Sociale

Universitet në Shqipëri, ndër të fundit në botë

  • 04 Gusht 2013, 07:45

Universitetet shqiptare vazhdojnë të mos pozicionohen mirë në klasifikimin botëror sa i përket cilësisë. ‘Web Ranking’, agjencia prestigjioze e njohur në klasifikimin botëror të shkollave të larta në mbarë botën ka publikuar më 2 gusht klasifikimin e ri për vitin 2013.


Ajo që vihet re është fakti se edhe krahasuar me një vit më parë shkollat e larta shqiptare kanë humbur rreth 800 vende në renditjen botërore. Nga 21.248 shkolla të larta në mbarë botën, universiteti më i mirë shqiptar renditet në vendin e 8.012, ndërkohë që një vit më parë, universiteti i parë shqiptar mbante vendin e 7.299. Ndërsa universiteti më i dobët shqiptar, mban vendin e 21.130 në klasifikimin botëror nga vendi i 38-të në Shqipëri. 


Ata fillojnë e duken pas vendit të 8 mijtë, ndërkohë që lista e 38 universiteteve shqiptare, e përfshirë në këtë klasifikim, mbyllet nga universiteti “Medikadent” që pozicionohet në vendin e 21.130 në klasifikimin botëror nga 21.248 shkolla të larta nga e gjithë bota që janë renditur në këtë tabelë cilësie.


Nëse e krahasojmë me listën e publikuar një vit më parë, universitetin e parë shqiptar do ta gjejmë pothuajse 800 vende më poshtë se sa 2012-a. Lista e universiteteve shqiptare në klasifikimin botëror kryesohet nga Universiteti i Tiranës në vendin e 8012, ndërsa një vit më parë, ai ishte universiteti i dytë më cilësor në vendin tonë dhe renditej në vendin e 8.735 në klasifikimin botëror. Ndërkohë që një vit më parë, ky klasifikim botëror kryesohej nga shkolla e lartë jopublike “Epoka”, në vendin e 7.299, por që këtë vit ai renditet në vendin e dytë të universiteteve shqiptare, dhe në vendin e 9.874 në klasifikimin botëror.


Në vendin e tretë të universiteteve më cilësore shqiptare renditet universiteti Politeknik i Tiranës, i cili pozicionohet në vendin e 10.049 në klasifikimin botëror, ndërsa një vit më parë ai renditej në vendin e 10.738.


Në vendin e katërt për Shqipërinë pozicionohet universiteti i “New York-ut” në Tiranë, i cili në klasifikimin botëror renditet në vendin e 10.460, ndërsa në të pestin për Shqipërinë renditet Universiteti Bujqësor i Kamzës, i cili mban vendin e 10.855 në klasifikimin botëror. Ndërkohë vendet e para të klasifikimit botëror i mbajnë shkollat amerikane dhe ata angleze. 


10 universitetet më të mira në botë 


1. Harvard University 


2. Massachusetts Institute of Technology


 3. Stanford University 


4. University of California Berkeley


 5. University of California Los Angeles UCLA 


6. University of Washington 


7. University of Michigan 


8. Cornell University


 9. University of Minnesota 


10. University of Pennsylvania


/Shqiptarja.com/

Shtoni një koment
12 Komente
Besnik K
Ne paci zot, vendosni kritere minimale akredidime per keto kasolle qe i therrasin Universitete!Kjo nuk ka bere vaki ne asnje vend te botes.Vetem rruges per Rinas mund te blesh diploma falso ne te pakten 10 kasolle te tilla. Po cfare Universitete jane keto more te mjere.Jemi bere gazi i botes me keto vatra qelbi dhe injorance.Ju lutem shpetojeni dijen nga injoranca!
luani
kujane te ANGLISE o gazeta
Gezim
Shkollat e mesme te para '90 kane qene me nivel dukshem me te larte se Universitetet e sotme shqiptare.
Pa Emër
shqiperia do shume vite qe te hape universitet ne kuptimin real te fjales.
FRANI
PO HABITEM SE GJITHE QEVERITARET KANE MARRE KETO UNIVERSITETE SI KANE ME JA BA TASHI SE NUK I NJIFET SHKOLLA NE BASHKIMIN EUROPIAN
goni
po a e njehni turin ju ' eshte bere me shkoll te lart po sa tura ka ne shqipni ju shtu edhe trota i bosit
pensionisti
Shkolla me e mire ne monizem ishte shkollae mesme e arsimit te pergjitheshem Raqi Qirinxhi e qytetit te arsimit ku ra zilja e pare per shqiptaret e pergjumur nga 500 vite pa shkolle, ne Korce.
Nxenesit e asaj sholle kudo neper bote jane bere kuadro te afta ne shkenca,mjekesi,informatike,filozofi,diplomaci, elektonike,etj.
Zef Kallami
Nuk ishte keshtu deri me 1990.Me ardhjen e ideologut me Shqiperine ne gjendjen zero.Bani te shkaterroi shkolla e akademi ngritjen e shkolles plepa Durres.Dhe fundi asht ky sot mbas 23 vjet jo pak zhgatrrim drejte analfabetizmes vicidoliane.
katnari
e moret vesh tani te gjithe ju injorantet dhe injorantet qe na shisni diplonat sigur cfare keni ne dore,, ti mund te vleresosh veten por te vleresojne te tjeret,, prandaj mos na beni si te shkolluar se kete shkollen tuaj, shume si ne qe komentojne i kane bere keto universitete ne enderr,, gjithe injorantet dhe injorantet ne shkolla private me leter qe nuk ka vlere ne dore dhe thone une jame univeristet,, nuk punej dote ne cdo pune ,, por ju mor injorante nuke e dini cdo te thote pune e para,,, u rrofshin letrat.....
hmmm
po mir mo po ca prisnit ju? ej, a ke ndonje lek se du me ja dhen profesorit me marr mesimin
Studenti
Ju lutem shikoni keto leksione te pedagogeve te gazetarise se Universitetit te Tiranes per te kuptuar se ku ka arritur shkalla e idotesise ne universitetet tona.
http://radiout.e-shkolla.com/radioReporteri/departamenti-i-gazetarise-dhe-komunikimit-prezanton-e-learning/
1234
Shqiptaret merren vetem me politike, studimet dhe shkenca jane dytesore.
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

7 + 8 =