Soft

Mbulohet Shkëndije Mujaj, serioze për Ramazan

  • 04 Gusht 2013, 11:21

-Shkëndije Mujaj di vërtetë të befasoj opinionin. Sa e shohim në poza shumë provokuese dhe gati tërësisht e zhveshur, e saj e mbuluar tërësisisht si një pjesëtare e përkushtuar e fesë islame. Së fundmi ajo përshëndetjet e zakonshme me fotot lakuriqe që i ka postuar në rrjetet sociale, i ka zëvendësuar me përshëndetjen arabe ‘selam alejkum’, kjo për faktin se jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe ajo ka vendosur që gjatë këtij muaji t’i përkushtohet denjësisht riteve fetare.


Çfarë ju shtyri që pas një kohe bukur të gjatë t’i riktheheni përkushtimit ndaj fesë islame duke vënë edhe mbulesën?


Mediat sikur më kanë në qejf shumë, edhe gjithnjë i përziejnë gjërat sidomos gjërat personale që nuk i di askush!. Fillimisht ju falënderoj shumë që më dhatë mundësinë të sqaroj këtë temë, pra ‘Mbulesën’ dhe njëkohësisht më lejoni të jua uroj gjithë myslimanëve muajin e shenjtë të Ramazanit, pra muajin e mëshirës dhe agjërim të lehtë të gjithë agjëruesve. Unë jam rritur në një familje zvicerane, pra të krishtere të cilët më morën për të më adoptuar në atë kohë kur familja ime ishte në Kosovë dhe po mbretëronte kohë lufte. Unë kam ardhur vet në Zvicër tek tezja ime ku edhe pas një kohe të shkurtër me disa pakënaqësi i kam ikur tezes dhe jam drejtuar institucioneve përkatëse ku kërkova të shkoj në shkollë. Pas një reportazhi televiziv ata më kishin parë dhe u lajmëruan për të më birësuar dhe unë dhe shkova të jetoj ne hotelin të cilin ata e posedonin. Sa herë që ata hynin në kishë unë qëndroja tek dera, sepse ju thosha se jam myslimane, edhe pse nuk kisha kurrfarë njohurie mbi islamin. Por kontakt me Allahun dhe frymëzim shpirtëror kam pasur gjithnjë edhe si e vogël. Fillova pak nga pak të mësoj namazin ku falënderoj Zotin shumë, përveç që kryej një obligim e ndiej veten shumë mirë. Pastaj u mbulova, sepse dua t’i zbatoj të gjitha rregullat që Allahu të jetë i kënaqur me mua. Si ishte reagimi i të tjerëve për mbulesën tënde? Rrethi im përkatësisht familja u shokuan totalisht dhe mendonin se më ka shtyrë dikush me u mbuluar, meqë kisha shoqëri edhe nga Arabia.


Unë e ndiej veten shumë mirë, aq mirë sa që them o Zot pse këta kështu të humbur e unë po ndihem kaq e lumtur?


Madje, madje, mami më kushtëzoi ta heqë shaminë duke më thënë që mos të shkoj në shtëpi me shami. Ndërkaq babi më thoshte mbulesën duhet ta vësh vetëm kur të bësh namaz e jo edhe gjatë rrugës. Them ka qenë vendim pak sa i shpejtë për t’i rezistuar gjitha këtyre akuzave, madje ka pasur edhe familje që më kanë hequr shaminë jashtë, pastaj më kanë lënë të hyj brenda.


Reagime kam edhe nga shoqëria, por megjithatë, unë vazhdoj të jem me dëshirën time për mbulesën. Mbulesën do ta mbani gjithnjë apo për një kohë të shkurtër?


Për mua është me rëndësi dhe gjithë juve që besoni botën tjetër veprat të bëhen me sinqeritet vetëm për hir të Allahut e jo sa për sy e faqe, sepse Allahu e din edhe pëshpëritjen tënde në zemër. Sa i përket mbulesës unë çdo herë mbulohem gjatë adhurimit ose namazit ose kur lexoj Kuran, por si duket disa media kohëve të fundit kanë trilluar rreth mbulesës, kështu që iu kisha lutur që të më lënë të qetë sidomos në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit.


Çfarë do të ndodhë me profesionin tënd të këngës, do t’i riktheheni?


Muzika më pëlqen dhe kam pasur si hobi, kam dëshirë shumë të vallëzoj dhe ndihem mirë por të them të drejtën nganjëherë më vijnë disa mendime ashtu që ato vargje janë fjalë të kota dhe vërtetë po t’i analizosh mirë janë të kota. P.sh. (të deshta, më le, ku je etj), kam filluar të kem bindjen që këto janë të kota, kam filluar mos ti ndjejë ato vargje dhe jam shumë konfuze se a është vërtetë muzika haram?


Shtoni një koment
11 Komente
luani
hallau ja ka dhane trupin keshtu qe shkendija nuk duhet te mbulohet .vetem te zbulohet se eshte si shpirt ja haksha zemren ja haksha
pa te fare
Mire qenka mbuluar. Po buzet pse I ka llangosur?
Eshte shume here me serioze dhe e paster e zbuluar dhe e paperlyer me makiazhe pa folur per ca ka brenda kokes qe me duket ca bosh. Barbi aka bjondinke me perce. Te gjeje burre nga Arabia me shoqe e te mos ia shohim bojen be Shqiperine tone krenare.tung
Mark uk
Nese e ka seriozisht I lumt.Me qe ramazanin eshte duke e mbajtur,a I qendron besnik te gjitha rregullave.
Gege Kosova
femren Zoti e ka krijuar perburine dhe sherben per meshkujt mu me bukurine. Mbulesa eshte e ndaluar edhe me KURAN, duhet te duket per disponimin qe ka, per bukurine qe permban shpirti i saj, dhe gjithe hijehine natyrale, qe dikush e quan provokative, Femrat kane ato hijeshi, jo meshkjt. Mbulesa kundershton vlerat natyrore dhe ati qe Zoti i madh i ka dhuruar femre. Edhe kjo bukuroshe, mos te mbullohet, shihin vetem buzet qe nuk ka arritur ti mbuloje, tregojne se kjo krijes e mrekulueshme, ka vlear te mdhe bukurie, Mos u mbulo moj se na plase.
Pa Emër
Si feja dhe njerzit jane komedi hyjnore-njerezore mbi toke.Po per nji dite duhet rrespektuar ramazani dhe ditet e tjera te dilet shulle sic te ka fal zoti.cullak.
ofiqari
Turp te kene ata qe flasin keq per Shkendijen. Shkendija eshte muslimane e devotshme. Madje eshte edhe e virgjer - nga veshet, kuptohet.
fatmiri
Budallalleqe! Njerez qe nuk dine çfare bejne. Te shokuar nga injoranca. O njeren, o tjetren. Kjo eshte bota . Te quash muziken haram, eshte si te mos duash veten dhe te mos respektosh ata njerez qe zene perqindjen me te madhe ne bote. Habitesh me gjallesa te tilla, megjithate le te beje si i pelqen, por nuk ka çfare u rekomandohet te tjereve per veprimet e saj prej nje buadallaqe. Por ka si ajo plot dhe u sherben atyre. Vendos shami dhe rri pa breke!
deda
1 muaj me zotin e 11 me shejtanin
hareis
Buk e di se kujt i pengon, a mbulohet dikush ose jo. Mbulesa dhe respektimi i rregullave fetare eshte vendimi i saj dhe askush nuk ka te drejte ta pengoj. Injorante jane ata qe flasin me paragjykime dhe nuk i respektojne ndjenjat dhe vendimet e tjereve
Ummu Sumeja
Mbulesa nuk është e ndaluar në Kur'an : ,??Le t'i vënë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre...,??. (el-Ahzab, 59)

Muhammedi (salAllahu alejhi we selem) ka thënë:
,??Në fundin e ummetit tim do te ketë gra të mbuluara, por të zbuluara. Kokat e tyre do t,??i kenë sikur gungat e deveve. Mallkoni ato, sepse ato do të jenë të mallkuara. Ato nuk do të hyjnë në Xhennet, e as qe do ta ndiejnë erën e tij, kurse era e tij ndihet aq larg,?? (Tefsir Ibn Kethir )!
Pra, ky është argumenti se veshja e një teshe te tejdukshme konsiderohet si mëkat i madh.

,??O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le t'i vënë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues,??. (el-Ahzab, 59).
moter muslimane
allahu i udhzoft gjith ato qe jan kon si kho inshallah
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

9 + 6 =