen ne Krume. Eshtrat e Bajram Currit u kthyen Qytetin e Kolgecaj vetem ate vit kur ju nderrua emri dhe u quajt Bajram Curri. Kur Ekzekutivi i kohes e mori kete vendim Ismail Poga Drejtues Lokal ne Has dhe Hasjanet nuk deshen ti kthenin eshtrat e tij ne Tropoje por ishte edhe ngulmimi i Hysni Kapos qe ai duhet te kthehet ne Tropoje se atij qyteti i perket.
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

1 + 6 =