Advertisement
Opinion

Territori dhe themeli për ringjalljen e shtetit

  • 14 Gusht 2013, 13:31

Haki Kola/Specialist


-Dhjetëvjeçarët e fundit, toka shqiptare e ka dhënë sinjalin SOS. Pylli është prerë e riprerë, djegur e ridjegur, kullotur e mbikullotur, derisa në shumë vende i është zbuluar shkëmbi. Rrafshinat, kodrat e ujëmbledhësit i ka mbuluar betoni. Ky realitet nuk është pranuar nga institucionet shtetërore. Pyllprerësit  njëvjeçarë sapo janë dekoruar, duke marrë mandate 10 vjeçare për prerje. Institucione të shtetit, me ekspertë e dijetarë të mjedisit, natyrës, pyllit, kullotës e librave, që nuk u tregojnë taksa paguesve të tyre se sa pjesë e vendit digjet, përmbytet, pritet, gërmohet e betonizohet, se sa pyll e tokë humbet, nga frika se i mbetet hatri padronit, duket se janë prodhuar e punësuar me bollëk. Ata flasin e bëjnë libra për ekosistemin e përbërësit e tij, por nuk tregojnë as për hallet e tokës e as për shërimin e saj. Toka është organizëm. Pjesët e saj, ashtu si gjymtyrët e organizmit tonë, janë të ndërlidhura me njëra - tjetrën. Komunitetet rurale kanë bërë rrugë të gjatë, si pjesë e këtij ekosistemi. Ata trashëgojnë, nga dijet e krijuara nga praktika jetësore e gjeneratave paraardhëse, njohuri mbi tokën ku organizojnë jetën, si në fermën bujqësore ashtu edhe kur i drejtohen krastës, djerrinës, ograjës, korijes, zabelit, hamallës apo prozhmes e kashnjetit, pyllit e kullotës. Këto dije shumë herë nuk pranohen nga ekspertët e institucioneve e nuk përdoren kur hartohen politika e ligje për raportet e komunitetit me tokën. Nëse skuadra që përgatitet të marrë nën menaxhim vendin, do e marrë në konsideratë thirrjen SOS të tokës, indikatori i parë duhet të ishte që të pranonte problematikën, të konsultohej me organizma ndërkombëtare e bashke me ta të ndërtonte një strategji kujdesimi për tokën tonë, asetin pothuaj përjetësisht të braktisur.


Ky do të ishte indikacion i fillimit të ndryshimit të institucioneve, si dhe të hapjes së rrugës për zgjidhje. Një etikë për tokën do te reflektohej më pas si sinjal që koshienca ekologjike e shtetit tonë po zgjohet dhe po e njeh dhe delegon te  komuniteti ku e ka vendin, kujdesin dhe përgjegjësinë për kurimin e mëmëdheut. Toka pyjore vlerësohet nga shkencëtarët si thesar biologjik e ekologjik dhe, njëkohësisht, si mister dhe enigmë, në të cilën shkenca deri tani ka zbuluar një fraksion gati të pakonsiderueshëm. Bakteret e kërpudhat,  që e popullojnë, të padukshme për syrin e njeriut, janë motori i tokës normale pyjore dhe i duhen tokës aq sa i duhet pyllit prania e drurëve për të mbajtur emrin pyll. Si trup i gjallë, ajo komunikon, jep e merr, shëndoshet e dobësohet, përjeton lindjen, sëmundjen, deri dhe vdekjen, në varësi të rrethanave të vendndodhjes  e  trajtimit  që  i nënshtrohet.    Shëndetësimi përbën pikërisht trajtimin apo regjimin që i duhet tokës sonë për të filluar ripërtëritjen apo rilindjen e shtresës së saj të sipërme, mbulesës së saj të gjallë e  pjellore, që është prerë,djegur e sakatosur barbarisht, veçanërisht 20 vitet që lidhin fund-fillimin e shekujve. Ajo nuk ka bimë, e ka humbur humusin, nuk e mban dot veten e as nuk i ruan dot nga mbushja rezervuarët e hidrocentraleve, rrugët, kanalet e tokën bujqësore të rrafshinës. Nga ushqyese e strehuese, ashtu siç është katandisur, në rrethana të ndryshme të motit shndërrohet në përmbytëse e kërcënuese. Edhe kjo na u desh në këtë rrënim ekonomik, po sa është kostoja e ringjalljes do pyesë dikush?


Askush nuk ka pse të trembet e ta heqë nga prioritetet e para. Nuk ka vend për panik. Toka është e bekuar. Ajo kontribuon edhe kur është në kurim. Punëson njerëzit. Rrit bimë. Strehon kafshë. Pastron e freskon ajrin. Shton ujin. Nëse bazohet në strategji e projekt  të  mençur,  puna  për kujdesim e kurim të tokës, nga banorët lokalë, konsiderohet si shërbim  global  mjedisor  dhe shpërblehet. Angazhimi dhe dhënia e kësaj përgjegjësie për të realizuar shërbime mjedisore kuruese, do të ishte sinjali i parë i shpresës se dashuria për token do të rilindë. Kjo duket si fjalë e çuditshme, nëse do u  referohej mediave të krye- qytetit apo mentalitetit sundues të administratës e burokracisë shtetërore. Qëndrimi pothuaj shekullor dëshmon që dashuria, respekti, admirimi për tokën e vlerat e saj, janë terma të panjohur. Ndoshta pengesa më serioze për të evoluar në etikën dhe respektin për tokën vjen nga fakti që sistemi ynë edukativ dhe  ekonomik  i deri- tanishëm është orientuar për nga largimi, mohimi i traditave shekullorë të popullit si “të prapa- mbetura”, orientim për braktisjen e  tokës  e  të  dashuruarit  me imazhin. Praktika e ruajtjes duhet gjetur e duhet marrë tek bindja se çfarë është e rregullt nga pikë- pamja estetike e etike dhe çfarë është   për   mbarë   nga   ana ekonomike. Një gjë është e rregullt, vetëm kur tenton të ruajë integritetin, stabilitetin dhe bukurinë e ekosistemit. Ekosistemi përfaqëson si tokën edhe ajrin, ujërat, faunën e florën, peizazhin, por edhe vetë komunitetin njerëzor. Vetëm kështu do të fillojmë të ndërgjegjësohemi:    ideja    e përdorimit të arsyeshëm human, është e pranueshme dhe shpërblehet, qoftë edhe vetëm për aq sa  nuk  u  shkatërron  kushtet jetësore  banoreve apo organizmave të tjera të tokës.


E përkthyer në gjuhën e teorisë së ekonomisë, vete ekosistemi me përbërësit e tij mund të përshkruhen si kapital, i cili sjell një pako të shërbimeve për komunitetin e familjet përbërëse, disa prej të cilave janë të ndara dhe të  inkorporuara  në  produkte, grumbulluar dhe / ose të konsumuara. Shërbime të tjera publike janë mallrat apo shërbime që japin përfitim të përbashkët në mjedisin e përmirësuar dhe mirëqenien e komunitetit. Të gjitha së bashku, këto shërbime mjedisore varen nga aftësitë ripërtëritëse aktuale të kapitalit të ekosistemit, rezultateve qe arrihen në shtimin e këtij kapitali, në raport me konsumin e shërbimeve të ekosistemit. Partnerët tanë ndërkombëtarë, si  Banka  Botërore, Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar, po e asistojnë Shqipërinë në identifikimin dhe zbatimin e një projekti,  i  cili  do  të  bazohet pikërisht në pagesat për shërbime mjedisore, apo thënë me fjalë të tjera, për të krijuar modelin se si duhen organizuar e mbështetur kujdestarët e ngjalljes së tokës e të mbulesës së saj. Suksesi i këtij projekti  tepër  strategjik  për ringjalljen e tokës, varet së tepërmi se si do të ndërtohet kuadri politik e ligjor për të drejtat që do kenë komunitet për tokat. Harmonizimi i politikave mbështetëse, si dhe definimi i saktë i të drejtave e detyrimeve të përdorimit apo të pronësisë, janë guri i themelit.


Çdo progres e sukses i mundëson projektit shtrirjen e mëtejshme territoriale,  shtimin  e  pjesë- marrësve  (punësim) dhe kontribuesve në këtë projekt. Suksesi mundëson shtim të kontributit të donatoreve ndërkombëtarë, të cilët janë në ethet e gjetjes së një modeli të trajtimit të  ekosistemit,  për  të përballuar  sfidat  e  afërta  të ndryshimeve klimatike. Relievi, raportet fushë - kodër - mal dhe statusi aktual i tokës e veshjes së saj, si dhe potencialit për ndryshim shumë të shpejtë në Shqipëri, përbëjnë  një  shans  të  papërsëritshëm demonstrimi. Shqipëria mund te paguhet për kontribut për ruajtje  të  tokës,  detit,  ujit, kontribut në pakësim të gazit karbonik në natyrë  e  shtim të biodiversitetit. Demonstrimi i suksesit i hap rrugë shtimit të ekoturizimit. Përfaqësues   të skuadrës në pritje për menaxhim të  shtetit  shqiptar,  mund  të organizojnë diskutime paraprake për këtë projekt, që është në zhvillim. Kjo i mundëson kësaj skuadre  të  shpresës,  që  këtë problem shumë të madh kombëtar, ta kthejë nga problem në zgjidhje, në  një  burim  punësimi  e  të ardhurash, që vijnë nga ringjallja e tokës shqiptare.

Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al
44 Komente
Rexhep Ndreu
Artikullshkruesi eshte nje nder ekspertet me ne ze te pylltarise ne Shqiperi, ai ne menyre periodike ben analiza dhe jep mesazhe per token dhe pyjet ne Shqiperi. Ky mbetet vertet nder shkrimet analitik dhe mesazh i forte per Qeverine qe do te marre pushtetin. Duke qene ekspert nderkombetare Haki Kola asnjehere nuk e ka hequr vemendjen nga Shqiperia dhe keshilla e Tij eshte e vlefshme per te gjithe (shtetin dhe shoqerine Shqipetare, Falenderim dhe per shekullin qe boton dhe merr ne vemendje Token Shqipetare me resurset e saja
Rexhep Ndreu
Studimi i të drejtës për tokën, pjesë e shkencës dhe politikave pyjore

Haki KOLA

Zhveshja e Shqipërisë tonë vazhdon me ritme të shpejta e të pabesueshme. Duket se ata që kanë qeverisur kombin shqiptar në mijëvjeçarin e fundit, ia kanë dalë të mos vihen në tehun e kritikave për këtë krim që ka filluar herët dhe po vazhdon pa pushuar të na shëmtojë peizazhet, djegë e masakrojë drurët e bimët dhe të humbasë pa pushim tokën. Ish-presidenti amerikan Rusvelt pati lënë një amanet, që mund të përmblidhet: ,??Çdo gjeneratë e ka për detyrë që t,??i lerë asaj në vijim tokën në një gjendje më të mirë se sa e ka gjetur,??. Evropa e dendur dhe e zhvilluar,?? duket që pas një vuajtjeje të gjatë disashekullore, e gjeti zgjidhjen rreth dy shekuj më parë. Ne e humbën atë shans dhe historinë nuk mund ta gjykojmë.
Sa herë trajtohet kjo temë, pyetja e parë që të shkon në mëndje është nëse ata që marrin vendime dhe na drejtojnë, kanë informacion apo e njohin zgjidhjen, që e shpëtoi pyllin e tokën evropiane nga prerja apo gërryerjet. E di se në kurikulën e Fakultetit të Pyjeve, kjo deri vonë nuk është trajtuar. Një shkencëtar nga Akademia e Shkencave Suedeze, që ishte pjesëmarrës në konferencën shkencore për të sotmen e të ardhmen e pylltarisë Shqiptare të 1-2 Nëntorit 2011, organizuar nga Akademia e Shkencave Bujqësore të Suedisë, në bashkëpunim me Akademinë Shqiptare të Shkencave, rekomandoi me këmbëngulje që çështja e pronësisë dhe të drejtës së përdorimit të tokës pyjore të përfshihet në kurikulën e Fakultetit të Pyjeve. Koha do të tregoje nëse zëri i tij ka arritur ndonjë vesh që dëgjon. Kujtoj që ka më se 15 vjet që debatojmë me kolegë që psh edhe problematika e pyjeve komunale të fillonte të trajtohej nga ky Fakultet, por në fakt këto 15 vite nuk kanë mjaftuar për të bindur vendimmarrësit.
Ndoshta është tepër teknike dhe për publikun bëhesh i bezdisshëm kur përsërit shpesh të njëjtën gjë, por meqë flitet për tokën, ujin e ajrin, më mirë të mërziten e t,??i rregullojnë se sa të lihen të qetë e ti shkatërrojnë. Le të shërbejë kjo si një leje që t,??ua kujtojmë këtë mekanizëm, që shqiptarët e patën të parët në kanunin e tyre, ashtu instinktivisht, e sado që zakonisht duam ta përcjellim fajin në histori, psh tek turqit, këta të fundit jo vetëm nuk ua rrëzuan këtë të drejtë kanunore, por në hapësirat e Kosovës ua legalizuan fillimisht fshatrave e më pas secilit sipas familjeve, tokën me pyllin e tij, ndërsa në malësitë, ku nuk kishin pushtet të plotë, pothuaj nuk arritën as të fillonin ta legalizonin të drejtën që e kishin ndarë banorët me njëri tjetrin për çdo pëllëmbë të tokës me anë të kanunit. Edhe në pjesën fushore të vendit, dëgjon me dhjetëra raste që banorët përmendin për dokumente Osmane kur kërkojnë ndonjë të drejtë pronësie apo përdorimi për prona pyjore në pjesën lehtësisht të aksesueshme të vendit. Periudhën pas luftës së dytë botërore kemi të lehtë ta justifikojmë, pasi ia faturojmë komunizmit. Ajo që nuk kuptoj është se përse edhe 23 vjet pas rrëzimit të komunizmit, kjo mbetet tabu e çuditshme, shpesh me zarar, qoftë edhe për t,??u përmendur. Diku të vete mëndja tek ashpërsia me të cilin u luftua kanuni nga komunizmi, ashpërsi që gjenerata jonë e jetoi në shumë detaje emocionalisht. E groposi në mënyrë të pabesueshme. Për shumicën e njerëzve lufta kundër kanunit është konceptuar lidhur me pjesë të tij të lidhura me hakmarrjen apo dallimet e padrejta gjinore. Vetë luftuesit e kanunit diku e përmendin se kanuni ishte i dëmshëm pasi mbështeste pronën private. Pak kush është thelluar të shohë se cilën pronë private, apo se ishte fjala pikërisht për pyjet e kullotat. Qeveria e Nolit e programoi në kuadrin e reformës se tokës parimin që populli të merrte në pronësi për të siguruar nevojat për material drusor apo kullosor, çka fort rrallë përmendet, nga studiues të së drejtës. Për malësorët kanuni ishte veç të tjerash edhe një kadastër, që ndante e përkufizonte të drejtën për territorin ku jetonte. Njerëzit urbanë këtë ose nuk duan ose e kanë të vështirë ta kuptojnë. Bazuar në kanun e gjithë toka e Shqipërisë ishte e ndarë për krahinat, fshatrat, fiset. Kjo jeton deri në ditët tona. Secili mund ta provojë këtë trashëgimi në një mënyrë shumë të thjeshtë, megjithëse pyjet e kullotat nuk ishin të ndara me kufi midis fshatrave, megjithëse shteti nuk kishte asnjë hartë apo regjistër për kufijtë e fshatit apo familjes, në vitin 1990, kudo që u provua, u konstatua se komisionet me përfaqësues të fshatrave e gjetën dhe se shumica e kanë pranuar reciprokisht këtë kufi që vinte që nga kanuni. Pra, kudo endet shpirti i patrupëzuar i kufijve, që tashmë ka marrë formën e një fantazme, në pyll e kullotë, njerëzit lokalë i dinë, e vazhdojnë në mjaft raste edhe i zbatojnë me sukses, në të kundërt ata që përfaqësojnë shtetin, nuk i njohin dhe kurrë, pavarësisht nga premtimet e herëpashershme, nuk filluan t,??i pranojnë apo t,??i regjistrojnë. Është pabesueshme që edhe shkolla, dijet apo politikat vazhdojnë të rezistojnë e t,??i qëndrojnë larg kësaj sfide, pa kapërcimin e së cilës nuk ka frenim të degradimit. Kjo politikë e vazhdueshme e sofistikuar e mosnjohjes , u ka shkaktuar humbje të pallogaritshme shqiptarëve, shkatërrime e degradim, që në ditët tona po shtohet, duke përfshirë pyje, shtretër lumenjsh, kullota e çdo pëllëmbë të tokës ,??pa zot,?? në Shqipëri.
Alpet e Evropës janë aktualisht të begata për nga mbulesa pyjore. Komunitetet e këtyre Alpeve në vitin 1848 u morën vesh me shtetet e tyre dhe e ndanë token e midis tyre, që të mbronin me këtë akt pyllin, kullotën dhe tokën që i rrit këto të dyja dhe ushqen rruzullin me ujë. Sot ata dëshmojnë se arritën rezultate fantastike, ruajtën dhe shtuan pyllin e kullotën, ruajtën e pasuruan token e ujin. Ata e shmangën tragjedinë e të përbashkëtës që po ndodh në pyjet e kullotat shqiptare. Këtë e arritën (i) duke ndjekur parimet vendosjes së kufijve të qartë; (ii) rregullat për të drejtat e detyrimet reciproke shtet-komunitet u përputhën me kushtet dhe nevojat lokale; (iii) individët që janë pjesë e këtyre marrëveshjeve kanë të drejtë të marrin pjesë për t,??i rishikuar, (iv) autoritetet shtetërore ta respektojnë të drejtën e komuniteteve në vendosjen e këtyre rregullave, (v) një sistem për vetëmonitorim të sjelljes së anëtarëve ngrihet e funksionon; ka një sistem të pranuar sanksionesh për shkelësit dhe anëtarët e komunitetit kanë mundësinë e arritjes se mekanizmave me kosto të ulët për të zgjidhur konfliktet.
Për ne ballkanasit perëndimorë tingëllon si e pabesueshme kur mësojmë që shteti menaxhon atë që u tepron banorëve ruralë. Që në vitin 1948, kur banorët e Austrisë, së bashku me shumë shtete të tjera të Evropës e fituan të drejtën që nga bujkrobër të ktheheshin në pronarë të një sipërfaqe toke të mjaftueshme për të siguruar nevojat e tyre vjetore me lëndë druri e bazë ushqimore për blegtorinë. Janë mbi 2000 komunitete pronare të pyjeve në zonat e banuara përreth Alpeve, atje ku takohen kufijtë shtetërore të Italisë, Austrisë e Sllovenisë, të cilët kanë mbi 2000 vjet përvoje administrimi të përbashkët. Mohimi i dhunshëm i kanunit të Lekë Dukagjinit, Skënderbeut apo Idriz Sulit, bëri që guri dhe kufiri i vendosur në rrjedhën e shekujve, për të fiksuar të drejtën dhe detyrimet e secilit mbi këto pasuri të përbashkëta, të mos njihej nga regjimi i kaluar, duke u tundur banorëve gjithmonë kambanën e mungesës së dokumentacionit, duke krijuar pasiguri shkatërruese, që i hap rrugën zbatimit të tragjedisë së të përbashkëtës mbi këto pasuri të çmuara.
Kanë kaluar 162 vjet, qëkur lëvizja fshatare në të shumtën e vendeve të Evropës Perëndimore fitoi dhe qeveritë filluan të rregullojnë të drejtat e fshatarëve mbi tokën pyjore e kullosore. Bujkrobërit fituan lirinë, bashkë me të drejtën që nevojat për prodhime pyje e kullosore t,??i siguronin nga toka e tyre. Fermerët e shteti i besuan sistemit të së drejtës, e pranuan sfidën e vështirë afatgjatë të ndërtimit të tij. Shpate të tëra malore të shfrytëzuara tej mase për nevojat e industrisë minerare e të prera rrah, filluan të vishen e janë shndërruar aktualisht në ekosisteme mjaft të stabilizuara, që prodhojnë e shtohen. Ballkanasit e perëndimit në atë kohë nuk mundën t,??i bashkoheshin kësaj lëvizjeje. Rënia e murit të Berlinit dhe fillimi i proceseve demokratike i gjeti zyrtarët të saturuar me mentalitetin komunist lindor dhe gjenerata rurale që u ndesh me ketë moment, gati e kishte harruar që mund t,??i rikërkonte këto të drejta të mohuara në shekuj. E mësuar që këto t,??i realizonte ashtu siç kishte bërë historikisht, në rrugë joligjore dhe pa detyrime fiskale, një pjesë e popullsisë sikur edhe i druhej që të organizohej, duke u mjaftuar me një shpërndarje të tokës bujqësore. ,??Të fortët,??, që u lidhen me politikën apo që shtuan blegtorinë, gjithmonë i kanë gjetur format e përdornit ilegal të këtyre burimeve, duke prerë apo kullotur të drejtën e fshatrave të tëre. Zyrtarët sikur janë mësuar të mos i pranojnë apo t,??i minimizojnë nevojat për produkte drusore vjetore të popullsisë rurale, aq sa ka vite që konsumi nuk regjistrohet e monitorohet. Duket sikur realiteti virtual i krijuar në mendjen e tyre është larg realitetit,dhe u mbetet hatri kur dikush thotë që një familje në Dragash, Pukë, Kukës, Malishevë, Devoll apo Leskovice, harxhon gjatë një viti edhe 25 apo 30 m3 dru për ngrohje, apo një dele dhi apo lopë merr për çdo ditë nga pylli e kullota disa kilogram gjethe e bar. Të mësuar që të nderojnë qeverinë apo zyrtarët e lartë, ata vrapojnë të minimizojnë këta tregues, të shmangin vëzhgimet e matjet, duke krijuar një klimë në disfavor të qytetarëve politikëbërësve. Ata nuk e besojnë psh që pylli shqiptar në gjendjen aktuale nuk ka kapacitet të plotësojë nevojat e zonave rurale për dru zjarri e ndërtim. Kullotat e jugut nuk i plotësojnë nevojat e blegtorisë për kullotje. Qeveria punon me peshore të prishur,që i tregon shumë herë më pak peshën e atyre që në fakt i merren pyllit e kullotës. I gjithë sistemi është i çorientuar, akuzat të ndërsjella në rritje. Si rezultat, për të plotësuar këto nevoja të papranuara zyrtarisht pylli pritet rreth tre herë më tepër se sa rritet dhe vazhdon të degradohet. Kullota mbishfrytëzohet disa herë mbi kapacitetin e saj dhe degradimi i tokës, shtimi i erozionit e përmbytjeve janë në progresion. Në pozicion krejt të kundërt janë banorët e zonave rurale, që e vlerësojnë realisht atë nevoje që ata përpiqen me çdo mjet ta realizojnë duke shfrytëzuar sa pyllin, apo fundin e arës, buzën e përroit ku e siguron drurin për ngrohje me minimumin e transportit. Ky sistem është arritur pas përpjekjeve pothuaj njëqindvjeçare dhe bazën e suksesit e ka garantuar nga regjistrat korrekt të tokës të realizuar që në vitin 1871. Janë përllogaritur nevojat për çdo familje dhe sipas traditave e kushteve konkrete, janë vendosur kufijtë midis komuniteteve apo familjeve, si dhe janë përcaktuar të drejtat dhe detyrimet e tyre nëpërmjet një kuadri ligjor me përvojë mbi 160 vjeçare. Ata janë të brengosur, që megjithëse të ditur sistemi i tyre menaxhues nuk funksionon.
Artan Palushi
Mbi kete shkrim duhet te burojne te gjitha strategjite, duke filluar nga niveli lokal deri ne nivelin kombetar. Te perfitojme nga natyra dhe toka duke ruajtur raportet sic e kerkojne teknikalitetet sipas fushave perkatese.Ky shkrim duhet te sherbeje si nje meditim i gjate per te gjithe ligjevenesit dhe nivelet e ndryshme te vendimmarrjes.Uroj qe sa me pare te kthehet vemendja mbi kete ceshtje dhe te vendoset si prioritet i prioriteteve.
Mehmet Metaj
Mendime për (mos)privatizimin e pyjeve !
Nga Mehmet Metaj
Me pretekstin gjoha për ,??decentralizimin,?? qeverisjes së pyjeve (kur nderkohe dhe sipëfaqet e kaluara në përdorim dhe pronësi komunave, rreth 50 %) e pyjeve, 750,000 ha nuk po menaxhohen e mireadministrohen prej tyre se s,??kan kapacitete), pa marre parasysh dhe realitetit tonë ,??sui generis,?? për pa-mundësinë e privatizimit të tyre ku pyjet kan qënë tradicionalisht pasuri shtetërore bazuar dhe në përvojën e vendeve të tjera Evropiane. Por kete ide monstruoze dhe primordiale ai e shfaqi dhe keto dite ne nje takim me nnje delegacion Austriak per ekonomine.
Ligji i Pyjeve i miratuar në v. 1992, (ku për herë të parë u sanksionua pranimi i pronësisë private mbi pyjet dhe dhënia e 40 % të pyjeve në përdorim komunave, bazuar kjo në përvojen e shumë vendeve të ngjashme në tranzicion por dhe të perspektivës së mbarështimit afatë-gjatë të pyjeve ku pyjet, në ndryshim nga toka bujqësore në 90 % të tyre tek ne kan qënë tradicionalisht pronë shtetërore(vetëm në kohën e Monarkisë ato ju janë ceduar/dhënë për shfrytëzim të huajve me klauzolë konçesioni, ndërsa sot ne mund të bejmë adoptojmë një ligj konçesioni për disa kategori pyjesh dhe zonash të mbrojtura por jo ti privatizojmë ato). Edhe SHBA, që ka një strukture të qartë të pronësise mbi pyjet ka vetem 57 % pyje private, rreth kaq ka dhe Gjermania etj
Përse nuk duhet dhe nuk mund të privatizohen pyjet ne 90 % të tyre ?!:
1. Së pari unë dua të sjell në vëmëndje disa shifra, ne kemi sot rreth 1.5 mln ha fond pyjor, nga e cila rreth 1 mln ha jane pyje, (sipas inventarit të fundit, 2002) dhe pjesa tjetër janë shkurre, toke me bimësi pyjore etj, nga e cila mund edhe të studjojmë per tu venë në dispozicion të mbjelljeve me arrorë apo pemë frutorë. Dhe nga ky fond total ju jane dhënë në përdorim, duke filluar që nga v. 1996 dhe pas 2005-es dhe në pronësi, 750.000 ha (50 %) e tij (250) komunave të vendit.
2. Prej tyre ne kemi të shpallura si Zona te Mbrojtura (ZM) dhe Parqe Kombëtare (PK) rreth 375.947 ha (25 % te fondit pyjor) që mbrohen dhe menaxhohen si të tilla dhe në baze te Ligjit te Ri të miratuar për këtë qëllim (Nr. 8906 datë 6.06.2002) dhe sipas Strategjisë së Biodiversitetit dhe Ruajtjes së Natyres (miratuar me V.K.M. nr. 532 v. 2000) vendi ynë që tashmë ka marrë dhe angazhim ndaj BE-së do të shpall 15-18 % të teritorit të vendit ose repektivisht rreth 30 % të fondit pyjor si ZM (rreth 430,000 ha) tendence kjo e të gjitha vendeve të BE-së, dhe po të shtojmë këtu dhe rreth 300.000 ha pyje strikt të mbrojtura dhe pyje mbrojtes të tokës në zona të thepisura dhe ujëmbledhjësa (si Malësia e Gashit-Tropjë, ku kemi të vetmit pyje të mbetur të virgjër në Shqipëri, pyjet e Zall-Gjio?ajt-Mat, Pyjet e Pukës, pyjet mbrojtëse në basenet ujëmbledhës të hidrocentarleve tanë), totali i kësaj shkon në rreth 40 % e pyjeve, ose rreth 800.000 ha që mund e duhet të mbeten përgjithmone pronë shtetërore.
3. Ndërsa pjesa tjetër e pyjeve, rreth 50 % (750.000 ha ) ju kan kaluar tashmë (250) komunave në përdorim dhe pronësi ku mbetet të kompletohet pro?esi i kalimit si regjistrimi i tyre prej këtyre komunave dhe mirëmbajtja e shfrytëzimi sipas dispozitave ligjore, ku këto komuna dhe në rastet kur pyjet ju janë dhënë në përdorim apo pronësi direkte familjeve duhet dhe do ti paguajne për to dhe një taksë shtetit, që do të rezultoj nga shfrutëzimi dhe tregëtimi i materilit drusor dhe druve të zjarrit të dalë prej tyre, dhe së pari duhet që këto komuna të ngrenë kapacitetet e tyre per mbarështimin e pyjeve dhe Ministria e Brendëshme të krijoje strukturën e vet të Menaxhimit të Pyjeve Komunale.
4. Dhe në këto kushte nuk mund të privatizohen kurresesi 90 % e pyjeve (?!), por dhënia në përdorim të komunave 50-60 % e tyre (që pothuajse është bërë tashmë) pasi pjesa tjeter janë parqe, zona të mbrojtutura dhe të ndjeshme ekologjike dhe turistike dhe pyje mbrojtës në zona të ujëmbledhesave të mëdhenj të hidrocentraleve dhe lumenjve të tjerë që parandalojnë dhe sigurojnë vendin nga rreshqitjet dhe përmbytjet e zonave përreth tyre.
5. Sektori i Pyjeve, në kushtet e reja pas vitit 2005, dhënies se 50 % te pyjeve komunave, të imperativave të mbrojtjes dhe ripyllëzimeve në kushtet e ngrohjes globale dhe ndryshimeve klimatike, por dhe të nevojës sonë akute të rehabilitimit dhe stabilizimit të erozionit dhe parandalimit të përmbytjeve në zonat malore dhe ujëmbledhësat e mëdhenj, mendoj se është momentum që sektori i pyjeve të merret në një analizë të posaçme, ku, pasi të jetë bërë paraprakisht një analizë ekonomike e këtij sektori të ndahen njëherë e mirë funksionet rregullatore me ato menaxhuese dhe saktësohet fondi pyjor kombëtar dhe ai komunal, dhe se sa nga ku fond do të mund dhe do të kaloj si fond bujqësor për mbjellje arrorësh etj.
6. Në disa vende perëndimore me traditë të pronësisë private mbi pyjet, shteti ju blen pyjet-privatëve për të formuar masive të mëdha për parqe kombëtare dhe rezerva natyrore me produktive për ruajtjen e biodiversitetit dhe që janë më kontribuese ndaj fenomeneve të ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes globale.
Me mbështetjen e BB-re dhe asistencën teknike të FAO,??s (1996-2012..) tek ne janë hartuar dokumentave bazë të zhvillimit të sektorit të pyjeve, të cilat duhen zbatuar për një zhvillim real dhe qëndrueshmëri të sektorit të pyjeve dhe Shërbimit Pyjor si:
(i) Ligji i Pyjeve dhe Shërbimit Pyjor (me prerekuizit-zhvillimin e konceptit të transferimit dhe dhënies në përdorim-dhe pas 2005-ës dhe në pronësi të pyjeve komunave, dhe me mbështetjen e projektit aktual të zhvillimit të burimeve natyrore (BB, 2005-2012) u realizuan me V.K.M-të përkatese dhënie dhe në pronësi e rreth 50 % (750,000 ha) të pyjeve shteterore (250) komunave të vendit.
(ii) Strategjinë e re të pyjeve (me theks konservimi i pyjeve në Shqipëri, ndalimi i shfrytezimit të pyjeve dhe maksimizimi i funksioneve publike të pyjeve, vlerat e tyre eko-turistike, gjë që ka ndikuar dhe do të jenë një bazë dhe shtyllë-kryesore për zhvillimin e turizmit në Shqipëri.
(iii) Platformës për zhvillimin e reformës institucionale të sektorit të pyjeve, ku me shkrirjen e ish-Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve dhe Kullotave, do të formohej një Drejtori Politikash në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujrave, një Axhensi Menaxhimi për Pyjet (shtetërore, komunale, private) për këto të fundit në formën e shërbimit të ekstensionit, Axhensia që nuk u ngrit ende,??, dhe ndoshta jemi i vetmi vend në Evropë që na mungon nje strukturë menaxhuese e pyjeve e ndarë nga strukturat rregullatore (politikëbërëse dhe kontrolluese ne MMPAU), dhe po kështu në ligjin e pyjeve është miratuar (Ligji Mbi Pyjet dhe Sherbimin Pyjor, nr. 9385 date 4.05.2005., neni 7), riorganizimi i 12-Drejtorive Rajonale të Pyjeve, duke ndarë njëherezai dhe funksionet rregullatore me ato menaxhuese, nga 36 që janë ende sot, kur në të gjitha vendet Evropiane një inspektor pyjesh ka në mbikqyrje jo më pakë se 1500-2000 ha pyje.

Zef Ymeraj
Kufijtë dhe dokumentacioni ligjor në përdorimin e pyllit

Dipl. Inxh. Zef Imeraj

Në strategjinë e miratuar për zhvillimin e sektorit të pyjeve dhe kullotave në Shqipëri një kapitull i kushtohet përmirësimit të legjislacionit dhe përshtatjes se tij krahas ecurisë së reformave në përgjithësi dhe privatizimit në veçanti. Nisur nga kjo dhe nga e drejta për njohjen e pronës dhe privatizimin e pronës publike, po përpiqem të sjell disa mendime në kuadrin e ftesës për debat publik, para përgatitjes se ligjit të ri për pyjet.
Të gjithë jemi dëshmitarë të një realiteti të ri në menaxhimin e burimeve pyjore, falë edhe Projektit të BB e donatorëve të tjerë. Jemi para faktit që sipërfaqe të tëra me pyje e kullota kanë kaluar në përdorim të komunave, fshatrave, fiseve e familjeve. Ky proces ka kaluar nëpër një rruge të gjatë e të vështirë por tashmë gjendja e këtyre siperfaqeve ka ndryshuar. Në shumë sipërfaqe të zhveshura ka filluar të riinstalohet bimësia pyjore, në sipërfaqet pyjore të degraduara ka filluar ringritja nga punimet e kryera nga përdoruesit.
Në këtë proces u zbatua një filozofi e bazuar në parime tashmë të njohura:
- Pylltaria komunale ka në qendër të saj njerëzit, pastaj drurët.
- Pyjet mbarështohen nga vendasit dhe jo nga jashtë.
- Mbarështimi bazohet më tepër në marrëdhëniet me pyllin se sa në aktivitetin që ushtrohet në pyll.
Gjatë zbatimit të procesit të kalimit të pyje në përdorim kanë ndodhur disa dukuri, që shpesh kanë zëvendësuar dispozitat ligjore. Nga historia e pronës tek ne është mësuar se në ato zona ku pushtet i ,??sundimtarit,??, pra i pushtetmbajtësit, nuk ka pasur efektin e duhur apo nuk ka vepruar fare, marrëdhëniet në mes të pronës e pronarit janë vendosur në mënyrë spontane, metoda këto të mishëruara në kanune. Ky mekanizëm është ruajtur deri në ditët tona pothuaj në të gjitha zonat. Kjo mënyrë raporti marrëdhëniesh ka pasur rezultatet e veta deri në mbarim të luftës se dytë botërore, kur çdo marrëdhënie pronësie u zëvendësua me kontrollin e shtetit mbi çdo gjë. Por, kjo ,??lindi,?? përsëri pas afro 50 vjetësh, kur pyjet e kullotat filluan të jepen në përdorim. Në komunën Kolsh të Lezhës psh, ndarja e kufijve u be nga vetë komisioni i fshatit, që pothuaj ruante të njëjtën përmbajtje si para 5 apo 6 brezave por veçse me kulturë qytetare më të lartë. Pra, u ndanë kufijtë në mes të fshatrave e pastaj në mes të komunave. Veçse vlen të thuhet se përveç ngjashmërisë, metoda e zbatuar ndryshon në të gjitha aspektet, pasi tani jetojmë në kohe moderne dhe në një komunitet qytetëruar dhe procesi i tanishëm u bë më i organizuar e me teknologji të studiuar mirë.
I tërë ky proces, që u quajt ,??kalim i pyjeve e kullotave në pronësi ...,??, për mendimin tim kaloi e pothuaj ,??u vjetrua,?? shpejt. Prandaj, unë mendoj se tashmë ka ardhur koha të hartohen politika social ,?? ekonomike për privatizimin e pyjeve në vendin tonë. Them kështu, pasi nga përvoja del se nuk do rrimë gjatë e të diskutojmë ,??Pse në vendin tonë burimet pyjore po vijnë duke u shkatërruar dhe mjedisi pyjor e ai në përgjithësi po rrënohen,??. Privatizimi është proces i pashmangshëm në shoqëritë ku ne përpiqemi të hyjmë dhe, si i tillë, është pa kthim. Por, ndërsa në sektorët e tjerë kjo filozofi po zë vend më lehtë, në pyje puna ndryshon, kur faktet tregojnë se këto dy dekada pyjet, si pasuri pa pronar konkret, po vetëm me përdorues dëmtohet e rrënohet pandërprerë.
E, që gjendja të ndryshoje për mirë, mendoj se puna duhet të filloje që nga legjislacioni. Dhe, pas miratimit të ligjit të ri, mendoj se mbështetur në të gjithçka do të zgjidhet sipas radhës e rëndësisë.
,?? Ndryshime do të reflektohen në organizimin e piramidës drejtuese të sektorit të pyjeve, si kudo në vendet e zhvilluara.
,?? Ndryshime do të reflektohen në organizimin e funksionimin e institucioneve kërkimore, ku do të ,??përplasen,?? për shërbimet që u nevojiten, edhe pronarët privatë të burimeve pyjore.
,?? Ndryshime reflektohen në metodën e punës së DSHP-ve dhe organizimin e tyre në baze rajonesh më të mëdha.
,?? Ndryshime do të reflektohen në organizimin e strukturave të specializuara jopublike dhe të shoqërisë civile, duke hapur vende të reja pune, ku bën pjese edhe FKPKK, e cila kontribuon në sensibilizimin e ndërgjegjësimin e komuniteteve për thellimin dhe zhvillimin e reformave në mbarështimin e qëndrueshëm të pasurisë pyjore.
,?? Ndryshime do të reflektohet në vet mënyrën e organizimit të policisë pyjore, duke zëvendësuar atë me rojtarin e pyllit rrogëtar dhe me rojtarin e pyllit pronar ...

Vullnet Tafa
Privatizimi i Pyjeve dhe Kullotave, rruga e vetme e zhvillimit te sektorit pyjor.

Ing. Vullnet Tafa

Privatizimi i pyjeve e kullotave lypset kryer përmes një reforme të ngjashme me atë të ligjit nr. 7501 për ndarjen e tokës, me disa ndryshime, që mendojmë se konsistojnë në njohjen pa kufizim të pronësisë mbi pyjet e kullotat të ish-pronarëve, provuar me rrugë gjyqesore apo edhe të pretenduar si të tillë në bazë të traditës ose të drejtës zakonore. Përvoja e fituar në zbatimin e ligjit për ndarjen e tokës, ku pavarësisht se ligji e ndante sipas frymeve të popullsisë, në zonat e Veriut dhe në shumë zona të tjera të vendit toka u nda sipas pronësise së dikurshme, secili mori ish-tokën e tij, pa krijuar konflikte, mund të ndiqet edhe në rastin e pyjeve dhe kullotave. Ndërsa në ato zona ku nuk ka traditë në përdorimin e pyjeve dhe kullotave mund të zbatohet ndarja sipas frymëve të popullsise.
Padyshim, ndërmarrja e një reforme të tillë përbën një proces delikat e të vështirë, por mendojmë se është e vetmja perspektivë e zhvillimit të sektorit pyjor e kollosor, që garanton futjen e këtij sektori në rrugën e zhvillimit të qendrueshëm. Në thelb të kësaj reforme qendron përfshirja e fermerëve pyjorë, që lindin si rezultat i saj, në qeverisjen e pyjeve dhe kullotave, harmonizimin e interesave te tyre ekonomike me interesin shoqeror dhe progresin e vendit. Nëpermjet nje reforme te tillë permbushet një e drejte natyrore dhe historike e komuniteteve perkatese, që e kane lidhur jeten me pyjet, kullotat dhe burimet natyrore, krijohen shanse e mundesi për zhvillimin e tyre ekonomik dhe social.
Tek e fundit, një model i tillë qeverisjeje nuk eshte praktikë e panjohur, por përvoje e suksesshme e vendeve më të zhvilluara Perëndimore. Aq më teper kjo perben një imperativ per kushtet tona, pasi zhvillimi ekonomik në teresi nuk mund te arrihet pa politika te zhvillimit sektorial, te cilat nxisin punesimin dhe çlirojne energji njerezore në dobi jo vetem te tyre por edhe te progresit te vendit. Duke qene prone private, perveç pronarit legjitim, askush tjeter nuk do te guxonte te ushtronte veprimtari ekonomike në pronën e tjetrit. I gjithë aktiviteti i shrytezimit te materialit drusor dhe prodhimeve te tjera pyjore e jopyjore, nën asistencen teknike të Sherbimit Pyjor, do te mund te realizohej duke kombinuar kerkesat silvikulturore të fermave pyjore, nisur nga gjendja dhe potenciali i tyre prodhues, me interesat ekonomike te fermereve pyjore, me qellim sigurimin e fitimit maksimal, të pervitshem dhe zhvillimin e qendrueshem gjithnjë në rritje.
Bazuar në logjiken ekonomike, nje sistem i tille menaxhimi do t,??u impononte fermereve pyjorë sigurimin e riperteritjes në rrugë natyrore të gjenerates së re pyjore, duke garantuar vijueshmerine e procesit te prodhimit pyjor me kosto minimale, në menyre të sigurtë e të suksesshme nga ana teknike. Po ashtu, parandalon dhe minimizon rastet e renies se zjarreve në fermat pyjore, duke shmangur pasojat katastrofike te tyre, si rezultat i marrjes se masave paraprake ndaj faktoreve qe i shkaktojne ato, dhe reagimit te menjehershem e kolektiv te fermereve, të cileve u rrezikohet prona. Për rrjedhoje, do te shpetoheshin nga djegia e pervitshme dhjetra e qindra ha pyje, si dhe vlera te konsiderueshme financiare, që nevojiten per shuarjen e zjarreve dhe ripyllezimin e siperfaqeve te djegura. Nga ana tjeter, formalizon tregun e prodhimeve te materialeve drusore e jodrusore, duke e bere me fleksibel e atraktiv, pasi pjesa me e madhe e ketyre prodhimeve do te vinte nga veprimtaria legale e fermereve pyjore, si dhe rrit e zgjeron gamen e asortimenteve te prodhuara. Kullotat dhe zhvillimi i tyre do te behej i mundur në saje të iniciativës private, si kombinim i rrugeve ekstensive e intensive per shtimin e kapacitetit kullosor dhe rritjen e te ardhurave te fermerëve perkates.
Zbatimi i një strategjie të tillë, përveç sa theksuam me siper, do te sillte dhe perfitime te tjera me karakter social. Dihet që Veriu i Shqiperise dhe zonat malore perfaqesojne zonat me potencial pyjor e kullosor më te madh dhe, në te njejten kohe, me treguesit me te larte të shkalles së varferisë. Një reforme e tille do te krijonte kushte per zbutjen e hendekut ekonomik ndermjet rajoneve te vendit dhe krijimin e mundesive per zhvillimin harmonik e përpjesëtimor të tij, madje në të ardhmen jo shume te larget krijohen mundesite që keto rajone te perfaqësojne pjesën me te zhvilluar te vendit. Kjo per shkak te resurseve te medha turistike që perfaqësojne, për zhvillimin e ekoturizmit dhe te turizmit familjar malor e alpin.

Lidhur me sa trajtuam numrin e kaluar, për lexuesin e thjeshtë, por sidomos per specialistet, personelin pyjor, mund te lindin nje mori pyetjesh, prej te cilave veçojmë: Proçesi i privatizimit të pyjeve e kullotave, a paraqet në vetvete mundësine e riskut, të dështimit? Me fjalë te tjera, a ekziston mundesia qe per interesa te çastit, nisur nga niveli i ulet ekonomik i perfituesve te kesaj reforme te ndodhe prerja rrah (term teknik, qe nenkupton prerjen e te gjithe drureve ne nje siperfaqe te caktuar) e gjithe siperfaqes pyjore te marre ne pronesi? Përgjigja ne kete rast eshte sigurisht qe po. Ekziston pra nje rrezik i tille dhe, nisur nga karakteri shumefunksional i pyjeve dhe ndikimit te tyre te madh ne mjedis, mund te shkaktohen pasoja te renda ekonomike dhe ekologjike. Bindja se dukuri te tilla kompromentuese nuk mund te ndodhin per shume arsye, sigurisht qe bazohet edhe ne nje tradite te mire te krijuar tashme ne vendin tone dhe qe lidhet me komponentin e pyjeve komunalë qe po zbatohet prej shume vitesh. Per rrjedhoje, eshte krijuar nje realitet i ri shpresedhenes, ndryshe nga realiteti i hidhur i pyjeve te larte te shtetit, ku me dhjetera mijera ha pyje ne shkalle vendi, kryesisht te uleta e te degraduara plotesisht deri para dhjete vitesh, kane arritur te mbyllin masivin pyjor dhe gjendja e tyre ka ardhur ne permiresim te vazhdueshem. Permiresimi i gjendjes se ketyre pyjeve ka ndodhur si rezultat i menaxhimit te tyre, bazuar ne traditen e vjeter si prone private, duke shpresuar se nje dite pavaresisht nga statusi i tanishem ligjor si perdorues komunal, kjo prone do t,??u kthehet me te gjitha atributet qe u takojne. Por duke lene menjane traditen e krijuar, gjerat nuk mund t,??i lihen spontaneitetit, prandaj me qellim parandalimin e pasojave te renda qe mund te ndodhin eshte e nevojshme marrja e masave parandaluese me karakter ligjor, te tilla si:
1. Ndalimi me ligj i tjetersimit te siperfaqes pyjore, me qellim ruajtin e karakterit pyjor dhe kullosor te siperfaqes se marre ne pronesi. Ndryshimi i destinacionit te saj, si psh per hapje rruge apo qellime te tjera, duhet te behet me miratim te organeve pyjore.
2. Shfrytezimi me prerje rrah të aplikohet ne varesi me madhesine e siperfaqes se fermes pyjore, me kushtin e sigurimit te riperteritjes ne rruge natyrore dhe, ne mungese te saj, detyrimin me ligj te fermerit per sigurimin e riperteritjes nepermjet pyllezimit artificial.
Zbatimi me sukses i nje reforme te tille, krahas te drejtave dhe lirise se plote ekonomike te fermereve pyjore mbi pronen dhe prodhimet e tyre pyjore duhet te shoqerohet edhe me kontributin e tyre financiar ne formen e takses pyjore per mbajtjen ne kembe te Sherbimit Pyjor, i cili nga ana e vet ne partneritet me fermeret duhet te persose punen e tij si perçues i mendimit te kualifikuar teknik, ne orjentimin e fermave pyjore drejt produktivitetit maksimal dhe zhvillimit te tyre te qendrueshem. Ne kete pike, pra lidhur me detyrimin financiar, mund te diskutohen variante te ndryshme, por sipas mendimit tim nje takse e tille vjetore mund te ishte: Per kullotat 300 leke per ha, per pyjet e uleta 500 leke per ha, per pyjet e larte 1000 leke per ha, ndersa pyjet e degraduara deri ne permiresimin e gjendjes se tyre per nje periudhe te pacaktuar kohe duhet te perjashtohen nga nje detyrim i tille. Tarifat e mesiperme jane lehtesisht te perballueshme, pasi mjafton te theksojme qe 500 leke eshte vlera e nje ngarkese kafshe me dru zjari, qe rendom shiten rrugeve te qyteteve tona, ose 1000 leke eshte vlera e 1 mst (meter ster) dru zjari te prodhuara ne ngastrat pyjore. Ne rast te moslikujdimit vullnetar, taksa pyjore duhet te perbeje titull ekzekutiv dhe shlyerja e saj duhet te behet qofte edhe nepermjet ndihmes ekonomike.
Fondi Pyjor dhe kullosor i vendit tone perbehet prej rreth 1.057.000 ha pyje dhe 416.000 ha kullota e livadhe. Duke patur parasyshe qe ne nje reforme te tille te perfshihen rreth 800.000 ha pyje, si dhe privatizimi i plote i kullotave e livadheve me rreth 400 mije perfitues, si rezultat i tarifave te mesiperme nepermjet ketij sektori do te mund te sigurohen minimumi rreth 5 milionë dollare te ardhura ne vit.
Ne mbyllje te ketij artikulli do te doja te trajtoja shkurtimisht disa nga problemet qe lidhen me motivimin financiar dhe pajisjen logjistike te personelit pyjor. Qe ne fillim dua te theksoj se niveli aktual i pagave te punonjesve te sherbimit pyjor eshte me i uleti ne tere sitemin e pagave te punonjesve buxhetorë. Mjafton te permendim faktin qe paga e nje inxhinjeri pyjesh me 15 vjet vjetersi pune eshte vetem 21 mije leke. Gjithkush mund ta marre me mend pagen e nje specialisti te mesem, qe pa medyshje mund te thuhet se kemi te bejme me nje trajtim asistencialist te punonjesve te sektorit pyjor. Duke perfituar nepermjet ketij shkrimi do te doja te ngrija zerin edhe ne emer te gjithe punonjesve te sherbimit pyjor, per nje trajtim te tille financiar, duke besuar qe kam edhe mbeshtetjen e tyre ne kete rast. Duke patur parasysh te ardhurat qe mund te realizohen, siç e trajtuam me siper, ekzistojne te gjitha mundesite per nje rritje te ndjeshme dhe trajtim dinjitoz financiar te punonjesve te ketij sektori. Po ashtu uniforma e sherbimit pyjor duhet te jete dinjitoze, funksionale, e krahasueshme te pakten me vendet e rajonit. Privatizimi i pyjeve dhe kullotave, pavaresisht nga thellesia e ketij privatizimi, nuk duhet te shkaktoje panik ne radhet e punonjesve te ketij sektori. Siç e kemi theksuar edhe me siper, organet e sherbimit pyjor i jane nenshtruar nder vite nje ristrukturimi te thelle, te asistuar nga organizmat nderkombetare dhe numri aktual prej 900-950 punonjes ne shkalle vendi eshte mëse i nevojshem per perballimin e sfidave te sektorit pyjor. Duke patur parasysh veshtiresite e punes, pasi operojne ne terrene malore e supermalore, eshte e nevojshme mbeshtetja logjistike me mjete levizese per ne zonat malore, duke krijuar kushte te pershtatshme pune nga njera anë dhe rritjen e efektivitetit te punes se tyre nga ana tjeter. Vetem nga fondet e liruara per vrojtues sinjalizues zjarresh te cilet nga nje reforme e tille dalin te tepert, per shkak edhe te inefiçenses se punes se tyre te deritanishme, ekzistojne mundesite per pajisjen brenda disa viteve te sektoreve pyjor me keto mjete.
Së fundi, do te shtoja se jo shume vite me pare edhe autori i ketyre radheve ka qene mjaft skeptik ndaj nje rruge te tille te zhvillimit te sektorit pyjor, por situata shqetesuese e pyjeve dhe kullotave tona, pervoja e fituar, nje udhetim pune realizuar kohe me pare ne Austri dhe Holande, mbi pyjet komunalë dhe te fermereve, iniciuar nga ish-keshilltari per pyjet komunalë prane SNV Diber, z. Petter Kampen, te cilin gjej rastin ta falenderoj per rolin dhe kontributin e tij per zhvillimin e pylltarise ne Qarkun e Dibres, menyra e funksionimit te gjerave ne keto vende, me kane krijuar bindjen e plote se privatizimi i pyjeve dhe kullotave eshte rruga e vetme e zhvillimit te ketij sektori. Brenda hapesires se nje artikulli eshte e veshtire te permbledhesh te gjitha detajet e nje procesi te tille kompleks, aq me teper nje mision i tille behet i pamundur nga nje ze i vetem. Prandaj do te doja te beja nje apel per te gjithe pylltaret, personelin inxhiniero-teknik, stafin Akademik te Fakultetit te Pyjeve, qe me verejtjet, sugjerimet e propozimet e tyre te kontribojne ne hartimin e nje Strategjie Kombetare te zhvillimit te sektorit pyjor e kullosor, me qellim futjen e ketij sektori ne rrugen e zhvillimit të qendrueshem.

Pa Emër
Mendime të specialistit

Pyjet, nga pronë e grupit t,??u jepen pronarëve

Zef Krepi, kryetare i Federatës së Pyjeve e Kullotave Komunale, Lezhë

Ne rrethin e Lezhës Pyjet dhe kullotat zënë rreth 50 % te territorit, ndërsa në Mirdite e Kurbin zënë mbi 70-80 % në raport me tokat bujqësore. Në sipërfaqet që u kanë kaluar komunave, veç shkurreve e cungishtave të degraduara ka edhe toka boshe, kullota e livadhe. Te gjitha këto nuk kanë pronar legjitim prandaj dhe dëmtohen shumë nga prerjet e kullotjet pa asnjë rregull e kriter teknik. Është kjo arsyeja qe përdoruesit tradicionalë kërkojnë të përmiresohet ligji për të kaluar prona tek i zoti. Pra, kjo pronë t,??u jepet me ligj në pronësi fermerëve e ish-pronareve, ndërsa tokat e abandonuara dhe nuk kanë pronar, mund t,??i marrin komunat ose DSHP, në pronësi apo përdorim, për të kultivuar drufrutorë e pyjorë ose bimë mjekësore. Kjo, mendojmë, duhet të jetë reforma e parë, sepse, me ligj, pyjet janë marrë në pronësi nga komunat dhe kanë mbetur përsëri pronë e grupit. Siç po veprohet në praktikë pronat e fshatarëve në pyje e kullota po jepen në pronësi të komunave, si prona të tyre, në vend që këto veprime të kryhen nga pronarët e vërtetë, që i kanë trashëguar historikisht, por pa i pasur të regjistruara zyrtarisht. Mbasi të zgjidhet ligjërisht dhe të merren në pronësi këto sipërfaqe, do të krijohet tregu i shitblerjes, dhënies me qira e transaksione të tjera edhe në pyje e kullota. Shteti është e domosdoshme të kontrollojë zbatimin me rreptësi të ligjeve dhe të vjelë taksat për të gjitha veprimet financiere që kryhen në pyje e kullota. Po ashtu, shteti të lejojë në asnjë rast komunat që sipërfaqja e pyjeve dhe e kullotave të zbresë nën 50 për qind, në raport me tokën bujqësore dhe, në komunat që kanë pak pyje, ato të mbrohen dhe të shihet mundësia e mbjelljeve të reja, por këto veprime të kryhen gjithmonë në bashkëpunim me pronarët legjitimë. Kështu do të arrihet që të mbrohen pyjet e kullotat dhe do të rriten të ardhurat e mirëqenia e banorëve të këtyre zonave.
Përveç këtyre, mendojmë se në komuna duhet të krijohen strukturat e nevojshme për pyjet e kullotat komunale, duke vendosur specialist te merret me menaxhimin e pyjeve, me shoqatën dhe me ndihmë konkrete fermerëve, një ose dy specialist te tjerë, që të merren me mbrojtjen dhe ndihmën direkt në terren, në varësi me sipërfaqen e pyjeve që ka në administrim komuna dhe të ardhurat financiare vjetore që ajo merr nga sektori i pyjeve. Pastaj mbetet objektiv i personeli pyjor në komuna që të merret me ndërgjegjësimin e komunitetit për rendësin dhe mbrojtjen e pyjeve, mbrojtjen e tokës nga erozioni, etj. Me riorganizimin e ndarjes se re administrative që mund t,??i bëhet qarkut të Lezhës, pasi s,??duket me vend që të këtë njësi vendore me 2000 e 3000 banorë, ne shkojmë në krijimin e sektorëve pyjorë.
Pra, si përfundim, mund të themi se probleme kryesore mbeten reforma ligjore, që duhet përmirësuar sa më shpejt, si dhe të përmirësohet organizimi si sektor i veçantë i pyjeve e kullotave komunale, që komunat të lidhen direkt me këtë sektor e jo ta bëjnë këtë nëpërmjet ndërmarrjes pyjore. Po ashtu, kërkohet një punë e veçantë për të mbështetur shoqatat që të forcohen financiarisht, duke punuar edhe për krijimin e fondit të riinvestimit. Të kërkohet gjithashtu që shoqatat e pyjeve, si aktorët kryesorë të menaxhimit, të lehtësohen nga barra fiskale e sotme dhe të hartohet një ligj i ri, i veçantë, vetëm për pyjet e kullotat komunale.
xhelal Shuti
Reforma në Pyje duhet të vazhdojë

Xhelal Shuti Federata e Pyjeve Komunalë, Kukës

Në Qarkun e Kukësit transferimi i pyjeve dhe i kullotave në pronësi të NjQV është nga reformat më të thella në sektorin e pyjeve.
Natyrisht, në këtë proces, gjatë vitit 2000-2003, kur u bë inventarizimi, institucionet shtetërorehe kryesisht strukturat e Shërbimit Pyjor, bënë shume deformime, të cilat me të drejtë, pas tre vjetësh, ministri i Mjedisit, Pyjeve e Administrimit të Ujërave, urdhëron të korrigjohen, me qëllim që Njësitë e Qeverisjes Vendore të arrijnë të aplikojnë, duke kërkuar ato pasuri që u nevojiten për të plotësuar nevojat e tyre nga menaxhimi i qëndrueshëm, bazuar në VKM 396 dhe akte të tjera ligjore. Dhe, tashmë, pyjet e kullotat po japin rezultatet e para të efektivitetit të tyre në plotësimin e nevojave me dru zjarri e bazë ushqimore për blegtorinë.
Në qarkun e Kukësit gjysma e nevojave për dru zjarri e lendë punimi plotësohen nga pyjet komunalë, të cilët përfaqësojnë 60 % të gjithë të fondit pyjor. Të gjithë aktorët vendorë po punojnë për rritjen e roleve dhe përgjegjësive në mirëmenaxhimin e këtyre pasurive; 40 % e pyjeve të transferuar në pronësi të pushtetit vendor kanë përdorues tradicionalë, të cilët pyjet e tyre i kanë marrë në mbrojtje dhe kujdesen si pronarë legjitimë pavarësisht se nuk kanë dokument zyrtar për t,??u njohur si të tillë. Federata e pyjeve komunalë në këtë qark po punon për rritjen e kapaciteteve manaxhuese të shoqatave në nivel komune, bashkëpunon me komunat për ngritjen e strukturave profesionale pranë administrative të tyre, po bën trajnime për menaxhimin e pyjeve dhe kullotave, duke zbatuar VKM 22, që përcakton edhe rolet e aktorëve vendorë në këtë proces, po bën trajnime me aktorët vendorë për hartimin e plane operacionale në zbatim të planeve të mbarështimit, duke sqaruar për VKM për Tarifat në Pyje e Kullota dhe VKM, ndryshuar me qëllim që procesi të mos këtë shkelje ligjore.
Meqë në fondin e pyjeve dhe kullotave komunale shtrihet sektori arroreve (arra, gështenja, lajthia) po identifikohen të gjithë përdoruesit që kanë sipërfaqe të tilla me qëllim rritjen sa më shumë të ardhurat nga ky sektor, janë ngritur klubet e arroreve, me qëllim mbrojtjen e interesave të këtyre fermerëve dhe mundësinë për t,??u zhvilluar sa me shumë ky sektor. Në dy komuna, Malzi e Bujan, me mbështetjen e SNV po behet Hartografimi me pjesëmarrje i të gjithë përdoruesve në nivel fshati, duke hartuar plan mbarështimi për çdo grup përdoruesish apo përdorues, e gjithë kjo ka ndodhur me mirëkuptimin e të gjithë komunitetit dhe strukturave të pushtetit vendore.
Ajo që kërkohet në këtë situatë është ndryshimi i bazës ligjore, duke deleguar kompetenca e përgjegjësi tek aktorët vendorë, njohja me ligj e rolit të komunave, shoqatave e DSHP, me të drejta të barabarta (të drejtat e vetpronësisë, regjistrimit dhe përdorimit me efektivitet, ku monitorimin dhe politikat i ndërtojnë strukturat qëndrore të vendimmarrjes). Federata, si aktor i rëndësishëm në nivel rajonal, ka misionin për të mbështetur në procesin e advokacise dhe lotimit, për të mundësuar rolin e fermerëve në të drejta të pronësisë e të përdorimit, për të maksimizuar të ardhurat nga përdorimi i qëndrueshëm.
Problem shumë i madh është regjistrimi i pyjeve në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, pasi vetëm atëherë komunat mund të luajnë rolin e tyre ligjor, si për dhënien në përdorim dhe kompetencat e tjera, për t,??i futur pyjet e kullotat në treg në të mirë e me të ardhura për banorët.
Kur flasim për pronësinë dhe përdorimin, tanimë mendojmë se shembull mund të jepte Shërbimi Pyjor, i cili meqë ka në administrim një sasi të konsiderueshme pronash, duhet të kishte bërë të mundur regjistrimin pranë zyrave të regjistrimit sipas rajoneve dhe, më pas ky model të transferohej edhe te komunat.
Tanimë kemi provuar në qarkun e Kukësit se mbi 30 % e pyjeve, që menaxhohen nga përdoruesit tradicionalë, kanë rritje vjetore mbi 6 m3/ha.
Transferimi i pyjeve e kullotave në pronësi të komunitetit ka për qëllim menaxhimin e qëndrueshëm të këtyre burimeve dhe rritjen e mirëqënies së banorëve, prandaj përpjekjet për të çuar në vend këtë padrejtësi historike duhet të jenë edhe në agjendën e vendimmarrjes.
Le të shpresojmë se duke punuar të gjithë se bashku do të arrijmë të përcaktojmë në afat të shkurtuar e strategjik ecurinë e përmirësimit të menaxhimit të pyjeve.
Netta Nikolaou Kol Ing
rilexova artikullin (mbas ie kisha lexuar ne Kuroren e Gjelbert )Eshte per mua, nje siren alarmi per qeverine e re,shpresoj ti kene syte hapur dhe te kuptojne shqip ..nuk di sa te zellshem do trgohen per te ringjallur shtetin ,....ne se po, le te mbeshteten tek specialistet me te mire (ne te gjitha deget e ekonomise )jo ne servilet qe ju perkedhelin veshet.
Zef Nacaj Amerike K
Zef Nacaj Ky asht nje shkrim qe kush i ka mendt ne koke smund ta anashkaloje. Asht nder per cilendo gazete qe e boton. Mbase ka fillu te duket kund ajo kohe ku njeriu i mencem te ndigjohet.
Dali Horeshka prof..
Pershendetjet e mia me te sinqerta , vleresuese dhe inkurajuese per shkrimin e Haki Koles Ne kemi detyrimin e shumefishte per te qene ze mbeshtetes i Juaj dhe argumentave Tuaja, qe sugjerimet Tuaja te kthehen sa me shpejt ne plane veprimi dhe mbeshtetje konkrete. Ndjehem shume i lumtur kur shoh se ka zera e komente vleresuese, duke me bere te mendoj se rilindja nuk eshte e pamundur edhe ne sektorin pyjor e ate bujqesor. Ju lumte.
Munir Hoxha
Pershendetje z.Haki, per keto iide shume te drejta e te qarta per menaxhimin e zhvillimin e qendrueshem te mjedisit rural ( te tokes ne pergjithesi) , ku padyshim pjesen kryesore e zejne pyjet dhe kullotat...Mbetet te shpresojme qe keto sugjerime te mbahen parasysh ne percaktimin prioriteteve e te politikave zhvillimore. Megjithe se nga praktika e dritanishme,mbetemi pak skeptik, sepse çdo qeverie qe ka qeverisur ne keto 20 vitet e fundit nuk i ka interesuar me investuar ne politika per zhvillimin mjedisor, te cilat e japin efektin e vet te dukshem mbas 20 apo 30 vitesh, pra kur ato nuk mund te jene ma ne pushtet , por pa e paragjykuar qeverine e radhes, te besojme se diçka do te nisi per mbare e per me mire...
Abdurrahim Ashiku
Nuk ke pse ta falenderosh "Shekullin". E kundërta duhet: "Shekulli" jo vetëm ta falenderojë Haki Kolën por edhe ta shpërblejë.
Avdurrahim Ashiku
PYJET DUHET TE SHPENDAHEN ME LITAR PER FRYME TE POPULLSISE SIC U SHPERNDA TOKA NE ISH KENETAT E KTHYERA NE TOKE BUKE. PYJET U TAKOJNE BANORWEVE TE ZONES. VETEM ATA MUND TI MBROJNE DUKE I PASUR SI PASURI TE TYRE. SHTETI LE TE LUAJE TE NJEJTIN ROL SIC LUAN PER TOKEN BUJQESORE. CDO ALTERNATIVE TJETER ESHTE SHKATERRIM I KESAJ PASURIE TE MADHE TE POPULLIT.
Abdulla Kata
Me thene te drejten deri tani zabelet tona qe kemi dhe fshati jone nuk ka pak po administrohen privatishte secili ne te veten pa i pasur neper dok. pronesie , por mendoi se ligji duhet te futet ne çdo cep. nje administrim ligjor duhet te ekzistoje qe te pakte te ngrejme keto pyje se per pyjet ne pasuri shteterore ato po shkaterohen çdo dite e ne qoftese do te zbatohet ndonjehere ligji ndoshta do te duhet 2-3 dekada qe te marin forme...
Rruzhdi Hymetllari Jurist
Transferimi dhe rregjistrimine Qarkun Korce:
Ne shkalle Qarku jane transferuar 72.166. ha Pyje e Kullota,jane derguar per rregjistrim 19.193 ha Jane marre 96 certifikata pronesie per 3000.2 ha pyje e kullota Jane ngritur dhe monitorohen 19 siperfaqe prove 11 prej tyre realizuar 2012-2013
Problemet:
1. Gjate procesit te kalimit te pyjeve dhe kullotave jo gjithnje jane mbajtur parasysh traditat ne perdorimin e pyjeve
2. Ne disa raste nga mungesa e pervojes komunat nuk kane qene ne gjendje qe te percaktojne kufinjte e pyjeve dhe kullotave te tyre
3. Ne disa komuna, ku eshte kryer kalimi, nuk eshte siguruar pjesemarrja e plote e komunitetit
4. Zyrat e rregjistrimit nuk kane rregjistruar komunen si pronare
5. Perdoruesit nuk kane baze ligjore ne te drejtat dhe detyrimet, nuk kane ende ne dore dokumentacionin si perdorues e aq me pak si pronare per shkak te ligjit.
6. Marredheniet midis DSHP, komunes dhe perdoruesve, te drejtat dhe detyrimet nuk jane te qarta, duhen qartesuar ne ligjin e Ri
Cfare propozojme per te ardhmen:
1. Duhet mbeshtetet me nje projekt te ri qe te kete ne focus vazhdimin e punes nisur me Ministrine, NjQV dhe CNVP qe eshte nje rruge e qarte per rehabilitimin e pyjeve dhe vecanerishte te shkurreve dhe arroreve.
2. Perfshirja e pyjeve ne sherbime mjedisore a-sekuestrimi i karbonit,b-mbrojtja e tokes nga erozioni d.ruajtja e ujit.
3. Te sigurohet identifikimi, i perdorueseve dhe e drejta e pronesise per banoret qe njeh fshati si pronare.
4. Nje komponent i projektit te mbeshtese forcimin e kapacitetit te aktoreve qe menaxhojne pyjet komunal..
5. Te ecet paralelisht me zbutjen e varferise e punesimin e fermereve dhe mbeshtetjen e SHPPKK
Federata KPKK
DEKLARATA E TIRANËS
,??Sigurimi i të drejtave mbi tokën për të varfërit në kohën e konkurrencës intensive për pasuritë natyrore,??

Ne, më shumë se 150 përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, të lëvizjeve sociale, të organizatave të terrenit, të agjencive ndërkombëtare dhe të qeverive ,?? përfshirë anëtarët dhe partnerët strategjikë të Koalicionit Ndërkombëtar të Tokës (KNT) - nga më shumë se 45 shtete të Afrikës, Amerikës Latine, Amerikës Veriore, Azisë dhe Europës, u mblodhëm në Tiranë, Shqipëri, më 24-26 Maj 2011, në Vitin Ndërkombëtar të Pyjeve. Të ftuar nga Federata Kombëtare e Pyjeve e Kullotave Komunale të Shqipërisë (FKPKKSH) dhe nga Qeveria e Shqipërisë, ne u mblodhëm së bashku në një Konferencë Ndërkombëtare me temë ,??Sigurimi i të drejtave mbi tokën për të varfërit në kohën e konkurrencës intensive për pasuritë natyrore,??.
Për këtë qëllim, ne anëtarët e KNT-së marrim angazhimet e mëposhtme, dhe u kërkojmë shteteve të marrin masa për përmbushjen e tyre:
1. Ne do të punojmë që prodhuesit e vegjël, punonjësit e bujqësisë, banorët vendas dhe të varfërit pa tokë në zona rurale dhe urbane, të vendosen në qendër të përpjekjeve për të kapërcyer krizat strukturore të ushqimit dhe ato mjedisore, të kontrollohen sistemet e tyre të udhqimit dhe të realizohen të drejtat për ushqim për të gjithë. Ne do të punojmë për zgjidhje të reja për të siguruar të drejta të garantuara dhe të barabarta mbi tokën. Ne do të kontribuojmë në fuqizimin e përdoruesve të tokës dhe organizatave të tyre për të informuar strukturat vendim marrëse në të gjitha nivelet. Në veçanti, ne do të njohim dhe mbështesim rolin kyç të grave në sigurimin e ushqimit për familjet e tyre dhe bashkësitë, dhe do të promovojmë barazi gjinore lidhur me të drejtat dhe kontrollin mbi tokën dhe pasuritë e tjera natyrore.

2. Ne do të jemi përkrahës për një vizion territorial që i njeh të drejtat e bashkësisë vendore të përdorë, mbarështrojë dhe kontrollojë tokën dhe pasuritë e tjera natyrore si bazë për zhvillimin e bashkësisë dhe krijimin e shoqërive të barabarta dhe të drejta.

3. Ne do të punojmë në drejtim të nxitjes së shëmbujve të investimeve në bujqësi dhe aktiviteteve të tjera me bazë tokën rurale, që janë të qëndrueshme nga ana sociale, ekonomike dhe mjedisore dhe që pakësojnë varfërinë dhe urinë. Ne do të kontribuojmë për forcimin e kapaciteteve të përdoruesve vendas të tokës, të popullsisë autoktone, të punonjësve të bujqësisë dhe organizatave të tyre, dhe për krijimin e mjeteve nxitëse për më shumë investime në dhe nga prodhuesit e vegjël, në vend të dhënies së të drejtave apo koncesioneve për sipërfaqe të mëdha toke. Ne besojmë se investime të tilla dhe lufta kundër varfërisë duhet të shkojnë paralelisht dhe të jenë të lidhura ngushtë me sigurimin e të drejtave të garantuara e të barabarta mbi tokën për prodhuesit e vegjël, të cilët duhet të njihen si investitorët kryesorë për tokën dhe bujqësinë.

4. Ne dënojmë të gjitha format e zaptimit të tokës, si në nivel ndërkombëtar ashtu dhe në atë kombëtar. Ne dënojmë zaptimin e tokës në nivel vendor, veçanërisht nga elitat e fuqishme vendase, brenda bashkësive apo midis anëtarëve të familjes. Ne dënojmë zaptimin e tokës në shkallë të gjerë, e cila është shtuar së tepërmi gjatë tre viteve të fundit, të cilat ne i cilësojmë si blerje apo koncesione që janë të një apo disa formave si më poshtë:

(i) shkelje e të drejtave të njeriut, veçanërisht të drejtat e barabarta të grave; (ii) nuk bazohen në miratimin e lirë, paraprak dhe të informuar të përdoruesve të tokës që cenohen; (iii) nuk bazohen në një vlerësim të plotë, apo nuk marrin parasysh ndikimet sociale, ekonomike dhe mjedisore, përfshirë mënyrën se si janë bërë ato; (iv) të pambështetura në kontrata transparente që specifikojnë angazhime të qarta dhe të detyrueshme në lidhje me aktivitetet, punësimin dhe ndarjen e përfitimeve; (v) të pabazuar në një planifikim efektiv demokratik, mbikëqyrje të pavarur dhe pjesëmarrje të ndjeshme.

5. Ne u bëjmë thirrje shteteve të garantojnë informacion transparent dhe të mundshëm për t,??u parë lidhur me tokën. Ne do të monitorojmë tendencat në qeverisjen e tokës në mënyrë që të ndihmojmë në rritjen e përgjegjësisë, dialogun e informuar dhe ndryshimet në hartimin e politikave. Ne do të punojmë për të krijuar mënyra të reja angazhimi shtet-shoqëri për qeverisjen e tokës, në të cilën inciativat me synim njerëzit të mund të kontribuojnë në qeverisjen e tokës.

6. Ne riafirmojmë rëndësinë e Deklaratës Përfundimtare të Konferencës Ndërkombëtare për Reformën Agrare dhe Zhvillimin Rural (ICARRD), si dhe nevojën për zbatimin e saj. Ne u bëjmë thirrje shteteve për të përfituar nga momenti historik i Udhëzimeve Vullnetare për Qeverisje të Përgjegjshme në Zotërimin e Tokës, Peshkimit dhe Pyjeve, për miratimin e normave më të nevojshme globale dhe standardeve për qeverisje të tokës me synim kryesor njerëzit, si dhe zbatimin e tyre.

7. Ne mbështesim përpjekjet e popullit dhe të Qeverisë së Shqipërisë për decentralizimin e plotë të të drejtave për menaxhimin dhe kontrollin e pasurive pyjore në drejtim të fshatrave dhe familjeve, duke theksuar rolin e rëndësishëm të pyjeve për jetesën e shumë prej tyre në vendin mikpritës të Konferencës. Ne inkurajojmë dialogun politik të mëtejshëm të grupeve të interesit në shkallë kombëtare, me theks në përmirësimin e menaxhimit të tokës për të plotësuar nevojat e familjeve të varfëra rurale, hartimin e një plani kombëtar për konsolidimin e tokës dhe modernizimin e sistemit kadastral.

Si përfundim, ne përsëritim me forcë nevojën për të siguruar të drejta të garantuara e të barabarta dhe kontroll mbi tokën për zbutjen e varfërisë, për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm dhe për të kontribuar në identitetin, dinjitetin dhe përfshirjen e të varfërve.

Tiranë
26 maj 2011

Koalicioni Ndërkombëtar për Tokën (KNT) është një aleancë botërore e organizatave të shoqërisë civile dhe atyre ndërqeveritare që punojnë së bashku për të siguruar të drejta të garantuara e të barabarta dhe kontroll mbi tokën për njerëzit e varfër, gra e burra, nëpërmjet përkrahjes, dialogut, shkëmbimit të përvojave dhe krijimit të kapaciteteve. Konferenca Ndërkombëtare mbi ,??Sigurimin e të drejtave mbi tokën për të varfërit në kohën e konkurrencës intensive për pasuritë natyrore,?? u organizua me rastin e Bienales së Pestë të Asamblesë Botërore të Anëtarëve të Koalicionit Ndërkombëtar të Tokës (KNT) dhe u mbajt në Tiranë, Shqipëri, në datat 24-26 Maj, 2011. Konferenca u organizua bashkërisht nga Federata Kombëtare e Pyjeve e Kullotave Komunale të Shqipërisë ( FKPKK) Qeveria e Shqipërisë, si dhe nga ILC.
Kjo Deklaratë u nënshkrua nga Asambleja e Anëtarëve të ILC më 27 maj 2011.

Gjon Pjetri n/prefekt Lezhe
Theksoj domosdoshmerine e kalimit te pyjeve nga Njesite e Qeverisjes Vendore tek perdoruesit tradicionale. Harmonizimi i veprimeve; aty ku vendimet nuk ecin te shohim cfare nuk shkon; akoma komunat hezitojne te marrin specialist; komunave ju kam sugjeruar te marrin deri ne 5 specialiste pasi kjo lidhet edhe me zhvillimin ekonomik. Ne komunen Kthelle ka edhe kerkesa te tjera. Pershendes projektin e BB, asnje projekt nuk mund te aplikohet po nuk u rregjistrua prona. Strukturat nuk e kane kuptuar rolin dhe potecialin qe kane pyjet.
Pa Emër
Sfidat për të pranuar pyllin e familjes

,??Padukshmëria,?? e pyllit të familjes
Çfarë tipe pyjesh ka në botë? Nëse kjo pyetje u bëhet qytetarëvë e liderëve të opinionit, shkencëtarëvë të pyjeve, edukatorëvë në fakultetin e shkencave pyjore apo njerëzve të letrave të shkencave të natyrës anekënd botës, ka një arsye logjike për të besuar se përgjigja që do të vijë nga shumica e njerëzve, përfshirë edhe drejtuesit e agjencive pyjore, do të jetë: ,??Po janë dy tipe pyjesh; pyjet natyralë, pa njerëz, duke përjashtuar turistët, që i vizitojnë apo rojtarët e pyllit. Tipi tjetër janë pyjet industriale, plantacionet pyjore, realizuar me anë të pyllëzimeve e kështu me radhe, që menaxhohen për një qëllim, për të prodhuar lëndë të parë për industrinë. Pra, në total janë këto dy tipe pyjesh,??.
Pas ndërrimit të sistemeve në vendin tonë është bërë i pranishëm edhe një tip i tretë pyjesh, gati bashkëshoqërues shekullor i shoqërisë rurale shqiptare, mohuar nga regjimi i kaluar. Ai është zotëruar, përdorur, menaxhuar e mbrojtur në mënyra të ndryshme nga familjet dhe komunitetet. Ky nuk u përshtatet dy përkufizimeve të mësipërme, për tipin e parë apo të dytë. Menaxhimi është përgjithësisht në shkallë të vogël dhe për një rang të gjerë përdorimesh, prodhimesh e shërbimesh. Ai ka rëndësi shumë të madhe për ekonomitë rurale, stabilitetin e komuniteteve dhe shëndetin e mjedisit në shumicën e vendeve rurale të banuara dhe është i njohur kudo në botë. Në gjysmën tonë tjetër, në Kosovë, zë 40 % të sipërfaqes totale pyjore. Për shkak se ndërhyrjet individuale në pyll janë përgjithësisht në shkallë shumë të vogël dhe ajo që duket janë aktivitete kaotike, që krijojnë idenë e një spontaneiteti, në dukje mish-mash, të realizuara nga banorët ruralë, ky tip i tretë i pyllit për qeveritë, shumicën e njerëzve të qytetit, shkencëtarët apo drejtuesit e Shërbimit Pyjor, është fare i padukshëm. Kontributi i pyllit familjar është komplet i pavlerësuar dhe potenciali për rezervat e mundësitë e rritjes së këtij kontributi nuk kuptohet nga ata që bëjnë politikën, shpesh as edhe nga organizatat e shoqërisë civile apo mediat në qytete. Të mësuar me rutinën, duke e pranuar fshatarin vetëm si kultivues misri e gruri, apo rritës delesh e dhish, organet tatimore i dënojnë fshatarët e Bënçës përse ata kultivojnë peshkun, ndërkohë që quajnë legjitime kur ngarkesa e kullotjes është mbi 10 krerë dhi për hektarë e kjo duket fare legale.
Komunitetet dhe familjet që menaxhojnë këto pyje ndeshen me shumë sfida, por ndoshta ky problem i mosdukshmërisë është shkaku i të gjitha të tjerave dhe e vështirëson gjetjen e zgjidhjeve efektive. Sfida kryesore e Shoqatës Kombëtare të Pyjeve e Kullotave Komunale (SHKPKK) është gjetja e rrugëve për t,??u bërë të dukshme burokratëve, juristëve, drejtuesve apo shkencëtarëve të qytetit, këtë realitet rural, si dhe të gjendet mënyra që të shpjegohet se nëse do të stimulojmë shtimin e peshkut, mbjelljen e hardhive e pemëve frutore, përpunimin e bimëve mjekësore, e nëse do të rregullojmë juridikisht pronësinë mbi pyllin e familjes, kontribuojmë në pakësimin e erozionit apo që fshatrat e malet e shpatet të duken më të gjelbër e të veshur, si dhe për të kuptuar rëndësinë që ka pylli i familjes për të sotmen e të ardhmen e zonave rurale.
Nëse bëjmë progres në njohjen e pyllit të familjes, do të jetë më e lehtë për të lëvizur përpara në shumë shqetësime tona të përbashkëta: respekti për pronësinë mbi tokën dhe të drejtën e pronësisë private mbi tokën e kullotën, programet adekuate qeveritare në mbështetje të projekteve për të shtuar pyjet e kullotat, e drejta për të tregtuar, apo politika të arsyeshme fiskale e kështu me rradhë.
M.Shehi
Baza e Pylltarise? pjese nga K. Dodes(Malvina Shehi inxh.)
Baza e pylltarisë komunale është komuniteti, janë përdoruesit e menaxhuesit e pyjeve dhe kullotave. Sipas vendimit të KM, në vitin 2008, komuna Kala e Dodës mori në pronësi 1005 ha pyje, prej te cilave 770 ha pyje të lartë halore dhe 300 ha cungishte e shkurre, si dhe rreth 6200 ha kullota, që komuna dhe komunitetet i kanë në përdorim, pasi janë shtetërore. Aktualisht komuna (këshilli i saj) po përsërit kërkesën, pasi banorët e Kalasë së Dodës nuk janë dakord me vendimin e Ministrisë së Mjedisit, që ka hequr nga lista për këtë Komunë dhënien e kullotave në pronësi po vetem në perdorim.
Brenda tre vjetëve ligji i Pyjeve ka ndryshuar dy herë dhe kanë dale dy vendime të KM për kriteret e transferimit dhe përdorimit të pyjeve e kullotave komunale. Aktualisht jemi në një situatë shume kritike, sepse akoma shteti nuk po merr hapa për ta përmirësuar ligjin dhe për të krijuar hapësirat e nevojshme që pyjet te kqalojne në pronësi të atyre që i kane përdorur tradicionalisht (familje, grup familje/fis dhe mera fshati). Drejtoria e Shërbimit Pyjor dhe ajo e Përgjithshme e Pyjeve dhe Kullotave janë pronare për pyjet e shtetit, por ofrojnë ndihme teknike edhe për komunat e Shoqatat e Përdoruesve. Federatat Rajonale, si nivel i mesëm organizimi, po punojne qe prej mëse gjashte vjetesh për të mbështetur rritjen e kapacitetit të shoqatave e komunave dhe, ndërkohë, vazhdojne të bejne lobim për permiresimin e ligjeve dhe akteve nenligjore, që ndikojnë në permiresimin e qeverisjes se pyjeve në tërësi dhe atyre komunale në veçanti.
* *
*
Në mbyllje të këtyre radhëve, në mënyrë të përmbledhur, nënvizojmë se pyjet e kullotat (rreth 90 % e të cilave janë në pronësi të komunës) janë një burim i rendesishem për Kalanë e Dodës. Kjo bëhet më e rëndësishme edhe për faktin se pyjet e kullotat komunale janë shumë afër fshatrave dhe në përdorim direkt nga komuniteti. Dhe, arritje ka patur, pasi sot kjo zonë ka mëse 18 000 krerë bagëti të imëta (dele), rreth 2 000 krerë gjedhë, mbi 1 000 zgjoj bletë, etj. Mesatarisht çdo familje mban mbi 20 dele, po ka edhe familje me 200 krerë, që i kullosin verës në kullotat kolektive dhe në dimër nga prodhimi i barit të kositur në këto kullota, si dhe nga fermat e tyre (foragjeret). Janë ndërtuar dy baxho me aftësi përpunues 30 kv qumësht në ditë që e marrin nga Çaja e Bushtrica e Kukësit dhe nga të gjitha fshatrat e Kalasë së Dodës. Në përgjithësi të ardhurat kanë ardhur në rritje, pasi çdo familje, veç deleve, qumështin e të cilave sot e shet me 90-100 lekë, nga 50 lekë që e shiste para 5-6 vjetësh, mban mesatarisht edhe 1-2 lopë, me qumështin e të cilave plotëson nevojat e veta për bulmet. Por, mundësitë janë që të merren të ardhura më të larta dhe banorët e këtyre anëve të dallojnë mes të tjerëve dhe fjala ,??varfëri,?? të mos përmendet më. Dhe një nga rrugët për të arritur këtë është shfrytëzimi i resurseve që natyra ka krijuar, është zhvillimi me ritme të shpejta i turizmit malor. Fakt është që një këtu vijnë pushues e turistë nga shumë vende të botës (mesatarisht 80-100 alpinistë e vizitorë), por mundësitë janë për shumë më tepër se kaq.
Mundësi për të rritur të ardhurat e këtyre banorëve janë edhe pyjet e kullotat komunale, nëpërmjet:
,?? Prodhimeve të pyjeve e kullotave (dru zjarri e lendë ndërtimi, dushk, kullotje, prodhime të dyta, material rrethimi, etj.).
,?? Përfitimeve indirekt për komunitetin (kontroll erozioni, stabilizim të tokave, rritje e rezervave ujore, mbrojtje e kanaleve ujitës dhe rrugëve, etj.)
,?? Përfitimeve nga shitja e prodhimeve, nga punësimi në sektorin e pyjeve, etj.).
,?? Përfitimeve nga zhvillimi i eko-turizmit, nga rritja e investimeve për infrastrukturën.
,?? Përfitimeve, që ndoshta janë të padukshme, si përmirësimi i mjedisit e i biodiversitetit, etj.
Ata që merren me menaxhimin e pyjeve dhe kullotave komunale janë direkt të lidhur me këto mundësi. Por, lypset që edhe të tjerët të bashkëpunojnë e mbështesin komunitetin, shoqatat e përdoruesve të pyjeve, pushtetin vendor, Shërbimin Pyjore dhe Federatën e Pyjeve. Mbështetje kërkohet sidomos për përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e mundësive për zhvillimin e turizmit, si dhe për krijimin e lehtësive për menaxhimin e kullotave.
Së fundi, na duhet t,??i kujtojmë vendimmarrëst (Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve e Administrimit të Ujërave) se kanë kaluar katër vjet nga koha kur këshilli i komunës së Kalasë së Dodës ka propozuar që masivi malor i Korabit të shpallet ,??Park Kombëtar,??. Të shpresojmë që Drejtoria e Zonave të Mbrojtura në këtë Ministri do të fillojë një diskutim të gjerë me banorët e zonës nga Maqellara në Shishtavec dhe pastaj ta shpallë ,??Park Kombëtar,??.
Pa Emër
Proces që duhet vlerësuar e menaxhuar me përgjegjësi e profesionalizëm

Prof. Dr. Arsen Proko

Vizioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, mishëruar tek strategjia dhe politikat e zhvillimit të pyjeve, synon pyllin për njerëzit, të mirat e jetës dhe çrrënjosjen e varfërisë.
Reformimi i pylltarisë shqiptare ecën drejt një rruge të përcaktuar dhe të bërë publike nëpërmjet strategjive dhe programeve të qeverisë. Ajo zhvillohet në harmoni me strategjitë globale dhe evropiane.
Qeveria Shqiptare procesin e decentralizimit dhe transferimin e kompetencave drejt pushtetit vendor e ka pasur një parim drejtues. Kryeministri ne fjalën e tij bën thirrje për përshpejtim të procesit të transferimit/privatizimit.
Ndërkohë, debati mbi suksesin ose dështimin e reformës mbi transferimin e pyjeve dhe krijimin e pylltarisë me bazë komuniteti, një nga reformat me të rëndësishme ne sektorin pyjor, ende vazhdon, megjithëse ka rreth pesë vjet që procesi zhvillohet intensivisht. Ky debat më tepër se kurë hapet tani kur Kryeministri deklaron për një transferim/privatizim të shpejtë të rreth 90 % të pyjeve e kullotave të vendit.
Skeptikët japin argumentet e tyre, duke thënë se komunat nuk kanë kapacitete profesionale, financiare e logjistike për të siguruar menaxhim të qëndrueshëm e të harmonizuar të pyjeve, duke kënaqur kërkesat ekologjike, sociale dhe ekonomike. Këtë ata e argumentojnë me predispozicionin e ulët të kryetarëve të komunave për të krijuar stafin pyjor, databazën pyjore dhe se akoma nuk e kanë bërë këtë pasuri pjesë të planifikimit e vlerësimit ekonomik. Mbi të gjitha, ka një dëshirë të ulët për ta transferuar në mënyrë të drejtë e të ndershme pyllin tek përdoruesi i fundit, fshati, fisi apo familja. Një pjese përmendin gabimet teknike të bëra si rezultat i nxitimit. Nuk ka aksione të përmasave të tilla pa gabime. Ndonjë përmirësim të situatës ata e justifikojnë me zbrazjen e fshatit dhe uljen e numrit të blegtorisë.
Optimistët japin argumentet e tyre, duke marrë shembuj nga Lugina e Matit, Shkumbinit, Devollit, ku vihet re ripërtëritje luksuriante e pyjeve, si dhe përfshirje të komuniteteve e shoqatave të përdoruesve në përpjekjet për të zhvilluar pylltarinë me bazë komuniteti. Ata përdorin konkluzione analizash e treguesish të bëra edhe nga ekspertë të huaj, që tregojnë përmirësime të ndjeshme në rritjen e pyjeve dhe uljen e prerjeve e tregtisë ilegale. Duke siguruar pjesëmarrjen e më shumë aktorëve në menaxhimin e pyjeve, s,??ka dyshim që dhe përfitimet që kanë pasur shtresat e popullsisë rurale, jeta e të cilëve varet tek pyjet, kanë qenë të ndjeshme.
Ndërkohë, shoqëria civile, organizatat e shoqatat ambientaliste, media e akademia, të interesuara e shqetësuara për funksionet ekologjike të pyjeve e sidomos ata që njohin rolin e tyre në ngrohjen globale, sekuestrimin e karbonit, ruajtjen e sasisë e pastërtisë se ujërave, kontrollin e erozionit e reduktimin e varfërisë, me shqetësim pyesin se çfarë po ndodh e do të ndodhë me këtë pasuri kombëtarë. Do shkojë ajo drejt përmirësimit apo drejt degradimit të mëtejshëm?
Duke arsyetuar me mendje të ftohtë e pa komplekse, le të përpiqemi të argumentojmë atë që po ndodh në të vërtetë. Thuhet rëndom se reforma transferon ,??të drejtën e përdorimit të pyjeve,?? te komuniteti. Të gjithë e kanë të qartë se komuniteti, historikisht, e ka përdorur dhe vazhdon ta përdorë pyllin, atëherë del se ne po i transferojmë ,??të drejtën ...,??. Kjo do të thotë se i japim të drejtën komunitetit ta përdorë pyllin ,??ditën me diell e jo natën pa hënë,??. Po ashtu, i nxjerrim ndrojtjen e deklarimit të asaj që përdor, tashmë me të drejtë. Kështu formalizojmë përfundimisht një sektor që deri tani ka qenë joformal, duke evidentuar peshën reale të sektorit në zhvillimin rural dhe uljen e varfërisë. Thënë ndryshe, transferojmë te komuniteti detyrimin për ta mbrojtur pyllin nëpërmjet menaxhimit të qëndrueshëm dhe përdorimit racional të lëndës së drurit.
Procesi i vazhdimit të reformës për konsolidimin e pylltarisë komunale drejt sigurimit të të drejtës zakonore të përdorimit të pyjeve, është themelore për arritjen e standardeve dhe suksesit të dëshiruar e të shumëpritur nga të gjithë.
Mendoj se përshpejtimi i reformës në sektorin e pyjeve nxit zhvillimin rural dhe atë ekonomik, ndikon ndjeshëm në reduktimin e varfërisë dhe afron suksesin dhe përmbushjen e standardeve evropiane. Ajo kërkon qëndrim e sjellje krejt të re, duke nxjerrë nga agonia e plogështia edhe vetë shërbimin pyjor kombëtar, duke e bërë atë më profesional dhe duke e afruar më afër njerëzve. Kjo reformë mundësitë për kërkim, zhvillim teknologjike e inovacion, i shndërron në domosdoshmëri.
Pylltaria shqiptare po ecën drejt një reformimi të thellë, që siguron njëherësh jo vetëm zgjidhjen e të drejtës zakonore të përdorimit të pyjeve, formalizimit të sektorit të pyjeve, por edhe krijimin e një shërbimi pyjor modern e të standardeve evropiane.
Ka kaq shume eksperienca dhe praktika të mira sa nuk është e nevojshme të shkojmë në rrugë të pashkelura. MMPAU dhe DPK do hartojnë skema e skenarë që do trajtohen me transparencë maksimale me publikun dhe grupet e interesuara. Ky proces është jetik për krijimin e një vizioni të përbashkët dhe përfshirjen e të gjithë aktorëve në të.
xhelal Shuti
Reformat në pyje kërkojnë mbështetje në tradita dhe në përvoja e fituar ,??

Mjaft reforma me rendësi në sektorin e pyjeve po kryhen në një periudhë kur pyjet nuk kanë qëllimin kryesor shfrytëzimin, për plotësimin e nevojave të ekonomisë me lëndë drusore e dru zjarri, por luajnë rol shumë të rëndësishëm: ,??Pylli për njerëzit në zhvillimin rural, ku burimet natyrore marrin përparësi, sipas zonave ku zhvillohen,??. Procesi i zhvillimit të reformave këto 10 vjetët e fundit ka nxjerrë në pah përvoja tradicionale të menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve. Në zonat rurale ku njerëzit janë ndjerë përgjegjës për këto pasuri, kanë lidhur me to marrëdhëniet e zhvillimit të ekonomive të tyre. Gjatë kësaj periudhe janë identifikuar pikat e forta dhe ato të dobëta, mbi bazën e të cilave duhet të vazhdojë procesi i zhvillimit të reformave.

Përvoja e fituar
1. Objektivi kryesor ka qenë ,??Puna me njerëzit e jo me pyllin,??. Gjatë kësaj periudhe janë transferuar rreth 60 % e fondit pyjor e kullosor në pronësi të pushtetit vendor. Kjo do të thotë se me pyjet po merren jo vetëm strukturat e Shërbimit Pyjor, po edhe ato të NJQV-ve. Në çdo komunë ku është kryer transferimi janë ngritur Shoqata të Përdoruesve të Pyjeve Komunalë, me numër të madh anëtaresh, të cilët diskutojnë, mendojnë e kontribuojnë në menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve. Po ashtu, në çdo qark janë ngritur Federata të Pyjeve Komunalë, si koordinatore e përfaqësuese të Shoqatave, si dhe për evidentimin e problemeve dhe lobimin në plotësimin e interesave të anëtarëve. Kjo do të thotë se është rritur numri i njerëzve qe mendojnë e punojnë për pyjet dhe zhvillimin rural në këto zona.
2. Çdo komunë ku është kryer transferimi ka në dispozicion një plan mbarështimi. Ky plan ndihmon stafet e komunave për të hartuar plane zhvillimi10 vjeçare, duke i dhenë përparësi sektorit më fitimprurës nga burimet natyrore në zonën ku ata jetojnë.
3. Komisionet e fshatrave, në shumicën e rasteve janë përfshirë në procesin e transferimit, duke identifikuar përdoruesit tradicionalë, kufijtë mes fshatrave e mes përdoruesve (kjo, e veçantë sipas zonave e rretheve).
4. Aktorët vendorë po punojnë për rritjen e roleve dhe përgjegjësive në mirëmenaxhimin e pasurive natyrore. Në 40 % të pyjeve të transferuar pushtetit vendor ka përdorues tradicionalë, të cilët i kanë marrë në mbrojtje dhe kujdesen si pronarë legjitimë, pavarësisht se nuk kanë dokument zyrtar për t,??u njohur si të tillë.
5. Disa komuna kanë ngritur stafe profesionale pranë administratave të tyre për zbatimin e planeve të mbarështimit, sipas kërkesave dhe afateve të përcaktuara.
6. Në nivel qarku janë kryer studimet e potencialit të arroreve, ku janë identifikuar rajonet e tyre, kapacitetet prodhuese, nevojat për zhvillim, si dhe përdoruesit tradicionalë të tyre. Në kuadër të këtyre studimeve, janë ngritur Klubet e Arroreve, si organizata përfaqësuese të grupeve të interesit, ku bordet e tyre përfaqësohen me 35 % gra. Kjo tregon edhe afrimin pranë një standardi bashkëkohor të BE.
7. Në disa komuna të përzgjedhura, me mbështetjen e SNV, po behet hartografimi me pjesëmarrje, i të gjithë përdoruesve në nivel fshati, duke hartuar një plan mbarështimi për çdo grup përdoruesish apo përdorues. Sigurisht, e gjithë kjo ka ndodhur me mirëkuptimin e të gjithë komunitetit dhe strukturave të pushtetit vendor.
I gjithë ky proces reformash ka pasur si baze ligjore VKM Nr. 22, dt.09.01.2008, i cili përcakton kriteret e menaxhimit dhe rolet e aktorëve vendorë në këtë proces.

Nevojat për përmirësime
* Krahas transferimit të fondit pyjor e kullosor në pronësi të NJQV, duhet të bëheshin edhe transferimet e aseteve, burimeve njerëzore dhe atyre financiare.
* Deri në hartimin e një legjislacioni të ri për pyjet e kullotat (ose një ligji për burimet natyrore) reforma mund të shoqërohet edhe me një VKM shtesë, ku të përfshihet roli i aktorëve të tjerë, që kanë të bëjnë me zhvillimin e kësaj reforme, si:
- Roli i Ministrisë se Brendshme, nga varen NJQV, për përgjegjësitë që kanë këto struktura në zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale;
- Roli i Ministrisë se Drejtësisë, nga varen Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (pyje e kullota) për lehtësimin dhe krijimin e kushteve për regjistrimin e kësaj pasurie në pronësi të pushtetit vendor, si dhe lehtësimin e kritereve e procedurave për certifikimin apo regjistrimin e tyre në pronësi të përdoruesve tradicionalë;
- Roli i qarqeve në baze të detyrimeve ligjore në përcaktimin e kufijve përfundimtarë të fshatrave, si njësitë bazë nga ku do të hartohen planet për zhvillimin rural.
* Në hartën e fshatit duhet të përcaktohen qartë e me përgjegjësi të gjithë kufijtë e pronave. Të përcaktohet prona Publike në pronësi të Shtetit, që menaxhohet nga DSHP, prona Komunale, në pronësi të Komunës, që menaxhohet nga Shoqatat e Përdoruesve dhe komunitetet lokale, prona në pronësi Tradicionale, që menaxhohet nga përdoruesi tradicional (kërkohet njohja e pronësisë në rrugë ligjore), prona Private, që menaxhohet nga pronarët legjitimë. Kjo hartë, që identifikon të gjitha këto forma pronësie, të shërbejë si njësi kadastrale për zhvillimet rurale të mëtejshme (hartat e fshatrave të shërbejnë si shumatore të hartave të komunave).
* Shërbimi Pyjor të japë shembullin e mirëmenaxhimit të pyjeve në pronësi publike, të ofrojë shërbim këshillimor në nivel komune, duke u bazuar në menaxhimin e integruar të burimeve dhe rolin shumëfunksional të burimeve natyrore e mbrojtjen e biodiversitetit. Të ngrihet një strukture në nivel qarku, që të kontrollojë e monitorojë zbatimin e legjislacionit për të gjitha format e pronësisë.
* Komunat të hartojnë plane vjetore dhe perspektive në baze të planeve të mbarështimit ekzistues, për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore në pronësi të tyre. Ato të mbajnë përgjegjësi për mbrojtjen, ruajtjen e kësaj pasurie nga zjarret dhe dëmtimet. Në komuna të ngrihen stafe profesionale për zhvillimin dhe qeverisjen e burimeve natyrore në territoret e tyre.
* Roli i Shoqatave të Përdoruesve të Pyjeve e Kullotave në ndërgjegjësimin, sensibilizimin e komunitetit për mirëmenaxhimin e burimeve natyrore të njihet me ligj, ku të përcaktohet qartë. Po ashtu, të rritet roli i tyre në përmirësimin e të ardhurave dhe mirëqenien e komuniteteve lokale, në zhvillimin e sektorit të arroreve në tërë zinxhirin e tregut, zhvillimin e bimëve mjekësore e eterovajore, si sektor që sjell të ardhura të shpejta.
* Roli i Federatave Rajonale të Pyjeve të përcaktohet qartë në ligj. Federatat të rrisin kapacitetet menaxhuese të shoqatave në nivel komune, për menaxhimin e pyjeve dhe kullotave, të ofrojnë shërbime sipas kërkesave të tregut dhe të fermerëve, duke pasur prioritet nevojat e vetë banoreve sipas zonave ku jetojnë. Ato duhet të rrisin më shumë rolin lobues në nivel rajonal apo qendror, për përmirësimin e kuadrit ligjor apo luftën kundër dukurive negative në menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore.
* Në të gjitha këto procese stafet akademike të jenë të përfshira në etapat e zhvillimit të reformave, duke dhënë mendimin shkencor dhe atë profesional për zgjidhjen e problemeve teknike, duke marrë për bazë përvojat më të mira.

Për Bordin e Federatës se Pyjeve dhe Kullotave, Kukës
Xhelal Shuti
Arjol Lila (inxh.pyjesh)
Pervojat e krijuara dhe efektiviteti I pyjeve te Fermereve ! (Inxh. Arjol Lila )
Federata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave Komunale sëbashku me Federatat Rajonale të Kukësit, Shkodrës, Dibrës, Elbasanit dhe Korcës, anëtare të saj, mbështetur nga CNVP dhe ILC kanë krijuar rreth 100 sipërfaqe provë të pëehershme në pyjet e dhëna në përdorim tek përdoruesit tradicionalë, të shtrira këto në rajonet përkatëse. Ngritja e këtyre sipërfaqeve provë, përvec qëllimit klasik të sipërfaqeve provë, për marrjen e të dhënave mbi gjendjen ekzistuese dhe rritjen e volumit drunor dhe mbi këtë bazë, optimizimin e masave silvikulturale, ka pasur si qëllim edhe grumbullimin e bazës së të dhënave për krahasimin e menaxhimit të pyllit midis dy formave të përdorimit: përdorimit të përbashkët dhe përdorimit individual.
Për përzgjedhjen e sipërfaqeve provë janë përdorur një sërë kriteresh, ku përvecc kritereve teknike, përmendim ndodhjen e sipërfaqes pyjore në brendësi të pyjeve komunalë; mundësia e monitorimit të sipërfaqes provë; të ketë përdorues tradicional me banim në fshat; të mos ketë konflikte pronësie; si edhe gadishmëria dhe interesi nga ana e fermerit për të menaxhuar në mënyrë tradicionale më të mirë të mundshme pyllin.
Madhësia e sipërfaqeve provë të përhershme është marrë 400 m2 për fletorët dhe 300 m2 për halorët, ndërsa për shkurret 25 m2. Në brendësi të sipërfaqeve provë janë matur drurët me diametër mbi 8 cm dhe janë numëruar ata me diametër 4 ,?? 7 cm, si edhe është bërë përshkrimi i mbulesës barishtore.
Sipërfaqet provë janë ngritur gjatë viteve 2008 ,?? 2009 dhe monitorimi i tyre është bërë gjatë viteve në vijim, por gjithashtu janë ngritur sipërfaqe provë edhe gjatë viteve 2011 ,?? 2013.
Më poshtë po japim disa të dhëna sipas qarqeve, të cilët kanë ngritur sipërfaqet provë të përhershme dhe i kanë monitoruar përgjatë këtyre viteve.
Qarku Kukës: 26 sipërfaqe provë të përhershme; Përbërja e llojeve, kryesisht pyje dushku dhe gështenje; Mosha mesatare 25 vjec; Vëllimi drunor mesatar 77.2 m3ha. Rritja mesatare vjetore: 4.3 m3/ha
Qarku Dibër: 35 sipërfaqe provë të përhershme; Përbërja e llojeve kryesisht pyje dushku dhe gështenje, pishë e zezë; Mosha mesatare 24 vjec; Vëllimi drunor mesatar 64.04 m3/ha. Rritja mesatare vjetore 7.7 m3/ha.
Qarku Korcë: 19 sipërfaqe provë të përhershme; Përbërja e llojeve, kryesisht pyje dushku, pishe, ahu dhe gështenje; rritja mesatare vjetore për pyjet e dushkur 0.83 m3/ha; pyjet e pishës 1.37 m3/ha; pyjet e ahut 0.62 m3/ha; pyjet e gështenjës 5.53m3/ha.
Federata Kombëtare, po ashtu ka ngritur disa sipërfaqe provë të përhershme në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë, konkretisht: 6 sipërfaqe provë të përhershme; Përbërja e llojeve pyje dushku; Mosha mesatare 23 vjec; Vëllimi drunor mesatar 122.9 m3/ha; Rritja mesatare vjetore 6.17 m3/ha.
Metoda e përdorur për llogaritjen e volumit drunor si edhe të rritjes mesatare vjetore ka qënë me anë të tabelave të kubimit. Po, mbase mund të ketë edhe ndonjë koment apo kundërshti në lidhje me saktësinë e matjeve të kryera në këto sipërfaqe provë të përhershme dhe në lidhje me këtë, për të krijuar siguri në punën e bërë, FKPKK gjatë ngritjes së sipërfaqeve provë ka përdorur edhe metodën e analizes së kërcellit të drurit model. Nga analiza e kërcellit del që rritja vjetore në këto pyje në përdorim të fermerëve është të paktën 4 herë më e lartë se rritja mesatare vjetore në rang vendi e raportuar nga MMPAU e cila thuhet se është 1.157 m3/ha.
Sikurse u tha edhe më sipër, rezultatet e dala nga matjet e kryera në sipërfaqet provë të ngritura në pyjet e menaxhuar nga përdoruesit tradicionalë janë dukshëm më të larta nga ajo cfarë raportohet nga organet përgjegjëse për rritjen vjetore në shkallë vendi. Do të ishtë në dobi të gjithësecilit nëse këto modele do të përhapeshin në të gjithë vendin, pasi vërtet që pyjet kanë nevojë për përkujdes, për atë përkujdes që përdoruesit tradicionalë dinë t,??ia japin më së miri.


Albora Kacani
Ne tashmë kemi kerkuar që të integrojmë reforma te thella per te rritur efikasitetin e burimeve në mekanizmat qeverisëse të 2013 - 2015. Ne kemi nevojë t,??i përdorim këto reforma dhe permiresime ligjore për te permiresuar nje sistem qeverisje, drejt një strategjie kujdesimi, për tokën tonë, asetin pothuaj përjetësisht të braktisur.Ne presim që Qeveria e re të analizoje progresin në efikasitetin e burimeve në përditësimet e Programeve Kombëtare të Reformës së tyre.


Gjin Jaku
Ringjallja e traditës
GJIN JAKU, Perlat i Epërm, Mirditë
Jam banor i fshatit Perlat i Epërm, Komuna Kthellë e rrethit Mirditë. Kam punuar në Ndërmarrjen e Shfrytëzimit të Pyjeve para viteve ,??90 dhe kam vazhduar të merrem me këtë punë edhe pas rënies së sistemit, por këtë herë në një formë shumë më ndryshe. Kam punuar me pyllin tim, punë e cila më është kthyer në pasion, por edhe me leverdi në kuptimin e sigurimit të të ardhurave për jetesën e familjes time.Në vitin 1990, si kudo në Shqipëri, zabelet tona ishin krejtësisht të dëmtuara. Ato ishin shfrytëzuar në mënyrë të vazhdueshme, madje edhe mbishfrytëzuar, sepse aty sigurohej gjithë sasia e nevojshme e druve të zjarrit për furrat e bukës. Asnjeri nuk kujdesej për to, sepse ishin pronë e të gjithëve dhe e askujt (shtetërore).Shërbimi Pyjor bënte sikur i mbronte, por ishte e pamundur, sepse aty do të siguroheshin edhe drutë për fshatarsinë, për ngrohje dhe gatim, kur dihej se çdo familjeje në dimër i nevojiteshin më shumë se 10 m3 dru ...
Pas vitit 1990, unë si të gjitha familjet në Mirditë, i dola zot pyllit tim, pyllit që historikisht ndër shekuj ka qenë pronë e trungut tim familjar.Nuk lejova njeri të priste, madje edhe vetë familja ime i blinte drutë e zjarrit për nevojat familjare në tregun privat deri në vitin 1998, kur nëpërmjet rrallimeve pylli im më lejonte të merrja dru për ngrohje dhe më siguronte bazë ushqimore për bagëtinë, si dhe hunj e thupra. Puna ime fillon çdo ditë me pyllin, vazhdova vite me radhë mbrojtjen dhe ndërhyrjet me rrallime. Kujdesem për drurët e pyllit tim njësoj si për ato që kam në bahçen para shtëpisë. Shpesh pres drurët më të shtrembër dhe të pazhvilluar mirë për t,??u dhënë mundësi atyre më të mirë të rriten më të shëndetshëm, sepse ata shpejt mund të bëhen lëndë për ndërtim.
Vitet kalojnë dhe tani ndjehem mjaft krenar për çfarë kam arritur. Shumë lisa tani kanë kaluar 15 m lartësi dhe diametër mbi 13 cm; mjaft prej drurëve janë me cilësi të mirë për lëndë ndërtimi. Toka jonë është mjaft e përshtatshme për zhvillimin e lisit. Prandaj, mjafton vetëm ta vësh nën mbrojtje nga kullotja, sidomos e dhisë, në vitet e para, deri sa lisat të kenë kaluar 5 m lartësi dhe pastaj me pak kujdes dushku në anët tona ta shpërblen gjithë jetën. Unë në këtë gjendje që është pylli im mund të marredhe lëndë të hollë, shtylla miniere,dru zjarri, jo vetëm për nevojat e mia, po mundet që edhe të fitoj, duke shitur nga pjesa që më tepron. Sikurse e shikoni edhe në foto, unë nuk punoj vetëm në pyll, jo se kam frikë pyllin tim, por dua që djali im të marrë njohuri si të punojë me pyllin, kur duhet të punojë dhe çfarë duhet të bëjë në vazhdimësi, në mënyrë që t,??i shërbejnë njëri-tjetrit, im bir pyllit dhe pylli atij.
Të gjithë banorët e kanë mirë- pritur këtë mundësi, pasi përmes përvojës tonë synojmë të krijojmë modelet e zhvillimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore, por ajo që është edhe më e rëndësishme, pas mëse 50 vjetësh, banorët po rimarrin në përdorim e pronësi pyjet e etërve të tyre. Kjo mënyrë menaxhimi e burimeve natyrore, ka në bazë të saj traditën tonë qindravjeçare, e cila ka qenë përherë e suksesshme, por që u ndalua me kolektivizimin e gjithçkaje në sistemin e kaluar. Unë besoj se ringjallja e kësaj tradite do të përbëjë edhe bazën për zhvillim jo vetëm më të mirë të pyjeve e burimeve natyrore për zonën tonë, po do të jetë një e ardhme më e mirë për brezat që vijnë. Do të dëshiroja dhe, në fakt jam i bindur, se shembuj të tillë ka shumë në rrethin e Mirditës, po edhe në mbarë vendin, ku përkujdesi i kushtuar ndaj pyllit nga familjet që e zotërojnë atë ,?? por që fatkeqësisht nuk njihen ligjërisht ,?? kthehet në burim të ardhurash për përballimin e jetesës, ku siç dihet në zonat rurale këto burime janë vërtet të pakta.

Federata Diber
Pak komente për pronarët e pyjeve në Europë

Pronësia e tokës pyjore në Evropë është e shpërndarë pothuaj ne menyre te barabartë ndermjet pronareve shtetërore dhe privatë.Pjesën më të madhe te tokes pyjore e kane pronaret privatë, p.sh, në Finlande 64%, në Suedi 51%. Në Evropën Qendrore, në Zvicër ,Gjermani, Austri, në pjesën më të madhe të Italisë Veriore, pyjet privatë janë forma më e rëndësishme e pronësisë. Zvicra psh, pyjet më të mëdha i ka në pronësi të komunitetit.
Menaxhimi privat i tokës ka forma të ndryshme në vende të ndryshme të Europës Qëndrore e Lindore si p.sh, pronësi private, pyje të kooperativave, pyje të fermerëve, shoqëri aksionere dhe shoqëri me kapital të përbashkët. Në Europën Perëndimore (Hollandë, Belgjikë, Irlandë dhe në perëndim të Francës, vihen re dy rryma zhvillimi;
-Rritja e numrit të pronarëve të pyjeve që dëshirojnë të menaxhojnë tokat e tyre kryesisht për rekreacion.
Përveç individëve privatë, pronësia për organizata të veçanta mjedisore si dhe për struktura shoqatash të organizuara në Federate, është një mënyrë tipike e administrimit në rajonet urbane të Hollandës. ,??Ndër shekuj pyjet i kanë përdorur njerëzit dhe prandaj u takojnë atyre,??, thotë specialisti Peter Herbes, ekspert pyjesh ne Austri. Më poshtë ai shton: ,??Kjo nuk ka ndodhur rastësisht në Austri. Kur shteti në vitin 1848 nuk u njohu me ligj fshatarëve të drejtën e pronësisë mbi pyjet, kullotat e livadhet, ata bënë revolucion deri sa arritën jo vetëm t'u njihet e drejta e pronësisë, por edhe të bëhej regjistrimi në kadastër,?? (1871). Sot Austria ka 3.96 milion ha pyje ose 47. 5 e teritorit (çdo banor 0.6 ha)
Ligjërisht njihen tre forma të pronësisë: Pyje privatë, pyje të fermerëve dhe pyje shtetërorë. Aktualisht vetëm 15% e teritorit të pyjeve janë në pronësi të shtetit.
Ka vetëm një Ministri ( PYJE, BUJQESI, UJRA, MJEDIS). Zyra në nivel rrethi ( 9 rajone , 180 rrethe ) përfshihen në zbatim të ligjit.
Permendëm vetëm pak nga argumentat për reformat dhe nevojen e përfshirjes së njerëzve në menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore.
Inxh. Albana Lleshaj
Të rrisim përgjegjësinë në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm lokal
Nis proçesi i regjistrimit të përdorueseve tradicional
Albana LLESHAJ
N/kryetare e Federatës së Pyjeve dhe Kullotave Komunale, qarku Lezhë
Në kuadër të projektit ,??Fuqizimi i Qëndrueshëm i Pylltarisë Komunale dhe formulimi i Strategjisë Kombëtare për Tokën,??, Federata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave Komunale në bashkëpunim me Federatën Rajonale të qarkut Lezhë, organizuan me datë 15 Mars një takim rajonal në rrethin e Mirditës. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të prefekturës, komunave, shërbimit pyjor, si dhe përfaqësues të Federatave Rajonale dhe Shoqatave të Përdoruesve të Pyjeve dhe Kullotave Komunale. Për t,??u përmendur këtu ishte pjesëmarrja e pesë Krerëve të Komunave, si rrallë herë në takime të këtij lloji.
Me qëllim rritjen e kapaciteteve, të Shoqatave të Përdoruesve të Pyjeve dhe Kullotave të qarkut Lezhë për menaxhimin e pyjeve dhe kullotave komunale, u organizuan në këtë qark 10 takime në nivel fshati. Po ashtu, në komunën Kthellë u identifikua dhe mbështet një model ,??Pyll Fermeri,??, si shembull për të ardhmen në menaxhimin e qëndrueshëm dhe planifikimin e aktiviteteve në pyjet me përdorues tradicional.
Në takimin rajonal organizatorët trasmetuan eksperiencën e fituar gjatë takimeve në nivel fshati dhe i njohën pjesëmarrësit me modelin e pyllit të fermerit. Të pranishmit gjithashtu morën informacion në lidhje me proçedurat e regjistrimit të pyjeve dhe kullotave komunale pranë Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, si dhe me mënyrën e hartimit dhe zbatimit të Planeve Operacionale nga ana e Njësive të Qeverisjes Vendore. Shembuj konkretë të këtyre proçedurave u sollën nga përfaqësuesit e Federatave Rajonale të Kukësit dhe Dibrës.
Gjatë diskutimeve me pjesëmarrësit, u duk qartë interesimi i tyre, kryesisht i përfaqësuesve të komunave për vazhdimin e regjistrimit të pyjeve dhe kullotave. Nga ana e tyre shqetësim mbetet mungesa e fondeve për përgatitjen e dokumentacionit dhe hartave për regjistrim. Përfaqësuesit e komunave tashmë janë të ndërgjegjësuar gjithashtu, për rëndësinë e punësimit të specialistëve të pyjeve pranë zyrave të tyre. Për përfundimin me sukses të këtij proçesi lindin nevoja të reja për mbështetje e trajnime të specialistëve përkatës, pajisjen e tyre me instrumenta dhe teknologji të reja, si dhe sigurimin e fondeve të nevojshme. Federata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave po jep ndihmën e saj konkrete, si në asistencë teknike, ashtu edhe në gjetjen e donatorëve të tjerë në nivel kombëtar e ndërkombëtar.
Sipas specialistëve, proçesi i regjistrimit të pyjeve dhe kullotave pranë ZVRPP nga ana e komunave dhe më tej identifikimi dhe lidhja e kontratës me përdoruesin e fundit është një proçes i vështirë, por jo i parealizueshëm. Transferimi i pyjeve dhe Kullotave nga Komunat në përdorim/ pronësi të komuniteteve lokale është rruga më efektive për të siguruar menaxhim më të mirë të pyjeve dhe kullotave. Ky proçes, falë dhe mbështetjes së siguruar nga Koalicioni Ndërkombëtar i Tokës është drejt përfundimit në Komunën Kthellë, në qarkun e Lezhës si një ndër modelet e para në nivel kombëtar.
Gjithsesi, ky proçes është në hapat e para të tij dhe has në disa vështirësi për shkak të kufizimeve politike dhe legjislative. Këtu përmendim pozicionin jo të qartë të vendimmarrjes në lidhje me këtë proçes, mungesën e të drejtave të përdoruesve për përfitime direkte nga pyjet nëpërmjet shitjes së produkteve pyjore si dhe barrierat në sistemin e taksave dhe tarifave.
Takime të tilla janë të rëndësishme pasi sjellin bashkë një numër të madh aktorësh të cilëve ju jepet rasti të diskutojnë dhe shkëmbejnë përvoja rreth proçeseve kaq thelbësore në sektorin e Pyjeve dhe Kullotave Komunale.
Federata KPKK
Ringjallja e traditës
Gjin Jaku
Perlat i epërm, Mirditë
Po e nis këtë shkrim me një prezantim të shkurtër për të gjithë lexuesit e gazetës Kurora e Gjelbër. Më quajnë Gjin Jaku dhe jam banor i fshatit Perlat i Epërm, Komuna Kthellë, e rrethit Mirditë. Jam 70 vjeç dhe kam një jetë të tërë (rreth 55 vjet) që punoj më pyllin. Kam punuar në Ndërmarrjen e Shfrytëzimit të Pyjeve para viteve 90 dhe kam vazhduar të merrem me këtë punë edhe pas rënies së sistemit, por këtë herë në një formë shumë më ndryshe. Kam punuar me pyllin tim, punë e cila më është kthyer në pasion, por edhe me leverdi në kuptimin e sigurimit të të ardhurave për jetesën e familjes time.
Në vitin 1990 si kudo tjetër në Shqipëri, zabelet tona ishin krejtësisht të dëmtuara. Ata ishin shfrytëzuar në mënyrë të vazhdueshme madje edhe mbishfrytëzuar, sepse atje sigurohej e gjithë sasia e nevojshme e druve të zjarrit për furrat e bukës. Asnjeri nuk kujdesej për ta, sepse ishin pronë e të gjithëve dhe e askujt njëkohësisht (shteterorë). Shërbimi Pyjor bënte sikur i mbronte, por ishte e pamundur, sepse aty do të siguroheshin edhe drutë për fshatarsinë, për ngrohje dhe gatim, kur dihej se çdo familje në dimër i nevojitej më shumë se 10 m3 dru....
Pas vitit 1990, unë si të gjitha familjet në Mirditë i dola zot pyllit tim, pyllit që historikisht ndër shekuj ka qënë pronë e trungut tim familjar. Nuk lejova njeri të priste, madje edhe vetë familja ime i blinte drutë e zjarrit për nevojat familjare në tregun privat deri në vitin 1998, kur nëpërmjet rrallimeve pylli im më lejonte të merrja dru për ngrohje dhe më siguronte bazë ushqimore për bagëtinë, hunj e thupra.
Puna ime fillon çdo ditë me pyllin, vazhdova për vite me radhë mbrojtjen dhe ndërhyrjet me rrallime. Kujdesem për drurët e pyllit tim njësoj si për ato që kam në bahçen para shtëpisë. Shpesh herë pres drurët më të shtrembër dhe të pazhvilluar mirë për t,??ju dhënë mundësi drurëve më të mirë të jenë më të shëndetshëm, sepse ata shpejt mund të bëhen lëndë për ndërtim. Vitet kalojnë dhe tani ndjehem mjaft krenar për çfarë kam arritur. Shumë lisa tani kanë kaluar 15 m lartësi me diameter mbi 13 cm, dhe mjaft prej drurëve janë të një cilësie të mirë për lëndë ndërtimi.
Toka jonë është mjaft e përshtatshme për zhvillimin e lisit, unë mendoj se mjafton vetëm t,??a vësh nën mbrojtje nga kullotja, sidomos e dhisë në vitet e para, deri sa lisat të kenë kaluar 5 m lartësi dhe pastaj me pak kujdes dushku në anët tona t,??a shpërblen gjithë jetën. Unë në këtë gjendje që është pylli im mund të marr dhe lëndë të hollë, shtylla miniere, dru zjarri, jo vetëm për nevojat e mia, por mundet që edhe të përfitoj duke shitur nga pjesa që më tepron. Sikurse e shikoni unë nuk punoj i vetëm në pyll, jo se kam frikë pyllin tim, por dua që djali im të marrë njohuri si të punojë me pyllin, kur duhet të punoj dhe çfarë duhet të bëjë në vazhdimësi në mënyrë që t,??i shërbejnë njëri-tjetrit, im bir pyllit dhe anasjelltas.
Të gjithë banorët e kanë mirëpritur këtë mundësi, pasi përmes përvojës tonë synojmë të krijojmë modelet e zhvillimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore, por ajo që është edhe më e rëndësishme është fakti, që pas më shumë se 50 vjetësh, banorët po rimarrin në përdorim e pronësi pyjet e etërve të tyre. Kjo mënyrë e menaxhimit të burimeve natyrore që po shpaloset përmes përvojave në pyjet e dushkut, ka në bazë të saj traditën tonë qindra vjeçare, e cila ka qenë përherë e sukseseshme, por që u ndalua me kolektivizimin e gjithçkaje 50 vjet më parë. Unë besoj se ringjallja e kësaj tradite do të përbëjë edhe bazën për zhvillimin jo vetëm më të mirë të pyjeve dhe burimeve natyrore për zonën tonë, por do të jetë një e ardhme më e mirë për brezat që vijnë.
Do të dëshiroja dhe në fakt jam i bindur se shembuj të tillë ka shumë në rrethin e Mirditës, por edhe në mbarë vendin, ku përkujdesi i kushtuar ndaj pyllit nga familjet që e zotërojnë atë ,?? por që fatkeqësisht nuk njihen ligjërisht ,?? kthehet në një burim të ardhurash për përballimin e jetesës, ku siç dihet në zonat rurale këto burime janë vërtet të pakta.
Rexhep Ndreu
Komunikimi
Si komunikojmë ne me njerezit kush kujdeset për token dhe mjedisin, por për kë ai është numri 10 në listat e tyre të prioriteteve? Si e japim ne mesazhin tonë?
,??Mendoj se Media sociale mund të jetë ndryshuesi i lojës. Është vet mesazhi mbi të cilin medojmë se ne duhet të punojmë.
,??Artikulli ,??Ringjallja e tokës, themeli për ringjalljen e shtetit shqiptar,?? por dhe disa artikuj të tjerë të botuar argumentojnë se të gjitha transformimet sociale dhe ekonomike ,?? të drejtat civile, demokracia sociale, zhvillimet e derisotme kombëtare ,?? e kanë të nevojshme një mesazh të arritshëm dhe imponues për t,??i paraqitur publikut se pajtohet me shqetësimet e tij.
,??Sot, fokusi është në rritjen ekonomike dhe vendeve të reja të punës për daljen nga kriza. Duhet të përballemi me globalizimin dhe përshtatemi me realitetin e ri global (rritjen e popullsisë dhe rritjen e konsumit për frymë).
Përvojat pozitive në mbështetjen e fermereve, për t,??u bërë më efikas, për të përmirësuar produktet dhe proçeset e prodhimit, mund të shërbejë si një mësim për shumë rajone të Shqipërise.

Federata Kombetare PKKK
Pyjet nën Ministrinë e Bujqësisë Kjo ka nevojë për një vendim të qartë politik. Ky vendim duhet të bazohet në adresimin e nevojave të pylltarisë.Opinioni i përgjithshëm është se pyjet janë më mirë nën Ministrinë e Bujqësisë. kjo lejon një lidhje më të mirë me zhvillimin rural që është nën ministrinë e bujqësisë. Kjo është e rëndësishme meqë përqasja evropiane për zhvillimin rural përfshin edhe pyjet, duke pasur masa për to në kuadër të IPARD/EFARD1.
Pylltaria duhet të ketë në fokus njerëzit. Realiteti shqiptar tregon nivele të larta varfërie dhe papunësie në zonat rurale. Përveç funksionit mjedisor të pyjeve, pylltaria është një sektor ekonomik dhe duke qenë e lidhur me ministrinë e bujqësisë e mbështet këtë funksion.Funksioni kontrollues mund të mbetet në Ministrinë e Mjedisit si pjesë e Inspektoratit Mjedisor (në linje me vendimin e qeverisë).
Xhelal Xhuti
Pytjet per pyllin ?
Analiza e pyetjeve per Pyllin?
,?? Nga vjen ai? (pyllezim, rigjenerim natyral, kullote etj.)
,?? Kush eshte ai? (perberjenllojore, moshen, stadin e zhvillimit, cilesine, dendesine,
zhvillimin, rritjen, strukturen, llojet e dimensioneve, shtresat etj. )
,?? Ku po shkon ai? (Ne cfare drejtimi do te zhvillohejp ylli pas asnje nderhyrje zhvillimi natyral.)
,?? Ku dua une qe ai te shkoj? (Cfarelloji pylli nevoitet per te plotesuar nevojat e perdoruesit, nevojat ekologjike e ambientale, te gjitha keto ne menyre te qendrueshme.)
Pa Emër
Separi duhet te shohim ne mvartesi te kujt Ministrie do jene pyjet e Kullotat ?
Eshte propozuar që pyjet shtetërore të menaxhohen nga një Agjenci. Kjo agjenci do të këtë një njësi koordinuese në nivel kombëtar me një autoritet menaxhues të decentralizuar në Agjencitë Rajonale të Pyjeve Shtetërore. Agjencia do të varet gjithnjë e më shumë në vetëfinancime. Të ardhurat e gjeneruara do të përdoren për riinvestime nga agjencia. Ky opsion lejon për zhvillime të tjera në të ardhmen drejt vetëfinancimit të plote, koncesionit apo modelit të ndërmarrjes/korporatës. Numri dhe madhësia e Agjencive Rajonale të Pyjeve Shtetërore do të varet nga sipërfaqja e pyjeve shtetërore dhe cilësia e pyjeve që ato kane. Zyrat lokale të Agjencisë Rajonale të vendosen në zonat pyjore, në shërbim dhe pranë pyjeve.??
Federata Gjirokaster
Sfidate per te ardhmen:
Paraqitja e dokumentacionit per regjistrim ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Palujteshme dhe marja e certifikates se pronesise.
Identifikimi i perdoruesve, vazhdimi I procesit te decentralizimit nepermjet pregatitjes se dokumentacionit te nevojshme per dhenjen ne perdorim te pasurise pyjore e kullusore. Dhenia e certifikates se pronesise per PERDORUESIT E PYJEVE.Menaxhimi i plote i pyjeve e kullotave komunale prej NjQV, dhe SHPPKK.
Kleanthi Mandi 25 Korrik 2013
Malvina Shehi Gr spec
Sistemi ,??Pyje të fermerit,??
Për të ardhur te ky sistem lypset te jemi më ambiciozë. Do të duhet të bëjmë me tepër rrallime, për shume vite. Fillimisht, duke reduktuar numrin e drurëve e pastaj të fokusohemi në rrallimin selektiv (caktimi i drurëve të së ardhmes, duke synuar tek pylli shumëfunksionesh). Ky sistem është me shumëllojshmëri moshash, drurësh ,?? e bimësh. Numri i drurëve të mëdhenj është më i ulet (por jep lëndë më cilësore, pasi katet e poshtëm janë krasitur); veçse, duke përfshirë katin e poshtëm dhe te mesëm numri total i drurëve është i larte. Ai ofron mundësi shumë të mira për një sistem shfrytëzimi te vazhdueshëm. Ofron shkalle te ndryshme produktiviteti, duke plotësuar te gjitha nevojat e njerëzve. Meqë pylli ka biodiversitet te lartë, ka më shumë shanse edhe për drurët frutorë pyjorë e bimët mjekësore dhe ushqim për bagëtinë. Nëse zbatohet mirë ky sistem krijohet një mbulese pyjesh e vazhdueshme, që çon në qëndrueshmëri të lartë.
Po, a duhet që të gjitha pyjet e dushkut ose cungishtet e ahut të përdoren në sistemin e pyjeve të fermerit? Përgjigjen duhet ta japin vetë fermerët dhe specialistet, sepse ndoshta dhe për sistemet e tjera (pyje prodhues vetëm për dru zjarri) duhet te ketë një vend në menaxhim. Pra, sipas kushteve, mund të përdorim sisteme te ndryshme, bazuar në nevojat tona.
Në fakt, a po punojmë ne për te siguruar përdorim e menaxhim të qëndrueshëm të pyjeve?

Pylli i fermerit, punësim dhe prodhim? Ka më se tre vjet qe diskutohet në te gjitha nivelet se tani është koha të mendojmë e përgatitemi për përdorim e menaxhim te qëndrueshëm të pyjeve tona. Natyrisht, është folur e diskutuar shume për mënyrën si hartohen planet e menaxhimit; a përfshijnë ato njerëzit në diskutime e vendime; a bëhen plane që të ndikojnë në krijimin dhe zhvillimin e pyjeve te fermerëve? Në përgjithësi shumë nga këto plane kanë përcaktuar strategji të mira se si duhet te punohet me pyjet e moshave të ndryshme, jo vetëm për t,??i kthyer në trungishte, por dhe përdorimin me kujdes për shumefunsionalitetin e tyre. Pra, kemi konsulentë qe planin e kanë shkruar bukur dhe mendimi i eksperteve te ndryshëm është konkret për menaxhimin e pyjeve te fermerëve. Po, a ka mundësi një shoqatë ose komunë ta zbatoje planin kur jo vetëm ato akoma s,??kanë ekspertë në stafet e tyre, por edhe DSHP nuk ofrojnë një shërbim të tillë, që këto plane të përditësohen e zbatohen në kushtet e çdo komune e shoqate!?

Punësim dhe shërbim në pyje. Duke pare këtë gjendje mendojmë se ka ardhur koha qe ky proces të drejtohet nga Shërbimi Pyjor. Mjafton të përmendim 5000 ha pyje dushku e ahu 10- 15 vjeçare në Librazhd, 1500 ha pyje ahu në masivin Deshat-Maqellare, mbi 35000 ha dushk në Mirditës e po kaq në qarkun e Kukësit, mbi 20000 ha pyje te reja nga Tirana deri në Durrës, pa përmendur sipërfaqe të tëra që ndodhen në gjithë vendin me pyje te reja dushku e shkurre. që kane nevojë urgjente për t,??u trajtuar me shërbime. Në këto masive munde të prodhohen qindra e mijëra m3 dru zjarri për treg, për fermerët, por dhe hunj e thupra për nevojat e bujqësisë, pemëtarisë e deri për artizanatin që punon me lëndë druri, etj.

Masat që propozohen për menaxhim

Ekspertët në planet e menaxhimit kanë parashikuar harmonizimin sa më të mirë të masave silvikulturore me metodat e menaxhimit dhe nevojat e përdoruesve, duke synuar krijimin e pyjeve shumëstrukturorë, shumëmoshore, shumëllojesh dhe shumëfunksionaesh. Pas kësaj lypset që vetë fshatrat që kanë mundësi shfrytëzimi për dru zjarri, të respektojnë radhën e shfrytëzimit, por dhe sasinë vjetore që nevojitet. Komuna, nëpërmjet SHPPK, të bëjë edhe furnizimin me dru zjarri të fshatrave që nuk kanë mundësi prodhimi dru zjarri dhe, njëherësh, të frenohet nga vetë komuniteti e DSHP, prodhimi i druve të zjarrit nga fshatrat e komunave fqinje.

Cungishtet. Përgjithësisht cungishtet janë te përbëra me përzierje te theksuar të llojeve drunore, si bunga, e shumë lloje te tjera. Edhe në këta grumbuj janë marre te dhënat për llojin kryesor, numrin e drurëve, lartësinë, diametrin e te dhëna te tjera dendrometrike dhe del se volumi mesatar aktual është 40-60 m3/ha. Në fakt rritja vjetore është e përcaktuar për çdo komune dhe, ne baze te planeve, shkon deri 7000 m3 në komuna me sipërfaqe deri 3000 ha. Kjo nuk është e gjitha e përdorshme dhe komunës i rekomandohet te ndjeke një metode konservuese, duke realizuar kryesisht mirëmbajtje e shtim te biomasës, duke përftuar material nga pastrimi cungjeve apo heqja e drurëve te dëmtuar e duke u shërbyer drerëve të së ardhmes.
Ne kuadër të këtij aksioni parashikojmë vetëm ndërhyrje silvikulturore për përmirësimin e gjendjes se grumbujve. Kryesisht material drusor për te siguruar nevojat e banoreve te komunës do te jene rrallimet, pastrimet, prerjet sanitare, si dhe nxitja e ripërtëritjes dhe e përmirësimit te gjendjes aktuale te pyjeve. Po ashtu, krasitjet krahas sigurimit te nevojave për gjeth do te shërbejnë edhe për sigurimin e nevojave për ngrohje. Do të bashkëpunojë më mirë pylltari komunal me banorët dhe do t,??i instruktojë për mënyrën me efektive te prodhimit te druve te zjarrit, duke ruajtur vazhdueshmërinë e prodhimit. Përdoruesit do të njohin metodat më efektive të grumbullimit e tregtimit të prodhimeve te dyta pyjore dhe do të merren masa organizative për shfrytëzim me racional te resurseve pyjore e kullosore në komunë.

Drutë e zjarrit. Prodhimi pyjor kryesor janë drutë e zjarrit, nga vete fshataret e komunës, por qe duhet te realizohet i kontrolluar dhe te prodhohet ne ato parcela e afate te përcaktuara ne planet e menaxhimit. Lypset që vete fshataret te vendosin rregull dhe te zbatojnë drejtimet qe përcaktohen. Po ashtu lypsen plane të detajuara silvikulturore, bazuar në të dhënat e inventarit, me qellim mirëmbajtjen dhe përmirësimin e resurseve brenda kufijve te lejueshëm te prerjes, duke marre ne konsiderate edhe ndikimet mbi resurset e tjera.

Ndikimi në mjedis. Modelet teknike te propozuara ne kuadrin e këtij aksioni synojnë te ndalin degradimin e mëtejshëm te mjedisit dhe te fillojë përdorimi i qëndrueshëm i pyjeve e kullotave në çdo komune. Këto masa do t,??i shërbejnë drejtpërdrejt biodivesitetit. Si të veçanta mund te themi se janë: marrja e masave për përmirësimin e gjendjes se drurëve ,??Monument natyre,??, qe gjenden pothuaj ne çdo fshat e shërbejnë si vendtakimi e tubimesh popullore apo dhe ne vende te shenjta, vakëfe, varreza, etj. Për bimët mjekësore kërkohet një pune me e madhe ndergjegjesuese e kualifikuese, që të zbatohen rregulla në mbledhje e grumbullim dhe, pse jo edhe në kultivimin e tyre. Për këtë, do të merren masa për organizimin e grumbullimit nga vetë shoqatat. Ndërsa për sa i takon ekoturizmit dhe vlerave qe ka biodivesiteti, duhet te punohet se pari për njohjen e këtyre vlerave dhe popullarizimin e tyre. Shoqata qe do te organizoje zbatimin e këtij plani, se bashku me pushtetin vendor dhe me specialistet e natyrës, duhet t,??u japin përparësi formave qe çojnë jo vetëm ne njohjen e biodiversitetit, por edhe ne shfrytëzimin e tij. Për këtë, mund te përgatiten fletëpalosje, tryeza te rrumbullakëta, konferenca dhe diskutime ne mediat televizive, etj.

Aksioni ...
Në Shqipëri çdo punonjës i Shërbimit Pyjor ka ne patronazh një sipërfaqe prej 2000 deri 5000 ha pyje, që do te thotë 1-2 komuna. Ky Shërbim, lypset të drejtojë teknikisht dhe të përfshije komunën, shoqatën dhe komunitetin për të siguruar te gjitha elementet e një menaxhimi te qëndrueshëm të pyjeve e kullotave, ashtu siç e kërkon koha, pasi kështu:
,?? Eliminohet përdorimi spontan i pyjeve shtetërorë e kolektivë.
,?? Eliminohen ndërhyrjet e gabuara në prerje e kullotje.
,?? Punësohen njerëzit dhe sigurohen të ardhura nga shitja.
,?? Krijohen mundësi për riinvestime.
,?? Përmirësohen te gjitha pjesët e pyjeve me shërbime, si dhe gjendja e biodiversitetit.
,?? Vendosen rregulla qe gradualisht fillojnë të zbatohen nga gjithë përdoruesit.
Nëse do të kryhen të gjitha këto, sigurisht drejtuar nga ekspertë të Ministrisë, do të arrihet të luftohet informaliteti dhe do të vendosen shërbimet në rolin e vet. Kjo del qartë po të sjellim në kujtesë se për 100 mijë ha pyje dushku ose ahu punësohen 10 000 fermerë dhe, përveç shërbimit për pyllin, sigurohen edhe 200-300 mije m3 dru zjarri, që me tregun e sotëm do të thotë rreth 600 milionë lekë. Kështu shlyhen shpenzimet për të punësuarit dhe krijohen të ardhura për riinvestime.
Përfundimisht, mund të themi se nisja dhe përfundimi me sukses i këtij aksioni, sigurisht nën drejtimin e dikasterit përkatës dhe në bashkëpunim me pushtetin vendor, do të arrihet që së bashku me pyjet do të transferohet edhe shërbimi i specializuar ndaj tyre. Kjo është rruga për ta bërë pyllin mall në shërbim të gjithë shqiptareve, do ta kthejë pyllin e kullotën në arkë të fuqishme kursimi dhe kjo mund të arrihet me pak investime, por me më shumë përkushtim për t,??i shërbyer pyllit dhe, nëpërmjet tij, fermerëve e gjithë banorëve.
Fed..
Mbështetjen e agropylltarisë, mbjellje anës kanaleve e rrugëve në ultesirën nga Shkodra në Vlorë
Agropylltaria është burimi kyç për komunitetet lokale. Ajo kontribon për plotësim të nevojave shumë të mëdha të tyre për dru zjarri, bazë ushqimore për bagëtinë, dhe përdorime të tjera të ndryshme, duke ndikuar në mbrojtjen e Pyjeve të lartë.
Fushë Kruja është një model se si mund të shtohet biomasa në hapësirat bujqësore, duke pasuruar biodversitetin, përmiresuar regjimin hidrik të tokës dhe shtuar biomasën. Kjo skemë mund të projektohet për të gjithë ultesirën perëndimore dhe fermerët të aplikojnë me projekte të thjeshta për pyllëzim, pa prishur dimensionet normale të parcelave bujqësore. Kjo do të çonte në shtim të menjëhershëm të biomasës me rritje të shpejtë e cikël të ulët për prodhim energjie. Kjo do mundësonte rigjenerim të maleve dhe pakësim relativ të presionit mbi ta.

,?? Destinimin e pyjeve të ulta dhe shkurreve në sisteme për prodhimin e materialeve të imta si druri dhe biomasa për ngrohje e bioenergji
Të gjitha pyjet e ulta dhe formacionet e shkurreve mesdhetare në Shqipërinë e mesme, kanë mbi 50 vjet që shfrytëzohen në mënyrë spontane jashtë sistemeve të menaxhimit të organizuar. Kjo ka çuar në degradim të vazhdueshëm të tyre. Ata kanë potencial të jashtëzakonshëm prodhues, nëse kjo e drejtë i delegohet fermerit. Kjo mundëson përmiresim të shpejtë të tyre, shtim të vlerave të biodiversitetit dhe fiksimit të karbonit si dhe prodhim të lartë të drurit për ngrohje e punësim të fermerit.
Sokol Zagorcani
Te lumte dora Haki
Pranvera Mulleti
E meriton Haki !Te lumte!
Shoqata K Dodes
Zonat e mbrojtura (Tradita dhe Itifaku)
Kala e Dodes.
Pergjithesisht pyjet ne komunene e kalase se Dodes jane te mbrojtura.veçanerisht Pylli ,??Vakuf,?? ne Kullas, Meshtekna ne Ploshtan, Pylli i Tejsit, Livadhi i Gjate, Pishat ,??Mbi Ceren,?? jane ,??zona te mbrojtura strikt,?? nga komuniteti. Duhet permendur fakti se te gjitha fshatrat e Kalase Dodes paguajn rojtar pyjesh prej ne vitin 1990....
Kullotat
Kullota ne komunen e Kalase se Dodes zene nje siperfaqe prej 6273 hektare ose 68.34 % te siperfaqes totale. Nga keto 4890 hektare jane kullota te dhena per perdorim komunal dhe 1383 hektare jane kullota qe administrohen nga shteti.
Kullotat shtrihen mbi formacione gelqerore ne lartesite e maleve te Korabit.Tokat jane te tipit livadhuore malore,me permbajtje te larte humusi, te pasura dhe te fresketa.
Jane kullota verore te cilat perdoren per kullotjen e bagetive te imeta kryesisht dele dhe ngastra te veçanta perdoren per kositje.
Perdoruesit e kullotave
Siperfaqet e kullotave natyrore te Korabit ne te gjitha periudhat jane perdorur ne menyre kolektive apo te perbashket.Perveç kullotave te dhena ne perdorim, te cilat organizohen ne periudhen e pranveres me tufa mbi baze lagje,fisi dhe fshati ka edhe disa ngastra qe jane kullota shteterore. Kullota perdoren nga banoret per kullotjen e blegtorise se imet (dele), te cilat ngjiten ne pranvere ne muajt maj qershor dhe prfundojne ciklin e kullotjes me pushimin e vegjetacionit ne muajt fundi i shtatorit dhe fillimi i tetorit.Kullotat shfrytezohen edhe per kositje bari per ploteimin e disa rezervave natyrore per periudhen e dimrit kryesisht lope e viça.
Ndarja dhe perdorimi i kullotave eshte momenti me i rendesishem per banoret e Kalase se Dodes.Burimi kryesor i sigurimit te te ardhurave jane nga blegtoria dhe kullotat perbejne nje baze shume te rendesishme. Ndarja dhe marreveshjet e lidhur mes banoreve,fiseve dhe fshatrave eshte e konsoliduar nder vite dhe ne perdorimin e tyre nuk ka mosmarreveshje aq me teper konflikte.
Kurora Gjelbert
I dashur Rexhep,

E mora numrin e fundit te " Kurores se gjelber" dhe te falenderoj. Kjo gazete , e bukur,e qendisur nga "usta" Veli Hoxha, eshte nje dhurate e cmuar per mua, pasi me sjell ketu ne Bostonin e larget nje "copez" Shqiperie. Duke lexuar shkrimet e saj , me duket sikur bejnje udhetim neper pyje, ne Shqiperi e Kosove. Ne faqet e saj, une"takoj"inxhinieret dhe teknikete pyjeve ne Shqiperi e Kosove, nje pjese te te cileve i kam miq. Ju uroj per takimin nderkombetar qe kini bere per pyjet. Kjo eshte merite e juaja dhe kolegeve tuaj, pasi veprimtari te tilla, duan shume pune. E lexova me kenaqesi edhe shkrimin e Enver Isufit per takimin qe ka zhvilluar ne Kosove, Shoqata e Gazetarve Shqiptere te Bujqesise, per dhenien e cmimit "Vasfi Samimi", inxhinierit te talentuar, Haki Kola. M'u duk sikur edhe une isha aty.

Ju uroj shendet e gjithe te mirat.
Me shume respekt
Fuat Memeli
Boston
Albora Kacani Eksperte Pyjesh
Nga Albora Kacani

Proçesi i reformave dhe decentralizimit të përgjegjësive dhe kompetencave në vendin tonë, tashmë është i njohur edhe pse jo i plotë. Ky proçes u shoqërua me mangësi të theksuara në transferimin e burimeve financiare dhe atyre njerëzore. Pavarësisht këtyre proçesi vazhdon dhe përballet me disa sfida, të cilat duhet të ballafaqohen dhe adresohen sa më shpejt të jetë e mundur tek aktorët lokal.
Sfida e parë që do doja të përmendja është mënyra e komunikimit që egziston sot nëpërmjet të ashtëquajturve specialist dhe dashamirës të pyjeve dhe mjedisit. Në fakt kjo ishte edhe shtysa kryesore e këtij shkrimi. Shpesh dëgjojmë të flitet për ,??zërin e specialistëve,?? por ndihet mungesa e frymës së bashkëpunimit mes tyre dhe dhënies së kontributit të përbashkët në përmirësimin e gjendjes në të cilën jemi. Madje ka dhe nga ata që jetojnë në zona urbane dhe e kanë të vështirë të kuptojnë atë çka ndodh në të vërtetë në zonat rurale. A duhet të gjithë bashkë të kemi një vizion të qartë se cila do ishte rruga më e mirë që do të na çonte në zhvillimin e qëndrueshëm të burimeve tona? Si ne specialist të fushës duhet ti përcjellim mesazhet në mënyrën e duhur? Në debatet mes kolegësh kam vërejtur edhe paragjykime mes brezave, në vend që të bëhet një kombinim njohurish e ndarje eksperiencash. Por ajo çka është për të ardhur keq është që disa prej tyre e kanë kthyer çështjen e pyjeve dhe mjedisit në çështje politike dhe e lidhin atë me interesa te castit. Unë do rekomandoja një inkurajim të dialogut e bashkëpunimit mes palëve të interesit, dialog i cili sot është pak i pranishëm. Gjithashtu do sugjeroja gjetjen e mënyrave të komunikimi dhe nxitje dialogu mes niveleve të ndryshme të qeverisjes, për të përcjellë shqetësimet, dhe zgjidhjet e mundshme.
Fed.kombetare
Përfundime (Sipas progres raportit 2011 Mjedisi)

Në tërësi, ka pasur përparim të pakët në zhvillimet legjislative dhe harmonizimin e legjislacionit mjedisor me acquis. Zbatimi dhe sundimi i ligjit duhet të përmirësohet në të gjithë sektorët. Në lidhje me ndryshimet klimatike, harmonizimi nuk ka përparuar dhe duhen përpjekje të mëtejshme për të forcuar kapacitetet administrative. Mungesa e ndërgjegjësimit publik dhe moskonsultimi i duhur i nismave legjislative pengojnë transparencën dhe sundimin e ligjit. Bashkëpunimi ndërinstitucional për mbrojtjen e mjedisit dhe çështjet e ndryshimeve klimatike mbetet i dobët. Integrimi i aspekteve mjedisore në të gjithë sektorët e tjerë, duke përfshirë një procësi vlerësimi të shëndoshë mjedisor në nivel strategjik dhe nivel projekti, mbetet i dobët. Përgatitjet në fushën e mjedisit janë akoma në një fazë të hershme, ndërsa përgatitjet në fushën e ndryshimeve klimatike janë në fazë shumë të hershme.

Përfundim sipas raport progresit 2012 Mjedisi (Kapitulli 27)

Ndërkohë që janë bërë disa përparime në harmonizimin me acquis në fushën e mjedisit, është bërë shumë pak përparim në fushën e ndryshimit të klimës. Duhen bërë përpjekje urgjente për të harmonizuar, zbatuar dhe respektuar legjislacionin. Ndërgjegjësimi publik dhe konsultimi për nisma legjislative ose investime publike mbeten të dobëta. Ka nevojë për angazhim politik më të madh dhe veprim të koordinuar në këto sektorë. Duhen bërë investime të mëdha ndërkohë që fondet e dhëna aktualisht mbeten të kufizuara. Mjedisi duhet të integrohet më shumë në fushat e tjera të politikave si energjetika ose transporti. Për sa i përket ndryshimit të klimës, duhen bërë përpjekje të mëdha për rritjen e ndërgjegjësimit, vendosja e një qëndrimi më strategjik për vendin, harmonizimi dhe zbatimi i acquis-së, si dhe rritja e kapaciteteve administrative dhe bashkëpunimi ndërinstitucional. Përgatitjet në fushën e mjedisit janë ende në një fazë të hershme, ndërsa përgatitjet në fushën e ndryshimit të klimës mbeten në një fazë shumë të hershme.
R.Ndreu
Privatizimi...
Shembulli qe dhane perdoruesit tradicionale ka 20 vjet per faktin se mbrojne pyjet kane nje rritje 3-4 her me te madhe se pyjet kolektive, nuk ka raste te renjes se zjarreve, jane nje argument per te bindur struktura shtetrore per avantazhet e privatizimit.
Kjo eshte arsye pse ne po kerkojme te permiresohet baza ligjore, te behet nje ligj me pjesmarrje te gjere dhe ne perputhje me standartet e BE. Se pari ligji i ri duhet te njohe pronare te gjithe fermeret tradicionale qe njeh fshati. Se dyti duhet vendoset dhe ne ligj qe, pronaret dhe përdoruesit duhet të kenë të drejtën të shesin produktet pyjore për nevojat e tyre apo për zbutjen e varfërisë. Ligji gjithashtu duhet të sigurojë një përcaktim më të qartë të të drejtave dhe përgjegjësive të gjithë aktorëve përkatës në lidhje më tre format e pronësisë së pyjeve dhe kullotave: shtetërore, komunale dhe private. Keto ndryshime mendojme se jane nje baze e mire per te dhene ndikim direkt jo vetem ne uljen e informalitetet, por permiresojne dhe japin ndikim direkt ne mjedisin ne pergjithesi, per ujin dhe luften kunder erozionit.
Pra shume aktore dhe procese duhet te rriten ne vazhdimesi, per te rritur dhe me tej ndikimin ne permiresimin e kuadrit institucionale per te rritur dhe përfituar me shume përdoruesit e pyjeve dhe kullotave komunale dhe tokes per banoret e varfer te zonave malore te Shqiperise.
Rexhep Ndreu Tirane 16 Janar 2012
Fed. Kombetare 2013
Privatizimi dhe avatazhet e tij
Pronësia private mbi tokën bujqësore, pemët frutore, ullishtat, pyjet, kullotat dhe livadhet ka qenë njohur në Shqipëri që në fillim të viteve 1900. Gjithashtu ka ekzistuar prona e përbashkët e fshatit apo fisit. Ka pasur ligje dhe zakone të rrepta për ruajtjen e pronës, të cilat zbatoheshin nga shoqëria e atëhershme si një ligj i pashkruar. Në veçanti, ,??Kanuni i maleve,?? dhe ,??Ligja e pyjeve dhe kullosave,?? e vitit 1923, përmbanin dënime të rënda për shkeljen e ligjeve të pronësisë.
Gjatë periudhës së tranzicionit, objektivi kryesor i politikës pyjore përsa i përket zhvillimit të pylltarisë private ka qenë rikthimi i pyjeve private sipas pronësisë në vitin 1945.
Njohja e pronësisë dhe rikthimi i pronave të marra gjatë viteve 1945-1990 është përcaktuar edhe në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, miratuar në 21 Tetor 1998 (nenet 41 dhe 181).
Neni 181 përcakton objektivin e parlamentit për të amenduar dhe plotësuar brenda 2-3 vjetëve kuadrin ligjor lidhur me çështjet e zënies apo konfiskimit të tokave, të bëra para miratimit të Kushtetutës. Strategjitë e DPPK për Zhvillimin e Sektorit të Pyjeve dhe Kullotave në Shqipëri (1999-2004) e kanë pranuar ,??Njohjen e të drejtave të pronësisë private dhe privatizimin e pronës publike,??(faqe 45).
Përmendëm këtë përshkrim të shkurtër historik për të dalë në konkluzionin se ekziton mundësia sipas kushtetutës për privatizimin e pronës publike.
Sipas të dhënave të publikuara nga komunat Pilot ne Malzi, Bujan (Qarku Kukës),Melan, Maqellarë, Zerqan, Ulëz (Dibër), Blerim (Pukë), Kurvelesh, (Tepelenë) Markat (Sarandë), Komunat Grekan, Tregan, Papër (Qarku Elbasan) rezulton se: mbi 30 % e banorëve njihen
pronarë tradicional te pyjeve dhe kullotave dhe fshati i njeh dhe i ka konfirmuar të tillë.

Kjo është bërë e njohur dhe në shumë plane menaxhimi nga Projekti i parë i Bankës Botrore për më shumë se 130 Komuna, planet e APFDP dhe PZHBN, ne 240 plane mbarështrimi.
Kjo është një bazë e mirë për të argumentuar për Qeverinë se bazuar mbi traditën dhe Kushtetutën privatizimi është i mundur dhe mbi këtë bazë në ligjin e ri të Pyjeve që po bëjmë, të vendosen pronësia private dhe njohja me ligj e pronarëve tradicional që njeh fshati.

Eksperienca tregon se menaxhimi i pyjeve nga banorët lokalë është i suksesshëm për disa arsye:
,?? Arsye ekonomike ,?? shpenzimet për qeverisjen nga fshati janë më të vogla se ato të shtetit dhe mundësitë për mbrojtje janë më të mëdha sepse fshatarët janë të interesuar ti mbrojnë ato.
,?? Arsye sociale ,?? fshatarët kanë qenë tradicionalisht zotërues të pyjeve pranë fshatrave që tashmë u janë transferuar formalisht në përdorim/pronësi, ndërkohë që gjatë periudhës së ekonomisë së centralizuar, shpesh këto pyje priteshin për shtylla miniere apo për furrat e bukës së kooperativave bujqësore pa i pyetur ata.
,?? Arsye mjedisore ,?? kur fshatarët janë të bindur se pylli u përket atyre dhe kjo është e ligjeruar edhe me dokumente, ata bëhen më të ndjeshëm për mbrojtjen e pyjeve dhe burimeve të tjera natyrore, duke pasur edhe përfitime direkt.
Vetëm në pyjet e fermerëve qe njihen tradicionalisht përdoruesit në 10 vitet e fundit ska asnjë zjarr, ska demtime, prerje rrah dhe nuk ka erozion.
Në një hark kohor prej më shumë se 10 vjet rreth 200 mijë ha pyje dushku krejtësisht të degraduara nërajonet Librazhd, Lugina e Drinit, Shkodër, Malsi e Madhe, Kukës, Has, Tropojë, Lugina e Matit, Burrel, Bulqizë, Dibër etj, si pasojë e kujdesimeve nga pronarët tradicional dhe me mbështetjen e Shoqatave dhe Federatave pyjet kanë arritur të sigurojnë një rritje vjetore 2-3 herë më të madhe se pyjet shtetërore ose kolektive. Kjo është e dokumentuar me rreth 200 siperfaqe provë të përhershme të cilat monitorohen çdo dy vjet dhe është një mësim për fermerin dhe pylltarët në terren.( I ftoj të gjithë ti shikojmë në terren).
Duhet theksuar gjithashtu se popullsia rurale përbën rreth 43% të popullsisë së përgjithshme dhe
71% e popullsisë rurale është e punësuar në aktivitete bujqësore, përfshirë pyjet.
Sipas nesh duhet të vazhdoje proçesi i transferimit, në bazë të Ligjit nr. 8743 datë 22.2.2001, dhe të dergohen në çdo Njësi të Qeverisjes Vendore inventari i pronave, me dokumentacionin përkatës, si kadastrën me gjendjen ekzistuese dhe hartën e pyjeve dhe kullotave të dixhitalizuara dhe vektoriale.
Ministria të bëjë rregjistrimin e të gjitha pronave, pyje e kullota në zyrat e rregjistrimit PP, duke bërë analizën e nevojave dhe mundësive dhe të behet transferimi i pyjeve dhe kullotave sipas përcaktimeve nga Këshilli i Ministrave me Vendim për çdo Njësi të Qeverisjes Vendore. Gjithashtu dua të citoj Ligjin Nr.8744 ku sipas tij :
Ligji Nr.8744, datë 22.2.2001
Neni 16:
Përgjegjësia financiare mbi pronat që transferohen
1. Në rast se Këshilli i Ministrave do të vendosë një kusht, që i shkakton njësive të qeverisjes vendore kosto për mirëmbajtjen ose për përmirësimin e pronës, ai do t'u sigurojë njësive të qeverisjes vendore fonde financiare për përballimin e këtyre shpenzimeve.
2. Sa herë që Këshilli i Ministrave u jep të drejta përdorimi mbi një pronë njësive të qeverisjes vendore, ai do t'u sigurojë atyre mjete të nevojshme për shfrytëzim dhe mirëmbajtjen e kësaj prone.


3. Kushtet e përdorimit shoqërohen me detyrimet përkatëse financiare të njësive të qeverisjes
vendore dhe asaj qendrore për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e pronës.

Pra në bazë të këtij ligji kur bëhet transferimi i pronave, shoqërohen me detyrimet përkatëse financiare të njësive të qeverisjes vendore dhe asaj qendrore për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e pronës, gje e cila nuk është bërë deri sot edhe pse është kërkuar nga Njësitë e
Qeverisjes Vendore.

Mehmet Metaj
PYJET DHE ,??REFORMA,?? SHKATËRRIMTARE E SHËRBIMIT PYJOR !

Vetëm krijimi i Axhensisë Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave i shpëton pyjet !

Nga: Mehmet Metaj*

Pyjet mbeten objekt i vandalizmave ndërsa Shërbimi Pyjor nga një ,??oaz i harruar,?? apo sektor i abnadonuar është bërë prej vitesh streh ku livadhisin tyrli matrapazi, agronomi apo zotekniku, dhe se fundi edhe të oficerëve dhe të pashkollëve ,??biznesmenë,??. Me ,??kalimin,?? dhe ,??lënien,?? ende,?? të pyjeve dhe kullotave nën Ministrinë e Mjedisit u bë dhe shkrirja arbitrare e Drejtorisë së Përgjithëshme të Pyjeve dhe Kullotave (DPPK) ne vitin 2005, dhe në vend që të krijohej njëstrukturë e re ato iu atashuan kësajë Ministrie që punon në konflikt të hapur interesi duke menaxhuar burime natyore dhe njëherazi (gjoja) duke kontrolluar dhe monitoruar zbatimin e kuadrit ligjor. Shërbimi Pyjor Shqiptar është pothuajse i vetmi që trashëgon struktura organizimi të vjetra dhe aspak efiçiente si për mbrojtjen dhe për mbarështimin e kontrolluar të pyjeve pa synuar atë të qëndrueshëm që kemi filluar ta përmendim vend e pavend.
Dhe për çudi në reformën dhe ristrukturimin e Shërbimit Pyjor që sapo ka ,??realizuar,?? Ministria e Mjedisit, nuk do të kujtohej të konsultohej dhe të merrej në konsideratë kjo Platformë dhe modalitetet e aplikimit të saj, të propozuar nga FAO dhe BB-re por duke e marrë ate dhe lënë në dorë të një projekti-fantazmë mafiozësh të padukshëm SELEA (duke injoruar punën dhe konsulencën e rreth 150 ekspertëve të huaj dhe vendas, 1995-2005), përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, FAO, dhe BB-re dhe midis tyre dhe profesorë të Oxfordi-it dhe Harvard-it),.
Dhe as që nuk denjon Ministri i Mjedisit të konsultohet dhe ndërmerrë realizimin e reformës dhe riorganizimin e strukturës ekzistuese të Shërbimit Pyjor, pa marrë në konsiderate rigorozisht këtë Platformë dhe pa bërë asnjë takim-konsultues apo workshop-për këtë ndërmarrje të madhe siç është reforma institucionale në sektorin e pyjeve dhe kullotave duke sjellë një pështjellim dhe anarki institucionale të panevojshme dhe me pasoja katastrofike për pyjet dhe kullotat që do të duhen dekada për të riardhur në normalitet.
E shprehur në shifra dhe fakte gjendja në pyje dhe Shërbimin Pyjor është skandaloze:
- Ndërmerret një Reformë Institucionale e Shërbimit Pyjor dhe nxirret një Urdhër dite për shkrirjen e Shërbimit Pyjor Shqiptar ekzistues 102-vjeçar, shkrihen 36-Drejtori Pyjesh & Kullotash, pushohen nga puna rreth 800 specialistë pyjesh dhe nuk bëhet asnjë takim, seminar, diskutim publik për këtë qëllim, por ai ,??ekzekutohet,?? sipas strukturës së ,??doptuar,?? nga projekti-fantazmë SELEA (?!!);
- Pushohen nga puna rreth 70 % e specialistët të pyjeve të DSHP-ve të rretheve (dhe këta nuk kalojnë në Drejtorite e reja të krijuara të Qarqeve por merren ,??të rinj,??-lsist..!!!) dhe këta zëvëndësohen me jo-profesionistë alias lsist dhe asnjë reagim apo përgjegjësi deri tani;
- Shëbimi Pyjor, i mbështetur prej tyre shkrihet dhe ndërtohet një strukturë fiktive, në konflikt interesi brenda MM-it me militant lsist, pa shkollë ose me diploma fallco;
- Jepen pyje dhe zona turistike me konçesion (kur s,??ka Ligj për Konçesionin në pyje ?!!) dhe asnjë përgjegjësi;
- Digjen 10-15.000 ha pyje në vit dhe asnjë analizë dhe asnjë fond për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve në pyje;
- U dhanë miliarda lekë dhe u raportuan qindra mijra hektare të mbjella me arrorë dhe u shkatërruan mijëra hektar pyje për të mbjelle arrorët e Salës, dhe s,??u bë asnjë analizë, nuk doli asnjë përgjegjësi, dhe sot s,??e di asnjeri se çfarë ndodhi dhe kur s,??jane kadastruar asnjë hektarë arrorë ?!
- Vazhdon kontrabanda e lëndës dhe qymyrit të drurit me liçensimin e MM-it dhe ata që jepnin liçensa të paligjshme dhe bënin heqjet nga fondi pyjor dje sot janë ,??lëvizur,?? dhe emruar në drejtoritë apo sektorët e tjerë në vend që ti jepeshin drejtësisë;
- Ndërtohen në zonat e mbrojtura-turistike, parqet kombëtare dhe rivierën bregdetare dhe asnjë masë parandaluese apo rikuperuese, përveçse është krijuar tashmë Axhensia Kombëtare e Bregdetit, por kjo ende,?? s,??ika ndarë ,??sinoret,?? me Ministrine e Mjedisit;
- Bëhet show se mbillen 100 apo 1000 fidana diku, apo jepet një fond 1-2 mln Euro diku tjetër gjoja për Lurën apo për Currilat dhe s,??thuhet asgjë se ç,??u bë me 40-milion dollarët e dy projekteve të Bankës Botërore, ku s,??ekziston asnjë hektar pyllëzim prej tyre dhe asnjë strukturë e ngritur për qeverisjen e pyjeve;
- Janë shfarosur dhe shfarosen çdo ditë nga prerjet për qymyr druri dhe gurore qindra mijra hektarë në pyje dhe parqe kombëtare, dhe s,??ka asnjë reagim, përgjegjësi apo masë/fonde rehabilituese nga Minstria e Mjedisit, dhe nga këto vandalizma janë krijuar dhe po vazhdon të krijohen pasoja katastrofike të diza zonave si: Krastë (Krujë), PK-Lurë, PK-Dajt, PK-Tomorr, Ish-PK-Qafështamë etj.
- Është skandaloze dhe me përgjegjësi penale fakti qe në të 12- Drejtoiritë e porsakrijuara Rajonale të Pyjeve, asnjë drejtues inxhinjer pyjesh, në shkelje të Ligjit të Pyjeve dhe Shërbimit Pyjor;
- Të gjithë Drejtuesit e Pyjeve janë të LSI-së, por meqenese LSI synon të rrisë elektoratin dhe të ,??dalë e para,?? duke shkaterrruar shtetin dhe administraten publike por s,??ka specialistë dhe merr dhe nga rruga dhe midis të cilëve ka dhe çudira të tilla ku janë emruar dhe shefa menaxhimi pyjesh: oficerë, ekonomist, veterinerë,të pashkollë etj;
- Ka dhe ,??qyfyre,?? mesjetare ku para disa muajsh doli shpallja në faqen e DAP-it (të dërguara nga MM-it) për disa vende vakant pune për specialist pyjesh, dhe meqenëse ishin marrë paraprakisht në punë persona jospecialistë ose lsistë, njoftimi doli me kërkesat: ,??kërkohet shef menaxhimi pyjesh që,??të ketë mbaruar arsimin e lartë,?? dhe kur shkuan për të konkuruar inxhinjerët e pyjeve DAP-i nuk i pranoi, ose tjetra: ,??kërkohet një inspektor pyjesh,??që të ketë mbaruar ekonomikun dhe/ose juridikun,?? se ai që ishte marrë në punë për këtë vend ishte ekonomisto-jurist me diplomë muxhahidinësh;
- Në MM-it vetëm dy Zv. Ministret nuk janë të LSI-së të gjithë punonjësit e tjerë, nga roja deri tek Ministri janë lsist dhe ata që kan mbetur rastësisht që nuk janë lsist nuk bzajnë për këto qyfyre që shohin e dëgjojnë se kan frikë se i heqin nga puna;
- Dalin dy V.K.M-të, të datave 29 dhe 30 Janar, 2014, që shërbyen thjesht për të punësuar lsistët, njëra për krijimin e Inspektoriatait Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujrave,??(megjithëse fjala pyje përveçse në titull nuk përmendet pothuajse fare në këtë vendim dhe as detyrat e këtij inspektoriati për mbrojtjen e pyjeve dhe as një nënstrukturë brenda tij për pyjet ?!!) dhe tjetri për Axhensinë Kombëtare të Mjedisit, po ti lexosh duken si një vendim punësimi partie të lsistëve dhe janë mbushur organikat me mijra lsistë, me e pa shkollë (vetëm diploma nuk hyn në punë..) dhe nuk dihet se nga kan ardhur, dhe këta syresh na merren me kontrollin-monitorimin e mjedisit dhe shkeljeve ligjore mjedisore dhe tjetra me kërkimin shkencor dhe inovacionin, kur shumica e tyre janë ose profant ose të marrë marrë nga rruga;
Për nxjerjen nga kjo situatë dhe shpëtimin e pyjeve dhe kullotave mund e duhet të bëhet vetëm përmes krijimit të Axhensisë Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave (AKPK), një strukture e re nën Ministrinë BZHRAU, siç është e propozuar dhe argumentuar në Programin Qeverisës (2004-2017).
Dhe megjithe këtë katrahure skandaloze të shkatuar nga Ministri i Mjedisit, Kryeminstri nuk po kupton apo nuk po gjen ende,?? kohë të zhvilloj një diskutim me ekspertizën e nevojshme dhe të merret dhe me sektorin aq problematik të pyjeve dhe me reformimin e Shërbimit Pyjor Shqiptar, që megjithë përpëlitjet 20 e-ca vjeçare ende,?? mbetet në ç,??organizim dhe kaos total.
Dhe masat emergjente të Qeverisë për të nxjerrë pyjet nga kjo situate katastrofike mendoj se janë:
1. Miratimi i Ligjit të Ri ,??Mbi Pyjet dhe Shërbimin Pyjor,??, i hartuar në kuadrin e Projektit të Zhvillimit të Burimeve Natyrore, me BB-re (2013), për vazhdimin e plotë të ristrukturimit të sektorit të pyjeve: përmes abrogimit të reformës së ndërmmarrë dhe krijimit të Axhensisë Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave (AKPK), siç e kan bërë gjithe vendet e ish-lindjes, me prerekuizitën e ndarjes së funksioneve rregullatore (politikat dhe funksionet kontrolluese/policore) nga ato menaxhuese/komerciale dhe me krijimi njeherësh i një drejtorie politikash në Ministrinë e Mjedisit. Dhe nga kjo reformë rritet efiçienca e kontrollit ne mbrojetjen dhe mbarështimin e burimeve pyjore dhe ulet numri i punonjësve dhe rriten pagat e tyre.
2. Pushteti Lokal respektivisht Ministria e Brendëshme të krijojë administratën e vet për të administruar 50 %-in e fondit pyjor, ose rreth 600 mijë ha pyje dhe rreth 150 mije ha kullota që i janë dhënë-transferuar për perdorim dhe diku dhe në pronësi, ndonëse të parregjistruara. Sugjerimi i BB-re është që këto pyje të transferohen plotësisht në pronësi te komunitetit, me qëllim që komunat sidomos ato të zonave rurale të kenë të drejtën të ti shfrytëzojnë këto pyje brenda rregullave, kryesisht për dru zjarri por dhe prodhimet e dyta pyjore dhe bimët mjekësore nën kontrollin e shërbimit pyjor për të siguruar të ardhura për zhvillimin e zonave rurale dhe garantuar së pari mbrojtjen e tyre. Dhe për këtë kerkohet që dhe Ministria e Brendëshme të ketë në strukturën e sajë një departament për administrimin e burimeve natyrore (pyje, kullota, ujra, parqe etj).

3. Reforma institucionale nuk është një hamendje por një propozim i asistencës së huaj-FAOs, sipas stndarteve tashme të pranuara nga gjithë vendet antare të BE dhe atyre që asistojnë të futen një ditë në BE siç jemi dhe ne, reformë që mbetet në sirtarë prej vitesh dhe mosmarrja e saj në konsideratë s'?është tjetër veçse injorim i punës dhe asistencës së institucioneve ndërkombëtare më prestixhioze si BB-re dhe FAO ( të rreth 150-ekspertëve të vendit dhe të huaj) etj.
4. K.M. të rishqyrtoj reformën institucionale të sektorit të pyjeve dhe kullotave, duke bërë realizitet atë që kan propozuar Institucionet Ndërkombëtare dhe që është pasqyruar dhe në Programin Qeverisës (2014-2017): krijimin e Axhensisë Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave(AKPK), dhe do të ,??mbaj fjalën,?? dhe zbatoj programin sipas dhe deklarimit të bërë rreth kesaj ideje në kohën e bërjes së Qeverise se Re, më 24 Korrik, se ,??Pyjet do të jenë me zhvillimin rural,??, d.m.th. në MBZHRAU.

,?? Drejtor Ekzekutiv, Qendra ALBAFOREST (www.albaforest.com );




Shtoni një koment

5 + 4 =