Thellë

Zall-Herr, si u përgatitën 30 komandot e Al Fatahut

 


Leonard Veizi


Gani Elezi ish-drejtues i lartë i Detashmentit të Zbulimit tregon si u përgatitën në Shqipëri kontingjentet ushtarakë nga Indonezia, Amerika Latine e Afrika etj 


Gjithçka kundër boshtit Uashington - Tel Aviv në luftën politike, diplomaci e më shumë. Të paktën ky ishte qëndrimi zyrtar i shtetit komunist Shqiptar. Dhe jo vetëm kaq. Në këtë kuadër mbërritën në Shqipëri të paktën 30 trupa palestineze, për të mësuar prej oficerëve të zbulimit shqiptar, artin ushtarak... ...Detashmenti i Zbulimit deri dje, e sot koduar nën emrin “Brigada Komando”, ka stërvitur ushtarakët që mbushnin radhët e “Delta Force” shqiptare. Gani Elezi, një ish-drejtues i lartë i këtij reparti, për gazetën “Shekulli” rrëfen një pjesë të historisë së përgatitjes të trupave elitë, të cilët nuk ishin vetëm “specialët” e ushtrisë shqiptare, por edhe “komando” për vendet në luftë: 


Ku u emëruar pas diplomimit? 


U paraqita në drejtorinë e Zbulimit të ushtrisë, e cila quhej drejtoria e Dytë. Aty më thanë të shkoj në Zall-Herr të Tiranës, në repartin ushtarak 1152, që ishte detashmenti i zbulimit i Shtabit të Gani Elezi ish-drejtues i lartë i Detashmentit të Zbulimit tregon si u përgatitën në Shqipëri kontingjentet ushtarakë nga Indonezia, Amerika Latine e Afrika etj Zall-Herr, si u përgatitën 30 komandot e Al Fatahut Përgjithshëm të Ushtrisë. Në këtë periudhë, në këtë repart zhvillohej një stërvitje 2 mujore, e po eksperimentohej përvoja që ishte sjellë në vendin tonë nga Vietnami, për përgatitjen e veprimeve luftarake të reparteve speciale. 


Detashmenti vetëm mori përvojë të huaj apo dhe transmetoi? 


Në vitin ‘71, pranë detashmentit u organizua përgatitja ushtarake e një grupi prej 30 të rinjsh palestinezë, për një periudhë 6 mujore. Meqenëse u ngarkova të drejtoj këtë grup e të udhëheq disiplinat kryesore të programit, e konsideroj këtë rast si një eveniment në jetën e karrierën time ushtarake. Palestinezët ishin të rinj, të ardhur nga shtete të ndryshme arabe, por edhe nga Evropa, për t’u përgatitur në interes të luftës së tyre çlirimtare. 


Si “e gjetën rrugën” palestinezët deri në Detashment? 


Si shkak për organizimin e përgatitjes së këtij grupi, ka qenë kërkesa e një delegacioni palestinez që kishte ardhur në Shqipëri e që kishte ndjekur një stërvitje treguese të detashmentit të  zbulimit. Duke parë nivelin e përgatitjes dhe aftësitë luftarake të efektivave të zbulimit, delegacioni kërkoi pranë autoriteteve shqiptare të dërgonte e të përgatiste një grup luftëtarësh, që më vonë do t’i angazhonte në luftën çlirimtare të popullit të tyre. Ku konsistonte programi për palestinezët? E gjithë kjo përgatitje orientohej në aftësimin e tyre në bazë të taktikës së nënreparteve të zbulimit. Në përgatitje zjarri u dhanë njohuri për përdorimin e të gjithë armëve të lehta, nga pistoleta, pushka, automatiku, mitralozat e lehtë e të rëndë, granatahedhësi kundërtank, granatat e dorës dhe deri tek topi kundërtank 75 mm. U dhanë njohuri xheniere, përgatitje kundërkimike, topografi e përgatitje fizike ku zhvilluan temat për ndeshje trup me trup, për veprime në pengesa ujore, për kalimin e pengesave të terrenit me mjete alpinistike etj. Arritën të përfitonin maksimumin e leksioneve? Brenda 6 muajve, grupi i të rinjve palestinezë arriti të marrë njohuri shumë të mira rreth organizimit e drejtimit të veprimeve luftarake të grupeve të vogla, deri në nivelin e togës së këmbësorisë apo të grupit të zbulimit, në të gjitha llojet e veprimeve luftarake. Në të njëjtën kohë, në sajë të vullnetit dhe të predispozitës së tyre, ata arritën të njohin dhe të përdorin në një shkallë të pëlqyeshme të gjithë armatimin e lehtë të këmbësorisë dhe të bëjnë qitje të suksesshme me të. Edhe në përgatitje fizike dhe në disiplina të tjera patën arritje mjaft të mira.


 Tetë vite në Detashment Komunikimi 


Ka punuar gati 8 vjet në detashmentin e Zbulimit, mes viteve ‘67 – ‘75. Gani Elezi u lind më 15 shkurt 1947 në Fushë Krujë. Arsimin fillor e 7 vjeçar e kryen në vendlindje. Më pas vazhdoi shkollën e mesme ushtarake “Skënderbeg” Shkollën e Bashkuar të Oficerëve e përfundon në korrik 1967. Në bazë të rezultateve të arritura, kualifikohet në grupin e kursantëve me rezultate shumë të larta. 


Komunikimi  


Mësimet për 30 palestinezët jepeshin në anglisht. Si përkthyes ishin oficerët e zbulimit Besnik Selenica, Bashkim Bashllari e Ilia Zhulati. Edhe Gani Elezi jepte mësim në gjuhën angleze. Thotë se kjo i lehtësonte punë, pasi kështu arrinte të shpjegonte më mirë konceptet taktike dhe kërkesat e tjera të përgatitjes ushtarake, pasi ishte e vështirë të arrihej sqarimi i plotë i kërkesave specifike.        


Lufta e Palestinës si ajo e Kosovës 


 Gani Elezi thotë: “Pas ndryshimeve politike që ndodhen në vendin tonë, u fol shumë për faktin se PPSH përgatiste grupe “terroriste” të vendeve të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe përgatitjen e grupit palestinez. Edhe atëherë dhe tani, unë nuk i përfshij ata në kategorinë e terroristëve. Ata ishin përfaqësues të një populli që luftonte për lirinë e vendit, objektiv për të cilin sot është angazhuar i gjithë faktori ndërkombëtar. Nëse palestinezët s’do të kishin marrë armët në duar, asnjë nuk do të ishte kujtuar për çështjen e tyre. Kjo është identike me çështjen e Kosovës. Nëse nuk do kishte dalë në skenë UÇK, e përdorur faktori ushtarak, çështja e pavarësisë së Kosovës kushedi në ç'kalenda do të ishte shtyrë”. 


Praktika luftarake 


Interesimi i tyre i madh ishte për veprimet luftarake në qendra të banuara, për mundësitë e kundërvënies ndaj helikopterëve, e për çështje të tjera që i kishin hasur në praktikën e tyre luftarake. Në këtë drejtim ushtarakët shqiptarë nuk kishin përvojë e literaturë të mjaftueshme. Megjithëkëtë, në forma të ndryshme u munduan t'u zhvillojnë aftësitë luftarake për t’u orientuar e për të marrë vendime të drejta në çdo lloj situate e terreni.            


 


 


 

Shtoni një koment
5 Komente
Ilmi
"Vdiqen" keto figura or mik... gjynah qe shteti nuk ka me pergatitje ushtarakesh te tille... u rrofshin cfare zgjedhin per interesat e tyre. Do vije nje dite qe do e vuajme te gjithe ne brezi pas tyre dhe femijet tane. Medet...
Tonyyy
Po ca Fatah kjo a Levizje politike qe kurr israeli dhe palestina nuk munden te zgjidhin dicka me politik sepse eshte si te thuash milosevici te bej pakt me kosoven pra do Jen prap skllever po levizja e vertet atje sic ka qen uck eshte Hamas
Profesori
Tema e trajtuar eshte me teper per kuriozitet per rinine e sotme,sepse keto gjera njiheshin e shiheshin me habi ne popull.Ndihma per stervitjen e kuadrove ushtarake palestineze apo indoneziane,etj. ishin pjese e "internacionalizmit proletar" te Enver Hoxhes.Keto me te drejte ne shkrimin e z.Veizi thuhet se nuk ishin stervitje "terroristesh" por pergatitje kuadrosh ushtarake per levizjet clirimtare.Edhe SHBA dhe CIA sterviten me mijra muhaxhedinje afgane dhe i armatosen deri ne dhembe per te shporrur pushtuesit ruse( ne ate kohe i quanin social-imperialiste,por propaganda komuniste sovjetike ate ndihme e quante "pergatitje te terroristeve afgane".Po keshtu sovjetiket stervitnin e pergatitnin ne kampet e tyre guerilieret kurde,kunder Turqise,guerilieret latino-amerikane te tipit Che Guevara e ata te Kastros,kunder juntave pro-amerikane te Amerikes Latine etj.Por SHBA dhe BS ishin superfuqi..Po c'ne t'i benim keto edhe ne shqiptaret e varfer?!!
rnPor nje gje nuk thuhet se perse nje shtet kaq i vogel si i yne me halle shume,ne nje varferi te skajshme,harxhonte shuma kolosale per te stervitur ne Zall Herr kuadro ushtarake te levizjeve clirimtare,apo pergatiste ne kurse partie ne hotelet e kampet turistike te Shqiperise me mijra "kuadro revolucionare" te te ashtuquajturave "levizje marksiste-leniste" nga Azia,Afrika e Amerika Latine,te cilet jo vetem trajtoheshin e visheshin me parate e popullit tone te ngrate por edhe biletat e shtrenjta per udhetimet e tyre te largeta paguheshin me valute nga ambasadat tona jasht shtetit!
Pensionisti
Keto qe shkruan gazetari i mirenjohur Leonard Veizi jane te gjitha te verteta.Stervitja e djemve te Al Fatahut filloi pas
rnvizites se delegacionit te nivelit te larte te OCP-se,e kryesuar nga numri dy i "Al Fatahut" ,i quajturi Abu Ayad.Ate delegacion e shoqeroi kudo ministri i mbrojtjes,ne ate kohe,Beqir Balluku. dhe u prit ne takim edhe nga Mehmet Shehu.Ne Zall Herr ata pane "nje mesim tregues" zbuluesish dhe luftimesh trup me trup dhe hedhjesh me parashute(deri zbulues te groposur nden plisat me dhe qe hidheshin ne sulm ne befasi nga keto vende te fshehta apo nga pishina,ku ishin zhytur me nga nje kallam ne goje!).Vetem nje deshire nuk iu plotesua atij delegacioni:nuk e lejua te falej pubikisht ne xhamine ne qender te Tiranes,te cilen e vizituan.(vijon)
Pensionisti
(vijon nga komenti i mepareshem)
rnDelegacioni e ngriti kerkesen per dergimin e luftetareve palestineze te "Al Fatah-ut" ne takimet e nivelit me te larte ne Tirane,ku moren pergjigje pozitive te shpejte.Eksperienca ishte grumbulluar ne Zall Herr me stervitjen e kuadrove te Partise Komuniste te Indonezise dhe ata nga Kamboxhia.
rnMe sa me kujtohet( si nje nder ish shoqeruesit e delegacionit) pala shqiptare i ngriti delegacionit te larte palestinez nje problem te mprehte politik.Ne ate kohe sigurimi i shtetit kish arrestuar grupin e studenteve palestineze qe studjonin ne Universitetin Shtetror te Tirane me shpenzimet e shtetit shqiptar. Akuza ishte bashkepunimi ne spiunazh i ketyre studenteve palestineze me ambasadat e vendeve te ish bllokut sovjetik ne Europen Lindore.Se sa ishin te verteta keto akuza une si nepunes shume i ulet i aresimit ne Tirane,nuk mund t'i verifikoja,por degjova se ata ishin tradhetuar nga nje bashkatdhetar i tyre,pjese e grupit te studenteve,i cili kish kerkuar strehim politik dhe qendroi ne Shqiperi.Kryetari i delegacionit palestinez kerkoi nga qeveria jone te takohet me kete student dhe qe te gjithe t'i atashoheshin delegacionit per t'u kthyer ne kampet palestineze.Ai deklaroi me ze te larte se "Keta do te gjykohen rende nga vellau e udheheqesi yne Jaser Arafat!".Ata u larguan,por nuk di cfare u be me ta vertete.Palestinezin "spiun" e takova shume me vone ne nje lagje te varfer te Tiranes.Ishte martuar me nje studente shqiptare dhe jetonte ne Tirane.
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

3 + 4 =