Ekonomi

Shpronësimet, miratohet fondi 363 milionë lekë

  • 17 Gusht 2013, 06:18

Ornela Manjani


-Qeveria ka miratuar një fond prej 3663 milionë lekës për kompensimin e ish-pronarëve tokat e të cilëve janë zënë prej ndërtimeve informate. me kët fon do të shpronësohet një sipërfaqe prej 23 667.76 m2 e zënë nga ndërtimet pa leje. Sipas vendimit të qeverisë, i cili hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, përfitojnë shpërblimin e pronarëve mbi sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, të zëna nga ndërtimet informale në Shkodër, Berat, Elbasan, Lezhë, Korçë, Fier, Vlorë e Tiranë. Pronarët e pasurive të paluajtshme, për sipërfaqen e zënë nga ndërtimet informale, të shpërblehen me këste nga fondi i kompesimit në varësi të të ardhurave të arkëtuara nga transferimi i parcelës ndërtimore, sipas masës përkatëse që paraqitet në listën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen prej 23 667. m² tokë truall, me vlerë të përgjithshme 363 445 055.97 lekë. Shuma do të përballohet nga fondi i kompensimit të pronave, ndërsa zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në përputhje me këtë vendim, të kryejë ndryshimet përkatëse në regjistrat e pasurive të paluajtshme, për kalimin e pasurisë së paluajtshme, të kompensuar, në pronësi të shtetit.


Ndryshimi i ligjit


Sipas ndryshimeve ligjore Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, brenda 5 ditëve nga miratimi i kërkesës dhe listës së subjekteve që kompensohen, kryen veprimet me degën e thesarit dhe bankën e nivelit të dytë për derdhjen e shumës në depozitën bankare të përfituesit, e cila duhet të jetë e hapur për këtë qëllim nga subjekti përfitues. Llogaria bankare duhet të jetë në përputhje me procedurat e përcaktuara në legjislacionin në fuqi për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit. Sipas ndryshimeve ligjore për marrjen e kësteve në vijimësi subjekti përfitues nuk duhet të paraqesë kërkesë të re për përfitim. AKKP-ja, në varësi të kritereve të shpërndarjes së fondit të kompensimit dhe gjendjes së tij, bën derdhjen e shumës përkatëse në depozitën bankare, të hapur për këtë qëllim nga subjekti përfitues, duke e njoftuar atë për veprimin bankar të kryer.Shpërndarja e fondit


AKKP


Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave realizon ndarjen e fondit të kompensimit të pronave në vlerë proporcionale me masën që përcaktojnë shpërblimin e pronarëve për pasuri të cilat preken nga ndërtimet informale, deri në të njëjtën masë të përfituar në këstin e parë nga subjektet e kompensuara më parë. Sipas ligjit në fuqi pjesa e fondit, e mbetur pa u shpërndarë, si pasojë e mosaplikimit të subjekteve përkatëse, shpërndahet nga AKKP-ja në vlerë proporcionale, për këstet e mbetura të subjekteve që kanë përfituar të drejtën e shpërblimit më parë në kohë.


Shtoni një koment
1 Komente
POPULLI
VAZHDONI PUSHIMET JU GRUPI I RI PARLAMENTAR SE DERI NE SHTATOR KUR TE KTHEHENI NE PARLAMENT JU QEVERIA E RE SALA KA MBARUE PUN E KA BOSHATISUR ATE VENQ QE NGA JUGU NE VERI DHE JU DO HYPNI NE NJI KALA TE SHKATERRUAR TOTALISHT DO JU DUHET NJI SHEKULL TA RINDERTONI SIKUR TE PUNONI SINQERISHT DHE ME DUAR TE PASTRA POR SMA DON MENDJA QE ILIR META KA NDERMEND TI NDYEJ DUAR PER RINDERTIMIN E NJI KALAJE QE KONTRIBOJ NE RRENIMIN E SAJ POR TJA LAM KOHES KOHA VERTETON SHUM MIR A MUNDET NJI HAJDUTI TI BESOHEN PRONAT
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al

Shtoni një koment

7 + 7 =